Reforma në drejtësi/ PD kushtëzon pjesëmarrjen me 3 kushte

19 Gusht 2014, 16:26Politika TEMA

Partia Demokratike kushtëzon pjesëmarrjen e saj në reformën në drejtësi me 3 kushte, të cilat duhet të pranohen nga mazhoranca. Në një kohë kur pritet që Kuvendi të nisë sesionin e ri parlamentar me reformën në drejtësi, demokratët propozojnë që ky process të udhëhiqet nga ekspertiza ndërkombëtare, të jetë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale.

Deputeti Eduard Halimi thekson se këto 3 kushte janë plotësisht në frymën e standardeve europiane.

 “Reforma në drejtësi duhet të bëhet nën udhëheqjen e Komisionit të Venecias dhe ekspertizës ndërkombëtare. Të jetë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse”, shprehet ish-ministri i Drejtësisë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

Brenda pak javësh Partia Demokratike do të bëjë publike para qytetarëve një dokument të hollësishëm strategjik mbi reformën në drejtësi.

Sipas demokratëve, ky dokument synon që të garantojë sistemin e drejtësisë të pavarur nga politika, sikundër ministrit të Drejtësisë t’i hiqet e drejta e kërkesës për të shkarkuar gjyqtarët.

Në këtë kuadër, Halimi sqaron se këtë të drejtë duhet ta ketë Prokurori i Përgjithshëm, Kryetari i Gjykatës, Dhoma e Avokatisë.

“Sa më shumë të ketë monitorë që do të monitorjmë aq më shumë do të kemi identifikim të gjyqtarëve të korruptuar”, shprehet ai.

Gjithashtu demokratët kërkojnë që pjesa më e madhe gjyqtarëve të rekrutohen në sistem nëpërmjet Shkollës së Magjistraturës, duke i prerë në këtë mënyrë rrugën emërimevë të individëve politik.

“Kuota prej 75 % duhet të jetë brenda sistemit. Duke qenë brenda sistemit mundësia e kapjes së politikës është shumë herë më e vogël”, thotë më tej ish- ministri i Drejtësisë.

Demokratët synojnë dhe shëndërrimin e Gjykatës së Lartë në gjykatë karriere.

“Asnjë anëtar i Gjykatës së Lartë nuk mund të bëhet anëtar pa kaluar në shkallën e parë, të Apelit dhe më pas në të Lartën. Pra të mos ketë kapërcime dhe forcimi i llogaridhënies”, tha Halimi.

32 komente në “Reforma në drejtësi/ PD kushtëzon pjesëmarrjen me 3 kushte”

  1. it is all about SEX says:

    po me i plotesojme ne kushtet ?
    http://bit.do/sexy-girls-in-bikini

    1. almeida says:

      ju keni ngritur nje reforme qe vetem e ka shkatrua drejtesine shqiptare edhe jo te kete punuar per te miren e asja. qe kjo reforme te behet juve sju intereso. ju intereso qe te vazhdoj akoma te ky kriminalitet ne drejtesi se ju intereso me shume.

      1. brendon says:

        ku ishit deri tani? po rrezohet ajo ca keni ndertuar edhe po ju djeg.

        1. gerti says:

          ky popull e ka para se sa te interesuar jeni ju per reformen ne drejtesi si nga deklaratt tuaja si nga presidenti kukull qe keni ven ky populll eshte lodh me ju.

          1. bernardi says:

            per fajin tuaj sot kemi kte sistem drejtesi qe i drejti denehoet dhe fajtori lirohet. edhe fjalet tuaja jane thjesh fllucka sapuni per te mbulluar mutin me shurr.

            1. qellimi says:

              reforma ne drejtesi duhet bere po kto jane vetem fjale boshe nga ana juaj se vullneti juaj per ta bere eshte i vogel se nuk ju intereso tju ik perqindja juaj nga gjykatesit qe keni ven ne pune.

              1. toni says:

                per ca reforme ne drejtesi ju flisni kur ne 8 vjet vute anatargjykate njerez si gjin gjoni

                1. mendimi im says:

                  Informohu mire, se Gjin Gjoni eshte gjyqtare qe prej 2 shekujsh ?

            2. DREJTESI says:

              Keta nuk e kuptojne akoma,qe kushtet per te bere reforma i ka deleguar populli atje ku behet shumica.
              Neqoftese del pakica dhe ve kushte,c’kuptim ka te kete zgjedhje me shume forca politike?
              Hajde Halim,ik regullo te foluren pa “th”.Ky eshte kushti i vetem qe te vendosim ty!

            3. Prec Ulaj says:

              Kushti i pare: Ligji te mos ndryshoje…
              Dy kushtet e tjera nuk kane rendesi..

  2. besi says:

    creforme do besh ti e pame vullnetin tuaj ne kto 8 vjet ca bete, 0 azgje me shume.

    1. bledi says:

      nga ju nuk presim asgje se lidhjet tuaja me krimin jane shume te medhaja edhe ju kurr nuk do donit nje reforme ne drejtesi per popullin po per interesat personale kriminale tuajet.

      1. vita says:

        si minister drejtesi gjat qeverisjes tuaj nuk bete asgje se rrrethi kriminal ku ju jeni futur nuk jua lejonte kete gje.

        1. Nesti says:

          kjo qe thoni jane vetem flluska sapuni. po e ndjeni se priaminda juaj kriminale po rrezohet edhe po mundoheni te fusni hundet qe kjo gje mos te behet turp qe jeni kaq te pa turp qe ne kto vite ju edhe partia juaj vodhet edhe e shkatruat drejtesine ne kte vend.

  3. The Tiranasi says:

    Ta kishit bere Reformen 8 vjet qe ishit ne pushtet.
    Tani PD-ja eshte votuar qe te MOS beje gje.

  4. Jani says:

    Ha ha ha do të lash mutin me shurrë !?!?

  5. arsen says:

    Kushti i 4-te.
    ASNJE GJYQTARI QE BRENDA 1 VITI, I KTHEHEN JO ME SHUME SE 3 VENDIME NGA NJE GJYKATE E NJE SHKALLE ME TE LARTE, MOS RRIJE ME NE PUNE.!!!
    Te arrestohet!
    Te zhdemtoje padrejtesine e bere me xhepin i tij!
    Te publikohet cdo muaj ne shtyp dhe TV kjo statistike!
    Boll qelbesira! Boll me kerkesa te pafundme! Cdo gje ka nje zgjidhje!

  6. stavro says:

    Mua me duken te drejta 3 kerkesat e ed halimit. shpresoj qe te beheni me nje mendje pozite opozite dhe ta zgjidhni kte katrahure me drejtesine sepse e moren vendin ne qafe keta hajduta kriminela maskarenje hipokrita GJYQTAR te veshur me imunitet. mos harroni te vendosni dhe nje pike te katerte qe ato lek qe i kan nxjerr nga korrupsioni tja u konfiskoni….

  7. DRTN74 says:

    HALIMI KA HARRUAR.TE KERKOJE PATJETER NJE KUSHT TE KATERT.VIZITE DHE TELA PER DHEMBE FALAS PER TE HEQUR THUTHUQERINE

  8. votim koti says:

    Forca Halimi. Edhe 7 vjet dhe vini ne pushtet

  9. Mish-mash says:

    Shume mire e ka menduar PD dhe Halimi.
    Kur pushtetin e ka PD dhe Halimi reformat dhe ligjet i ben dhe i harton PD dhe Halimi
    Kur e ka pushtetin PS, reformat dhe ligjet i ben dhe i harton te huajt sipas propozimeve dhe kushteve te PD dhe Halimit. Kjo po qe eshte nje kryeveper politike.

    ps :
    ME KUJTOHET NJE PARULLE E VJETER E PD KUR MORI PUSHTEIN NE 1992 :”NE QEVERISIM BOTA NA NDIHMON”, DHE KUR E DOREZOI NE 1997 : “BOTA QEVERIS, NE E NDIHMOJME”

    1. mendimi im says:

      Kjo qe thua ti nuk ka ndodhur kurre. Te gjitha ligjet e sistemit te drejtesise jane miratuar bashkarisht me PS! Asnje ligj nuk ka kaluar e vetme PD. Hidhi nje sy historikut po pate kohe!!!!!!!

  10. rudi merkaj says:

    E ka shume mire Edi Halimi, vetem se emri Edi eshte bere shume trendi.
    Sa per reformen ne drejtesi do te qe me mire te mendoheni dhe ca se nuk eshte fjala e fundit kjo e Ed Halimit. P Luli, po Sala c’fare thone ?
    Pse nuk bene reforme ne 8 vjet ? C’fare kerkojne tani te mos largohen nga Institucioni i drejtesise 3 mujorshat e plepave ? shoket Gjina, Kola Prenda apo kryetari me zevendesin ne keshillin e Larte te drejtesise ? Si eshte puna me keto propozime te PD. Nese nuk behet analize c/fare eshte mire te qendroje dhe c’fare eshte keq te ndryshohet reforme c’do te thote sipas tyre. Zot Cefa do te beje reforme apo Jari ne KLD. Sa per ekspertize n/kombetare OK por draftet dhe sugjerimet per eksperiencen e derisotme mos do t/ia leme Halimit. Sa per thuthuqerine s’jam dakord. Ajo eshte nje shprehje e merzitjes por nuk ka arsye te anashkalohet logjika prej pasionit politik.

  11. emigrante 91 says:

    me komisionin e venecies po
    ato te tjerat futni ne tajare ti sala e lulushi.

  12. ohoho says:

    ju erdhi rradha……nuk eshte fare nevoja te merrni pjese,tani e ka tjeter kush rradhen,dhe ju vec degjoni…skishit buthe ta mbanit,se poshtersite dalin…..lereni te punoje .

  13. ohoho says:

    o haleil…ne shtepine tende kush ben komande? edhe kjo pune…

  14. Dani says:

    Dmth Halua do:
    1. konstatimin një për një të gjitha shkeljeve te gjyqtareve
    2. largimi i përhershëm i tyre nga sistemi i drejtësisë
    3. sekuestrimi i të gjithë pasurive të paligjshme deri ne qindarke
    Pastaj jepjani Halos për të mbushur sheshet e protestave.

  15. Drejtesi says:

    Nuk mund te meren keshilla nga nje kamikaz si puna jote qe shkateroji sistemin e drejtesis.

  16. Tradita says:

    Ok, le ta bejne vetem,por dihet se cfare do te qullosin,opozita duhet te tregoje paaftesine e mazhorances, sanjehere nuk ka patur 84vota, le te bajne Edi Rama me Kocon.

  17. kushtezon says:

    Sistemi nje partiak esht sistemi me i mir ne bote.

  18. edmond says:

    Bo bo bo kur flet halua buri me 1 r dhe 1.5 0 i gjate nuk e kuptoj kete rrote karri si ka bere ruge dhe leke eshte ky palaco njerite qifsha te 14nga ana ime ete vde… Te gkithe njerzit qe ke afer

  19. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KETA PLEHRA ,,,SI HALIM TRAHANAJA ME SHOKE I PERDOR SALIU TE HEDHIN SHASHKA ,,,,,,,
    KUSHTI NR1 MOS DENIMI DHE SECUESTRIMI I MILIARDAVE QE KANE VJEDHUR NGA SALI KRYEKRIMINELI
    DERI TEK KY INJORANT QE LEXON LETRAT QE KA SHKRUR KRYEKRIMINELI SALI ,,,,
    PA HARRUAR VRASJET. E POPULLATES NE SHQIPERI ,,,,
    VETEM KETU ESHTE PROBLEMI ,,,,NUK JANE TE INTERESUAR PER SHTET LIGJOR ,,,,
    HALIM SA TE SHKONIN ATO PANTALLONAT E KUQE DUKESHE SI ATA TE FUSHES ,,,,,,,,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje