Diplomaci/ Nishani dekreton lirimin nga detyra të 4 ambasadorëve

21 Gusht 2014, 12:41Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekreton lirimin nga detyra të katër ambasadorëve.

Në faqen e Presidencës publikohen dhe dekretet respektive që njoftojnë lirimin nga detyra të Sami Shiba, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident; lirimin e Ilir Tepelena nga detyra e Ambasadorit në Mbretërinë e Belgjikës, rezident dhe në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jorezident.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit ka dekretuar dhe lirimin nga detyra të Kastriot Robo, Ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident dhe në Mbretërinë e Marokut dhe në Republikën Islamike të Mauritanisë, jorezident.

Po ashtu, Presidenti Nishani dekretoi lirimin nga detyra të Arben Cici, Ambasador në Mbretërinë e Danimarkës.

2 komente në “Diplomaci/ Nishani dekreton lirimin nga detyra të 4 ambasadorëve”

  1. Tomorri dr. says:

    pO PSE mR pRESIDENT TE GJITH PERNJEHERESH

  2. Treviso says:

    Motivacioni? Si duket kan qene pa mustaqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje