Aksidentet pas dasmave, në këtë periudhë të ngarkuar me trafik dhe aheng po kthehen në shqetësim.
Një person humbi jetën mëngjesin e sotëm, teksa kthehej nga një dasëm.
Mësohet se aksidenti i rëndë ndodhi në aksin rrugor Fier- Lushnje.
Viktima është Aleksandër Sterjo, që po kthehej nga dasma me familjen e tij.
Në mjetin e aksidentuar ndodheshin dhe tre persona të tjerë, të cilët janë fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Vajkan, ku mjeti tip Audi me targa FR2581D ka dale nga rruga.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.