“Ime bijë ka pasur frikë përherë. Më thoshte gjithmonë se “do më marrin çunin” dhe unë i kisha thënë që “djalin nuk ta merr dot njeri, kështu që ti mos u mërzit. Unë nuk do lejoj që të ndodhë gjë, unë do kujdesem për ju”. Por, asaj i ishte fiksuar që “do ma marrin fëmijën”. “Nuk ta merr njeri, i thosha, se ka vendim gjykate për këto punë”. Kohët e fundit, kur erdha nga Greqia, më tha: “O babi, unë të kam futur në telashe”. “Pse, i thashë, më ke futur në telashe?”. “Po do të të marrin shtëpinë”, më tha. Aty e kuptova se ime bijë nuk ishte në rregull”.
Kështu e nis rrëfimin e tij Adem Dushku, babai i Nexhmijes, 26- vjeçares që një javë më parë vrau djalin e saj 4 vjeç dhe më pas tentoi të vrasë edhe veten.
Sipas tij, e bija ka pasur vazhdimisht presion psikologjik nga njerëzit e burrit.
“Ka pasur edhe presion nga ish- njerëzit e burrit; ata i thoshin, jo do të dënojmë, jo do bëjmë këtë, jo do të bëjmë atë, gjithë të këqijat i thoshin”, tregon i ati për GSH.
Ademi rrëfen ngjarjen makabre: “Unë në shtëpi kam qenë, por kam qenë në gjumë. Në orën 02:00 ose 02:30 u zgjova nga zhurmat. Por ç’të shikoja? M’u errën sytë. Madje, unë time bijë e dija të vdekur, por komshinjtë e mi e kanë çuar me makinë në spital, sepse dëgjuan britmat e mia. Vajza ia kishte vënë thikën në fyt edhe vetes së vet. Por, nuk flas dot për atë që kam parë, se ka qenë një tronditje e madhe për mua”.
Gruaja ndodhet ende duke u kuruar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Si Te Shkarkoni Video Nga Youtube. ?
http://myvizion1.blogspot.com/2014/08/how-to-download-video-from-youtube.html