Peleshi inspekton investimet në Maliq/Do të mbështesim Bashtitë e reja në planet strategjike të zhvillimit

20 Gusht 2014, 15:36Politika TEMA

Zv.Kryeministri Niko Peleshi inspektoi punimet për sistemimin e trotuareve të Bashkisë Maliq, projekt ky i financuar nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve.

 “Është iniciativa e pushtetit lokal por qeveria shqiptare nuk do të rri pa marrë rolin dhe përgjegjësitë e veta. Ne do të mbështesim edhe me kapacitete, me ekspertizë por edhe me fonde përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, që tani janë duke u riformatuar, do të mbështesim bashkitë e reja për të hartuar në një kohë sa më të shpejtë planet e tyre strategjike të zhvillimit”, u shpreh Peleshi.

Zv. Kryeministri theksoi rendësinë e projekteve të FZHR në ndihme të bashkive, por u ndal edhe tek ndikimi pozitiv qe do të ketë Reforma Territoriale – Administrative në rritjen e kapaciteteve financiare të bashkive të reja që do të krijohen.

“Ky investim që sot mbështetet nga qeveria shqiptare është baraz me buxhetin e dy viteve të Bashkisë së Maliqit. Ka qenë praktikisht e pamundur për bashkitë e vogla sidomos, por edhe për komunat të financonin projektet e zhvillimit të infrastrukturës por edhe me gjerë të shërbimeve e të tjera. Bashkia e madhe do të ketë qoftë edhe nga kursimet e reformës buxhete më të mëdha. Bashkia e Maliqit do të ketë plus rreth 1 milion euro të çliruara thjesht edhe vetëm nga kursimet e shumë fondeve që thërrmoheshin deri dje”, tha Peleshi.

Zv.kryeministri Peleshi foli po ashtu edhe për rikonceptimin dhe fuqizimin e FZHR dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit si dy nga instrumentet kryesore përmes të cilave qeveria do të mbështesë projektet e bashkive.

4 komente në “Peleshi inspekton investimet në Maliq/Do të mbështesim Bashtitë e reja në planet strategjike të zhvillimit”

  1. joni says:

    Ky koketuli eshte nje showman I peshtire. Nje fodull I trashe. Ky asnjehere nuk ka ndihmuar askend ( pervec njerzve t vet) kur ka qene kryetar bashkie. Ndihmese qe ja jepte ligji apo pozicioni qe perfaqesonte. Ky njeri I mbushur me veten linte njerez me ore te tera jashte. Te vuajtur, intellectual, njerez qe kerkonin bashkepunime. Fliste me nje gjuhe arrogantesh dhe tani del ne tv si arrites komunisto- socialiste. Sikur kishte arritur planin e prodhimit t grurit. Enough me keta palo burra.!!!!

    1. kiri says:

      more joni po ti andrea manon mo qe bente sherr me gjela? ik o loqe shikoje korcen si eshte transformuar ik shikoje, e vetmja bashki pa nje pallat te larte o loqe! rruge te shtruara e qe po shtroheshin po na vjen e na ben gam gam kot.

  2. Koco says:

    Po ky Joni , duket qe eshte nga rrjeshti i atyre te baltosurve e te menderosurve te P D te Sahliut , qe te vetmen gje qe dine eshte gjithcka qe ka te beje me shpifjet , poshtersite , intrigat , djallezite , edhe aq sa jeni shprehur duket gjuha e zgjedhur e helmatisur e Gjarperit Sahli . qe ka bere e di te beje vetem pune te pista Xhihadisti .

  3. Agim Mani says:

    Me sa di eshte i pari investim serioz qe behet ne qytetin e Maliqit.Dukej nje qytet sikur vinte nga thellesia e mesjetes sepse peishja fatale e kombinatit te sheqerit nga Sali Berisha ishte njekohesisht nje katastrof per banoret e saje.Qeveria e kaluar as nuk e kthente koken nga kjo qyteze sepse ishte teresisht e majte.Sot po behet dicka ,ndoshta ne te ardhmen akoma me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje