“Instituti i Riedukimit, qendër përdhunimi”

20 Gusht 2014, 19:49Politika TEMA

Kanë shkaktuar tronditje në Greqi zbulimet e fundit, sipas të cilave në një Institut Riedukimi të të miturve, në qytetin e Volosit, janë kryer përdhunime në grup.

Lajmi publikohet nga gazeta “Ethnos”, sipas së cilës brenda një muaji viktima të përdhunimeve në grup janë bërë tre fëmijë, dy grekë dhe një shqiptar.

Një muaj më parë, drejt organeve të Rendit të qytetit ka ardhur një denoncim nga një 14-vjeçar shqiptar, që mbahej në këtë Institut me akuzën se kishte tentuar të keqtrajtonte seksualisht një gjashtëvjeçare.

Por, vet ai është përdhunuar nga një 16-vjeçar rom dhe dy të rinj të tjerë të moshës 17 dhe 14 vjeç, të tre persona që mbahen aty me akuzat për vjedhje dhe bastisje.

Prokurori i qytetit të Volosit ka dhënë urdhër për burgosje të 16-vjeçarit rom, ndërsa dy personat e tjerë janë rikthyer në Institutin e Riedukimit. Por, pa kaluar disa javë, dy djem të tjerë, të moshës 15 dhe 16 vjeç, janë sulmuar nga një grup të rinjsh të këtij institucioni dhe janë përdhunuar egërsisht në banjat e ndërtesës.

Ajo që ka krijuar reagime të ashpra të opinionit publik dhe të mediave është se, edhe në këtë rast, vërtet që autorët janë akuzuar nga Prokuroria, por nuk janë burgosur dhe janë kthyer përsëri në ambientet e këtij Insituti, ndërsa viktimat nuk janë trajtuar nga psikologët e specialistët./TCH

5 komente në ““Instituti i Riedukimit, qendër përdhunimi””

  1. turkofagos says:

    E di cbehet aty. Kam qene dy vjet.

  2. EleΥΘeriskeΨi says:

    Eshte mire lajmet te jepen te sakta. Ne asnje deklarat nuk shkruhet se ” ndërsa viktimat nuk janë trajtuar nga psikologët e specialistët”. Lajmi eshte trondites dhe nuk ka nevoj per “salc”.
    Nuk ka Instute Riedukimi pa psikolog. Gjithashtu kjo eshte nje qender qe ka status te lire ku hyjne e dalin 22 femije me probleme te ndryshme sjelljeje.Femijet nuk jan te mbyllur por dalin dhe vijne sipas deshirave te familjareve.
    Eshte mire lajmet te jepen te plota
    Lajmi ne greqisht,
    Έντονη ανησυχία έχουν προκαλέσει καταγγελίες που έρχονται από τον Βόλο και συγκεκριμένα από το Ίδρυμα Αγωγής Ανηλίκων στην πόλη, σύμφωνα με τις οποίες, δύο ανήλικοι έπεσαν θύματα βιασμού το περασμένο Σάββατο, ένα μόλις μήνα έπειτα την καταγγελία για επίσης ομαδικό βιασμό 14χρονου Αλβανού.
    Σύμφωνα με δημοσίευμα της εφημερίδας «Έθνος», οι δράστες του ομαδικού βιασμού, που έγινε το Σάββατο, οδηγήθηκαν στην Εισαγγελία Βόλου, τους ασκήθηκε ποινική δίωξη για βιασμό και απειλή, ωστόσο, αμέσως μετά επέστρεψαν στο Ίδρυμα όπου και συνεχίζουν να εκτίουν την ποινή τους.

    Το περιστατικό αντιλήφθηκε ο νυχτερινός φύλακας του Ιδρύματος, ο οποίος δεν βρήκε τα αγόρια στους θαλάμους και τα εντόπισε κακοποιημένα στις τουαλέτες.

    Το δημοσίευμα αναφέρει ότι η φύλαξη του Ιδρύματος, που υπάγεται στο υπουργείο Δικαιοσύνης, είναι ελλιπής, ιδιαίτερα το βράδυ, αλλά και πως ανησυχία προκαλούν στις αστυνομικές αρχές οι συνεχείς εξαφανίσεις ανηλίκων.

    Πάντως, στο υπουργείο Δικαιοσύνης περιμένουν το πόρισμα του ιατροδικαστή, ενώ παράγοντες του υπουργείου κάνουν λόγο για «απόπειρα» και όχι για βιασμό- Perkthehet. Megjithatë,Ministria e Drejtësisë eshtu duke pritur raportin mjek ligjor dhe se faktore të ministrisë bejn fjale per “përpjekje” dhe jo përdhunim.

  3. jimy says:

    Ok turkofagos e paske hanger edhe TIIIIIIIIII !

  4. kushtrimi says:

    perdhunimi eshte vlere e grekeve dhe nuk burgoset kush per kete.

  5. Olta says:

    Edhe atje paska hapur zyre Kocua keshtu?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje