Skandali i Sarandës/ Berisha: Krim shtetëror, të ngrihemi të mbrojmë dinjitetin tonë

19 Gusht 2014, 16:07Politika TEMA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërisht përmes një postimi në rrjetin social Facebook mbi Skandalin e Sarandës dhe videon e publikuar në media, që përbën edhe provën kryesore të Prokurorisë në akuzat e ngritura ndaj Agron Cane, Sekretarit të deputetit socialist Koço Kokëdhima.

 “Po fole të pres kokën! Ky paralajmërim nuk është bërë nga bosët në shpellat e mafies, strofullat e Sacra Corona Unita, por është bërë nga bosi lokal i mafies socialiste në selinë e PS në Sarandë. Ky kërcënim me prerje koke iu bë nënës që rrit tre jetimë, pasi i kërkoi vajzën e mitur për marrëdhënie seksuale në shkëmbim të vendit të punës, nga Agron Cane, sekretari i PS për Sarandën dhe mëkëmbësi i sivllaut të Edi Rames, Koco Kokëdhimës, de fakto “kryeministri i jugut””, shkruan Berisha në postimin në rrjetin social.

Në vijim ai shton se edhe sot nëna është pa asnjë mbrojtje.

“Rama, për të mbrojtur sivllaun e tij merret me gjetjen e sharjeve të reja për opoziten. Ky kërcënim u konsiderua si horror nga media dhe u çensurua. Këtë krim të shëmtuar shtetëror e dënon çdo qytetar, ndaj të ngrihemi për dinjitetin tonë!!”, përfundon komentin në Facebook ish-Kryeministri Berisha.

10 komente në “Skandali i Sarandës/ Berisha: Krim shtetëror, të ngrihemi të mbrojmë dinjitetin tonë”

  1. Hena says:

    Skandal: ” Kryetari i komunës Prezë është Ahmet Halili, i ardhur si kandidaturë e Partisë Demokratike është shpallur që në vitin 2002 person në kërkim në Shtetet e Bashkuara për ngacmim seksual të një minoreneje dhe për rrahjen e një personi. Që prej vitit 2002 ai është larguar nga Shtetet e Bashkuara për t’iu shmangur arrestimit por rikthimi në atdhe i ka hapur atij rrugët e karrierës politike, sigurisht nën mbështetjen e Partisë Demokratike dhe vetë kryeministrit të vendit. Historia e Ahmet Halilit, në fakt zbulohet nga letrat që kanë dalë as më shumë e as më pak se sa nga zyrat e kryeministrisë dhe të policisë së shtetit shqiptar. Në fillim të vitit 2007, një shqiptaro-amerikan i quajtur Sinan Gjoni, i dërgon një letër informuese numrit.2 të policisë shqiptare Agron Kuliçajt. Pasi i përshkruante aktivitetin dhe problemet në SHBA të Ahmet Halilit, i cili në këtë periudhë porsa ishte shpallur kandidat i Partisë demokratike për kryetar të komunës Prezë, shqiptaro-amerikani, bashkëlidhur letrës i dërgoi Kuliçajt edhe dokumente të marra në gjykatën amerikane ku kërkohej arrestimi i Ahmet Halilit për ngacmim seksual ndaj një të miture dhe për rrahje. Pasi kanë parë se nga ana e zotit Kuliçaj nuk pati ndonjë reagim, madje nuk u kthye as përgjigje ndaj shtetasit që dërgoi materialin, i njëjti material i dërgohet dhe zyrës së Berishës. Kjo e fundit më datën 22 Qershor 2007 i dërgon materialin e ardhur Agron Kuliçajt dhe e urdhëron atë që të bëjë ndjekjen e kësaj çështje dhe për çdo rezultat të dalë nga hetimi të informonte kryeministrin dhe personin që kishte sjellë denoncimin. Jemi në 22 Qershor 2007, rreth 5 muaj pasi zoti Halili ishte zgjedhur kryetar i komunës Prezë.
    Problemet
    Halili-BreguNë kopjen e dokumenteve që i shkuan Berishës dhe Kuliçajt ndaj Ahmet Halilit gjendet dhe urdhri i gjykatësit amerikan për arrestimin e tij. Sipas këtij dokumenti rezulton se dedektivi amerikan John E. Jesper ka kërkuar urdhër-arresti për shtetasin e dyshuar Ahmet Halili i cili dyshohej për shkelje të rënda të ligjit i cili pa justifikime të ligjshme dhe me qëllim, dyshohet ka bërë kontakt fizik me një natyrë fyese me shtetasen e mitur T.K, duke futur duart nën bluzën e saj dhe duke i kapur gjokset. Rezulton se njësoj si për rastin e ngacmimit seksual ndaj një të miture, ndaj Halilit ka pasur një urdhër-arrest edhe për rrahje. Denoncuesit e tij shprehen se menjëherë pasi gjykatësi ka kërkuar arrestimin e tij ai është kthyer në Shqipëri. “Ky person quhet Ahmet Halili. Ka shkuar në USA në vitin 1996 së bashku me gruan dhe dy fëmijë, me lotarinë që organizohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit në USA. Në vitin 2001 ju dha shtetësia amerikane. Adresa ku familja e tij jeton në USA akoma është….. Woodstock 60098. Ahmet Halili, ka ikur nga USA në Gusht të vitit 2002 pasi ka pasur probleme me policinë. Kërkohet nga policia(Woodstock Police) pasi ka dy fletë-arresti. Njërën për rrahje(felony) dhe tjetrën për ngacmim seksual të një vajze 16-vjeçare(ku menjëherë pas kësaj ngjarje largohet nga USA). Pasi u largua nga USA, Ahmet Halili u kthye në Shqipëri, ku strehoet dhe jeton në fshatin Prezë(afër aeroportit të Rinasit)”, – shkruhet në letrën denoncuese.
    Karriera
    ahmet haliliPasi është kthyer në Shqipëri duket se Ahmet Halili fillimisht ka nisur punë në doganën e Rinasit, e pas disa vitesh në këtë funksion ai e ka parë veten mjaftueshëm të fuqizuar për të nisur dhe karrierën politike, në njërën prej komunave më të rëndësishme të Tiranës, atë të Prezës, e cila ka nën administrim qindra hektarë tokë me vlerë, tokë e cila është interesante dhe shumë e lakmuar për investitorët pasi gjendet fare pranë aeroportit të vetëm ndërkombëtar që ka Shqipëria. “Pasi ka punuar për disa kohë në doganën e Rinasit në aeroport, së fundi me mashtrime(edhe për jetën e tij në USA) dhe duke shpërndarë para në familjet që do të votonin për të, është zgjedhur kryetar i komunës Prezë të Prefekturës Tiranë”, – shkruajnë denoncuesit e tij në letrën që i kanë dërguar Kuliçajt e më pas dhe vetë Berishës. .

    leterLetra denoncuese dërguar Agron Kuliçajt në vitin 2007

    Dërgues: Sinan Gjoni
    Woodstock, IL
    USA

    Për: Ministrinë e Brendshme, Drejtorit të krimeve të Hapura, Z. Agron KULIQI, TIRANË

    I nderuar zoti Agron:
    Informacioni që po ju dërgoj është për një njeri që ka kryer krime në USA dhe ndodhet në Shqipëri, i cili është kryetar i komunës Prezë.
    Ky person quhet Ahmet Halili. Ka shkuar në USA në vitin 1996 së bashku me gruan dhe dy fëmijë, me lotarinë që organizohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit në USA. Në vitin 2001 ju dha shtetësia amerikane. Adresa ku familja e tij jeton në USA akoma është….. Woodstock 60098.
    Ahmet Halili, ka ikur nga USA në Gusht të vitit 2002 pasi ka pasur probleme me policinë. Kërkohet nga policia(Woodstock Police) pasi ka dy fletë-arresti. Njërën për rrahje(felony) dhe tjetrën për ngacmim seksual të një vajze 16-vjeçare(ku menjëherë pas kësaj ngjarje largohet nga USA). Pasi u largua nga USA, Ahmet Halili u kthye në Shqipëri, ku strehoet dhe jeton në fshatin Prezë(afër aeroportit të Rinasit). Pasi ka punuar për disa kohë në doganën e Rinasit në aeroport, së fundi me mashtrime(edhe për jetën e tij në USA) dhe duke shpërndarë para në familjet që do të votonin për të, është zgjedhur kryetar i komunës Prezë të Prefekturës Tiranë. Bashkëngjitur keni një kopje të akuzave të bëra ndaj tij. Fletët e arrestit të lëshuara që në vitin 2002 janë akoma të pa ekzekutuara, pasi personi në fjalë është larguar nga USA. Në momentin që ai do të rifutet në USA do të arrestohet menjëherë.
    Për të verifikuar informacionin e mësipërm, kontaktoni policinë e qytetit Woodstock në shtetin e Ilinoisit në numrin e telefonit…….
    Besojmë se ju i nderuari zoti Agron, do të merrni të tëra masat e nevojshme në përputhje me ligjin, me qëllim që kriminelë të tillë të mos jenë më në të tilla poste shtetërore, por të vihen para drejtësisë. Dhe në një kohë që kryeministri i Shqipërisë është betuar përpara shqiptarëve se do të ketë zero tolerancë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, këtij krimineli i jepet imunitet.

    1. Hena says:

      Duke Lexuar si me lart SALI BERISHA, te gjithe Kuptojme se SOT denohet cdo njeri qe ben veprime te liga, ndersa ti i MBROJTA dhe i bere PErfaqesuesit e tu ne pushtet LOKAL .

      TURPI dhe IMORALITETI mban emrin tend sali

      1. Sela says:

        po xeni eshte ne Bora Bora duke bere pushime te shtrenjta me leket qe vodhe ti 23 vite o plak qen

        Argite turithymja ca ben tani qe sje me ti ne pushtet o kurv plak

        1. bledi says:

          Te pret Burgu o saliiiiiii.. Po mbulon Fullanin, BAshen, VISHO AJAZIN, Dashon, etj etj etj.. PO u lodhe, u kepute si gjethe fiku tanime

          1. finish says:

            Ke vrare o sali sa i ke luj fene ne kete vend. Me shume se enveri ke vrare o te vrafte i madhi zooooooooooot

  2. Zapbone says:

    Ti je nje gerdalle e duhet te shdukesh nga politika. Vetem Ti nuk ke goje te flasesh…

  3. gimi says:

    Sali Berisha-tutori i rrembimit,prostituimit dhe perdhunimit te femres shqiptare per 23 vjet.Sali Berisha banon ne nje vile te ndertuar me para te nxjerra nga prostituimi me dhune i femrave shqiptare ne shtetet demokratike te Brukselit.Vetem plumb per te!

  4. andi says:

    njeri qe e ka mendjen vetem te ngrihet… kete shof un, po pse per cdo gje qe ndodh duhet te ngrihemi o sali? apo harrove ato qe ke bere ti kur ke qene ne pushtet, qe hidhje gurin e fshije doren, apo squhet gerdeci dhe 21 janari per ty????/

  5. kushtezon says:

    Problem per te gjitha rrethet e vendit

  6. emigrante 91 says:

    te gjitha keto jane rezultat i mos zbatimit te ligjit.
    dhe pergjegjesine kryesore e mban vetem ti sali.
    edhe pse je larguar rrenjet e tua jane akoma thelle ne instancat me te larta te shtetit.
    ti krijove nje shtet familjar te flliqur diktatorial.
    i vetmi qe nuk duhet te flasi je vetem ti [FARE E KEQE]
    sa per skandalin gjykata te jap denimin maksimal .
    MOS HARRONI FULLANIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje