Ashtu siç pritej, Presidenti Bujar Nishani nuk e ka dekretuar ndarjen e re territoriale, duke paraqitur tre argumente kundër.
Fillimisht, Nishani thotë se ndarja nuk ka qenë transparente dhe nuk është marrë mendimi i palëve të interesuara.
Së dyti, theksohet se ulja e njësive vendore cenon parimin e decentralizimit.
Së treti, thuhet se ndarja nuk është shoqëruar me përshtatjet e duhura në kuadrin ligjor.
Arsyet e kthimit të ligjit nr. 115/2014
“Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore
në Republikën e Shqipërisë”
Të nderuar deputetë,
Në seancën plenare të datës 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë 6 gusht 2014. Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë, në ushtrim të drejtës së parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës, por mbi të tjera në cilësinë e përfaqësuesit të unitetit të popullit, në përputhje të plotë me interesin kombëtar dhe me interesin qytetar, kam vlerësuar se ky ligj duhet të rishqyrtohet nga Kuvendi duke marrë në konsideratë arsyet dhe argumentet sa më poshtë vijon.
Së pari, edhe pse ndaj bindjen se reforma e ndarjes administrativo-territoriale është e vonuar pasi e konsideroj atë si një çështje madhore kombëtare, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë, tek interesat dhe problemet e tyre, tek zhvillimi i territorit dhe ai ekonomik, tek infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit, e që është e lidhur gjithashtu edhe me sigurinë kombëtare, me keqardhje konstatoj se gjatë procesit të hartimit të ndarjes administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore, është keqzbatuar (për të mos thënë është shkelur) neni 108, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e cila qartazi përcakton se kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë që banon në to. Nga informacionet e administruara dhe bashkëbisedimet me një pjese te konsiderueshme te përfaqësuese te njësive vendore, ligji 115/2014 ka ndryshuar kufijtë e njësive të qeverisjes vendore pa marrë aspak mendimin e popullsisë që banon në to, ose në rastin më të mirë dhe më të rrallë, ky mendim është marrë në mënyrë të përciptë dhe të paplotë në kuptimin e normës kushtetuese së lartpërmendur.
Arrij në këtë konkluzion pas një analize të gjerë dhe të mirëdiskutuar me ekspertë të pushtetit lokal, zhvillimit rajonal dhe planifikimit të territorit me të cilët ndajmë një mendim të përbashkët se kemi të bëjmë me një proces aspak transparent. Asnjë nga propozimet e paraqitura nga shumë njësi të qeverisjes vendore, nuk janë konsideruar dhe nuk janë reflektuar duke mos respektuar Nenin 5 të Kartës Europiane të Autonomisë Vendore, si dhe nga fakti se këshillat e qarqeve janë “harruar” jashtë këtij procesi duke mosrespektuar nenin 68 të ligjit nr.8652(1), datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
Edhe vetë relacioni që shoqëronte projektligjin flet më shumë për takime konsultative me grupet e interesit, shoqërinë civile dhe bizneset, në një kohë kur Kushtetuta kërkon mendimin e popullsisë që banon në zonat që preken nga ndryshimet e kufijve.
Nuk mund të pretendohet aspak se 50% e 16000 të intervistuarve përbëjnë “mendimin e popullsisë”(2). Pushteti ekzekutiv gëzon të gjitha mjetet dhe format për të marrë një mendim të plotë nga popullsia që preket nga ndryshimet apo nga institucionet kushtetuese përfaqësuese të tyre, siç janë Këshillat e njësive vendore (neni 109 pika 1 e Kushtetutës).
Së dyti, në vlerësimin tim, sa më shumë të ulet numri i njësive të qeverisjes vendore dhe sa më të mëdha të bëhen ato, aq më shumë cenohen parimet e decentralizimit të pushtetit vendor dhe autonomisë vendore, të cilat janë të sanksionuara në nenin 13 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Pikërisht në interpretim të kësaj dispozite vjen edhe Vendimi nr. 29/2006 i Gjykatës Kushtetuese i cili shprehet se: “Në themel të decentralizimit qëndron parimi i subsidiaritetit, sipas të cilit “ushtrimi i përgjegjësive publike duhet, në mënyrë të përgjithshme, t’i kalojë më tepër autoriteteve më të afërta të qytetarëve .””(3) Në këtë kuptim, ndaj me ju të nderuar deputetë, vlerësimin se sa më të mëdha të jenë njësitë e qeverisjes vendore, aq më larg do të jenë autoritetet nga qytetarët.
Për më tepër, Ju sjell në vëmendje një tjetër paragraf nga jurisprudenca e Gjykatë Kushtetuese e cila po në Vendimin nr. 29/2006 shprehet kështu: “Qeverisja vendore nënkupton të drejtën e njerëzve në bashkësinë e caktuar territoriale që në mënyrë të pavarur të qeverisin punët e tyre, nëpërmjet organeve të cilat i zgjedhin vetë, ose në mënyrë të drejtpërdrejtë. Parimi i decentralizmit të pushtetit është parim thelbësor mbi të cilin ngrihet dhe funksionon qeverisja vendore. Ai ushtrohet nëpërmjet parimit kushtetues të autonomisë vendore dhe kushtëzon ekzistencën e një pushteti vetëqeverisës vendor, sipas koncepteve të përparuara të organizimit të shtetit demokratik. Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të qeverisjes vendore si dhe raporti që ajo ka me pushtetin qendror varen nga kuptimi kushtetues dhe ligjor që u jepet decentralizmit të pushtetit, autonomisë vendore dhe vetëqeverisjes.”.
Në plotësim të këtij argumenti vjen edhe ligji nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” i cili në nenin 3 të ti përcakton misionin e pushtetit vendor: “Pushteti vendor në Republikën e Shqipërisë siguron qeverisjen në një nivel sa më afër shtetasve nëpërmjet:….”.
Së treti, por jo më pak e rëndësishme, gjykoj se reforma e ndarjes administrativo-territoriale duhej të ishte paraprirë medoemos me përshtatjet e duhura në kuadrin ligjor i cili rregullon organizimin dhe funksionimin e njësive vendore në Republikën e Shqipërisë. Ligji i sjellë për shpallje nuk shprehet mbi “fatin” e ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” duke krijuar kështu kundërshti midis dispozitave të këtyre dy ligjeve dhe zbatimit të tyre në praktikë. Me ligjin Nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” ligjvënësi ka rregulluar organizimin dhe funksionimin e njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, si dhe përcakton funksionet, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e tyre dhe të organeve përkatëse. Këto kundërshti midis dispozitave jo vetëm që rrezikojnë të prodhojnë pasiguri ligjore, por vënë në pikëpyetje edhe shërbimet që popullsia përfiton nga qeverisja vendore.
Për më tepër, në një kohë kur na ndan rreth 1 vit nga zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore dhe vetëm 5 muaj nga detyrimi kushtetues që ka Presidenti i Republikës për të caktuar me dekret datën e zgjedhjeve, mbështes faktin se reforma e ndarjes administrative -territoriale duhej të ishte shoqëruar medoemos edhe me ndryshimet përkatëse në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
Të nderuar deputetë,
Si përfundim, mosrespektimi i dispozitave kushtetuese të lartpërmendura si dhe mospërputhjet midis ligjeve brenda të njëjtit sistemi ligjor e bëjnë të padiskutueshëm nevojën e rishqyrtimin të këtij ligji nga ana Juaj. Ky ligj shkel parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, decentralizimit të pushtetit vendor dhe të autonomisë vendore. Ndaj, kërkoj mirëkuptimin tuaj në rishqyrtimin e ligjit nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Lajm ?!?! Ca lajmi, kjo dihej
Koke e madhe ky GJYTYRYMI i Berishes!!!
Sa ishte minister i Drejtesise dhe i Brendeshem ky KAPTERRI me diplloma fallco,i beri MUNE punes dhe interesave te qytetareve!!!
Po te ishe normal,o GJYTYRYM nuk do lejoje qe Berisha t’i merrte nen SUNDIM te gjitha institucionet KUSHTETUESE E TE PAVARURA!!!
me qe opozita ka mare fund po e bene presidenti detyren e opozites
Shko mor bajge!
Ju jeni jashteqitjet e Berishes!
Kur do vije dita t’ju dergojme atje ku e keni vendin.
Kriminele, Anti shqiptare, Hajdute, Shkaterrues te Vendit dhe te Natyres, Zaptues pronash, Vrases te popullit te vet.
A doni me per keto bajga?
Lexo PD lexo Nishanin…asnje presje ndryshe… ?
Mbi tavolinen e Jarit eshte nje vrarëse mizash, apo me bejne syte?
Vaj medet ky palo President !
Laget Meta me Moniken
http://dielli.al/lajme.php?id=76044&k=71
JA LEXON SALIU NGA POSHTE TAVOLINES ,,,,,BUJAR MEHMETI MBAN LETREN PERPARA DHE LEVIZ MUSTAQET ,,,,,
Nxirreni more njerez te mbledhe kanoce kete jevgun jar
Sipas mendimit te Jarit c’do lagje duhet te jete komun me vete se eshte parimi i vetevendosjes.Kjo llogjike prej njeriu pa mend nuk sjell asgje tjeter vec anarshi.Mos valle keshtu e do Shqiperine Jari (SHpellari)?Une kam degjuar qe eshte i semur nga pjese fizike te trupit por,kjo tregon qe ai nuk eshte mire nga sistemi mendor.Mjere ky vend me maskarenjte qe ju poftisen
Ky eshte lajm shume i mire. Ta shohe populli se ku jemi katandisur dhe ne duart e kujt eshte Shteti. Turp per kete sakat qe e urren aq shume popullin e vet, eshte e pandershme qe te vesh gure ne rrota ritmeve pozitive te ecjes qe filloi me Qeverine Rama, eshte kriminale te shfrytezosh postin per te realizuar mbeshtetjen e grupeve kriminale qe perpiqen te mbajne peng venin tone.
Qeveria dhe shumica parlamentare duhet te mos zbrapsen perballe organizatave kriminale qe kane depertuar deri ne majat me te larta te shtetit.
Populli shqiptar e ka detyre patriotike te mbeshtese dyshen Rama-Meta te cilet kane marre persiper te nxjerrin vendin nga erresira mesjetare ku e cuan keta vagabonde
Duhet shkarkuar menjehere!
Eshte poshteruese per shqiptaret, qe nje nga mercenaret dhe b..lepiresit e berishes i perfaqson si president i republikes.
Mbajtja neper kembe e nje mediokri te tille, eshte jo vetem humbje kohe por edhe nje figure e shemtuar ne arenen nderkombetare si komb i paafte, i perfaqesuar ne limitet e idiotesise dhe rremujes me “politikane” sharlatane dhe te pandergjegjshem.
U lodh nje komb i tere per ti vene kufij grekut, mjafton nje idiot ne presidence per ti prishur pune gjithe historise.
Ne se te kthimi i ligjeve te tjere para ketij, Nishani ka gabuar, mendoj se tek kthimi i ligjit mbi ndarjen territoriale, ai ka plotesisht te drejte. Kush ka lexuar kushtetuten dhe ligjin nr. 8652 per qeverisjen vendore, do te bindet se qeveria eshte nxituar ne kete reforme. Kushtetuta dhe ligji i siperpermendur shprehen se ndarja teritoriale me ndryshim kufijsh te njesive ekzistuese, nuk mund te behet pa u mare me pare mendimi i popullsise qe banon ne te. Dhe ligji per shprehje mendimi parashikon edhe referendumin.
Cili nga ju qe shprehet ketu, ka patur mundesi te jape mendimin e tij, ne fshatin apo komunen e tij? Apo edhe ne lagjen e tij. I gjithe problemi eshte tek fshatrat, sepse per qytetet asgje nuk ndryshon.
Po pse e shani Presidentin ore te uruar? A nuk e shikoni sa i lexuar eshte? Shikoni pak bibloteken e tij, te jep pershtypjen sikur i ka lexuar te gjihta, ne fakt nuk jane libra por eshte thjeshte adesiv si kopertina librash, ky do lidhur me shalet e duart e veta, i semure psiqik, mendor, fizik, ne cdo gje kafshe e ndyre. te na rroje PRESIDENTI ME MUSTAK E ME DOSJE NE DOREN SAKATE!
Per problemin e Fullanit Rama fshihet mbas ligjit,ndersa per reformen teritoriale nuk don te pyesi per ligjin .Duhet edhe kete ligj ta respektoje.
O Mamuth ligjet i ben parlamenti, dhe parlamenti i ndryshon.
Me krto veprime qe ben presidenti i mafjozeve se i shqiptareve nuk ka qene asnje minut, qytetaret duhet te protestojne para presidences deri sa ta largojne nga detyra.
c’prisni me nga ky?????
Ky ka një sëmundje kronike degjenerative e trurit dhe palcës se kurrizit që shkakton humbje të kontrollit të muskujve te vullnetshëm, dëmton dhe nervat e të folurit, gëlltitjes, lëvizjes se gjymtyrëve
te bashkohemi te gjithe ne nje peticion qe ta dergojme ne “pension”
Kur do ja dhjesin musaqet ketij derdimeni se e ka bere hak.