Obama: Ekzekutimi i gazetarit ka shokuar mbarë botën, ideologjia e ISIS do dështojë

20 Gusht 2014, 19:33Politika TEMA

Presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi se ekzekutimi i një gazetari amerikan, duke i prerë kokën, është një akt dhune që ka shokuar ndërgjegjen e mbarë botës.

Obama foli pasi Shtëpia e Bardhë deklaroi se video e ekzekutimit të James Foley nga militantët islamikë të ISIS është autentike.

Presidenti amerikan tha se ideologjia e Shtetit Islamik është e falimentuar dhe do të dështojë.

Grupi thotë se vrasja e Foley është një hakmarrje për sulmet ajrore të amerikanëve mbi luftëtarët e tyre në Irak.

Në videon e titulluar “Një mesazh për Amerikën”, duket ekzekutimi i gazetarit nga një person me theks britanik.

Gazetari jep një mesazh për familjen e tij dhe e lidh vdekjen e tij me bombardimet amerikane.

“U bëj thirrje miqve të mi, familjes dhe të dashurve të mi të ngrihen kundër vrasësve të mi të vërtetë, qeverisë amerikane. Ajo që do më ndodhë mua është si rezultat i krimeve të tyre,” tha ai.

Më pas militanti islamik paralajmëron amerikanët se ata nuk po luftojnë kundër një rebelimi, por kundër një ushtrie islamike dhe një shteti që do pranohet shumë shpejt nga të gjithë myslimanët në mbarë botën.

“Çdo përpjekje nga ti Obama për t’u mohuar myslimanëve të drejtat e tyre për të jetuar të sigurt nën kalifatin islamik do të rezultojë në gjakderdhje për njerëzit tuaj,” tha militanti.

Ata thonë se kanë peng edhe një tjetër gazetar.

Kryeministri britanik, David Cameron e ka dënuar vrasjen si shokuese.

Më herët presidenti francez, Francois Hollande tha se “mendoj se jemi në situatën më serioze ndërkombëtare që prej vitit 20011”.

Ndërkohë në rrjetet sociale ka nisur një fushatë kundër imazheve të tmerrshme që po shpërndajnë militantët islamikë, me kokën e prerë të gazetarit.

19 komente në “Obama: Ekzekutimi i gazetarit ka shokuar mbarë botën, ideologjia e ISIS do dështojë”

  1. Babai i vertete i Dardanit says:

    Fat i keq i gazetarit, po na merakun e kem me tanet.
    Vetvendosja i ka dale ne mbrotje ketij kapuconit te zi?

    1. jon says:

      vetevendosja ty then qafen ore idiot

    2. Ruzhdi says:

      Izraeli ka te drejt te vras Gruan dhe Femijet e nje udheheqsit Hamas edhe ajo esht per te shokuar Boten dhe duhet te denohet.

  2. Blue Jasmine says:

    Kanibalet, jenicere te ISIS kane sjelle mesazhe hakmarrjeje kundra sulmeve ajrore te US. Diku lexova se anetare te saj jane edhe ne Ferguson ku protestat ndaj policise po behen edhe me te dhunshme.
    Nuk me duket cudi qe po, sepse amerikanet vete nuk shquhen per protesta.

  3. A says:

    Barak Obama, David Kameron dhe Francois Holand, tani bota dhe popujt qyteteruar dhe te emancipuar nuk kane nevoje per fjale dhe lloqe, kur kemi mbi toke kafshe me dy kembe njelloj specie njerezore pa dinjited, injorant, zhuls qe bejne te tilla skena makabre qe shokojne cdo njeri normal.
    Prandaj me Izraelin ne krye zhdukni keto kerrma qe njerez nuk jane, te cilat nuk dine se cfare bejne dhe nuk dine se cfare jane te drejtat e njeriut. Kur flasin per te drejtat e njeriut keto lloj te semuresh mendor qe truri i eshte i lare me kohe dhe kane dyst, e duan si duan ata.
    Prandaj yxhym perpara si thonin turqit ne vakt dhe zhdukni me themel kete rrace bastarde dhe perverse.Tung.

  4. Hugo says:

    Tani do shikoni fundin tuaj dhe te gjithe extremitave neper bote. Mjere ju qe beni si trima duke vrare ne menyre makabre njerez te pafajshem .

    1. Hajni, Kosove says:

      Pse komentoni thuse keni lind sot?

  5. Miri says:

    Vetem kriminel frigacake ,e te pa shprese mund te bajne nje krim te tille ngushellime families,

  6. mirel drejtesia says:

    vetem te lindurit krimilel i bejne keto krime te tmershme……….

  7. Dibrani says:

    Gjynah djal i ri me ka ardhur shume keq kur pashe vidion ,….ato njerez nuk njohin ZOT ,grupi ISIS duhet zhdukur njeher e pergjithmon nga ky planet.

    ata jane kriminel te lindur,…..ZOTI i ndershkoft kriminelet pa meshire

    djali u preht ne paqe

  8. jak says:

    Ben mire Merua qe nuk shkon te beje ndonje reportazh ne Siri.

  9. Gjoni says:

    Deri me sot,asnji gazetar musliman “burre”,me gjak shqiptar, nuk ka dale e me deklarue ,kunder krimeve makabre dhe mizore të islamisteve ,siç deklaroi botnisht gazetarja burrneshe kosovare Besiana Xharra,kur tha : Une nuk jam ma muslimane!.
    Si ka mundesi qi iintelektualet Shqiptare qi e njohin ma se miri historine e islamizmit të shqiptareve nuk u ba nji “burre” qi ne respekt të dhunes të ushtrueme ndaj te pareve tone të shkapreceje hendekun e t’i kthehet rranjeve katolike kastriotike të popullit shqiptar,siç vepruen Faik Konica,Ibrahim Kodra ,Ibrahim Rugova,Selim Ngurra ,Bajram(Gjergj)Kabashi,Familja Mehaj ne Kosove e shum e shum të tjere.Sot asht turp,marre me I thane vehtes musliman.Vetem Sali Berisha,gjyshi I të cilit vrau mikun ne shtepi të vet ,si dhe priftin e fshatit qi denoncoi ate krim,asht krenar pse asht musliman!?Dhe kte deklarate ai e ban ne kohen kur arrestohen disa hoxhallare qi kishin propagandue tek disa të rij me shkue per xhihad ne Siri!

  10. Dea says:

    Nuk i kuptoj amerikanet??? Ne 2011/12, terroristet ishin disa celula te shperndara dhe ara i ndoqen kemba kembes, shkaterruan, Irakun dhe Afganistanin. Tani, terroristet po krijojne shtetin e tyre, i bejne karshillek USA dhe i cojne mesazhe (per mua poshteruese) dhe asnje reagim i forte. Apo i jodhen vete benzine zjarrit dhe tani s’dine cfare te bejne??? Shpresojme te zgjohen USA, Dhe gjithe bota, perpara se te jete shume vone.

  11. Kapo says:

    Shume i drejte komenti juaj i nderuar president.Pamjet jane horror i vertet.Po kur vtiteshin mizorisht femijte e pambrojtur palestinez perse nuk e ngrite zerin keshtu?Nese flet si politikan te jap te drejt se mbron nje qytetar tendin…por si njeri ,duke mos mbrojtur edhe femijet e Palestines qe vriteshin edhe ne gji te nenes..je treguar i ulet.

  12. tani says:

    po mo evgjit po.pse nuk iu bie terroristeve apo i ke te dores tende.keto masakra do ndalen vetem kur te thyeje qafen ky president islamik ne 2016.me ardhjen ne pushtet te xhef bushit do tju vihet dinjiteti ne vend te krishtereve se po te jete per kete qymyrin na mori lumi.

  13. omar kajham says:

    Jo me me bombardime ,perdorni lendet helmuese ti shfarosni ne mase.

  14. sheme says:

    Ne se do ish trim ky plehre islamik do ta hiqte masken.Vetem nje funderrine e frikacak vret njerez te pa mbrojtur e megjithate i fshehur pas veshjes se tij te palare.

  15. krio says:

    Prandaj i simpatizoj izraelitet se ste falin.
    Fut pra ushtrin cfar pret. Mos fol kot po vriten te krishter mysliman se Bushi vogel esht fajtor per Irakun.
    Atehere u sulmu se kish arm kimike. Po kishte lesh.
    E varet Sadamin se vrau 100 kurd. Po tani qe jan vrare 800000 njerez do varet Bush zgjebsi.
    Amerika ta cij deri ne fund misionin ne Irak dhe jo te mjaftihet veren me vjedhjen e naftes.

  16. NURIU says:

    Mos nuk ka qene gazetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje