Partia Demokratike ka reaguar përmes deputetit Oerd Bylykbashi në lidhje me skandalin e Sarandës ku rezulton i përfshirë Agron Cane, Sekretar i deputetit socialist Koco Kokëdhima.
“Skandali i Sarandës në zyrën e Partisë Socialiste, ku mëkëmbësi i deputetit Kokëdhima kërkon favor seksual me një vajzë të mitur, në këmbim të një vendi pune, është mirëfilli tregues i oligarkisë në veprim.
Oligarkia Rama-Meta-Kokëdhima kështu funksionon. Në të gjitha zyrat e Partisë në Shqipëri, në të gjithë zyrat e administratës, paguhet në këmbim të shërbimit, në këmbim të punësimit.
Cirakët e oligarkëve që kanë ngritur rrjetin e merimangës në gjithë vendin, shpërdorojnë pushtetin dhe kërkojnë vazhdimisht favore , para, interesa, deri tek realizimi i dëshirave perverse që kanë”, theksoi Bylykbashi në një konferencë për mediat.
Në vijim ai shtoi se këta oligarkë e kanë marrë me kohë licensën për të poshtëruar qytetarët e vendit, qysh se vendosën aleancën para zgjedhore.
“Licenca për shpërdorim në cdo drejtim, është dhënë nga Edi Rama, Ilir Meta, e Koco Kokëshima, qysh se ata caktojnë drejtorë, trafikantët e drogës, caktojnë në krye të këshillit të qarkut, të akuzuarin për rrëmbim fëmije, fusin në parlament të dënuarin për prostitucion.
Prandaj etika dhe morali i kësaj qeveria ka rënë përpara se oligarkët të vijnë në pushtet. Ata janë ngjizur në mëkat që në krye të herës, dhe nuk mund të presësh tjetër, përveç abuzimit, kudo e me këdo.
E vërtetë, këta funksionarë perversë nuk kanë parti, edhe pse skandali ndodh në Partinë Socialiste, ata nuk përfaqësojnë socialistët e ndershëm që nuk janë të paktë.
Këta funksionarë perversë që i trajtojnë zyrat si pronën e tyre private, janë përfaqësuesit e oligarkisë në pushtet.
Janë përfaqësuesit e oligarkisë Rama-Meta-Kokëdhima”, theksoi ligjvënësi socialist.
Ndryshimi ndermjet PD-se dhe PS-se.
1. Ne rastin Pango, televizioni qe denoncoi lajmin u gjobit nga qeveria nderkohe qe Pango u emerua serish ne post.
2. Ne rastin e para pak diteve, fajtori u arrestua, u perjashtua nga PS dhe televizioni qe publikoi lajmin u pergezua.
bravo bylykbashi,pra propozimi i juaj esht ta bejm drejtor apo minister kulture.thjesht sepse keni shum moral sa her dilni ne tv na qani hallin ne popullit,o mortja si sju merr,rrac e shpifur
O Oert buzequmeshti, po pse mor i shkrete pse nxjerr vrer nga goja. Ne shyqyr e shporrem Saliun njehere e mire mirpo ju vazhdoni te ecni nen hapat e tij. A çerra te Saliut çerra.
Te mjeret ne per opozite qe kemi. Destruktivitet gjithkund. Vazhdon akoma me disinformim a thua se populli nuk i ka syte hapur.
A je ngopur sot me buke or ti lum miku?
Me rrenqethet mishi me perversitetin dhe nivelin e nje pjese te shoqerise sone. Ok ,ai monstra duhet te behet shembull,sepse e meriton dhe se duhet te mesoje ndonje tjeter. Po per ate nene te mjere dhe femijet e saj, a sensibilizohet kush? A ka ndonje nisme nga partite,nenat apo baballaret per t’ju gjendur ketyre femijeve. Cfare alternative i japim se bijes,pas “suksesit” te gazetarit. Nuk hezitojme ti cfaaim me foto,me emer e mbiemer, ndersa ne raste te ngjashme kemi bere kujdes. Cfare brumi jemi ne? Ku jane shoqatat e grave dhe femijeve,te drejtat e kujt mbrojne?