“Lazarati” i Veriut/ 100 mijë euro shpërblim për arrestimin e grupit të zjarrit. Flet Tahiri

23 Gusht 2014, 14:57Politika TEMA

Policia e Shtetit ka vendosur 100 mijë euro shpërblim për ata që do japin informacionin e saktë që do të çojë në kapjen e personave që kanë qëlluar me armë zjarri kundër policisë në aksionin anti- kanabis që është ndërmarrë në Dukagjin.

Edhe në ditën e tretë të aksionit policor, nga të paktën 10 persona tashmë të identifikuar nga policia, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të uniformave blu.

Sipas policisë, Besard Kolë Bungaja, Lekë Thani, Nikollë Shpati, Mentor Bungaja, Nikë Tonaj, Pal Dushku, Pëllumb Dushku, Gjin Guri, Kolë Bungaj, Gegë Kola, janë 10 personat që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të uniformave blu.

Operacioni policor në Dukagjin po drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, i cili shprehu vendosmërinë për të çuar deri në fund këtë operacion.

“Sipas informacioneve është qëlluar nga dy drejtime. Kemi kërkuar edhe bashkëpunimin e pushtetit vendor dhe të banorëve për dorëzimin e këtyre personave që kanë qëlluar në drejtim të policisë. Ky operacion do të vazhdojë disa ditë në këtë vend, ajo që krijon probleme dhe vonesa është terreni i thyer. Por puna po vijon”, u shpreh Didi.

Ndërsa duke bërë një krahasim me operacionin anti- kanabis të realizuar në Lazarat, kreu i Policisë së Shtetit tha se situata në Dukagjin është ndryshe, pasi banorët janë më të qetë dhe vijojnë jetën e përditshme.

“Krahasuar me situatën në Lazarat mund të themi se situata është më e qetë. Banorët vazhdojnë jetën e tyre të përditshme”.

Ndërkaq, Didi tha se ky operacion has vështirësi edhe për shkak të terrenit të thyer malor ku po realizohet.

“Terreni i thyer krijon vonesa, por operacioni vazhdon. Ky operacion ka vështirësitë e veta, pasi edhe një helikopter na u dëmtua. Policia e Shtetit kontrollon çdo metër katror të territorit të Republikës së Shqipërisë. Ky është mesazhi në luftën ndaj drogës në vendin tonë”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Në anën tjetër forcat speciale RENEA kanë marrë miratimin për t’iu kundërpërgjigjur dhe qëlluar me snajper ndaj personave të armatosura, kultivues apo roje të parcelave me kanabis në Dukagjin.

Goditja me snajper do të kryhet vetëm në rastet se qëllohen nga grupet e armatosura, apo këto grupe hapin zjarr dhe rrezikojnë jetën e efektivëve të policisë që lokalizojnë dhe asgjësojnë kanabis në terren.

Lajmi konfirmohet nga burime të besuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe grupit të komandimit të forcave në terren.

Nga të shtënat me armë kundër policisë nuk ka patur persona të dëmtuar, qofshin këta efektivë policie apo edhe nga vetë personat që qëllojnë ndaj uniformave blu.

 

Ministri Tahiri në Shkodër: Shqipëria nuk do të jetë më kopshti i kanabisit për gjithë Europën

Operacioni policor në zonat malore të Shkodrës nuk do të ndalet deri në asgjësimin e rrënjës së fundit të bimëve narkotike.

Pavarësisht kundërpërgjigjes me armë nga grupe individësh të armatosur në zonën e Dukagjinit, forcat e rendit nuk do të tërhiqen.

Deklaratat u bënë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë një vizite që bëri në mesditë në qarkun verior, ku prej 3 ditësh është ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjësimin e kanabisit.

“Shqipëria nuk do të jetë më kopshti i kanabisit për gjithë Europën”, deklaroi Tahiri.

“Jemi në fazën intensive të hetimit në bashkëpunim me prokurorinë”, tha Tahiri, referuar elementëve kriminalë që reaguan me armë ndaj forcave policore, tashmë të identifikuar dhe të shpallur në kërkim.

Ministri Tahiri shtoi se do të ketë ndjekje penale për çdo person të implikuar.

“Ata persona që janë të përfshirë në sulmin ndaj policisë, u bëj thirrje të dorëzohen dhe të mos mendojnë se do t’i shpëtojnë përballjes me ashpërsinë e ligjit”, apeloi ministri i Brendshëm.

16 komente në ““Lazarati” i Veriut/ 100 mijë euro shpërblim për arrestimin e grupit të zjarrit. Flet Tahiri”

  1. Partizani says:

    Te dashur drejtues te policise!
    Ju thoni se ndaj atyre qe HAPIN ZJARR NDAJ JUSH,JU NUK I KUNDERPERGJIGJENI PO ME ZJARR NDAJ TYRE,por hapni zjarr ne ajer!!!
    Mire,qe e beni kete GAFE,por habitem si ish ushtarak i vjeter,qe i njoh rregullat ne keto raste,PSE E NXIRRNI BYTHEN NE SHESH???
    Domethene ju i thoni KRIMINELEVE:
    -JU NA VRITNI NEVE,SE NE NUK HAPIM ZJARR KUNDER JUSH”!!!
    TURP I MADH PER JU!!!
    Ne cilen rregullore e ne cilin ligj e keni gjetur kete metode???
    Ne se dikush apo nje grup personash hap ZJARR ndaj policise,ju jeni te detyruar te hapni ZJARR NDAJ TYRE PER VETMBROJTJE e jo te hidhni fishekzjarre!!!
    Kjo tregon ose ju jeni te PA AFTE ne interpretimin e ligjeve e rregulloreve,ose jeni FRIKACAKE!!!
    Keshtu vepruan keta REAKSIONARE edhe kur BRIGADA E PARE SULMUESE E MEHMET SHEHUT HYRI NE ZONEN E TYRE per te kapur kriminelet e veriut,por e moren pergjigjen me PLUMBIN PAS KOKES!!!
    ZJARRIT I DUHET PERGJIGJUR ME ZJARR!!!
    KRIMINELET NJOHIN VETEM FORCEN E PLUMBAVE E JO DELIKATESEN E MIRESJELLJE!!!
    DERRI I EGER DO PLUMB E JO SACMA,zoti DIDI!!!

    1. Sokrati says:

      100 mije euro per 3 plumba qe shpuan helikopterin e 100 mije euro per bankierin Santo qe hengri 5 plumba.
      Per bankierin ishte gati te jipte dhe 100 melleon euro se ishte me se i sigurte se nuk do gjindeshin.

    2. Inspiron says:

      REAKSIONARE?! Kriminel je ti more shkerdhate i degjeruar, moj kurve partijet qe ke vra e ke prere njerez te pafaj per idealogjine e shkerdhyer te komiunizmit qe sollet ne kete vend. Ti, Enver Hoxha, Ramiz [email protected]%&, Nexhmije kurva e Mehmet Shehu qe e hengri koken e vet. Ti kriminel i ndyre qe i ke duart me gjak te pafaj ke kurajo te shorehesh vrerin 50 vjecar duke i bere apologji sistemit me antinjerezor qe ka pare ndonjehere vendi jone?! Memhmet Shehu ka hyre “ne zonen e tyre” si thua ti, si kriminel ne krye te bandes per te nenshtruar nje popull duke i vrare ata qe nuk deshen ideoligjine e degjeneruar qe sollet ti me shoket tuaj. Rreziku i ktij kombi eshte se per me se 20 vjet nuk u hapen dosjet e nuk u gjykuan kriminelat si puna joter. Kene vrare njerez e akoma s’iu dihen ku i kane eshtrat! Keni burgosur njerez te pafaj vetem se ishin kundershtare te tuaj! Keni internuar me 40 VJET familje te tera ne Tepelene e Lushnje etj etj. I keni duart me gjak te pafaj e kuterboni ere kerme pavaresisht se jeni akoma gjalle! Me cfare ndergjegjet shkruan e vazhdon te mendosh se c’keni bere per 50 vjet eshte e drejte! A mendon se do vdesesh nje dite e do te te duhet t’i besh hesapet me ndegjegjen tende?
      Mallkuar qosh ti e soji e sorollopi yt e moj katrahure. GJAKU I PAFAJ I ATYRE QE KENI VRARE RAFTE MBI TY E MBI KRIMINELAT SI TI E SI MEHMET SHEHU. RAFTE MBI JU E MBI FMIJET TUAJ BREZ MBAS BREZI. E si themi “ne në zonat tona” MOS JU LASHTë VORRI MBRENDE PER JETE TE JETES!!!!!

    3. albania says:

      “Partizan”mos krahaso 45 me 2014 se keta jane nje grup hajdutesh ne pushtet qe te rrethuar nga trafikantet duan te marrin drogen ne dore.Ata te 44 ishin burra nuk ishin trafikante dhe hajdute te korruptuar si saliu meta dhe rama.

  2. tarrasi says:

    tallja erradhes esajmir mut tahirit dhe erilindjes shqiptare qe erdhi ne pushtet me blerje votash dhe mashtrime tani pobev talljen erradhes me saimin egrupeve tezjarrit si enveri megrupet puciste te marksizem leninizmit ibejm thirrje rilindjes komuniste ne shqipri qete largohet sameshpejt dor nga stili komunist dhe formimin egrupeve te zjarrit dhe kunder marksizem leninizmit se njedit dojet shum von pere shqiptaret tefajshem dhe tepa fajshem

    1. Gjirokastriti says:

      Po nje pike apo nje presje. Analfabet

    2. fushebardha says:

      o ty ta-rrasshin deri ne fyt ishalla .
      Ta thane shume veta qe tani ne vere te beje disa mesime intensive per gjuhen shqipe duke kullotur bagetin , por ti prap tyc mbete .

  3. Bashkim Pitarka says:

    Kjo eshte e pabesueshme.Sa keq,ne c’fare derexheje e kane cuar qeveria e policia pararendese gjendjen ne Shqiperi!Pasojat shihen edhe sot.Drogacet e trafikantet kriminale te lendes vdekjeprurese jane trimeruar kudo.Po perseritet nje per nje historia e Lazaratit.A nuk ishte kthyer ai fshat ne nje mbreteri me vete ku nuk hynte ligji,ku shtihej mbi policine dhe helikopteret e saj,bile edhe ata italiane?U be gjithe ai aksion i madh policor ne Lazarat.U kapen nja dy trafikante e te tjeret munden te ikin “pa lagur” dheu lane gjurmet policise dhe drejtesise.Pra ujqerit nuk u kapen, i ngriten gjetke strofullat e tyre te krimit.C’u be me ata qe u kapen,me familjet qe kultivonin kanabis dhe fshihnin gjithe ato arme e municion ne bodrumet dhe oborret e tyre?C’fare po ben drejtesia?Duket eshte bere ligj e sundon ajo qe thuhet gjate gjithe ketyre viteve ne Shqiperi “Ngjarja,skandali,qameti vazhdojne te degjohen e per to te behet zhurme deri 3 dite ne Shqiperi dhe harrohen dhe vec kur plas nje tjeter,kalojne tri dite dhe e bejne te harrohet!!!”…
    Keshtu do te ndodhe edhe me skandalin ne Dukagjin.Per habi lexoj se policia ofron shuma te medha eurosh per kallzimin dhe kapjen e grupit te “zjarrit”.Po policia c’do te beje nderkohe,do te prese te pushoje zjarri?!!! Po kerkohet t’i nxjerrin geshtenjat nga zjarri me duart e botes!Pastaj,pas nje shou propagandistik policia dhe udheheqja e saj vetlevdohen ne qiell(se kryen nje detyre qe nuk e kishin kryer me pare!) dhe shperblimet shperndahen mes tyre.Drejtesia e kapur nga maskarenjte e rrufianet politike dhe kriminelet trafikante,ben edhe ajo ate “punen” e saj si me pare,mban heshtje ose i leshon kriminelet e fajtoret per “mungese provash dhe faktesh” dhe vete shkon me pushime jasht shtetit!!

  4. Tak buza says:

    Helicopteri cougar duhet te ishte me armatime Lufte Jo VIP se do shkonte ne dhermi sal shejtani..anijet qe prodhoje hollandesi duhet te ishin te armatosura per te luftuR trafiqet nga deti Jo pa Asnje mitraloz dy kembesh sepse greku vinte veto per integrimin ne eu !nqs ne jemi te armatosur

  5. A says:

    I them EDI RAMES, i them SAIMIR TAHIRIT, i them ARTAN DIDI, kushdo qe ka bere pak gram shkolle e ka mesuar ne lenden e GJEOMETRISE se ka nje figure gjeometrike qe quhet TREKENDESH ose TREKENDOR, qe ka baze dhe kulm. Mire beni qe luftoni cdo veprimtari te paligjeshme, ne kete rast luftuat veprimtarine e paligjeshme te prodhimit dhe shitjen e lendeve narkotike si ne LAZARAT dhe ne DUKAGJIN, si ne jug dhe veri te Shqiperise.
    Nje gje nuk po marrim vesht, mire njerezit dhe trafikantet e droges po i njohim se kush jane, por nuk po dime cfare po behet me ta; POR eshte edhe tjetra po MAJA e ketij trekendeshi kusht eshte??!! Sepse, fitimet nuk i kane marre vetem baza, po drejtuesit e kupoles ku jane dhe kush jane??!!
    Vetem ne kete menyre fitorja ndaj shkelsve te ligjit eshte e vertete dhe e sakte. Tung.

    1. Prelilo Luaras says:

      Kujdes se keta te Veriut do ju vrasin mbas shpine. Jane te pabese, edhe pse flasin cdo minute per “besen”.

  6. Kendveshtrim tjeter says:

    Duhet te kishte perfunduar aksioni i Lazaratit,pastaj te fillonte ai i Dukagjinit.
    Perfundim i Lazaratit,do te thote denimi maksimal,per ata qe perdoren armet kunder poicise,pasojat e te ciles shikoen ne Dukagjin!
    Operacioni duhet te perfshije kunderpergjigjen ne raste te hapjes se zjarrit kunder forcave te rendit,rrethimin e grupeve te zjarrit dhe kapjen ose asgjesimin e tyre.
    Suksese !

  7. petraqi says:

    bo bo cfare qenka bere ne kete vend ne te gjitha fushat. Mbjelle ane e mbane cdo meter katror e vendit me cannabis, universitete pirate, pirateri televizive, pirateri intelektuale, pirateri urbanistike dhe turistike, pirateri farmaceutike, pirateri klinike, pirateri FINANCIARE dhe bankare, pirateri legalizimesh dhe pronesie etj, etj, etj. Spaska ndryshuar asgje nga qeverisja 1992-1997. Mendoja se kishte zene mend. Dhe prit prit sa te tjera do dalin e do degjojme…

  8. bariu says:

    KY aksion behet me qellimin e vetem per te mbuluar skandalin e fullanit…, kanabisi aty ka qene pse nuk e bene me perpara apo po prisnin sa te rritej bima, keta duan te mbulojne m..tin me sh…re,populli I kupton te gjitha.

  9. Mit'hat Fagu says:

    E lexova lajmin dhe kètu ke Tema :Lajm shumè i gèzueshèm!
    Policia e Shteti (mè ja lumça!) mbas Lazaratit qè qe bèrè legjenda e krimit tè droges (dhe gangrena e jetes se vendit),dhe ketu policia ju fut Dukagjiit, qe na paska mijra hektarè tè mbjellura e as kush (nga ishqeveria qèndrore dhe nga ajo vendore) nuk ka folur nje fjalè asnjè herè pèr kètè zonè,(korrupsioni a bèrè punèn e vet!), sikur nuk banonte kush atje…..dhe KRIMI ka guxim tè qèlloj me armè kunder mbrojtèsve tè Shtetit dhe tè Popullir!?, (kush i nxit ata sot?); çfar poshtèrsira i kane bere popullit dhe vendit qeveritaret qè u shporrèn! Ku ishte katandis shteti….
    Falenderoj dhe pèrgèzoj Policin e Shteti dhe Ministrin Saimir Tahiri (me trup te vogel, si Napoleon Bonoparti) ku me GUXIM dhe kembèngulje po lufton pèr tè bèrè SHTET TE LIGJIT dhe jo shtetin e krimit qè trashèguam! JU LUTE!
    Mirnjohje per Temen e saktesin e kembènguljen e mbrojtje tè mirès pèr Popullin.
    Mit’hat Fagu

  10. malesori says:

    Partizan I qelbur “reaksjonaret” qe I quajtet ju komunistat e djadhit ishin dhe jane herojt e vertete te ketij kombi dhe gjaku I tyre I derdhur nuk mund te shkelet nga fara me e keqe ruso serbe .Do vine koha jone partizano mjere ti dhe fara jote e qelbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje