PS i kërkon Bashës të dorëhiqet si kryebashkiak/ Bushati: U tall me qytetarët

18 Gusht 2014, 14:27Politika TEMA

Partia Socialiste kërkoi sërish sot që kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha të japë dorëheqjen, pasi nuk ka lënë asnjë gjurmë pune në kryeqytet.

Në një prononcim për mediat, dhënë pranë digës së liqenit artificial, Sekretari për Çështjet Ekonomike në Partinë Socialiste Ervin Bushati tha se kryebashkiaku Basha, njëkohësisht kryetar i PD-së, si një tallje ndaj qytetarëve të Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një pallat 20 katësh pikërisht në parkun e kryeqytetit.

“Ky është një monument skandaloz tallje ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët në ato ditë mendonin më shumë për parqet dhe jo për këto vepra.

Në këto tre vite Basha nuk ka lënë asnjë gjurmë pune në qytetin e Tiranës dhe e vetmja gjë me të cilën është marrë ka qenë lulëzimi i degëve të PD-së dhe jo mirëqenia e qytetarëve të Tiranës.

Pikërisht, sot ne denoncojmë dhe kërkojmë dorëheqjen e z. Basha si kryetar bashkie për të mbajtur fjalët që ka dhënë, për ato që bëri ‘be e rrufe’ se nuk do të merrej me politikë, por do të ishte një kryetar bashkie që do merrej vetëm me punët e Tiranës”, u shpreh Bushati.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës përmes një deklarate ka reaguar ndaj kërkesës së socialistëve për dorëheqjen e Bashës pasi nuk ka mbajtuar asnjë nga premtimet e tij, duke u shprehur se Edi Rama ka intensifikuar fushatën e shpifjeve dhe përbaltjes kundër këtij institucioni. Sipas këtij institucioni këto deklarata vijnë pasi Rama është tërbuar nga dështimi në qeverisje. 

“I tërbuar nga dështimi spektakolar në qeverisje, Edi Rama ka intensifikuar fushatën e shpifjeve dhe përbaltjes kundër Bashkisë së Tiranës. Qytetarët e Tiranës nuk harrojnë se është ai që bllokoi për gjysmë viti buxhetin, shpronësimet për varrezat, investimet e reja për çerdhet, kopshtet dhe shkollat.
 
Qytetarët e Tiranës e dinë se Edi Rama i verbuar nga zilia dhe marazi politik urdhëroi bllokimin e bulevardit të ri të Tiranës dhe të terminalit multimodal të pasagjerëve.

Edi Rama ka bllokuar garancinë sovrane për projektin e tramit. E vërteta është se Edi Rama ka bllokuar investime strategjike dhe mijëra vende pune për qytetarët e Tiranës dhe kjo sepse për Ramën lufta politike vjen para interesave të qytetarëve.
 
Bashkia e Tiranës është e vendosur të vazhdojë çdo ditë luftën dhe përpjekjet për t’u shërbyer qytetarëve pa dallim dhe interesave të tyre, për një Tiranë më të mirë”, thuhet në reagimin e Bashkisë

18 komente në “PS i kërkon Bashës të dorëhiqet si kryebashkiak/ Bushati: U tall me qytetarët”

  1. Ana says:

    Ky Luli eshte nje kokerr injorant, nje loder e rendomte ne duart e plakut te Vicidolit, nje njeri pa pike karizme…Nuk e di si mund te vendoset nje personazh i tille kaq i paafte ne krye te nje partie…

    1. faslliu says:

      te largohet sa me shpejt se u bene 3 vjet ne krye te bashkise edhe me shpejt jane krijuar gropat neper rruge edhe pallatet nga 17 kate se sa punet publike ne te mire te ketij qyteti.

      1. fredi says:

        u bene tre vjet qe ne kte qytet nuk po behet asnje pune publike rruget nga asfalti elektoral jane prishur, kurse bashkia qe prej nje viti ka ngel pa kryetar.

        1. geru says:

          ky qytet meriton me shume se kaq nuk meriton nje kryetar me vota te vjedhura apo nje kryetar qe punon per interesat klienteliste te kryetarit te tij.

          1. ceni says:

            u be tre vjet qe kur kryetari i i vene me force eshte ne krye te bashkise te ketij qyteti edhe gjurma e vetme qe ka lene jane gropat e krijuar nga asfaltet elektorale te krijuar para nje viti.

            1. besi says:

              ky qytet meriton te kete nje kryetar edhe jo nje mis buzqeshje.

              1. xixa says:

                ne tre vjet asgje asnje shkolle ndertuar asnje projekt i nisur apo mbarurar pervec asfaltiti elektoral te kthyer ne gropa gropa rruga sot ky qytet spo sheh asnje pune nga ky kryetar.

                1. bledar says:

                  bashkia ka nevoj per kryetar se ky qe eshte ka humbur shume shpejt do e cojme te njerzit e humbur.

    2. joe says:

      Paskeni dale “grup” sikurse i pelqen Kocos, 3-she 3-she!

    3. askushi says:

      Lulzim lgbt von holandez mashtruesi nder shume premtime kur therriste ju jeni te paret, Tirana eshte e para premtoi : heqjen e te gjitha tavolinave nga trotuaret sot nuk ke vend pa tavolina, mbylljen e te gjitha pusetave, rehabilitimin e zonave te gjelberta te liqenit, shtimin e gjelberimit, uljen e taksave per biznsin, shtrimin e rrugeve Brenda qytetit, perfundimin e unazes se madhe, kartat e studentit, tramvaji, rEhabilitimi I shkollave, kopshteve, ekipin e futbollin Tirana ne superekip dhe rikthimin e derbeve te ekipeve te k qytetit,

  2. mimi says:

    jane ne fakt 5 pallate 17 katesh qe do ndertohen tek diga.Firma gener 2 qe e nderton sapo ka marre lejen ne bashki filloi punimet.Ka vendosur dhe tabelen me projektin.Kete vend perfundimisht e shkaterruan.

  3. limi says:

    Me 100 vota te vjedhura erdhi kyetar lulja , realisht i shkarkuar eshte si kryetar/
    Cfar bene o luli pallati 20 kate ne dige o i rrjedhur – apo fillove te mbledhesh 20% qe bere 40 % tani.
    Mjere me si nje llafe apo 500 llafe ………

  4. Gazi says:

    Po ikni mo te degjeneruar, Flisni ju qe nuk keni bere asnje ne kete vit perkundrazi perdite ngelin njerez pa Pune,te gjithe dhe socialistet po ju shajne po pyesni njerzit nje here e mos shikoni qe ne kete faqe shkruajne njerez nga ps qe paguhen, po na vete aty ku nuk mban me, po Tiranen ju bastardet e ps po e bllokoni pse nuk e shohim ne te degjeneruar .

    1. @Gazi botes says:

      Po kur jane bo halete e PDse me akuzu te tjeret per te “Degjeneruar” nuk ka me ngel kafshe Vicidoli pa u bo.
      Kjo qeveri eshte akoma duke u marre me borxhet qe la ai gjyshi yt Sali Protopapa I Vicidolit. Eshte akoma ai Sali qe knotrollon drejtesine nepermjet qenit te tij besnik Sakat Nishanit.
      Mos merzit, laku sa vjen dhe ju shtrngohet palacove te PDse qe kane 20 vjet qe mbajne peng jo vetem te djathten por tere Shqiperine.

  5. heretiku says:

    nje coftine nuk mund te behet kurre drejtues entesh e istitucionesh, vendi i coftinave eshte kazani i plehrave, Lulzim Basha eshte coftine e kaluar coftines

  6. Alda says:

    Ne vend qe te ndertojne shkolla, kopshte, cerdhe dhe qendra shendetesore per gjithe ate zone te re qe ka me mijera banore; ne vend qe te ndertojne park lodrash dhe ambjente sportive se po degjenerohet brezi i ri nga veset pasi nuk i ofrohet asnje alternative tjeter per kohen e lire; ne vend qe te prishin ndertime dhe te hapin zona te gjelbra e lulishte shplodhese qe i mungojne Tiranes, hijenat e pushtetit te sotem vendosin te shkaterrojne te vetmen hapesire per te bere dicka te mire per qytetaret, te ndertojne perseri e perseri kulla prej betoni. Tirana e ka tejkaluar kufirin e dendesise. Komuna e Parisit eshte si nje geto e madhe prej betoni… Si nuk kane TURP!

    Eshte koha per te reaguar fort, jo per vete me, por per brezin e ri. Eshte kthyer Tirana ne nje fjetore te madhe betoni, e mbushur vetem me pallate, bar e kafene. SA TURP! TURP per ata qe dhane te tilla leje, TURP per qeverine qe e lejon, TURP dhe per gjithe komunitetin nese e lejon te ndodhe nje gje e tille. A ka mundesi qe nje here te vetme te reagojme per interesat tona? Vetem nje here te vetme!

    Te lobojme per shkolla sepse ajo zone nuk ka. Te lobojme per qender shendetsore, sepse ajo zone nuk ka. Per kopshte dhe cerdhe per vogelushet tane. Per ambjente sportive e lulishte, per park lojrash te, per qendra kreative per rinine. Parkim per te gjithe ata kryeqytetas qe duan te frekuentojne parkun e liqenit qe megjithese eshte i vetmi po e kafshojne perdite pameshire ne te kater anet. Sa TURP!!!
    Te vetmen perle qe i ka mbetur zones se Komunes se Parisit dhe Tiranes se re i jane turrur si hijena per ta shperfytyruar, perseri me beton, me beton frymemarres. Sa TURP!

    Qeveria ka per detyre te ndaloje nje papergjegjshmeri te tille! Ja ka borxh te gjithe kryeqytetasve! Mjaft me me beton! Nuk po kerkojme asgje pervecse nje mundesie per te pasur nje qytet ku femijeve mund tu ofrohet nje alternative pervec vesit dhe kafeneve pa fund.

  7. tani says:

    po skeni ci beni gomarit i bini samarit
    po ju pastroni shqiperine e lereni Tiranen se e paston piktori bojaxhi
    se jeni duke punuar shum e mos u ladhni kaq shume apo sju le saliu akoma se mos ka akoma ministra ne qeveri

  8. Arlind says:

    Duhet pare dhe ligji pasi seshte normale qe te ndertohet poshte nje dige
    duke qene se rrezikohet jeta e banoreve qe do jetojne aty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje