Nishani: Më hoqën kompetencat, duan të me ndalojnë dhe të drejtën e dekretit, por s’do ia dalin

18 Gusht 2014, 17:40Politika TEMA

Parlamenti ende nuk është mbledhur, por kryeministri Rama ka parlajmëruar rrëzimin e dekreteve të presidentit lidhur me ligjet që Bujar Nishani ka kthyer në Kuvend, të cilësuara si antikushtetuese.

Por, Nishani thotë se kjo është përpjekje e shumicës që t’ia ndalojë dhe të drejtën e shprehjes me dekret.

Sipas tij, sulmi i mazhorancës nisi fillimisht me heqjen e kompetencave dhe tashmë duan ta ndalojnë edhe për shprehjen me dekrete.

Nishani tha për ABC News se nuk do ta lejojë këtë gjë që të ndodhë.

Gazetarja: Një sërë zhvillimesh ka pasur nga Institucioni juaj këtë verë ndoshta nisur edhe nga seanca e fundit e Parlamentit, e sesionit të kaluar, ajo e 31 korrikut, ku pati një volum ligjesh të rëndësishme që u kaluan nga ana e mazhorancës. Ligje të cilat ju nuk i keni firmosur, një pjesë të tyre, siç mund të përmendim Magjistraturën, KLD-në apo Policinë e Shtetit, ligje të cilat ju i keni kthyer për t’i dhënë dhe një herë mundësinë Parlamentit për të reflektuar mbi to. Ka pasur reagime në tëitter nga ana e Kryeministrit Rama ‘një shprehje keqardhje’, por mund të themi ende pa i dhënë fjalë Parlamentit për t’u shprehur mbi këto dekrete Ai ka paralajmëruar një rrëzim të dekreteve tuaja, një rrëzim të tyre duke e parë dhe këtë si sulm të Institucionit të Presidencës, si sulm tuajin ndaj qeverisë, në fakt, duke mos prekur thellësisht ligjet. Si e komentoni? Çfarë përshtypje ju krijon kjo shprehje e Kryeministrit tek reagimi i menjëhershëm lidhur me dekretet tuaja?

Presidenti Nishani: Jo, në fakt unë nuk kam reagime për komentet. Komentet le t’i gjykojë opinioni publik. Ju vetë e thatë që Parlamenti seancën e fundit ka pasur një punë shumë të madhe, shumë voluminoze, kështu që për rrjedhojë dhe Presidentit i takon të ketë një punë po aq voluminoze në shqyrtimin e tyre. Mua më vjen keq, në fakt, për mentalitetin që prezantohet ndaj detyrave dhe punës kushtetuese që ka Presidenti i Republikës. Nëse ka një detyrë kryesore, thelbësore, përmbajtësore të Presidentit të Republikës përpos të tjerave që janë protokollare, simbolike, është ajo e dekretit, është e dekretimit të ligjeve dhe Kushtetuta i ka dhënë tagrin kryesor duke mos i njohur të drejtën e vetos, por të gjykimit përmes dekretit; është i miratimit të një ligji, i kthimit mbrapa në Parlament kur konstatohet që është në cënim të Kushtetutës së vendit apo në heshtje kur nuk ka përputhshmëri të bindjes së Presidentit në raport me legjislacionin vendas. Presidenti ka bërë detyrën e tij. Ka ushtruar të drejtën kryesore kushtetuese përmes dekretit. Nuk ka asgjë politike. Ka thellësisht dhe drejtpërsëdrejti shprehje të bindjeve demokratike dhe të përgjegjësisë kushtetuese të Institucionit të Presidentit të Republikës ndaj atyre akteve ligjore, të cilat jo vetëm nuk janë në përputhje me Kushtetutën, por dhe e cënojnë atë. Është për të ardhur keq që, qëndrimi kushtetues, ushtrimi i detyrës nga Presidenti i Republikës ndesh me një mentalitet të së shkuarës. Përsa kohë nuk mendon si njëri prej aktorëve, njëri prej institucioneve, menjëherë akuzohesh si ‘armik politik’. Kjo ishte politika që ndiqej në të shkuarën. Ai që nuk mendon si ne menjëherë i vishet termi i ‘armikut politik’ për të justifikuar problemin, për të justifikuar realisht shqetësimin kryesor dhe në këtë rast shqetësimi kryesor i Presidentit është që ligjet që janë kthyer janë në cënim të Kushtetutës së vendit, sepse në argumentet publikë të bërë nga Institucioni i Presidentit të Republikës janë të renditura të gjitha arsyet ku cënohet Kushtetuta e vendit. Prandaj them që, jo vetëm që Presidenti ka bërë detyrën – ka folur. Çfarë kërkohet? Kërkohet që Presidenti të mos flasë. Kërkohet që zyra e Presidentit të Republikës të bëhet e paqenë. Kompetencat po hiqen nga dita në ditë. Kompetenca të tjera po ngrihen dhe nuk po lenë vend të zbatohen. Atëherë, ta ndalojmë Presidentin të flasë përmes dekretit dhe ta ç’bëjmë fare Zyrën e Institucionit të Presidentit të Republikës.

Unë e kam shprehur dhe herë të tjera, unë jam i vendosur, pa diskutim, të qëndroj në korrektesë të plotë të hapësirës që i takon Presidentit të Republikës, Kryetarit të Shtetit, detyrave dhe përgjegjësive kushtetuese të Presidentit të Republikës, pavarësisht nga pëlqyeshmëria apo papëlqyeshmëria politike e institucioneve apo e aktorëve të tjerë e akteve të Presidentit të Republikës. Pra, nuk ka asgjë politike, nuk ka asnjë lloj sulmi. As ka pasur dhe as nuk do të ketë ndonjë inicim të ndonjë sulmi politik, sepse nuk ka arsye, nuk ka objektiva të tillë Presidenti i Republikës, por do të ketë në vijimësi qëndrim të hapur, transparent, publik, të argumentuar, të logjikshëm dhe të mbështetur pikërisht në legjislacionin dhe Kushtetutën e vendit, përsa kohë Presidenti konstaton se, për shkak të detyrës së tij duhet të angazhohet në paralajmërimet dhe ndalimet, me aq sa është e mundur nga Presidenti i Republikës, të mosrespektimit të Kushtetutës së vendit.

Gazetarja: Komiteti ndërkombëtar, Bashkimi Evropian, OSBE, SHBA bënë thirrje për një reformë në drejtësi që të nisë në mënyrë të matur, të marrë kohë, të paktën të nisë nga shtatori dhe të jetë gjithëpërfshirëse. Megjithatë mazhoranca nuk u ndal dhe më 31 korrik miratoi ndryshimet ligjore për KLD-në dhe ndryshimet e tjera. Konkretisht për KLD-në ju u shprehët në relacionin që shoqëronte dekretin për kthimin e tij në Kuvend. 
Po cënohet drejtësia me këto ndryshime ligjore? Fakti që nuk përfshihen gjyqtarë me të drejtën për t’u zgjedhur si Zv/kryetar të KLD-së, ishte një nga shqetësimet e shprehura në dekretin tuaj. Çfarë mund të na thoni konkretisht për KLD-në? Si do të funksiononte ai në rast se këto ndryshime ligjore do të futeshin në fuqi? Dhe, lidhur me reformën në drejtësi, në tërësi, çfarë mund të themi tashmë kur ajo pritet të rifillojë, të paktën, për diskutim nga mazhoranca  nga shtatori që vjen.

Presidenti Nishani: Reforma në drejtësi, së pari, përbën një çështje fondamentale për shoqërinë tonë, për demokracinë dhe për të drejtat e qytetarëve, edhe për jetën e përditshme të qytetarëve, për vetë konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe nuk ka asnjë dyshim që reforma në drejtësi është një domosdoshmëri, është një fushë mjaft e gjerë, e cila kërkon investime intelektuale, investime të infrastrukturës dhe angazhime serioze të gjera dhe asistencë.

Në gjykimin tim, reforma në drejtësi fillon, së pari, tek zbatimi i vendimit të gjykatave. Nëse ne i kërkojmë dhe nuk e neglizhojmë që qytetari i thjeshtë ta zbatojë në çdo rast vendimin e gjykatës, a mund të besojmë ne që do të kemi një reformë në drejtësi efiçente dhe për qytetarin nëse institucionet shtetërore refuzojnë të zbatojnë vendimet e gjykatave të vendit dhe gjykatave ndërkombëtare? Pra, duhet ta nisim tek kjo. Së pari, të konsolidojmë kulturën e zbatimit të vendimit të gjykatave. Reforma në drejtësi, më pas, kërkon angazhime shumë të thella, shumë serioze dhe gjithëpërfshirëse. Nuk mundesh dhe nuk do të mundet të jetë i suksesshëm askush nëse nën rëndësinë që ka, pritshmëritë e mëdha që ka opinioni publik dhe qytetari i thjeshtë për të parë një drejtësi funksionale dhe që i shërben qytetarit dhe jo pushtetit fshihen tendenca që pushteti që ka fuqi të vijojë dhe të komandojë më pas mënyrën sesi funksionon instrumenti, mekanizmi i shtetit të së drejtës që është: gjykata, prokuroria, avokatia, e me radhë. Po marrim rastin e Shkollës së Magjistraturës. Çfarë bëhet me ndryshimet aktuale? Hiqet nga bordi i Shkollës së Magjistraturës përfaqësuesi i Prokurorisë, hiqet nga bordi i Shkollës së Magjistraturës përfaqësuesi i Gjyqësorit, hiqet përfaqësuesi i KLD-së dhe këto shtohen me përfaqësues të qeverisë. Kjo është pavarësia e gjyqësorit? Aspak jo. Dhe ky bord që shtohet me përfaqësues nga institucionet qeveritare marrin më pas përsipër të emërojnë Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, marrin përsipër të emërojnë dhe gjyqtarët ndërkohë që Kushtetuta e ka të qartë – Është KLD dhe Presidenti i Republikës që emëron formalisht gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë. Dhe unë e kam kundërshtuar dhe e kam denoncuar në kërcënim të Kushtetutës. Kjo është politike? Nuk besoj se qytetarët, shumica dërrmuese e qytetarëve të Shqipërisë mendojnë që ky është qëndrim politik. Çfarë bëhet me rastin e ligjit të KLD-së? Presidentit të Republikës në Kushtetutë i njihet e drejta e emërimi të Nënkryetarit të KLD-së nga një prej anëtarëve të KLD-së. Jo, – thotë mazhoranca. – Ti duhet ta zgjedhësh tani vetën nga tre anëtarët e KLD-së që emërohen nga Parlamenti, pra nga mazhoranca. Faktikisht e ke përcaktuar ti si mazhorancë parlamentare se kë duhet të emërojë Presidenti i Republikës dhe i heq të drejtën Presidentit të Republikës, që ia ka dhënë Kushtetuta, të përzgjedhë si Nënkryetar të KLD-së një nga anëtarët e këtij këshilli që janë 15, përjashto Ministrin dhe Kryetarin e Gjykatës së Lartë, mbeten të tjerët. Atëherë, kjo është politike kur Presidenti thotë që, këtu cënohet Kushtetuta dhe e drejta ekskluzive e Presidentit për të propozuar Nënkryetarin e KLD-së? Marrja e kësaj kompetence në mënyrë indirekte nga mazhoranca? S’ka rëndësi se cila do të jetë mazhoranca e radhës. Mazhorancat shkojnë e vijnë. Pra, janë çështje që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me reflektimin e përgjegjësive kushtetuese që ne kemi. Mund të bëhen nesër, pasnesër, ligje që t’i përcaktojnë qytetarëve shqiptarë se çfarë duhet të hanë dhe si duhet të vishen. Me ligj bëhet kjo. Prandaj, çështja e qëndrimit, e përcjelljes së shqetësimeve dhe çështja e komunikimit madje në mënyrë shumë të hapur dhe transparente për këto cënime që i bëhen standardeve të demokracisë, parashikimeve dhe përcaktimeve kushtetuese nuk kanë asgjë politike. Janë thellësisht institucionale dhe me përgjegjshmëri të plotë.

Gazetarja: Zoti Nishani, ju keni qenë Ministër i Brendshëm kur u miratua ligji i ri për Policinë e Shtetit kur Partia Demokratike ishte në pushtet. Ishte një ligj në të cilin, për të mos u politizuar Policia e Shtetit ku specifikisht u  u konkretizua në ligj që, Policia të jetë në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe jo të Ministrit. Tashmë me ligjin e ri varësia e Policisë së Shtetit do të jetë nën Ministrin. E keni quajtur këtë rrezik për politizimin e Policisë. Keni parashtruar dhe disa argumente të tjera lidhur me ligjin e Policisë së Shtetit, prandaj e keni rikthyer atë për rishqyrtim në Parlament. Një prej tyre ishte krijimi i Byrosë së Hetimit si një mekanizëm që do të dublonte Prokurorinë apo Policinë Gjyqësore. Më konkretisht, nisur dhe nga eksperienca juaj si Ministër i Brendshëm – Çfarë mund të na thoni për këtë ligj? Çfarë rrezikojmë sipas argumenteve tuaja?

Presidenti Nishani: Në fakt, arsyet e kthimit për rishqyrtim në Parlament të ligjit për Policinë e Shtetit janë disa, por dhe eksperiencat personale, pa dyshim, që më kanë ndihmuar në kthjelltësinë dhe qartësinë e marrjes së vendimit për ta rikthyer për shqyrtim. Ishte një koincidencë që, në fakt unë për herë të parë detyrën e Ministrit të Brendshëm e nisa me aktin e parë, ligjin për Policinë e Shtetit dhe ishte një nga kriteret kryesore të udhërrëfyesit që i ishte përcaktuar Shqipërisë si detyrim për t’u plotësuar për anëtarësimin në NATO. Një nga kërkesat e ligjit ishte pikërisht shkëputja e Policisë së Shtetit nga varësia e Ministrit të Brendshëm i cili është një njeri politik, që përfaqëson një forcë politike, një program politik dhe kjo është normale. Ka qenë një investim i aleatëve tanë kryesorë. Madje janë shpenzuar disa qindra mijë dollarë të taksapaguesve amerikanë përmes asistencës të dhënë nga specialistët pranë Policisë së Shtetit. Janë shpenzuar disa qindra mijëra euro nga taksapaguesit evropianë përmes asistencës që dhanë specialistët e ardhur nga Bashkimi Evropian. Sot, me ndryshimet, të gjitha këto kontribute janë shumëzuar me zero dhe këto mund të përbëjnë shqetësime. Pra, rikthimi i varësisë së Policisë së Shtetit tek Ministri i Brendshëm krijon shqetësime të mëdha. Krijon shqetësime të mëdha për riskun e politizimit të veprimtarisë së Policisë së Shtetit.

Një nga argumentet kryesore që ligji për Policinë e Shtetit është kthyer për rishqyrtim në Parlament është veprimi i paprecedent për të krijuar një strukturë paralele të Prokurorisë brenda Policisë së Shtetit. Ndërkohë që, Kushtetuta e përcakton qartë që tagrin e hetimit dhe të përfaqësimit të akuzës e ka tërësisht Prokuroria e Shtetit. Nëse qeveria kërkon të marrë nën varësi Prokurorinë, dakord le ta bëjë, por përmes ndryshimit kushtetues, përmes ndryshimit ligjor dhe mund të merret Prokuroria në varësi të qeverisë, por jo të krijojmë në cenim të Kushtetutës një strukturë paralele herë-herë me kompetenca akoma më të mëdha se ajo e Prokurorisë brenda një strukture të tillë siç është Policia e Shtetit. Pra, këtu kemi të bëjmë me një cenim te drejtpërdrejtë të parashikimeve dhe përcaktimeve kushtetuese. A është ky qëndrim politik i Presidentit të Republikës i cili e evidenton këtë fakt dhe ja risjell në vëmendje deputetëve të Kuvendit? Unë besoj që jo. Jam i bindur që shumica e qytetarëve shqiptarë mendojnë që nuk ka asgjë politike dhe është tërësisht institucionale dhe e përgjegjshmërisë kushtetuese, e standardeve që kemi vendosur dhe të cilat duhet t’i ruajmë dhe t’i çojmë përpara, në aspektin e demokracisë, të lirisë dhe të mekanizmave të garantimit të shtetit të së drejtës. Unë besoj që në frymën e përgjegjshmërisë, në frymën e gjithëpërfshirjes të respektit reciprok dhe të ndërsjellë institucionet në ndihmë të njeri-tjetrit besoj që mund të bëjnë punë shumë më të mira, në aspektin e konsolidimit të mekanizmit. Nuk do të mundemi ne asnjëherë të krijojmë mundësi për të përmirësuar jetën ekonomike të qytetarëve shqiptarë, të familjarëve shqiptarë pa konsoliduar bazat e demokracisë në Shqipëri. Nuk do të mundemi kurrë të përmirësojmë më shumë imazhin e shqiptarëve dhe Shqipërisë, të shtetit tonë të përbashkët pa konsoliduar një mekanizëm real të shtetit të së drejtës që garanton këto të drejta që vë në funksionim mundësitë e zbatimit të të drejtave nga ana e qytetarëve të thjeshtë. Asgjë nuk do të arrijmë të kemi të suksesshme nëse nuk mendojmë që gjithçka duhet vënë në funksion të shërbimit të qytetarëve, në shërbim të jetës së qytetarëve dhe jo në shërbim të konsolidimit apo zgjerimit të ndonjë pushteti të caktuar apo të përkohshëm të mazhorancave, qeverive, të Presidentit apo kujtdo qoftë ai. Pra, në tërësinë e tyre aktet, dhe një herë e theksoj, kanë vetëm një ngarkesë  – ngarkesën e përgjegjshmërisë dhe besoj se do t’i japin dhe seriozitetin që duhet t’i japim shtetit tonë, që duhet t’i japim Kushtetutës sonë dhe që duhet t’i japim së drejtës e cila duhet të jetë e prekshme mbi të gjithë.

Gazetarja: Zoti President, ka ligje të tjera në proces që presin firmën tuaj. Keni vendosur për ndarjen administrative, territoriale apo për strategjinë e Sigurisë Kombëtare?

Presidenti Nishani: Jam duke i shikuar me shumë përgjegjësi. Kam ftuar të kem një diskutim, për rastin e ligjit që ka të bëjë me reformën territoriale, përfaqësues të pushtetit lokal. Gjatë gjithë këtyre javëve kam marrë peticione të shumta nga strukturat e zgjedhura të pushtetit lokal, komuna, këshilla komunash, nga komunitete qytetarësh të cilët më kërkojnë të qëndroj me kujdes. Vënë në dijeni Presidentin e Republikës për shqetësimet që ata kanë në lidhje me këtë reformë pikërisht nisur edhe nga këto letra të shumta, ankesa të shumta që i janë drejtuar Presidentit të Republikës nga qytetarët dhe komunitet lokale. Jam duke përgatitur një takim të shpejtë me përfaqësues të zgjedhur të pushtetit lokal dhe natyrisht që do të kem dhe qëndrimin tim institucional edhe mbi këtë çështje, por dhe mbi strategjinë e Sigurisë Kombëtare.

40 komente në “Nishani: Më hoqën kompetencat, duan të me ndalojnë dhe të drejtën e dekretit, por s’do ia dalin”

  1. labi says:

    Nuk ti hoqen por te rane veté se ske as kembe e as dore leviz si robot dhe ja fut pordhes kot.

    1. sit .__.back. and_ relaks says:

      ankohu me lart

      1. tafili says:

        sakat na mendja sakate nga trupi sakate ai qe te vuri

    2. Arber says:

      Vazhdo Kapter Ramiu! Coje derin ne fund shkaterrimin qe filloj qelbesira qe te zgjodhi.

      1. Prec Ulaj says:

        Hajde llogjike , hajde.
        Presidenti flet me hamendje. Njelloj sikur shperndan posten.

    3. sali lulzim nishan turku berisha says:

      O NISHAN ISLAM RAMADAN TURKU E DI TI O ARAP I ZI SA NA VJEN PER TE VJELLE KUR NJE SURRAT I QELBUR SI TY FATKEQESISH MBAN POSTIN E PRESIDENTIT TE KETIJ VENDI ???????? OR TE SHKERDHEFSHA RROPTZ DHE FAMILJEN E ATIJ QE TE BERI PRESIDEND TY MORE TURKOSHAK ANTIKAPAT:

  2. Lefteri says:

    Ik o kukull e berishes. s’je ne gjendje te marresh vete nje vendim po je bere vegel.

  3. Ik or trap pirdhu o vegel qorre e shpellarit te vicidolit o i paafte

  4. ymeri says:

    ske kellqe ti o derezi me mire shko ne shtepi me nder

  5. gimi says:

    Dhe mustaqet do te heqin ty sakat I saliut

  6. Babai i vertete i Dardanit says:

    Injorant President!
    Zgjidhet me 71 vota e nuk dekreton nje ligj qe e votojne 84 vota.

  7. andromeda says:

    hala se ke kuptu që je ba i urryer për të gjithë shqiptarët?

  8. Drini says:

    Presidenti flet sikur nuk eshte president. Nuk ka vend perdorimi i fjales shumice maxhorance.Kur flet me kete gjuhe flet sikur ti si president je ne minorance. Ne fakt ju si president nuk jeni ne minorance. PD eshte ne minorance
    Zoti president mos u ankoni nqs ju e quani vveten minorance.Ndryshe duhet te jepni doreheqjen sepse minoranca nuk ka pushtet. Shko ne shtepi me mire

  9. VPTR says:

    Ketij jo kompetencat, por dhe mustaqet duehn hequr, ne mos dhe te brendshmet e te dale cullak.

  10. nini says:

    po ca mos me te heke ty kopetenca ..i merr detyrat te shqupi..

  11. ohoho pasha says:

    Po ti je antikapat, je per kemp se president ti nuk je u perket humbesve.

  12. Al.paci says:

    Nuk ju kuptojn ju me lart qe thoni i sherben berishes nishan. Po berishes do ti sherbejn se berisha e beri president as ne enderr se kishte menduar nishani qe te behej presidente i ketij vendi. Dhe un te isha ne vendin e nishanit te njejten gje do beja. Dhe ju qe shkruani me larte keshtu do vepronit. Ne shqipri te gjen njeri nje pun roje dhe i sherben atij qe te ndihmoj. E jo me te gjejne nje pun president si i gjeten nishanit

  13. rudi says:

    Nuk duhesh te merzitesh z.President se dhe homlogu grek celsat e plevices me kashte mban

  14. hysa says:

    te japim te drejten cfare ka refuzu elvira gega ta marresh ti o prishan

  15. LUL PEDOFILI says:

    ik more vrases e bandit edhe ti shoku i atij vuçidolsit je

  16. Zani T. says:

    Sot te rruga “Myslym Shyri” u ndjene fort sirenat e policise. S’po merrej vesh se c’po ndodhte, kur njeri e sqaroi situaten:
    – Ka mbledhje KEMP-i dhe po cojne me urgjence kaper-kambalen, njeriun me TE DISKREDITUAR ne kete vend, i cili kujton se nuk ka per të kohe pinoçetiane ne Evropen e Bashkuar, “Bujari iu degjon” per te marre Kempin.
    Nqs ka lexues qe ka njohuri te plota, do desha te dija aproksimativisht se sa i kushton VENDIT ME TE VARFER NE EVROPE, kjo vegel qorre dhe e atrofizuar e armikut me te perbetuar te popullit shqiptar dhe sjellesit te te gjitha fatkeqesive te tij 23 vjecare, Sali Rame Berishes?
    Nje kosto, ju lutem!

  17. Treviso says:

    Ku e gjene kete force Bujar Nishani, sa te kundershtoje shumicen e parlamentit? Presidenti kukull po ofendon popullin shqiptare.Cdo gje ka nje limit, por ky injorant po i kalon te gjitha limitet. Pse e detyron popullin qe ti shkoje ne zyre dhe ta nxjerrin prej leckash (prej zhelesh) perjashta? Nuk eshte figure e mire, por po e detyron popullin.
    Ai e din shum mire se nuk eshte i zgjedhur nga populli, por nga nje grup mafjoz dhe kriminal.

    1. Zani T. says:

      @Treviso
      Ju ndjek dhe ndaj te njejtin mendim ne kete rast me ju. Po problemi i madh e paresor, qe po zvarritet nga magioranca e sotme, opinioni i shendosh publik, sidomos nderkombetaret (??!), – takimi i Ballkanit Perendimor?- eshte vetem SALI RAME BERISHA dhe, po te heqim nje paralele me Mao Ce Dunin, BANDA E TE 4, 5 a te 6-teve te tij, me KRIM(b)NELA si Halimi, Paloqja, Ristani etj. Ai, kapterr-kambale Nishani eshte bastioni i mirefillte i RREZIMIT E KUNDERSHTIMIT ME CFAREDO MENYRE i kesaj magiorance, qender reaksioni, “argumemtet” jane kozmetike per te fshehur ate qe po pergatit ethshem si me dhjetra raste (Deri kur ma??!) perbindeshi SRB-i.

  18. otto says:

    Jar qenke bere trap fare .Te dija cun Durresi po je kthy nje servil I shpellarit.Apo ke ngrene corben e prishur dhe nuk ke nga ja mban tani

  19. xhumbo says:

    Nji gjo s’arrij te kuptoj un ;
    Ke perfaqsojne kto mer taj ,ky Presidenti me mustaqe ,
    kjo gazetarja dhe gjithe TV-te .
    Si mer nji President i nji shteti ,merret ne interviste dhe nuk pyetet fare mbi Vjedhjen spektakolare te Thesarit te Shtetit por thjeshte ,diskutojne gjona qe skane asnji interes per situaten qe jeton ai vend .

    Thone mire komentusit ,qe e gjitha ljo zhurme ,e iniciuar nga berisha mbi pedofilin sarandjot , eshte thjeshte tymse per ti dhene kohe FullHajnit ti gjej vendin parave . Ja dhe ky musteqja ktu me kte gazetaren , i sherbejne po te njetit qellim ,tymses per ti dhene kohe Hajnit te zhduket .
    Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu shtet shkerdhatash qe talleni me ate popull te mjeruar

  20. astrit says:

    Me vjen turp qe kam per president nje sakat nga te gjitha drejtimet.

  21. Niko Nika says:

    Si arrin te flesh gjume mor presidenti me debil i te gjitha kohrave dhe vendeve?

  22. OFICERI says:

    Fatkeqsia e Bujarit eshte sepse e ka mesuar zvaritjen qe ne moshe te vogel dhe tani eshte profesionist.Ai nuk di menyre tjeter per te ecur ,por vetem zvare..!!!!!!!!!!
    Po pse o Bujar Mehmeti,gjithe jeten do zvaritesh.?????

  23. NjeQytetarOptimist says:

    Perputhmeria e bindjes se Presidentit, nuk eshte vullnet I sovranit o rreshter..Vetem nga ai rresht tregon qe vendimet vito qe ke marre jane bindja jote por jo Antikushtetuese..Ku ke kohe ti o gjytyrum me gjithe ata keshilltaret kamikaz partiak qe jane ne mbledhje e fushata, te shqyrtoni dicka kaq voluminoze ne 2 jave dhe ta ktheni mbrapa..

  24. GENCI says:

    Nje fjale e urte popullore thote: “Me mire shqiponje ne maje te malit se mize ne bythe te kalit” o Jaro.

  25. andi says:

    PER CFAR KOPETENCASH FLETE O VIKTIME

  26. fukarai says:

    o kapterr firmos ligjet se per ndryshe do perballesh me shumicen e shqiptareve.

  27. You gotta be kidding!!! says:

    Jaro, you gotta be kidding!! ? ? ?

  28. Landi - uk says:

    O tema o legen gazete pse nuk i poston te gjitha komentet

  29. FRD says:

    Se shpejti do te plasi dhe skandali i shperdorimit te detyres nga ana juaj zoti president.Shumat qe keni shperdoruar kur keni qene ne detyren e ministrit te brendshem, i kalon mbi 1.5 miliard leke,pergjegjesia juaj eshte e drejteperdrejte.

  30. Drini says:

    Turp kush na perfaqson!!!
    Handikapati

  31. ymeri says:

    bir selmani nenes ke te qaj me pare Bujar trimina po Saliun

  32. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KABA ME KLARINETE NGA BUJAR MEHMETI ,,,,,,,,,,ORIGJINAL SI DIKUSH QE I BINTE KLARINETES NE
    KOHEN E ENVERIT NEPER DASMA ,,,,DHE PINTE RAKI ,,,,SI KE LENE GJE O MAVRI ,,,,,DHE NGA MUSTAQET

  33. baffo says:

    Ketij te shkretit ja hoqen kopetencat keshtu thote ky Prit ndonje dite kur tja heqin dhe gruan se normal ky nuk i ban gja gjynaf per JARIN se mezi e kemi zor se do te na vije president si ky

  34. Mazllëmi says:

    Pyes veten, ky handikapati që kemi për President(?!), a i lexon ndonjëherë, komentet nëpër gazeta…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje