Një tjetër lajm i rëndë vjen nga minierat shqiptare.
Dy minatorë, që po punonin në minierën e Fushë- Lopës në Martanesh kanë humbur jetën në një galeri.
Grupi i punës prej 7 minatorësh ndodhej në frontin e punës, në një galeri rreth 200 metra në thellësi të tokës, kur u shkëput një masiv shkëmbor dhe zuri poshtë dy minatorët, duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se viktimat janë një 30- vjeçar i identifikuar si Denaid Barçi dhe një 53- vjeçar i identifikuar si Xhemal Sela, nga Komsia e Matit.
Pas lajmit reagoi edhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë.
“MEI shpreh pikëllim për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në minierën e kromit në Fushë Lopë të Martaneshit, ku humbën jetën dy minatorë. Ministria gjen rastin tu shprehë ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe të afërmëve të tyre për këtë ngjarje tragjike.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se me të marrë njoftim, drejt vendit të ngjarjes janë nisur grupet e posaçme të Repartit të Inspektim, Shpëtim Minierave ndërsa paralelisht, grupet e tjera të ndihmës që ndodheshin në zonë kanë ndërhyrë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të dy viktimave.
Ngjarja ka ndodhur në minierën e kromit, në galerinë nr.7 të objektit Fushë Lopë, ku operon subjekti “Alba-Co”, me lejen nr.548, datë 06.04.2000.
Pas nxjerrjes së viktimave nga galeritë, drejtuesit e Repartit të Inspektim, Shpëtim, Minierave po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë garanton opinionin publik për vendosmërinë e saj për të monitoruar rreptësisht përmbushjen e kritereve të sigurisë në punë nga ana e subjekteve të licencuara në fushën minerare.
Nga kontrollet e ushtruara deri më sot janë pezulluar dhe revokuar mbi 160 leje minerare për të cilat është konstatuar mospërmbushje e detyrimeve ligjore. Edhe në vijim, Ministria garanton opinionin publik se do të vazhdojë inspektimin në të gjitha zonat minerare me qëllim përmirësimin e kushteve të punës për minatorët,” thuhet në deklaratën e tyre.
Nishani ngushëllon familjet e minatorëve të vdekur dhe ‘i shkul veshin’ qeverisë
Bujar Nishani reagoi menjëherë pasi dy minatorë humbën jetën në një minierë në Martanesh.
Pavarësisht se nuk reagon kaq shpejt për ngjarje të tjera të rënda, presidenti gjeti edhe momentin të kritikojë qeverinë në këtë drejtim.
“Jam i pikëlluar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Minierën e Fushë Lopës, në Martanesh ku fatkeqësisht humbën jetën dy minatorë, është një lajm i hidhur dhe tronditës jo vetëm për zonën, por për mbarë vendin!
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimave, u gjendem pranë në këto momente kaq të vështira, duke u lutur bashkë me ta që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar.
Njëkohësisht, kërkoj nga autoritetet qëndrore të punojnë pa u ndalur për rritjen e sigurisë fizike të minatorëve si dhe për shtimin e kujdesit social ndaj familjeve të kësaj kategorie që shpesh janë ballafaquar me rreziqe të larta, deri në humbjen e jetëve të të dashurve të tyre,” thuhet në mesazhin e Nishanit.
PD: Qeveria Rama vendosi një bilanc lufte me humbjen e jetëve të minatorëve
Partia Demokratike reagoi përmes Koordinatores Silvi Bardhi në lidhje me tragjedinë e ndodhur në një nga minierat e vendit ku humbën jetën dy minatorë. Përmes një deklarate për mediat, Bardhi denoncoi përkeqësimin e kushteve të sigurisë në miniera.
“Partia Demokratike është e shqetësuar për gjendjen e sigurisë në minierat tona. Në krye të vitit pas ardhjes së kësaj qeverie në pushtet, ka sot një bilanc lufte, më dramatiku në vitet e fundit, me mbi 13 viktima.
Duke i shprehur ngushëllimet familjeve të dy viktimave të sotme në minierën e Martaneshit, Denain Barci e Xhemal Sela, duam të denoncojmë përkeqësimin në gjëndjen e sigurisë në miniera, paaftësinë e qeverisë, mashtrimin epokal që kanë bërë e bëjnë cdo ditë me minierat e me minatorët.
Zero reforma, përkeqësim në kushtet dhe trajtimin e minatorëve. Gënjeshtër e pashembullt me moshën e pensionit”, theksoi Bardhi.
Në vijim ajo shtoi se të vetmet ndryshime të bëra, janë largimi i profesionistëve të repartit të inspektim-shpëtim minierave dhe zëvendësimi i tyre me militantë, si dhe trafikimi i licensave minerare për interesa klienteliste.
“Të gjithëve iu kujtohet se çfarë bënte në opozitë, Edi Rama dhe Erion Veliaj kur ndodhte ndonjë incident në miniera. Nxirrnin vrer nga nëntoka e drejtonin gishtin nga qeveria. U përbetuan se me ta, minatorët do të ishin të sigurtë, do të dilnin në pension 55 vjec, e do të ishin të lumtur.
Ku janë sot Edi Rama dhe Erion Veliaj? Duke gërmuar në resorte turistike dhe nuk gjejnë asnjë sekondë kohë, as për të shprehur ngushëllime, teksa mbi supe nuk iu rëndon aspak përgjegjësia që kanë për humbjen e jetëve, për mungesën e sigurisë në punë, dhe për mashtrimin e turpshëm që kanë bërë për minierat dhe minatorët”, theksoi Bardhi.
Ngushellime familjareve.
ZOTI ia shperblefte ERION VELISE!
ste ka faj E. Veliaj mer idiot malesh, por mafia e minierave qe instaloi saliu jot
Duhet bere sa me shpejt SHTETZIMI i Galerive qe kan mbir si vrima urithash,dhe po marrin jete njerzish..
kete presin shqiptaret nga Qeveria Socialiste
O Mero si te zanatit qe jemi kush eshte Alb Co.?
e dhimbshme shume e dhimbshme per faktin qe familjet jo vetem qe humben njerzit e tyre por humben te vetmet te ardhura qe kishin….
a do I kompesoje Alba-Co.? apo do beje dalje me nje falimentim dhe ku u pame? jam shume kurioz se si do te reagoje Veli djali kur vjen puna per ligjet e punes ne miniera dhe duke ditur qe nuk ka nje ligj minerar te aprovuar me kod pune…
ky eshte nje rast klasik per te pare “ministrine e punes ne action”
METE duhet qe te kontrolloje Alb-Co me investigim…teorikisht….praktikisht I fut I dor raki ke klubi ne Burrel merr zarfin dhe ja ve fajin shkembit…
Mero do besh ndonje follow up per kete ngjarje?
po ta shofesh nga foto galeria nuk ka armatim dhe ne fakt ne goto nuk eshte galeri por nje galeri lidhese per transport.
thone se ka vajtur 200m poshte dhe kompania punon me 7 minatore..!!?????
nga natyra vete llojet shkembore te kromit jane te bute dhe ky fakt ne kohet e ndritura te minierave,, po flas para 90′ ka pasur procedura shume strikte nga ing te minierave she te sigurimit teknik.
keta kerrcunjte e rinj qe po hapin gropa nentoke dhe se vetem galeri nuk jane, nuk e kane fare idene se cfare llojmetode shfrytezimi do te zgjedhesh dhe sa eshte jeta e shfrytezimit te bllokut minerar.
me vjen keq se sa here qe do te filloje nje shfrytezim I bllokut minerar gjithmone merr jete njerzish. U be si puna e kalase se Rozafes po kete rradhe sakrifica eshte eksponenciale.
o Agoll si ishte ajo akuza qe do na beje majmuni?
“si nuk u bête njehere njerez”
Ngushellime familjareve per humbjen.
Ku eshte Taulant Balla, qe te deklaroje qe kjo eshte pergjegjesi e Berishes?
pse kishe dyshim? jane leje te vjetera,jane te viteve 2000.Si ka mundesi ne 13 vjet nuk kane pasur mundesi ti kontrollojne? prit se ska mbushur vitin qeveria…p
ooo kot si thon fush lopa oj lop vertet je ne hall per lek po ma mir me pa kullot lopen qe te jesh minator dhe punetor duhet te respektosh rregulloren e partise se punes dhe ne asnjemenyre tjeter qe te serviret me cfardolloj cmimi
kush mban pergjegjesi per keto jete te humbura? ne shqiperi asnje …
Edi, kokdhima, veliaj, brace, balla, kodheli vajmedet kush qeveris ate vend.
u mbyllen disa “universitete” qe vetem njerez pa shkolle nxirrnin dhe opozita beri thirrje per protesta dhe jo me sikur te mbyllen shume miniera qe nuk kane kushte sigurie, se cfare do te thote opozita.(mjafton te jesh kunder)
Nugushulloj familjaret e viktimave.
Falenderoj dhe presidendin e zgjedhur nga mafjozet, per terheqjen e veshit qe i ben qeverise. Shpresoj se do vazhdoje duke i terhequr veshin qeverise dhe ne te ardhmen.
Zoti president, kur populli ka nje vit qe po ju terheq jo prej veshesh por prej mustaqesh per paaftesine qe keni treguar ne zgjidhjen e problemeve te shtetit. Zoti president, ju e keni kthyer presidencen ne zyre te Partise Demokratike. Populli ju ka vlersuar si presidenti me i paafte dhe me qesharak qe ne themelimin e shtetit shqiptar.
Duhen bere syt kater ne pune te tilla.
Ripjerdhës motërqira, robqira, në 1 vit kaq e vështirë është të konstatohet nëse miniera i përmbushte standartet
e sigurisë?!?!