Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me heshtjen e tij ndaj asaj që partia më e madhe opozitare e konsideron si inkriminimin e Parlamentit për t’I mbyllur gojën opozitës.
“Faktet tronditëse që dëshmojnë inkriminimin e Parlamentit, njihen prej 42 ditësh. Çdo qytetar i vendit ka mësuar se Edi Rama i ka hapur dyert e Parlamentit, deputetëve me precedent penalë, si Arben Ndoka, i dënuar me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi.
Dhe çdo qytetar i vendit u bë dëshmitar i skenarit të Ramës, të goditjes dhe kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të opozitës, prej këtyre deputetëve.
Ka mesa duket një arsye të fortë, pse Edi Rama ka futur në parlament deputetë me të kaluar kriminale për të shantazhuar opozitën, për ti mbyllur asaj gojën”, u shpreh në deklaratën e rradhës për mediat Koordinatorja Silvi bardhi.
Sipas saj, Edi Rama hesht prej 42 ditësh, pavarësisht se ai është hartuesi i skenarëve të dhunës anti-opozitë.
“Pavarësisht se me firmën dhe vulën e tij gëzojnë sot mandatin dhe imunitetin e deputetit persona me precedent penalë.
Faktet e inkriminimit të Parlamentit nuk heshten dot, dhe pse hesht Edi Rama prej 42 ditësh.
Përkundrazi, faktet rëndojnë më shumë sa më shumë kohë kalon dhe sa më shumë thellohet papërgjegjshmëria e mosllogaridhënia e Kryeministrit”, tha ajo.
Reagimi i Ramës
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend pas incidentit mes deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe disa deputetëve socialistë.
Kreu i Qeverisë tha se këto ngjarje janë të dënueshme, por përgjegjësia është individuale dhe ndaj tyre që i kanë bërë janë marrë masat përkatëse sipas rregullores pa parë majtas-djathtas.
“Në rastet e ushtrimit të dhunës verbale në Parlament nuk meritojnë asgjë tjetër veç dënimit. Ne i kemi dënuar moralisht edhe sipas rregullores së Parlamentit pa parë majtas-djathtas të gjithë ata që janë përfshirë në raste dhune e që nuk i bëjnë nder Parlamentit shqiptar.
Kur ata ndodhin përgjegjësia është individuale. Ajo që na takon është të sillemi me përgjegjësi. Ne e kemi bërë këtë gjë, të tjerat janë ‘dokrra hini’. Sa i përket opozitë më llafazane se kjo, në gjithçka përfshihet ky popull në formë thashethemi nuk ka, dhe përpjekje për t’i mbyllur gojën nuk ka. Opozita është përfshirë në këtë objekt vetë viktimizimi pasi i mungon një strategji. Nuk ka platformë, s’ka projekt, vjen e xhiron në boshllëk, duke akuzuar qeverinë, dhe gjykimet i bën secili por është një opozitë në hall të madh.
Halli nuk jemi ne se ka përpjekje të hapura për t’i mbyllur gojën. Mjafton të merrni librin e Parlamentit për të parë minutazhin, dhe është opozita e parë në historinë e vendit që ka minutazhin më të lartë se qeveria. Jam i sigurtë se mund t’i thonë gjërat brenda të njëjtit minutazh”, tha Rama.
vdes vetem se nuk i bene nje pap test
http://dielli.al/lajme.php?id=75920&k=71
Pupu sa shume qe shpifni si nuk u lodhen keta, opozita me pa vlere qe mund te ekzistoje
PArtia demokrtike partia qe mban rekord per shpifje e thashetheme ndaj qeverise. Prite kur ti jape Gines ndonje cmin ne lidhje me partia qe genjen me shume.
Perhere me nje vend i bien fyllit keta ndryshoni ndonje gje se lat kokrren e namit.
o zot i madh kur flet pd-ja!!!! o zot i madh flasin strazimirat mulat qe godasin polic, flasin vrasesit e 21 janarit! flasin mediu e shkelzenat e gerdecit. njerez imoral te neveritshem!
PD vuan jo vetem per politikan ,por dhe nga llogjika e njeriut normal.Veprimet e deputetit varen vetem nga vet personi,iligjeshem apo i pa ligjeshem.Votuesit i intereson cfar jep perfaqesuesi i tij ne kuvend per interesat e votuesit.Rrihen deputetet me njri tjetrin, koken te hane ,po te kene ate koke.Na cane derrasat keta deputetet e PD se kane ngrene dru dhe nuk shqetesohen fare per vrasjet ne bulevard,per Gerdecin,per vjedhjen e parave te shqiptareve nga administrata e bankes etj etj
Juve osht per tju qit gjak nga syt ene nk do ket tngopme ky milet
Po ik moj larSke andej, shko e rrit femijet a cfare ke ne shtepi e rri rehat. Akoma nuk u lodhe duke i rene fyellit ne te njejten brime.
Strazimiri eshte rrugac,nuk eshte per ne parlament,ai po qan pa rrahur,drurin e ka hak se na ka car mender bythen gjithe kohen.E mbani ment si ju drejtua ambasadorit amerikan ky rrugac”ta gezosh pensionin Like”,po Likja(Arvizu)vazhdon ne detyren dhe pse nuk do masha e Saliut.