PD akuza Ramës/ Përgjegjës për situatën e tensionuar politike dhe skandalin e Sarandës

19 Gusht 2014, 15:33Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për situatën e tensionuar politike si dhe për skandalin e fundit të Sarandës. Sipas PD heshtja e kryeministrit Rama krijon këto skandale.

“40 ditë më parë, Partia Demokratike u dhunua dhe u kërcënua me jetë në parlament, me një skenar të mirëmenduar të Edi Ramës. Kjo ngjarje e paprecedent solli kulmin e tensionit politik, dhe e detyroi opozitën të ndërpresë marrëdhëniet me Kuvendin, për të shmangur përplasje me pasoja edhe më të rënda. 

Edi Rama që është përgjegjës për këtë zhvillim mjaft negativ për politikën në vend, dhe shihet gjerësisht si i tillë nga opinioni publik, heshti dhe hesht sot e kësaj dite.

Asnjë fjalë, asnjë reagim, asnjë reflektim. Të paditurin bën Edi Rama prej 40 ditësh, edhe kur masivisht u mësua me prova e me dokumenta se ai e ka inkriminuar parlamentin me deputetë të dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi, deputetë të cilët ai i përdor më pas për të kërcënuar e dhunuar opozitën”, theksohet në një deklaratë zyrtare të Partisë Demokratike.

Në vijim partia më e madhe në opozitë shprehet “cdokush, pas këtyre fakteve ka pritur që Edi Rama të mbajë një qëndrim. Dhe çdokush, sërish është zhgënjyer. Duke mos dënuar akte të tilla, por duke qenë gjithnjë pas tyre si frymëzues e porositës, Edi Rama i ka hapur rrugën inkriminimit masiv të administratës, të zyrave të shtetit dhe të Partisë së tij.” 

“Eshtë ky lloj standardi politik i Edi Ramës që krijon pastaj përbindëshat e tipit Cane, të cilët nuk njohin asnjë kufi në shpërdorimin e postit për hir të interesave dhe dëshirave personale”, thekson PD.

21 komente në “PD akuza Ramës/ Përgjegjës për situatën e tensionuar politike dhe skandalin e Sarandës”

  1. KRETA says:

    po pango ca esh engjell?

    1. bledi says:

      po kryetari komunes i prezes pse po e mbroni asnje deklarate nga ju per ate? ky eshte ndryshimi ju i mbroni kto mostra ne qeveria po i denon.

      1. Nesti says:

        vazhdojne dite pas dite si ne 8 vite me rralle qe kjo parti vetem mashtron edhe shpif per te larguar vemendjen nga piraminda kriminale qe shume shpjet kjo qeveri do ta rrezoj.

        1. nili says:

          po perbindeshi Pango ca eshte? apo ai mund te behej drejtor nga ju?

          1. Nida says:

            nje politike e ngritur mme ane te shpifjeve edhe me akuzave te pa baza kjo eshte politika qe kjo parti i ka ofruar ne 23 vjet shqiptarve.

            1. qellimi says:

              pervec se ky shtet ka nevoj per nje president reforme gjyqsore e arsimore ka nevoje sot edhe per nje opozite nje opozite qe te punoj per interesa te popullit jo sepse po i shembet piraminda kriminale e ngritur nga ato./

              1. nazmiu says:

                te zhgenjyer jemi nga politika e shpifjes qe po beni per te heq vemnejdne nga ato qe ju ngritet ne 8 vjet per te heq vemendjen se nje kryetar komune vret edhe si nje guvernator vjedh leket e ketij shteti.

                1. besi says:

                  eh kjo opozita sa frike qe ka tu dalin te palaratt ne shesh, per cdo krime edhe skandal qe kane bere ne kto 8 vjet. prandaj cuan edhe nje kukull ne krye te presidences.

            2. kreuza says:

              Ju nuk jeni interesuar ndonjehere per mireqenien e shqiptareve, jeni interesuar vetem per te mbushur xhepat tuaj.
              Nuk jeni interesuar qe te vene mbare punet e vendit, dhe gjithe kohes jeni marre me llafe, me shpifje.
              Politika juaj ka qene gjithmone e baltosjes, si ne qeveri sulmonit opoziten, si tani qe jeni ne opozite qe sulmoni qeverine.

            3. qazimi says:

              Ne vend qe te mendoni si te jeni bashkepunues dhe ndihmues per qeverine qe te shkojne mbare punet e vendit, dhe te behet njehere edhe Shqiperia, merreni gerr gerr gjithe diten me llafe.
              Po si nuk u lodhet njehere me shpife pash zotin.
              Aty e keni mendjen ju, tek epshet, s’keni faj, ua ka ngjitur pangushi.

            4. orjada says:

              Pse duhet te shkaktoje qeveria rama tension?
              Jeni ju qe ju ka kapur paniku nga sukseset e qeverise, e keni humbur mendjen, me keq se gjyshi plak, se po e shihni perdite sa shume largohet mundesia qe te rimerrni pushtetin.

              1. sit .__.back. and_ relaks says:

                as ja vlen te besh koment per komentet e PD. flasin sikur zbriten sot ne toke dhe jo sikur deri ca muaj perpara ishin ne pushtet dhe e bene kete vend si grope septike. nuk kam pare ne asnje vend europian apo ne amerike qe partia me e madhe e opozites te merret 1 jave rresht me ceshtje seksi. as kur ja mori monika ne goje klintonit nuk bene kaq zallamahi.

            5. timoshenko says:

              Sa mundte durosh zhurrmen e rrangullave
              aq pelqen edhe pallavrat palo pedeiste.

    2. jerina says:

      Po c’merreni me skandalin e Sarandes?
      Gruaja eshte nen kujdesin e Policise, abuzuesi u arrestua, ceshtja u zgjidh.
      Nuk mbulohet dielli me shoshe jo. Doni te largoni vemendjen e publikut nga skandalet tuaja miliarda dollareshe, te njerezve qe ju i keni vendosur, qe kane ende pushtet dhe qe vjedhin cdo dite nga parate e shqiptareve.

    3. teddy says:

      Situaten e tensionuar politike po e krijoni ju dita-dites se nuk doni qe te behet ndonjehere Shqiperia, se ju per cdo arritje te qeverise pesoni disfate dhe se e dini qe kurre s’do te vini dot ne pushtet.
      Beni mire te organizoni partine tuaj dhe lereni Ramen te qeverise rehat e ta rilinde Shqiperine. Ceshtja e Sarandes u mbyll, shteti veproi sipas ligjit.

    4. it is all about SEX says:

      po pra po, por ajo e Pangos ishte me burrerore se iu fut ne dhome po ky, eshte pedofil http://bit.do/lihet-ne-burg-pedofili

  2. hajdari says:

    shpifje per te larguar vemendjen nga krimet qe dasho aliko edhe vjedhjen qe ka bere fullani turp per PD

  3. . says:

    =========================================================================

    Qesharrake ….

    E kane bere SHQUP-i sikur te jete Abasade kur eshte nje Parti injorantesh veriore … qe nuk flasin shqipen, nuk dine te ecin, pisanjoke, te pa krehur, pa dhembe …. etj.

    Gjithcka me para te pista droge, te vjedhura popullit dhe bankave.

    =========================================================================

  4. Toskeria says:

    Mjeranet ju, po shteti ka ligje dhe ju ne raste se jeni te bindur se ligji eshte shkelur drejtohuni drejtesise qe tua veri ne vende se ju drejtesin tuajen e keni dhe ajo pa tjeter qe ka per tju dhene te drejte. Po si keshtu morte keke bosha, Rama do te pergjigjet se kush zihet dhe kush rrihet ne parlament?! Gjithesejcili mban pergjegjesi per veprimet qe kryen dhe pergjigjet para ligjit si gjithe qytetaret e ketij vendi.Po ju keni juriste te shkelqyer si puna e Halimi, Ristanit, Bylykbashit te cilet fet e fet perpilojne kallzimin penal dhe e çojne ne prokurori, ju per kete pune i keni keta jurista se per pune tjeter nuk ja vlejne, jane krejtesishte te pa afte fudull, mendjemedhej dhe llapaqene.

  5. arsen says:

    Une them se fajin e ka Xhelal Mziu, pse Edi Rama?
    Po perse o te uruar? Edhe kur ju shkon gabim mendja per ate plaçken, fajin ua kane te tjeret?
    Ju lumte se i shitet gazetat edhe kete jave!

  6. akuza says:

    Sot te gjith qytetaret duhet te bashkpunojn me policin e shtetit per te penguar veprimet anti-ligjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje