Topalli thyen urdhrin e Bashës, merr pjesë në darkën e Metës

22 Gusht 2014, 17:16Politika TEMA

Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, thyen urdhrin e kreut demokrat Lulzim Basha, i cili udhëzonte deputetët demokratë për të mos marrë pjesë në aktivitetet parlamentare apo takimet e organizuara nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Mësohet se Topalli ka qenë e pranishme në darkën e organizuar nga kryeparlamentari Meta për nder të delegacionit japonez që zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë. Topalli ishte e ftuar si ish- kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në periudhën 2005- 2013.

Ndërkohë burime nga Kuvendi nuk sqarojnë nëse në këtë darkë ishin të ftuar edhe ish- kryetarët e tjerrë të Kuvendit të Shqipërisë si Kastriot Islami, Namik Dokle, Servet Pëllumbi, Skënder Gjinushi apo Makbule Çeco.

Ndërkohë që darka zyrtare është bojkotuar nga nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edmond Spaho, i cili duket se ka respektuar urdhëresën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Ky i fundit pak ditë më parë, përmes kryetarit të Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, i kërkonte deputetëve të PD-së që të mos ishin pjesëmarrës në asnjë nga aktivitetet që do të zhvillonte Kuvendi i Shqipërisë apo kryeparlamentari për shkak të marrëdhënieve të kushtëzuara që partia më e madhe e opozitës ka vendosur me Parlamentin.

Urdhëresa në formë kujtese iu shpërnda me sms deputetëve demokratë në prag të vizitës që do të zhvillonin në Shqipëri dy delegacione parlamentare, ai nga Japonia dhe tjetri nga Bundestagu gjerman.

E ndërsa në ceremoninë e organizuar nga Kuvendi me rastin e 30 vjetorit të vizitës në Tiranë të ish- kryetarit të Bavarisë Franz Jozef Shtraus, deputetët e PD nuk ishin të pranishëm, duket se ish- kryeparlamentarja Topalli nuk ka respektuar deri në fund urdhëresën e Bashës.

 “Qëndrimi ynë ndaj parlamentit nuk ka ndryshuar. Me porosi të kryetarit të PD, nuk do të marrim pjesë në asnjë aktivitet të Parlamentit dhe të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, edhe kur janë takime me të huaj. Ju falenderoj për mirëkuptimin. Edi Paloka”.

Nuk dihet nëse bojkoti i deputetëve të PD-së do të vijojë edhe me nisjen e sesionit të ri parlamentar, por burime nga partia më e madhe opozitare theksojnë se gjithcka do të vendoset në shtator, kohë kur kjo parti gjithashtu pritet të organizojë protesta kundër qeverisë.

17 komente në “Topalli thyen urdhrin e Bashës, merr pjesë në darkën e Metës”

  1. Analisti Fevzi Fullhan Nurellari says:

    Hello Josephine how do you do
    Do you remember me baby
    Like I remember you
    You used to laugh at me and holler Woo Woo Woo

    1. Hysni Dajaku says:

      E theu ne mes apo ne ane!!!nuk e zbatoi !do ishte me letrare!!!

      1. zhinzhoni says:

        oj zhoz as mos e rruj fare per Bash ti…vrej punen,….

      2. Pashku i Zhozefins says:

        Sa ka thye Zhozefina
        aq te mira te keni te tan ju shqiptart!

        http://goo.gl/x4VN0Z

  2. Kris says:

    topalli shpejt do ti bashkohet LSI -se

  3. Canja says:

    Po kjo dizenjatore ka qene, keshtu qe eshte kthyer te puna e rinise se saj. Kjo eshte turpi i PD-se Shkoder!

  4. Uji i ftohte says:

    Ka lindur ne kooperative,atje specializoi zanatin me te vjeter.

  5. Drini says:

    Ose LSI ose ISIS

  6. it is all about SEX says:

    kaaa dashte me mbush barkun ? http://bit.do/super-femra-me-super-gjoks

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    Topalli zbaton vetem urdherin e burrit te shtetit,urdherat e “grave” nuk i llogarit fare.

  8. Dumdum Kopace says:

    Sa mir do te beni mos vini fare deri ne fund ne vitin 2017.Me e bo ket jeni tamom te mencem , po ku rin ai byth turtulli Sali, shif kur ti futi ne Parlament qe javen e dyte.Po nuk ndodhi keshtu me vrisni.C’a thoni po Saliu po ndenji edhe nje muj jashte parlamentit e din qe shkon ne burg se e harrun alabaket.

  9. marjo says:

    sja mbush syrin lulushka prandaj se pyet

  10. kaurri realist says:

    Una donna con le palle.

  11. drrumba.. says:

    pun shqiptaresh e gjell qensh

  12. Baca says:

    keta qelbesira qe nuk shkojne ne pune pra ne kuvend a e marin rogen?
    ne se po pse u jepni rogen kur nuk shkojne ne pune?

  13. Nuk eshte nder qe kjo qelbesira topalli vjen ne kete darke nga prezenca e sajdo ti kete ardhe era mut gjithe salles kjo bicim femer eshte turpii femrave le qe kjo nuk ka asgje femerore te pirdhet dhe mis ja degjofshim me emrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje