Zgjedhjet lokale/ Basha shmang Berishën, do e udhëheqë vetë fushatën

20 Gusht 2014, 11:08Politika TEMA

Fushata e PD-së në zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen në vitin 2015, do të udhëhiqet vetëm nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Sipas gazetës Shekulli, në podiumet e PD-së nuk do të shohim figura të tjera të rëndësishme si ish- kryeministri Sali Berisha, ish- kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, ekonomistin Ridvan Bode etj.

Ky mësohet se është urdhri që ka nxjerrë kryedemokrati Basha. Burime brenda PD-së bëjnë të ditur se gjatë ditëve të fundit, krahas rinovimit të ndërtesës së SHQUPit, dhe rinovimit të figurave të vjetra me të rinj, Basha ka nisur të përgatisë dhe mënyrën se si do të prezantohet PD-ja në fushatën e zgjedhjeve lokale dhe një nga risitë është dhe mënjanimi i figurave të tjera në podiume.

Programi do të prezantohet i gjithi nga Basha dhe do të fokusohet tërësisht tek ai.

Pas dhënies së detyrave në selinë e SHQUP-it për të gjithë krerët e rretheve, burime të PD-së bëjnë të ditur se kreu i saj, në listën e porosive krahas ringritjes së grupeve të punës në çdo zonë në Shqipëri, ka urdhëruar kryetarët e degëve të rretheve që fushata e zgjedhjeve lokale të mos përfaqësohet nga asnjë figurë e PD-së, por vetëm nëpërmjet tij dhe atyre vetë.

Mësohet se Basha do të jetë në krye të çdo takimi, ndërsa para medieve do të jetë koordinatorja e PD-së, Grida Duma.

7 komente në “Zgjedhjet lokale/ Basha shmang Berishën, do e udhëheqë vetë fushatën”

  1. it is all about SEX says:

    do udheheqett nga BASHA po ketij te shkretit i mbaron zeri edhe fillon e gerrhet http://bit.do/vrasjet-e-ISIS

  2. Z says:

    I nderuar gazetar, e dini kuptimin e fjales ” grua e hekurt”?

    1. Genti says:

      E ka fjalen gruaja e hekurt e ndryshkur hahhahahahahhajt mos e mer seriozisht ai ka dashur te vere epitete….pastaj ajo te fut plumbin edhe vetem ha hajdaros

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha mbi te gjitha e ka parashikuar prej kohesh humbjen e Bashes,ja ka leshuar litarin.
    Rezultatet e dobeta ne drejtimin e bashkise se Tiranes,humbja e besimit ne popull,detyrojne Berishen te beje hapa mbrapa,per te patur me te lehte per ta shkarkuar,pas humbjes.
    PD-ja pas humbjes se thelle qe pesoi ne zgjedhjet e pergjithshme,nuk ka kohen e nevojshme per tu rikuperuar,kundershtari politik nuk ka bere gabime per ti patur si dhoro ne votime.
    “Maskimi” i berishjaneve kryesor,nuk do sjelle risi per votuesit,nuk do sherbej si makiazh kozmetik,per te rregulluar imazhin e hajduteve!

  4. vlonjati says:

    Berisha dhe Basha do ti fitojne zgjedhjet me Xhiljeten e tiranes dhe Elviren e sarandes , programi i pd eshte qe te gjith kuvat e shqiperise te marin tesern e partise nen hudheheqen e Argites dhe Lirise.

  5. toidi_o says:

    kokat e njeri tjetrit hengshin nje ore e me pare

  6. Delli USA says:

    Kur shpetimin e kerkon dhe nga nje karakurve si Elvira e Sarandes,vajmedet per pd-en e lulashit ku eshte katandisur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje