Rama: Universiteteve do i ndalohet qëllimi i fitimit. Zyrat e Punës punësuan mbi 10 mijë persona

21 Gusht 2014, 13:28Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se universitetet private nuk mund të funksionojnë si ndërmarrje me qëllim fitimi, duke shtuar se do të ndalohet fitimi për çdo institucion të arsimit të lartë. Në konferencën për mediat, Rama theksoi se mbyllja e disa universiteteve private ishte domosdoshmëri për shkak se nuk plotësonin as kriteret më minimale.

 “Të gjithë e dinin që ishin gropë e qelbur dhe askush nuk bënte zë. Në harkun kohor të 6 muajve janë bërë 7 mijë orë inspektime dhe 59 grupe pune janë ngritur për të verifikuar ligjshmërinë bazuar në ligjin ekzistues. Nuk mund të mbyllim sytë kur me paratë e shtetit bëhen hajgare apo ku privatët bëjnë hajgare me paratë e shqiptarëve.

Do ndalohet qëllimi i fitimit për çdo universitet. Privatët që do të investojnë nuk do i trajtojnë si ndërmarrje me qëllim fitimi. Do depozitohen kallzimet penale për të gjithë ata që u përfshinë në aktivitetin industrial të shitblerjes së diplomave. Do asistohen e sistemohen 6 mijë studentë që janë sot përpara derës së mbyllur të pseudouniversitetit”, theksoi Kreu i Qeverisë.

Në vijim ai shtoi sepër herë të parë këtë vit mbi 24 mijë maturantë plotësuan formularin A2, dhe për herë të parë kishin të qartë institucionin ku mund te vijonin studimet, jo si me parë ku shkonin pas ‘berihajit nëpër gropat e zeza që qelbnin vendin dhe për të cilat askush nuk bënte asgjë’.

Rama theksoi se debati i kuotave është i fryrë, pasi janë respektuar kërkesat e universiteteve dhe ulja me 2800 kuota është e bazuar në kritere shumë objektive, lidhur me numrin shumë të vogël të studenteve në disa programe dhe mesatarja qesharake e studenteve në to.

Një tjetër çështje e prekur nga Kryeministri ishte teknologjia për të cilën tha se shumë shpejt do të konkretizohet një projekt, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme. Me anë të këtij projekti do të forcohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe qytetarëve.

“Një çështje tjetër është teknologjia. Jemi afër një konkretizimi të një teknologjie nga ana e Ministrisë së Brendshme që të fusim në funksion një projekt të ri, që do transformojë marrëdhëniet mes policisë dhe qytetarit. Monitorimi me kamera do vihet në Tiranë dhe pas shumë vitesh do shpëtojmë nga figura e policit në semaforë”, tha Rama.

Kryeministri ka konsideruar si një tjetër problem ndërprerjen e energjisë në zonat turistike ku ka pasur edhe këtë sezon mungesë të furnizimit të vazhdueshëm.

 “Ka qenë një vit i vështirë, trashëgimia është e tmerrshme. Ndërprerjet e energjisë kanë shoqëruar çdo vit sezonin turistik. Janë kryer remonte në gjithë zonën bregdetare, i cili ka qenë 100 për qind më i lartë sesa vitin e kaluar. Gatishmëria teknike ka qenë e plotë, ka pasur raste ndërprerje energjie, por skuadra speciale në ndihmë të pushuesve ka arritur të ndërhyjë në kohë. Problematika është ajo që dimë, vazhdojmë të kemi vjedhje të energjisë elektrike”, tha kryeministri Rama.

Ekonomia, sipas Kreut të Qeverisë, është një tjetër fushë ku janë regjistruar arritje krahasuar me 1 vit më parë. Në këtë kuadër Rama përmendi mbledhjen e 100 milionë dollarë më shumë.

 “Më Gushti Mood’s nxorri raportin tjetër konfirmoi rezultatin si mbi masat e marra nga qeveria si dhe nismës për të paguar të gjitha borxhet ndaj biznesit. Po i qëndrojmë një për një të gjitha angazhimeve tona.  Problematika vijon ende për ne, për të lehtësuar më shumë sipërmarrjen dhe rrugën e bërjes biznes në Shqipëri dhe burokracia, mbetet problem serioz i trashëguar. Do bëjmë ndërhyrje të reja në ligjin për administratën publike. Nuk do ketë më nga ato raste ku unë iki në kafe dhe ligji nuk më prek se jam i paprekshëm”, theksoi Rama.

Në vijim ai vlerësoi se tek financat jemi shumë më lart në mbledhjen e të ardhurave dhe shumë më lart në kontrollin e shtetit mbi aktivitetin financiar dhe kemi kërkuar dhe do kërkojmë me këmbëngulje që prokuroria të luftojë të gjitha punat e evazionit dhe posacërisht evazionin me skemat e TVSH.

 “Është arrestuar një grup i tërë personash që përdornin skema mashtruese me TVSH. Sigurisht ka ende shumë për të bërë. Burimet e reja të rritjes janë dhe burimet ku duhet të shkojnë paratë”, tha ai.

Duke u ndalur tek punësimi, Kryeministri theksoi se Zyrat e Punës që janë anatemuar deri më sot kanë ndërmjetësuar e siguruar punësimin e 10 359 persona të papunë.

“Bëhet fjalë për ata që kanë hyrë në punë nga Zyrat e Punës, por ka të tjerë që kanë hyrë në punë jo përmes zyrave të punës.  Financimi për programin e punësimit do rritet. Lufta ndaj ilegalitetit në punë po vijon intensivisht dhe vetën për qershorin tatimet kanë regjistruar mbi 1 mijë punonjës që mbaheshin ilegalisht në punë. Problematika është e qartë dhe aty. Administrata përbën një pengesë serioze në rrugën e zhvillimit, por dhe se ende nuk kemi kritere për performancën e punonjësve në punë. Të gjithë punonjësve të tatimeve e doganave do i nënshtrohen provimeve dhe nga ana tjetër do investojmë në mënyrë intensive në rritjen e rrogës kundrejt meritës”, theksoi Rama.

7 komente në “Rama: Universiteteve do i ndalohet qëllimi i fitimit. Zyrat e Punës punësuan mbi 10 mijë persona”

  1. lani says:

    Te lumte o Edi Rama . Per ty ka nevoje Shqiperia.

    1. rita says:

      Fillimi i ndryshimit orientalizmave eshte ky! Jepi plak se na ke pas

    2. kinse says:

      vai tigre…kjo eshte menyra me e mire per te bere shtet!

  2. The Tiranasi says:

    Piktori nuk ka haber nga ekonomia.
    Ndjek vetem skemat eksperimentale te deshtuara te Sorosit!

  3. . says:

    =================================================================

    Z.Rama,

    Besoj se i pe gazetaret qe kishe perballe … te gjithe kalamanj me 2-3 Diploma Fallco nga Shkollat e Bosave te Droges se Sali Bishes ….

    Askush nuk flet dot shqipe me gramatike pale te bejne pyetje.

    Te gjithe provincialet dhe maloket sapo zbriten ne qytet u paisen me 2-3 Diploma sejcili.

    Shqiperia mbushur me “gjoja” universitare qe jane “zero” nga profesioni.

    Keshtu si e ka katandisur Shqiperine kriminei Sali Bisha intelektualet e mirefillte te larguar as kane plan te kthehen ….

    Shqiperia do vuaj per intelektuale, kulture dhe qyteterim te vertete.

    ===================================================================

    1. DREJTESI says:

      Kete po kerkon dhe Kryeministri:-njerezit te behen njerez dhe jo te shkonin ne drejtim te kundert sic po dukeshin punet.
      Nuk eshte faji i Edit qe gazetaret nuk dine gramatike dhe nuk dine te bejne pyetje.
      Ti ndoshta do te doje qe ai te bente pyetje retorike…

  4. silva says:

    Syte qe t’ju pelcasin keni punesuar…..Po pse genjeni keshtu xhanem?! Nje mashtrim i vertete. Edhe i paskeni numeruar…10.000…hahahaha, na shkrite.
    T’ju vije turp t’ju vije!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje