Automjetet me targa të huaja të importuara në Shqipëri/ Dogana përcakton rregullat e reja. Kategoritë që përfitojnë

22 Gusht 2014, 18:08Politika TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nxjerrë një udhëzim të ri për përdorimin e automjeteve me targa të huaja të importuara në Shqipëri që janë regjistruar jashtë territorit doganor të vendit për përdorim privat.

Udhëzimi synon të pengojë rastet e kontrabandës së automjeteve.

Sipas udhëzimit, automjeti mund të përfitojë nga regjimi i lejimit të përkohshëm për një periudhë prej 6 muajsh brenda çdo periudhe prej 12 muajsh.

Në përfundim të kësaj periudhe automjeti duhet të dalë nga vendi ose duhet të deklarohet e të zhdoganohet nga autoritetet doganore. Dalja e përkohshme në vendet fqinjë nuk shërben për të ri-numëruar– filluar periudhën 6-mujore të lejimit.

Sipas një noftimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave udhëzimi, i cili hyn në fuqi më 1 shtator shpreh qartë faktin se “çdo përpjekje për të sjellë në Shqipëri automjete të cilat importohen nën këtë regjim, për përdorim të përhershëm apo për interesa ekonomikë, për rishitje apo për pjesë këmbimi, do të konsiderohet si e jashtëligjshme dhe do të ndëshkohet.”

Sipas Doganës, në 6 muajt e fundit, janë bllokuar rreth 400 automjete të cilat kishin hyrë në Shqipëri nën Regjimin e Përkohshëm të Automjeteve dhe nuk ishin larguar kurrë prej vendit.

Kush përfiton nga Regjimi i Lejimit të Përkohshëm të importit të një automjeti për përdorim privat?

Vizitorët jo-rezidentë që vizitojnë Shqipërinë me automjetet e tyre për periudha të shkurtra kohe dhe që dalin përsëri jashtë Shqipërisë me automjetet e tyre;

Studentët, mjekët dhe shkencëtarët që vizitojnë apo punojnë në Shqipëri për periudha kohe të caktuara;

 Individët që janë rezidentë jashtë Shqipërisë dhe që kanë vendin e punës në Republikën e Shqipërisë;

Cilat janë kushtet e përgjithshme të Regjimit të Lejimit të Përkohshëm të importit të një automjeti për përdorim privat?

Automjeti duhet të ketë regjistrim të përhershëm jashtë Shqipërisë;

Automjeti mund të përfitojë nga regjimi i lejimit të përkohshëm për një periudhë prej 6 muajsh brenda çdo periudhe prej 12 muajsh;

Në përfundim të kësaj periudhe, automjeti duhet të dalë nga vendi ose duhet të deklarohet e të zhdoganohet nga autoritetet doganore. Dalja e përkohshme në vendet fqinjë nuk shërben për të ri-numëruar/ri – filluar periudhën 6-mujore të lejimit;

Automjeti nuk mund të përdoret nga asnjë njeri tjetër, përveçse nga anëtarët e familjes. Personi që e ka sjellë automjetin në vend nuk mund të lerë automjetin në Shqipëri në momentin e daljes nga territori i vendit;

 Automjeti nuk mund të shitet, të ndërrojë pronësinë, apo të përdoret për qëllime tregtare;

Kur konsiderohet importi i përkohshëm i një automjeti për përdorim privat si rast kontrabande?

Kur një automjet është i regjistruar përkohësisht jashtë territorit shqiptar dhe në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë NUK deklarohet tek autoritetet doganore shqiptare për të kryer procedurat e tranzitit, ky veprim konsiderohet si “kontrabandë me automjete”;

Cilat janë sanksionet që zbatohen në rastin e shkeljes së regjimit të lejimit të përkohshëm?

Çdo shkelje e kushteve të sipër-përmendura konsiderohet kundërvajtje administrative dhe dënohet sipas ligjit;

Penalitetet llogariten në bazë të shumës së detyrimeve të papaguara dhe periudhës kohore gjatë së cilës kjo shumë nuk është paguar;

Të gjitha detyrimet e importit llogariten në bazë të datës së hyrjes së parë në territorin e Shqipërisë;

Kur shkelësi paraqitet vetë pranë autoriteteve doganore për t’i dhënë destinacion automjetit, p.sh.: për hedhje për qarkullim të lirë, penalitetet llogariten në shumën e 50% të detyrimeve të papaguara;

Nëse shkelësi nuk paraqitet pranë autoriteteve doganore dhe ndalohet nga autoritetet doganore apo nga punonjësit e Policisë së Shtetit brenda gjashtë muajsh përtej përfundimit të afatit të lejuar prej gjashtë muajsh të Regjimit të Lejimit të Përkohshëm, penalitetet llogariten në shumën e 75% të detyrimeve të papaguara;

Nëse shkelësi nuk paraqitet pranë autoriteteve doganore dhe ndalohet nga autoritetet doganore apo nga punonjësit e Policisë së Shtetit pas më shumë se gjashtë muajsh përtej afatit të lejuar prej gjashtë muajsh të Regjimit të Lejimit të Përkohshëm, penalitetet llogariten në shumën e 100% të detyrimeve të papaguara;

Nëse automjeti ka shkelur periudhën gjashtë – mujore të lejimit të përkohshëm si dhe përdoret nga persona të paautorizuar, masa e penalitetit që zbatohet varion nga 50,000 në 200,000 Lek;

Nëse një individ ka kryer më shumë se një kundërvajtje administrative, secila shkelje ndëshkohet në veçanti;

Për rastet e kontrabandës zbatohen penalitetet sipas përcaktimeve të neneve të Kodit Doganor në lidhje me kontrabandën.

 

44 komente në “Automjetet me targa të huaja të importuara në Shqipëri/ Dogana përcakton rregullat e reja. Kategoritë që përfitojnë”

  1. I HUAJI SHQIPTAR says:

    Jam dakort qe qeveria te vere rregulla e te zbatoje ligjet , por ne disa raste te veçanta duhet te beje edhe leshime dhe ti kete keto te sanksionuara ne rregulloret dhe ligjet qe nxjerr.Ketu e kam fjalen per emigrantet qe vijne ne atdhe per te provuar nje here se a do te mund te kere te lehte ri-atdhesimin apo jo , se mbase do ti duhet te largohet perseri per ne shtetin ku ka qene . Ri-atdhesimi nuk eshte gje e lehte dhe mos u besojme njeqind-perqind fjaleve te disa ”PUSHTETAREVE”qe e bejne fushe me lule kthimin ne shqiperi , pasi nuk eshte aspak e lehte , madje do te thosha qe eshte shume e veshtire. Qeveria dhe dogana duhet te shikoje ne rradhe te pare ne te gjitha komisariatet e policise se sa police shkojne ne pune me makina me targa te huaja dhe jo vetem ne komisariate por ne te gjitha dikasteret dhe mos merret me ate emigrant te gjore qe provoi te te kthehej ne atdhe dhe mbasi nuk i shkuan punet mire kthehet nga ka ardhur mbas shtate apo tete muajsh dhe ta detyrojne te pagaje nĵe shume X apoY se ka shkelur periudhen 6 mujore.Dhe me kryesorja eshte qe asnje emigrant nuk e ka ditur kete ligj sepse nuk e ka informuar njeri ne kufi kur eshte futur me mjetin e tij . Kete e them nga pervoja ime personale.

    1. 100%arber says:

      Jam shum dakort

      1. pal zefi says:

        ne shqiperi spo kuptojme cili esht ligji sepse ligjet tek ne jane ne doren e maliqit ,ligji per bllokimin e mjeteve me targa te huaja qe qendrojne ne shqiperi mbi 6 muaj ,ky ligj ka hyre ne fuqi me 1 shtatore dhe ky shtet po bllokon makinat para kesaj date ,un kam hyre ne shqiperi me nji makin me prokur dhe kam dal nga shqiperia,dhe me 8 shtatore e kam bler po kte makine dhe sot eshte ne emrin tim ,zotrinjet polic doganore me anglezet me kan bllokuar makinen sepse marrin parasyshe mbledhjen e diteve qe ka qedruar makina perpara qe ta blija une .keni kujdes kur bleni makina duhet ti beni biografine ne se makina ka thyer ligjet e shtetit shqipetare kjo makine denohet kujdes kujdes kujdes me blerjet e makinave

    2. elio says:

      Po perse o babam me leshim se ky???ke kohe 6 muaj te provosh e sidoqofte per me teper shko edhe nje here ne kufi e dil prape…Jo per gje por pas nje viti nuk ka me arsye te rrije pa dogane..se ne te tjeret paguajme edhe fort bile..*q me teper edhe emigrante paten kohen e tyre te vebdosin

    3. KOSOVO IS ALBANIA says:

      Kur do te beje 1 ligj ky vend qe nuk shkel te drejtat e popullit te tij?!

  2. United Kingdom says:

    Per sa I perket “Personi që e ka sjellë automjetin në vend nuk mund të lerë automjetin në Shqipëri në momentin e daljes nga territori i vendit”

    Nese une dua te kthehem urgjentisht (pasoja familjare apo pune) ne UK dhe duhem te jem ne UK brenda 24 oreve c’fare ndodhe! Nuk do me lene te udhetoj.

    Gjithmon flas kur jame brenda afatit 6-mujorsh dhe patjeter qe do kthehem perseri te mare automjetin brenda afatit 6-mujorsh.

    Shqiperi rrume palle esapi. Doni dhe Europe ju bark thare!!!!!!!!!!!!!

    1. alban says:

      po ti pa pate urgjence merr avionin, se 24 ore i ha mutin jo arrin ne angli. te vish nga anglia ne shqiperi me makine (makina qe te hane koken ne parakalim) eshte idiotllek alla shqiptarce.

      1. Naim Frasheri says:

        O Alban o Fshatar , ai po thote nese i del ndonje problem ne Angli pasi ka ardhur nr shqiperi me makine , cfar duhet te bej? sdo ta lene te kthehet? po sa e veshtire eshte ti mbushesh menjen ketij populli te trash,yyyyyyyyyyyt Derr

      2. United Kingdom says:

        @alban

        Ti duhet te hapesh ABETAREN te mesosh te lexosh mor i mjere! Mjer ky dhe cfare mban siper!!!!!! Nuk arrin te kuptoj dote leximet shqip!!!!!!

    2. perfudimi says:

      ti UK e ke mbushur barkun por ke zbrazur koken!

      1. United Kingdom says:

        Sa per koken un ty te ve ne maje te KA”IT

    3. gezim says:

      bark thare jane me te vertete , phuuu

  3. beso says:

    ligj per koken e ligjit duhet te shihet me shume keta ligje qe demtojn padashje emigrantet..

  4. vezhgues says:

    Problemin e cdoganimit te makinave vete shteti e ka komplikuar, ne vend qe ti beje gjerat funksionale e veshtireson ato. Sote nuk mund te bjesh nje makine nga jashte se shteti te kerkon tarif doganore me shume se cmimin e blerjes, me shpikjen e referencave, sikur shtetit shqiptar makinat e importuara po i pengojne prodhimin e makinave brenda vendit. Kjo eshte e cuditshme, blen nje makine me dokumenta te rregullta dhe cmimi blerjes nuk merret parasysh nga hajdutet e shqiperise qe kane nxjerr ligje kunder interesave te shtetaseve shqiptar dhe sigurisht qe keto ligje e rregulla te vendosura apriori do kene konfuzionin e tyre sepse askush nuk afrohet per te bere cdoganimin me keto tarifa reference.

    1. korcari says:

      O vezhgues po te referohem ty,eshte ceshtje qe e kam vuajtur ne kurizin tim,kisha blere nje makine 1000e me te gjitha kartat e blerjes,edhe dogana me kerkonte per zhdoganim sa lek?2000e.Keto jane ligjet e shtetit tend edhe timit!keta jane hajdute jo shtet.Prandaj mos u befaso.RESPEKT

  5. lili says:

    Nje student apo nje punetor qe vjen ne shqiperi per nje Vjêt shkollor duhet ose te kete 2 Vetura,ose te kete vetem gjashte muaj kurs apo Pune!..
    Bref idiotia e radhes alla albanistan! Po si nuk diten nje hère me marr shembullat e mira te vendeve t’evropes po vetem ma te shemtuarat , edhe kur marrin kete,prape gjen menyre me shemtuar!o debila populi nuk i regjistron se nuk ka pare a e kuptoni nje hère kete? E nuk ka pare se thesarin po e shteroni ju,idiotet e politikes,apo ma mire me thane maffiozet e politikes!

  6. lush perpali says:

    Te Nderuar Ligjvenes,

    Per emigrantet qeveria nuk duhet te aplikoje kete ligj pasi pronesia e automjetit te tyre jashte Shqiperise eshte taksuar njehere ne baze te ligheve te shtetit ku ai/ajo ka jetuar dhe punuar.

    Ligji ne te gjithe boten per te tilla raste nuk te takson dy here per te njejtin mall.

    Falemnderit per mirkuptimin tuaj bashkatdhetaret e mi ligjvenes!

  7. fshatari me cifte says:

    c jan mer kto ligje shkerdhate
    shtet shkerdhat
    njers shkerdhata
    e ca i duhet shtetit se c bo tjetri me pronen e tij private

  8. itali says:

    ceshte ky ligj muti.nuk munde te shese makinen. nuk munde te rije me shume se 6 muaj. po sikur te prishet makina cfare te bej ta fus ne valixhe.eshte fare e thejshte per te bere 1 ligj kunder spekullimeve 1 automjet me targa te huaja mund ta ngasi pronari ose familjaret qe jane resident jashte shtetit shqiptare.dhe jo familjaret qe jane residente ne shqiperi.

  9. Eti says:

    Nuk arrij te kuptoj se cili eshte problemi, nese une mbaj makinen me targa te huaja kosto eshte me e madhe llogaritur siguracionin e huaj dhe ate kufitar plus taksat ne vendin e regjistrimit si dhe taksat per dite qendrimi kur kalon afati duke u nisur nga keto vetem per hall mbahet nje makine e tille. Problemi per mua qendron tek paaftesia e shtetit per te kontrolluar dhe si gjithnje i bie shkurt si psh. moratoriumi i skafeve. Paaftesi totale

  10. Dr. John says:

    Jam direct i demtuar personalisht nga Dogana per makinen time qe e mbaj ne shqiperi qe pre 2 vjetesh. Makinen nuk e solla qe ta shes por qe ta ktheja pasi jam shtetas i huaj dhe e kam te regjistruar makinen andej nga kam ardhur dhe paguaj taksa akoma sot e kesaj dite atje per kete makine qe tashti e mban dogana shqiptare te bllokuar. Kur makina hyri ne Shqiperi ne 2012 oficeri doganes qe me hapi traun te dilja dhe polici kufirit me thane qe tarifa eshte 1 euro dita. Cdo gje verbale se ky ishte shteti qe gjeta pasi dogana nuk leshon asnje formular zyrtar ku te firmosesh qe ti te njoftohesh e te informohesh zyrtarisht per rregulloren dhe per afatet e lejimit. Atehere po qe mund te me penalizosh se me ke percaktuar afatin dhe kushtet per te dale nga dogana dhe kam firmosur para se te nxjerr makinen. Por asgje nga keto. Ketu kam qarkulluar me siguracion shqiptar e pastaj siguracion kufitar. Cdo gje brenda ligjeve ne fuqi. Skam pasur asnje problem asnjehere. Vjen tashti Crown Agents ma merr makinen nga parkimi e ma bllokon ne sheshin e doganave pa lajmerim fare. Tashti me kerkojne nje gjobe te barabarte me 100% te vleres se references doganore, pra sa vlera e cdoganimit te makines (2 milion e 400 mije lek). Dhe kjo eshte vetem gjoba qe pasi ta paguaj duhet te nxjerr makinen nga territori i Shqiperise ose te paguaj edhe nje here aq per ta cdoganuar. Ky eshte shteti pirateve te Somalise qe te marrin anijen ne mes te detit edhe te thojne na jep kaq lek qe ta japim prap. Mbushni arken o shtetar, kapni normat po ci qi t’emen qytetarit. Dhe te mendosh qe kam hedhur qindra mijera dollare ketu per investim. Tashti marr vesh se duhet te dal brenda 6 muajsh nga Shqiperia. Po tashti e kam vendosur. I kam dhjere me i mut edhe investimit, edhe atdheut se ketu shteti eshte hajduti numer NJE. I bejne ligjet vetem per vete jo per qytetarin. Ligje plot gropa qe pasi rrezohesh te thone kujdes se kishe grope. Duke e ditur veten plotesisht te rregullt dhe te ligjshem papritmas te nxjerrin te jashtligjshem se keshtu e thote ligji qe vetem ai qe e ka nxjerre e di. Gabimi me i madh qe kam bere ne jete eshte kthimi ne shtetin e hajnave. Mos beni te njejtin gabim ju qe mendoni te ktheheni ne Shqiperi nga jasht. Do beheni shume pishman nje dite sic jam bere une qe mezi po pres te mbyll cdo lidhje me kete vend e mos ja pafsha mo bojen. Me vjen sh keq per ju qe jeni te detyruar te jetoni ketu.

  11. perfudimi says:

    komentet tuaja jane per te qare!Ju nuk njihni ligjet e vendeve ku punoni e jetoni!Ju nuk jeni emigrante,jeni injorante!

    1. Dn says:

      Bobooo bo,u bâ me na mesuar cka eshte ligji nje mjeran i shqiperise! Ne dîme qe Ligjet ,ne vendet ku jetojme i bene Parlamenti e kur jo nje kullamkusur direktor! Jemi ne regull me kete menyre per te shpikur ‘ligje’ ‘ju ? Ne ,ignorantet e botes,kur nuk kemi pare nje shtet ku ligji vendoset nga nje direktor…ne kendej nje udhezim te tille i japim nje emerr tjeter:udhezim antikonstitutionel,tjekalim detyre,déri me abuzim per nje kategorie…ne kendej do kishim kerkuar qe ky udhezim te deklarohet nul nga gjykata.
      Po tek ne gjykatat Jane ne sherbim te popullit e mbrojne Ligjin,kurse tek ju gjykatat mbrojne hajdutet e kriminelet….edhe ju bindin se vertet japin Drejtesi!

    2. Edi says:

      Pershendetje te gjithve,

      Ne rrall te pare ju lutem ndaloni fyrjet. Do ishte shum gje e mire qe cdonjeri te shikoi veten e vet dhe jo te tjeret. Un jam emigrant dhe kam hikur per hall dhe jo per qef. Un ka shum deshire te kthehem dhe te jetoj ne atdheun tim. Por, duke pare se cpo bohet ne shqiperi kjo gjo me ben te mos kthehem. Kurbeti dhe shqiperia nuk jan fushe me lule por kshtu e kemi kerkuar jeten. Qe behen shum te padrejta ne shqiperi kjo eshte shum e sigurte. Te cdoganosh nji veture ne angli kushto £200-300. Kurse ne shqiperi ju e dini shum mir se sa kushton. Ai qe eshte pasunik nuk e ka problem se sa paguan. Tani qe te gjithe te rinjte dhe te rejat kan deshire te kene dicka qe nuk e kan pasur ndonjehere ne jeten e tyre p.sh makinen. Un mendoj se nuk eshte e drejte ti mohohet drejtesia se dhe ne shqiperaret duam qe te kemi nje jete sa me te mire si gjith bota. Dhe shteti shqipetar eshte kryesori qe te drejtat e njeriut i ka mohuar. Cdo shtetas shipetar esht larguar nga shqiperia se ose nuk ka pun ose rroga shum e ulet. Me ate rroge qe mer ne shqiperi ai vetem jeton por nuk gezon si gjith te tjeret. Duke shikuar menyren e jeteses ne shqiperi njerezit detyrohen te largohen qe te fitojn me shum te ardhura. Po ti hyme ksaj historie me thellesi zgjat shum koh dhe po e perfundoj me kaq. Ju lutem te gjith shqipetareve te ndihmojme njeri tjetrin dhe tja kalojme sa me mir. Allahu ju bekofte.

  12. Dibrani says:

    Nga nje ane mir eshte,.. personi qe do te importoj nje makine duhet ta deklaroj ose hane saksione,….por ka dicka qe eshte e padrejt

    nje person mund te vij dhe per qef me makine brend rregullave qe perfitojne 6 muaj hyrjrje ,…dhe papritur dikush i ofron ca lek te mira dhe i keput nje te shitur,ose per te zgjatur pushimet verore shet makinen,…ose humbet parat dhe i lind nevoja te shes makinen,.domethene dicka jo e planifikuar
    Sic e parashtron Shteti tani ne kete rast kemi kontrabant sipas Shtetit nga qe nuk eshte deklaruar importi apo tranziti destinacion Shqiperia ne momentin e hyrjes,….
    Tani e shoh si te padrejt per nje turist qe viziton Shqiperin dhe ndoshta ne nevoj per te zgjatur pushimet mund ti duhen para,ose nga nje oferte dikush ja ofron ,…Ai nuk mund ta beje se do haje gjoba me 50 perqind deri ne 100 perqind qe ne diten e pare te hyrjes
    Kjo me duket e padrejt per nje indivit turist qe e shet makinen nga problemet qe mund ti dalin gjat pushimeve.
    ai mund te ket humbur dhe parat gjat pushimeve dhe shet makinen nga halli.
    Neqoftese ky indivit perserit dhe raste te tjera shitje pa deklaruar atehere jame me shtetin per gjobat ,…por jo me nje turist qe i lind nevoja apo situate e tille,… dhe shteti e ndershkon ate se e ka ber ligjin pa mend ne kok

  13. Vlora says:

    Cudira Shqiptare! Neqoftese nje shtetas Shqiptar ka deshire qe ta blej automjetin e tij, te themi ne Gjermani, me kete pacavure udhezim nuk mundet. Se pari ky udhezim eshte i jashtligjshem ne baze te Kushtetutes, dhe se dyti duket qarte qe eshte abuziv duke favorizuar monopolin e shitjeve te automjeteve te reja ne Shqiperi, i cili kontrollohet nga biznes politika.

  14. Dibrani says:

    mir e tha njeri ketu te komentet,…ja ra e prish makina sbehet per rrug,o humbe kontrollin ja fute nje shkembi makina iku per lesh ,..si i behet punes se shteti nuk i percakton gjera te tilla

    ca do thoje shteti gjobe pse nuk e more me vete

    kete ligj e ka bere gomari,… njeri normal nuk mund ti thuash

  15. denny says:

    nuke shte tamam si e trajtoni ju zoterinj emigrante, kjo behet per ato makina qe hyn ne shqiperi qarkullojne 6 muaj me sig shqiptar provizor e pas 6 muajsh dalin brenda dites ne mal te zi o maqedoni e hyn prap per te rifilluar nje cikel 6 mujor. keto makina nuk kthehen me ne vendin e tyre te origjines une vet e kam amjt 3 vjet keshtu dhe megjithese kisha targa italiane nuk epagova siguracionin italian tre vjet sepse beja te nejjten marifet, ne mal te zi paguan 15 euro siguracion dhe ste kerkon njeri per siguracionin e origjines, ,sdqft mos sot neser o me vone kjo do ndodhte ..

    1. lili says:

      Pra faji eshte tek policia shqiptare qe nuk ju kerkon kartonin e gjelbert nderkombtare,pa te cilin nuk keni mundesi me drejtuar kete mjet ne nje vend normal!
      Eshte shume e thjeshte puna:qytetaret résident nuk Kane te drejte me pasur targa te huaja,vetem joresidentet Kane kete te drejte.Keshtu eshte ne vend et e botes! Qytetaret joresident sapo te behen résident-e ketu ligji e vetem ligji duhet te cakton kur nje jo résident behet rezident eduhet te pajisete me letra vendore per te qendruar ne shqiperi-paguan gjithe detyrimet qe lindin nga favori i te qenit résident!

  16. dn says:

    Ajo cka eshte fantastique n’albanistan-se shqiperi nuk i thém me ketij pseudo sheti-eshte se Ligjin e bene nje bashibuzuk,kete ne vêtu,pa pyetur as popullin ,as ministrin e as sidomos Parlamentin qe eshte kishe aty per me votuar ligjet!
    Rilindje ku po shkoni keshtu?
    400 Vetura,te them,4000 ishin vjet qe prekeshin nga ky ‘ligj’. Sa fitim i sjellin shtetit? Te themi-larga manu-400000 euros nga taxa,Hajt déri ne nje million, prape jemi shume shume larg prej harxhimet e nje Fullani e nje keshill mbiqires! Jemi shume shume larg prej 7 millioneve qe vjedh fullani and co!
    Déri kur populi duhet te rrjepet per pashallaret ne pushtet?
    Nga halli nuk zdoganohen keto makina,sepse qytetari shqiptar po rrejpet nga taxa per nje group pushtetare qe asnje e asnje taxe nuk pa vuajne as per maki à as per ora me cmim sa nje nga keto makina!
    Stop me!
    Direktori qe vendos ‘ligj ne maliq’ duhet te shkarkohet:taxat Jane nje prérogative te Kuvendit,dmth cdo rritje apo zdrypje te tyre,e lere me vendosja duhet pasi te jete propozuar nga pushteti ekzekutiv te kalloje para Kuvendit -dmth popullit- per t’u aprovuar,e jo te na imponohet nneve nga nje zyrtari anonim!shtet qe as nuk ri cka eshte ligji e kishe nxhjerr Ligjin!

  17. Atdhetari suedi says:

    Edhe une jam emigrant,cova makine ne shqiperi nga suedia,e mbajta nje vit me siguracion 270 euro,e nxirja cdo 5.5 muaj jashte Shqiperise,dmth me pak fjale me kushtoj shume me shume ky veprim qe e mbajta me letra te huaja nje vit,sesa po ta kisha vendosur qe ta beja me letra direkt qe nga dita e pare qe hyra ne Shqiperi.Ligjet jane te mira kur zbatohen njelloj per te gjithe.shume nga ju qe flisni negativisht per ligjin,harroni dicka,Mendoni vetem per nje cast te vetem…jeni ne rruget shqiptare me makinen tuaj,krejt papritur beheni pre e aksidenti nga nje makine,pa letra e cila nuk ka as siguracion as ka kaluar kontroll teknik,si do ndiheshit,edhe do kerkonit te kishte ligj apo jo???edhe ne suedi max lejohet nje vit makina me targa te huaja..se duhet kontrolli teknik edhe siguracioni..llogjikoni drejt

  18. lili says:

    Atdhetar,problemi pra qenka tek moskontrolli i policise per makinat e qytetareve jo résident!
    Nje shembull nga disa vende: déri nje afat kohore cdo Makine me targa te huaja ka te drejte me qendruar kudo-shpesh here 3 muaj- pa asnje pagese e asnje pengese- pastaj kush do me qendruar pajiset me targa jo rezident me po ate numér ne qofte se makina eshte OK me sigurationin e kontrol teknik,po me nje boje tjeter per nje kohe te caktuar -nje vjet maximum-edhe me keto targa ke te drejte te hysh e dallish jashte,pastaj detyrimisht ose duhet te largohet ose te zhdoganohet makina.

  19. lali says:

    LIGJI NUK DUHET TE PERFITOJ NE KURIZ TE EMIGRANTEVE .DUHET TE VINI POPULLIN NE PUNE E JO TE MENDONI SI TE VIDHNI” EMIGRANTET QE PUNOJNE E JANE TE SHTYPUR NGA TAKSAT E DY VENDEVE.Asiguracionin 50 euro per 15 dit eshte nje vjedhje e hapur per nje vend qe do te hy ne europ si Shqiperia.DOGANAT TE PAISEN E TE MOS PENGOJNE LEVIZJEN E LIRE ME kapriçot e policave e pinjolleve te tyre.

  20. geruuuu says:

    Me falni por une nuk kuptoj ate kur thone “nga regjimi i lejimit te perkohshem, per nje periudhe prej 6muajshe brenda nje periudhe deri ne 12muajsh” une kur hyra me thane qe mund te rrija nje vit. Tani spo kuptoj a eshte 6muaj apo 1vit. Edhe kjo qarkorja qe sapo permenda eshte paksa e pakuptueshme……. Nese njeri ka info me te zgjeruar te na thote. Faleminderit

  21. lali says:

    SS Sa ne pritje ,qe mos ta lexoj njeri.

  22. Goni says:

    Dua te kuptoj,Gjobat jane ne kurriz te atij qe fut makinen apo te zotit te makines?Ne rastin kur e fut jo pronari por nje person tjeter me prokure?

  23. rudin says:

    un kam ardhur nga italia dhe jam duke provuar te sistemohem ketu ne shqiperi kam 6 muaj qe kam hapur nje aktivitet dhe nese ky aktivitet nuk me jep fitime do detyrohem qe te kthehem perseri atehere un do detyrohem qe te kthej targat dy here brenda vitit kjo nuk eshte e drejte pasi un jam RESIDENT NE ITALI DHE JO SHQIPERI.

  24. rudin says:

    e shikoni qe tani nuk na don me as vendi jone jane duke na larguar me force

  25. gani says:

    une i bera cdoganim makines dje kam paguar te gjitha taksat ,..tani qe te marr targat duhet te shkoj ne el dhe qe te shkoj atje me duhet siguracion ??? qe te marr siguracion me kerkojne targa ?? atehere si ta dergoj makinen ne el une ??? apo ta fut ne xhep ??? o emigrante mos beni gabim te ktheheni apo te investoni ne shqiperi sepse vec do ju rjepin per kete na duan ne emigranteve …jam bere pishman qe u ktheva ne shqiperi dhe po te me jepet mundesia perseri nuk do kthehem me ne shqiperi se ketu eshte si te jetosh ne afrike apo afganistan…

  26. gani says:

    po ju qafira pse nuk e lejuat komentin tim …

  27. Gentian says:

    Un jam rezident ne itali dhe du me mor nje makinen e shqipri qe esht me targa anglese tani do boj vllai cdoganimin dhe du ta mar un ktej dhe te kthehem i her ne 6 muj ne shqipri ka naj problem tjeter apo esht vetem kjo qe duhet te hysh nje her ne 6 muaj ne shqipri?

  28. enri says:

    jam rezident ne greqi e lash makinen prej 5 muaj ne shqiperi per arsye se nuk me nevoitesh dhe jam momentalisht ne shqiperi dhe mendoj te pushoj 2 me 3 muaj duhet ta shpie makinen ne greqi dhe te kthehem me autobus,ose ti bej doganen por nuk me intereson se un jetoj atje dhe skam pse ta kthej me targa shqipetare a sesht pak e shemtuar kjo,

  29. Williams Scott says:

    A jeni një burrë apo grua biznesi? në
    ju
    duhet fonde për të
    të filloni biznesin tuaj? Nga ty
    duhet
    hua për të zgjidhur
    borxh apo të paguani faturat tuaja
    biznesin tuaj
    keni nevojë për fonde për të financuar projektin tuaj? në
    Ofron garanci
    shërbimet e kredisë për çdo shumë dhe për ndonjë
    pjesë
    e botës për të
    (Individë, kompani, sekser dhe
    Organet e Korporatave
    norma e interesit prej 2% brenda 1 viti deri në 50
    vjet
    shlyerjes
    periudhë kohore për çdo pjesë të botës.

    japin kredi
    në çdo monedhë. Na kontaktoni përmes emailit [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. S
    Sandro

    Prsh . Doja te dija jam ne france kam makinen e nipit ktu ne france dhe dua ta coj ne shqiperi makinen se nipi esht ne shqiperi ai ka ble makinen por nuk i ka bo librezen ka vetem hak blerjen a mund ta coj une makinen ne shqiperi kam nje mbiemer me nipin

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje