Parti Socialiste ka akuzuar sërish kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha, se deri më sot është marrë vetëm me “lulëzimin” e degëve të PD-së dhe jo me lulëzimin e Tiranës, arsye për të cilat ai duhet të largohet nga ajo detyrë dhe t’i hapë rrugën një njeriu që do të merret siç duhet me kryeqytetin.
Sekretari Ekonomik i PS-së, Ervin Bushati, ka dalë sërish në Parkun e Liqenit, për të denoncuar betonizimin e një pjese të tij me leje të dhëna nga Bashkia e Tiranë.
“Kryebashkiaku Basha, një nga gënjeshtrat që ka thënë ka qënë se nuk do të lejonte pallate në parkun e Tiranës; se do të ishte kryebashkiak dhe nuk do merrej me politikë; po ashtu, që nuk do bënte betonizim.
Mirë do të ishte që të vazhdonte vesin e tij të gënjeshtrës sepse në këto vite nuk ka bërë asnjë punë, është marrë vetëm me lulëzimin e degëve të PD-së dhe jo me lulëzimin e Tiranës.
Sot të mbajë fjalën si burrë dhe të dorëhiqet nga ajo detyrë, që t’i hapë rrugë qytetarëve të zgjedhin njeriun që u duhet për punë”, tha Bushati.
lulezo me shum u mor me i bere fresk familjes se katilit se sa per pd e popullin e tiranes
Kush tha qe qe Basha mos te bej kariere,
Kryeministrat nga bashkia e Tirane dalin
Po z Ramen qe dha per 1 dit 20 leje ndertimi do flitet ndonjeher ???
Nuk kam asgje personale me Bushatin se nuk eshte gje tjeter vetem nje robot i komanduar.
Por tek i degjon kur flasin te duken si klloune mjerane qe jane te detyruar te recitojne ato qe u ka thene kryetari bandit i tyre.
Populli nuk eshte debil dhe mos kuptoje rrufjanet qe mashtruan shqiptaret se do te bejne RILINDJE.
Kujtoni pak kohe me pare kryeministrin basketbollist qe bente show ne bulevard ne nje fushe lilipute basketbolli a thua po i digjej barku per rinine qe nuk ka ku te luaje. TURPI I MBULOFTE.
E ardhmja e Shqiperise do te jete nje brez me probleme mendore, i mbyllur brenda 4 mureve. I ndodhur ne keto kushte i vetmi argetim jane kafenete dhe celularet qe po i degjenerojne ne te gjithe treguesit humane.
Nuk jane thjesht para te fituar nga 20%. Te lihet pershtypja se ketu po luhet si me nje strategji per te mbajtur rinine te degraduar dhe te lere cubat mafioze te politikes te bejne si te duan me shqiptaret.