Skandali i Sarandës/ PD: Motoja e re e PS, favoret seksuale

18 Gusht 2014, 12:11Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar sërisht në lidhje me skandalin e Sarandës ku sekretari i deputetit të PS-së Koço Kokëdhima i kërkonte favore seksuale me të bijën e mitur, një gruaje me qëllim që më pas t’i siguronte një vend pune, ka reaguar sot edhe dega e PD-së në këtë qytet.

“Motoja e re e Partisë Socialiste në Sarandë janë bërë favoret seksuale. Rilindja nuk kursen as fëmijët 14-vjeçarë. Ngjarja skandalizoi opinionin publik. Ngjarja, tregoi vlerat e bijve politikë të Edi Ramës”, thuhet në deklaratën e degës së PD-së në Sarandë.

Media zbuloi qartë se Rilindja nuk kursen as fëmijë 14-vjeçarë, duke kërkuar t’i kthejë në skllavë të epsheve shtazarake të stafit të Koços.

Ngjarja që skandalizoi mbarë opinionin publik tregoi edhe njëherë vlerat më të ulëta e më çnjerëzore të bijve politikë të Edi Ramës. Në institucionet e Sarandës vazhdojnë të shkarkohen dita-ditës punonjës të ndershëm e profesionistë.

Janë mbi 100 punonjës të larguar nga detyra, ku rekordin e mbajnë Drejtoria e Tatimeve, ajo e Transportit Rrugor, Porti Detar, Posta apo Aluizni, institucione këto, të trumbetuara si të suksesshme nga Koçua.

Të shtunën mësuam se në administratë nuk kanë vend profesionistët, por vetëm ata që plotësojnë interesat perverse të Koços me kompani”, vijon deklarata.

Partia Demokratike dega Sarandë, shpreh indinjatën e thellë ndaj presioneve seksuale të ushtruara ndaj një nëne që po rrit katër jetimë e ndaj një fëmije që jeta po i tregon se si ëndrrat t’i prish makthi që ka pamjen e agallarëve të Koços.

“Është e turpshme indiferenca e deputeteve socialiste ndaj këtij fenomeni dhe veçanërisht indiferenca e deputetes femër të Sarandës, Luiza Xhuvani.

Sot të gjitha femrat sarandiote ndihen të fyera, të gjitha nënat të tronditura e të gjithë fëmijët të trembur. T’i themi STOP kësaj maskarade ! Koçua me kompani po na poshtërojnë gjënë më të shtrenjtë, fëmijët. Ai nuk e ka vendin në Sarandë !”, thekson PD.

Ndërkohë deputeti Luciano Boci ka reaguar ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe qëndrimit të tij mbi skandalin.

“Sigurisht, e keqja nuk ka parti! Në këtë pikë unë jam dakort me “moralistin” kryeministër!

Por ajo sot mbartet dhe ka shpërthyer pa kufij nga njerëz politikë të kupolës së majtë. Format shkojnë nga sjellja e krimit brenda në parlament, deri në shkarkime hakmarrëse me shumë prapavija.

Nga emërime të përfaqësuesve të drogës e prostitucionit në drejtim të administratës, deri në kërkesa perverse për të nginjur orekse seksuale të “të pushtetëshmëve të rilindur”.

Dhe në këtë rast boll bëri “moralistin” ky kryeministër!  Duhet të bëjë atë, të cilit i fshihet me alarm e frikë: Përgjegjësin! Dhe pse ai nuk do, duhet t’ia bëjmë ne të qartë”, thekson Boçi.

 

7 komente në “Skandali i Sarandës/ PD: Motoja e re e PS, favoret seksuale”

  1. KRETA says:

    o boce boce boj te fala ylli pangos [apo nuk njifni]

    1. sh.taras says:

      Foli e (zh)virgjeruara PD. Po harruat Ylli Pangon mo, skandalin e nje ministri,minister nuk i thone pak apo jo!

  2. limi says:

    O ju PD ! policia e ka futur ne burg kete provokator e ndersa Ju o Boci raste e me flagrante se kjo i bete drejtor( pangon ) qe cdo dite e shohimn edhe ne TV si heroin tuaj …. o mortja tju haje qe shkaterruat cdo gje ….. a e kutoni se keto jan ato qe kini mbjelle ju o pallavesh ……. Dy qeveri dhe dy qendrime te ndryshme ju jini shume larg moralit te shoqerise -egoist e inrigant dhe zemer zinj te pafund jini.

  3. Dani says:

    O nje mortje ku sju perpin te gjitheve, kriminele qe skane te sosur ne kete vend. Fullani, Fullani atij cdo ti beni. Keto te tjerat jane per sy e faqe. Pthuuuu race e qelbur deri ne kocke!

  4. Fans Melengu says:

    Rani Lavuren dhe Selvijen se ju a perdhunojne I o qelbesirat e kombit se ai majaku i Sarandes e mori ate qe kerkoi

  5. AZGAN says:

    hahahah po si ben keq njeri seksi, sepse cliron hormonet more http://bit.do/sex-and-love

  6. Anonim says:

    Me fullanin cfare u be

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje