Skandali i BSH/ Prokuroria thërret për dëshmi Fullanin

22 Gusht 2014, 08:57Politika TEMA

Prokuroria e Tiranës firmos fletë- thirrjen për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili pritet të paraqitet për të dhënë shpjegime për skandalin e vjedhjes së shumës prej 713 milionë lekësh nga Thesari i Shtetit në Linzë.

Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të lartë në Prokurorinë e Përgjithshme për GSH-në, të cilët thanë se guvernatorit Fullani i është dërguar “ftesë për paraqitje”, pasi nuk është person i dyshuar apo nën hetim.

Ftesa për paraqitje është firmosur gjithashtu për të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, zv.kryetares Elisabeta Gjoni, që është njëkohësisht dhe zv.guvernatore e BSH, si dhe anëtarëve, Petraq Milo, Dhori Kule, Ela Golemi, Ermelinda Meksi dhe Ardian Civici.

Zv.guvernatorja Elisabeta Gjoni, e cila është njëkohësisht edhe zëvendëskryetare e Këshillit Mbikëqyrës, do të jetë e para që do të pyetet nga prokurorët, për shkak se është autoriteti përgjegjës për ngritjen e grupeve të auditit për Thesarin e Shtetit.

Pasi të kenë në duar dëshminë e Gjonit dhe të anëtarëve të Këshillit, do të pyetet në fund dhe guvernatori, i cili ende nuk dihet nëse do t’i përgjigjet ftesës së prokurorëve.

12 komente në “Skandali i BSH/ Prokuroria thërret për dëshmi Fullanin”

  1. ALBAN says:

    DERR I NGINJUR APO SOKRAT I PERVUAJTUR ?

    1. l says:

      Mos prisni qe ky te deshmoj.Lexoni nje artikull te Kastriot Myftarajt ku flitet per nje afer 50 milion euro qe FULLHANI i ka dhen EDI RAMES me ndihme te MARIAN GJERMENIT buri i EGLANTINA GJERMENIT ministre te turizmit.Ky ka mbrojtjen e EDI RAMES PSIQIKUT e DEMAGOGUT qe po lufton me mullinjt e eres si DON KISHOT ku GOMAR perdor kurizin e popullit qe i ka hypur e po e vjedh.Lexoni dhe artikullin e ZONJES RUDINA SESERI ku analizon shkaqet pse EDI RAMA e mbron FULLHANIN.Ne fund do dali nje flluske sapuni dhe FULLHANI e MARIAN GJERMENI dhe e EDI RAMA do jene te lumtur qe vodhen BSH dhe e ben popullin QORR duke u tallur me te.Duro o POPULL DURO

  2. miu says:

    po pse i coni ftese per paraqitje me mire ti bejne nje telefonate dhe kaq

    ai eshte i zene dhe mos e nderprisni ne kulmin e punes.

  3. ALBAN says:

    O’ si nuk kam nji grusht të fortë
    t’i bije mu në zemër malit që s’bëzanë,
    ta dij edhe ai se ç’do me thanë i dobët –
    n’agoni të përdridhet si vigan i vramë,

    Unë – lugat! Si hij’e trazueme,
    trashëgimtar i vuetjes dhe i durimit,
    endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
    dhe me klithma të paknaquna t’instinktit.

    Mali hesht. Edhe pse për dite
    mbi lëkure të tij, në lojë varrimtare,
    kërkoj me gjete nji kafshate ma të mirë…
    Por me rrenë shaka shpresa gënjeshare.

    Mali hesht – dhe në heshtje qeshë.
    E unë vuej – dhe në vuejtje vdes !

    Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qeshë ?
    Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

    O, si nuk kam nji grusht të fuqishëm !

    Malit që hesht mu në zemër me ja njeshë
    Ta shof si dridhet nga grusht’i paligjshëm…
    E unë të kënaqem, të kënaqem t’u u qeshë .. apo jo ?

    1. GioGio says:

      Ke te drejte.
      Por fatkeqsisht, ai qe duhej ti jepte grushtin plehrave, i dha voten nje mazhornce qe vazhdon te mbaje ne kembe fuqine e berishianve.
      Tani voten e popullit dhe besimin e kane kthyer ne top futbolli ne nje fushe pa porta ku nuk mund te behet gol asnje here.
      Mjere ne.

  4. agron says:

    ky bastard,ne konferencene I-re,para gazetareve,ne vend qe te dilte me kemishe te bardhe e pa kollare,beri dhe karshillek,me veshjen qe eshte ne kete foto.E dini se me 7mln dollare,mbahen per 7 vjet,mbahen me rritje rroge normale te gjithe arsimtaret e vendit?

  5. andromeda says:

    Kur të vijë dita për ta thirrur, ky Fullani do jetë i zënë me ndonjë qokë. Guvernatori i qokave, ose tallsi i bythës me lekët e shqiptarëve.

  6. perkthyesi says:

    CFARE PRET PROKURORIA E LLAES QE DO TE THOTE FULLANI?

    Qe i ka shperndare LEKAT e Bankes se Shtetit te gjithe pushtetareve nga Ujku i Vjeter enverist demokrato-komunist Sali Berisha, per te kaluar tek ryshfetciu dallaveraxhi socialist Kryetari i Kuvendit Ilir Meta per te dale me ne fund edhe tek rilindja artistike e Edvinit tone Kryeminister qe ka marre pozen e Jezu Krishtit dhe po i meshiron te gjithe kusaret dhe hajdutet qe kane baterdisur si te babezitur Thesarin e Bankes se Shtetit me ndihmen e sekserit te tyre Fullani.

    Edi Rama mesiguri nuk pret qe Prokuroria e Llalles te hetoje dhe te zbuloje ndonje gje nga Guvernatori Fullani, sepse e di qe Kryeprokurori Llalla akoma jeton me friken e Kohes se Qepes te Enver Hoxhes kur ishte mbyllur ne internim nga xhelatet komuniste dhe qe atehere e ka mesuar leksionin per t’u fshehur poshte barit si zhapik me heshtje servili per pushtetin arrogant. Ka pak gjasa qe kjo fletethirrje eshte sa per t’i vene pak recel persiper MUT-it te dosjeve te harruara rruges Durres-Kukes, te Gerdecit, 21 janarit dhe shume te tjerave me interes te gjere publik, sepse politikes sone kombetare nuk i plas fare kur eshte fjala per opinionin publik te Shoqerise Civile.

    ATEHERE PSE PROKURORIA KA MARRE GUXIMIN TE THERRASE NE HETIM FULLANIN?

    Mbase keshilltaret e huaj te Edi Rames duke pare peticionet ne rritje kunder heshtjes se Kryeministrit te tyre artistik dhe te irrituar nga avokatia nonsens qe i ben opozita kusarit te Thesarit te Bankes se Shtetit ne unison te plote me Kryetarin e Kuvendit Popullor Ilir Meta mbase pra keta keshilltare te mirepaguar i kane thene ne vesh Edvinit tone te paditur:

    DIL DHE BEJ DICKA!

    Prandaj edhe Edvini doli ne TV dhe ja hodhi PATATEN E NXEHTE Prokurorise se Llalles.

  7. Ramudhi says:

    Prokuroria i ben formale te gjitha keto ,por populli nuk i han keto .

  8. PYETJA says:

    Perse mos shkoje Fullani ne prokurori?A e pate sa shpejt e thiri prokuroria,sapo Edvini e tha”JE I FALUR”.Ketij populli thote Edvini beja nenen e te thote daje,e keshtu do bej,si Saliu,si Fatosi e si me i madhi,Iliri.
    PO PER KE TE VOTOSH ME NE KETE VEND?KUJT TI BESOSH?A KANE MBETUR ME NJERI QE TE VEPROJE PER TE MIREN E KETIJ VENDI? SI DO ISHTE TRAJTUAR NE SISTEMIN E KALUAR KY FULLAN,BORDI,HAJDUTET,MINISTRAT,PER QINDRA MILIONA $ e grabitur?

  9. Tere vitin says:

    Nuk eshte firmosur Flet-thirrja per Fullanin,Guvernatorin e Gubernes sone te lekeve.Eshte firmosur Flete-arritja e Prokurorit ne Ambjentet e Bankes (Alias VEFA)
    Do presi nje cike tek dera sapo Fullani te boshatise maqinen frigorifer per ushqimet qe e perdore zoteria per udhetimet jashte Tiranes se “prite Zot”, Imperializmin Amerikan e Social-imperializmin Sovjetik tek dera i kemi dhe mos na i bejne gje Guvernatorit te Gubernes Shqiptare te Lekeve, do futet brenda dhe do pyesi : – Ne pune i keni patur ato 10 personat e arrestuar per ate punen e LEKAVE ?
    – C’te duhet ty or cun, une jam i mosvarur, do i thote i pari i Gubernes
    – ME FAL, MENDOVA SE ISHE SI PUNA IME I PAMOSVARUR, do jete pergjigja
    Pashim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje