Vendimi i KKT për planet zhvillimore/ Berisha: Bie ndesh me Kushtetutën, bashkiakët ta shpërfillin

23 Gusht 2014, 15:09Politika TEMA

Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron anti-Kushtetues vendimin e Këshillin Kombëtar të Territorit për bllokimin e planeve zhvillimore në gjithë vendin deri në 2015-ën.

Në një postim në rrjetin social facebook, Berisha shkruan se shkelet Karta Europiane e Autonomisë Lokale, Kushtetuta, vendimet të Gjykates Kushtetuese dhe ligji për Urbanistikën. Ky sipas tij është dënim koolektiv që pengon zhvillimin, ndërsa Rama i lë vetes në dorë të vendosë objekt për objekt me qëllim prerjen e gjobës prej 20%.

“Një vendim i tillë nuk ka ekzistuar as në ditët më të zeza të diktaturës”, shkruan  Berisha, ndërsa u bëri thirrje qeverive vendore të zbatojnë Kushtetutën, dhe gjithë kuadrin ligjor, duke shpërfillur vendimin e KKT-së.

“Vendimi antikushtetues i Ramës ndalon zhvillimin, iu pret kafshaten e gojës dhjetëra mijëra familjeve dhe rivendos 20%-shin e tij! Dy ditë më parë, piktori dështak deklaroi në konferencen e shtypit se “ndërtimi ka rënë dhe kjo është diçka e mirë, duhet të bjerë se po rriten sektor të tjerë”!? Ai me këtë deklaratë faktoi injorancën e tij totale, faktoi se ai nuk mund të dijë se ndërtimi, papërjashtim në çdo vend në zhvillim, është motorri i zhvillimit, gjenerator kryesor i punësimit dhe se rënia e tij shënon rënien në kolaps të ekonomisë”, shkruan Berisha.

Në vijim të komentit, ish-Kryeministri thekson se mbi këtë koncept idiotesk, Rama vendosi dje me Lamet dhe Shkrelët t’i japë goditjen e mëshirës sektorit më kryesor të ekonomisë së vendit.

“Ai, në shkelje flagrante të Kartës Europiane të Autonomisë Lokale, Kushtetutës së vendit, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ligjit për Urbanistikën vendosi që, në një akt dënimi kolektiv, të bllokojë planet dhe lejet e ndërtimit, pra ndërtimin në mbarë vendin për së paku 15 muaj dhe të lejojë atë vetëm me autorizimin direkt, objekt për objekt, nga zyra e tij, pra të lejojë vetëm duke prerë gjobën 20%.

Ky vendim i papërgjegjshëm vjen pas ndalimit prej rreth një viti të ndërtimit nga qeveria të veprave publike, rrugëve, urave, ujësjellësave, kanalizimeve, shkollave, spitaleve. Theksoj këtu, se vetëm ky sektor punësonte mesatarisht 48 – 57 mijë punetore në vit. Ky vendim skizoid dëshmon dhe një herë se për Edvin Kristaq Ramën në këtë vend nuk ekziston Karta Europiane e Autonomisë Lokale, të cilën e ka firmosur Shqipëria, nuk ekziston Kushtetuta e vendit, që në nenin 108 dhe 113 të saj, në përputhje me Kartën Europiane të Autonomisë Lokale njeh dhe përcakton autoritetet vendore si përgjegjëse për administrimin dhe vetëqeverisjen e territorit te tyre, nuk ekziston Gjykata Kushtetuese dhe disa vendime të saj, madje edhe të para tre muajve, që ndalojne qeverinë qendrore të marre kompetencat e qeverive vendore, nuk ekziston ligj për Urbanistikën qe nuk lejon asnjë vendim të përgjithshëm, përveçse të veçantë, për raste konkrete, të organeve qendrore ndaj qeverive vendore.

Sipas këtij akti skizoid të Rames, i rritur në parajsën e bllokut hoxhist, në Shqipëri nuk ekzistojnë dhjetera mijëra familje që sigurojne kafshatën e gojës me mundin dhe djersën e njerëzve të tyre të punësuar në ndërtim në kompanitë private të ndërtimit, nuk ekzistojnë qindra plane dhe kontrata të ligjshme që duhen respektuar, por që ky me aktin e tij i hedh në kosh të plehrave. Për Ramen, rëndësi me kryesore ka rikthimi i 20%-shit për xhepat e tij”, komenton Berisha.

 

15 komente në “Vendimi i KKT për planet zhvillimore/ Berisha: Bie ndesh me Kushtetutën, bashkiakët ta shpërfillin”

  1. juristi says:

    Paveresisht ngjyrave politike, vendimi i marre dje eshte i gabuar dhe nuk mund te kete ndeshkim kolektiv. Nje pjese e mire e qytetarve duan te zhvillojne pronat e tyre dhe nuk mund te ndeshkohen pa pritur dhe duke i lene ne gjysem te rruges. Juridikisht vendimi i KKT duhet te parashikonte nje dispozite kalimtare per ata qe jane ne procedure e siper. KkT duhet te vendoste qe te jepte nje miratim te lejeve nese ata binin ndesh me zhvillimin e territorit dhe jo ti pezullonte kolektivisht. Veprim i gabuar dhe qe bie ndesh me nje sere aktesh

  2. Z says:

    Nuk kuptoj perse gazeta boton çdo postim te Berishes?

    1. Arben says:

      Epo, vetem sepse ty zoteri nuk te pelqen Berisha, kjo s’do te thote qe gazeta mos ta botoje atehere kur Berisha thote dicka qe ka rendesi per politiken dhe per vendin. Ti a e merr vesh se cfare ka bere ai kanakari yt Ramushi me kete vendimin e KKT??? E merr vesh se cfare diktatori eshte qe merr cfare vendimi t’i doje b..tha e kur t’i doje b..tha??? E kupton apo je i trashe o njeri???

  3. alby says:

    si nuk u ngop se ngreni m… ky dallkauk????!!!!!!

  4. Mirditori says:

    Ik mor teveqel se boll kemi pa dite zeza nga ti

  5. Mos pellit se nuk te beson me njeri.

  6. Labi says:

    Vendimi i drejt bile i vonuar. Nje gje te till beri Kryeministri i rrjedhur ne vitin 2011.
    Rama duhet te nxitoi qe ne kete periudhe te ket gati planet e studimit, duke hequr nga qarkullimi studimin pjesor. te cilat shkaterruan qytetet dhe favorizuan korrupsionin.
    Ate qe stimulio Berisha duhet ti thot ndal Rama

  7. Treviso says:

    Per Juristin,
    Ky ndeshkim kolektiv ka si objekt per te frenuar qeverine paralele. Nese je informuar mire, kryeministri sqaroi se nuk do jemi strikt. Do kete dhe leshime. Keshtu e kuptoj une.

    1. Arben says:

      o Treviso, kush do i vleresoje keto “leshimet”?? Rama, Lame, apo Shkreli?? Mbi cfare baze do behen keto “leshimet”?? Kur ta gjykoje shoku EnverRama do i japi lejet, e kur ta gjykoje s’do i japi??? Jeni ne vete o njerez? Po kjo eshte diktature o njerez. DIKTATURE!

  8. Marko Boçari says:

    ……… KUSHTRIM…………
    Ne te gjitha qytetet SHQIPTARE anemban neper ballkan, Shqiptaret duhet te vetorganizohen me makina personale, furgona, dhe autobuze te mbuluar me shkrime per mirseardhje per Papen dhe prezencen e tyre ne “Meshen e Madhe Historike” qe do mbahet ne Tirane.

    Qe te shpjegohem me mire po ju jap disa shembuj: “PRESHEVA I URON MIRSEARDHJEN PAPA FRANCESKUT”,…” MANASTIRI MIREPRET ATIN E SHENJTE”,…. emrat e qyteteve mund te jen te shumte dhe te miremenduar nga organizatoret e pritjes se Atit Te Shenjte psh, Ulqini, Kumanova, Bujanovci,Ohri,Mitrovica,Shkupi pse jo dhe qytetet e CAMERISE.

    Organizatoret duhet te bejne perpjekje per nje pjesmarje sa me masive Panshqiptare qe do trokiste zhurmshem ne mediat boterore qe do jen prezent por dhe do fshinte cdo lloj dyshimi mbi fondamentalizmat fetar te shqiptareve. Kjo meshe nuk ka mesazhe fetare me shume seç ke mesazhe gjeopolitike. Ne keto kohe luftrash ne SHQIPTARET duhet te rrjeshtohemi qartazi me perendiimin

    I HAVE THE DREAM…. Meqenese ne 4 shtator mbushen 10-vjet, do te doja ta shihja bulevardin plot si ATEHERE, nga sheshi Nene Tereza deri tek sheshin Skenderbej, pa asnje lloj frenimi fetar, krahinor apo politik. Njesoj si ne shtator te 2004 kur turperuam greqërit kampion te Europes 2-1.Qe ti themi edhe nje herë njeri-tjetrit “UNE ISHA ATE DITE”

    KUSHTRIMI TE JET–TE GJITH NE BULEVARD

  9. petro says:

    Ju lutem injorojeni kete kafshe! Eshte e thene qe te shpetojme prej kesaj fatkeqesie kombetare vetem pasi te kete ngordhur.

  10. turi says:

    KJO BEHET PER KULLAT TE LIQENI,PO KUSH JA KA FAJIN NJERZIT E THJESHTE.NUK DUHEN DENIME KOLEKTIVE,ME MIRE 10 KRIMINEL JASHTE BURGUT,SE 1 I PAFAJSHEM BRENA NE BURGE

  11. Taulant Balla says:

    Berisha eshte burre I zgjuar, rama eshte rrote k… bythe perdal.Ne po I rrime afer se na e jep bythen nga njeher, na lejon te bejme seks me keto kurat e reja te PS. Se ato te vjeterat kane rene nga balestrat, dhe disa I ka martuar me shoket e parties, si me cucin dhe se shpejti do ti bej nje kurve dhe burrit te lindes se gjynah eshte edhe ai. Pra e thene shkurt ne nuk jemi Partia Socialiste por nje shtepi publike ku mund te vini dhe beni sex sa te doni dhe si te doni. Sexi eshte vizioni I parties sone se kushtu ishte edhe I parties se baballareve tane 25 vite me pare. Prandaj o popull mblidhuni tek PS beni sex sa te doni se kurva te reja ka sjell rama boll dhe nga kurvat mashkuj ka sjell edhe kryekurven Koco,

    1. Ladi says:

      Taulant, qenke burre i zgjut vallahi. Mire e beni, kusur mos i lini, ju ka ardh ora.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje