INTERVISTA/ Strobe Talbott: Rusia e ka pushtuar tashmë Ukrainën

19 Gusht 2014, 19:36Politika TEMA

Strobe Talbott, një prej ekspertëve më të mirë amerikanë për çështjet e Rusisë, i cili ka përkthyer në anglisht kujtimet e Nikita Hrushovit, ka qenë Nënsekretar Shteti nga 1994 deri në 2001. Aktualisht është President i Institutit Brookings.

 

Si duhet të përgjigjet Perëndimi nëse Putini e pushton realisht Ukrainën?

Ata e kanë pushtuar tashmë Ukrainën. Më duket një marrëzi dhe e pakuptueshme se si qeveritë dhe media vazhdojnë të flasin për mundësinë, rrezikun, kërcënimin e pushtimit të Rusisë. Rusia e pushtoi Ukrainën në fillim të pranverës. E filluan me të ashtuquajturit “burat e vegjël të gjelbër” – ushtarë rusë pa shenja dalluese në uniforma – më pas vazhduan me uniforma me spaleta dhe aneksimin e Krimesë. Rusia ka qenë forca prapa, dhe forca në terren, me separatistët në Ukrainën lindore. Eshtë një pushtim që po ndodh tashmë. Eshtë shumë e dëmshme për kontrollin e situatës që të vazhdojmë me falsitetin që vetë rusët po hedhin në qarkullim, sikur ata nuk e kanë pushtuar Ukrainën.

Tani që europianët kanë vendosur sanksione më të fortë, a është i mjaftueshëm reagimi i Perëndimit?

Eshtë i mirë. Sigurisht mund të ishte më i ashpër, por nëse mund të jetë më i ashpër në një mënyrë që të ruajë solidaritetin e Aleancës së Atlantikut dhe që të mos shkaktojë kundërplasje në politikën e brendshme dhe publikun e SHBA, kjo është një sfidë. Fakti që kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë udhëheqjen dhe ka qenë pothuajse në një hap me presidentin Obama është një plus i madh. Sanksionet po kanë efekt në Rusi. Deri tani në mes të gushtit, rusët nuk duket se e kanë ndarë mendjen se cili do jetë hapi i tyre i radhës. Dua të mendoj që, arsyeja përse nuk kanë vazhduar me përshkallëzimin e mëtejshëm është surpriza e pakëndshme për ta, pra që perëndimi ka qenë i bashkuar në reagimin e tij.

Ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski ka argumentuar se NATO duhet të shkojë më tej dhe të “fuqizojë krahun e saj lindor”. A do të ishte më shumë një frenues, apo një provokim për Rusinë?

Nuk jam i sigurtë çarë do të thotë me saktësi. Por NATO është fuqizuar tashmë në shumë drejtime, përfshirë edhe Poloninë. Veç kësaj, ka një përpjekje të dukshme për të vendosur forca “nga shtetey origjinalë të NATO-s” – ata që kanë qenë anëtarë përpara fundit të Luftës së Ftohtë – në shtetet balltikë, sidomos në Estoni. Britanikët dhe Gjermanët po plotësojnë amerikanët me mbështetje nga ajri. Një kërkesë thelbësore është përmbushur: të binden rusët që çdo shtet që është anëtar me të drejta të plota i NATO-s, tashmë është tërësisht i mbuluar nga Neni 5 i Traktatit të NATO-s, që thotë se secili anëtar duhet të mbrojë të tjerët me “çizme në terren” në rast të një rreziku. Ky është një frenues.

Cili është qëllimi final i Putinit?

Eshtë vetëm një mbithjeshtëzim i vogël të thuash se Putini ka si qëllim zhbërjen e reformave që vuri në zbatim Mikhail Gorbaçovi dhe që më pas u çuan përpara nga Boris Jelsini. Këta mandate të njëpasnjëshëm të presidentit të fundit të Bashkimit Sovjetik dhe presidentit të parë të Rusisë post-sovjetike, Gorbaçov dhe Jelsin, përgjatë një periudhe 20-vjeçare, e futën Rusinë në një rrugë të re dhe premtuese – premtuese për vetë Rusinë.

Komponentët bazë të këtyre reformave duhej të hapnin shoqërinë ruse, demokratizonin dhe federalizonin Bashkimin e dikurshëm Sovjetik, me qëllim që të kishte llogaridhënie dhe një ndjesi mes qytetarëve, që ata kishin një fjalë për të thënë në hartimin e politikave të qeverisë së tyre. Reformat e tyre synonin të hiqnin qafe “gënjeshtrën e madhe” – pra lidhja e syve të popullit rus dhe maskimi i asaj që kërkonte Rusia në botë. Zëvendësimi i “glaznostit” – ose transparencës – u pasua prej “shoqërisë së hapur” të Jelsinit. Në politikën e jashtme, ata e braktisën si një kauzë të humbur qasjen agresive konkuruese të lojës me shumë zero kundrejt botës së jashtme, dhe në vend të kësaj u përpoqën të ndjekin një politikë partneriteti me Perëndimin dhe komunitetin ndërkombëtar. Të gjithë këto janë tashmë në rrezik dhe të anuuara prej Putinit. Nuk është thjeshtë e rrezikshme, siç po e shohim në Ukrainë, por edhe e keqe për Rusinë në terma kohëgjatë.

Një prej vendimeve më të rëndësishëm që Jelsini mori si më i pushtetshmi i udhëheqësve post-sovjetikë të Rusisë, ishte të garantonte që kufijtë mes republikave të shndërroheshin në kufij ndërkombëtarë të shteteve të pavarur. Vetëm kjo e bëri të mundur shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, paqësore, jo të dhunshme dhe relativisht të rregullt. Shmangu atë lloj luftërash të përgjakshme që kemi parë në shpërbërjen e ish Jugosllavisë. Putini e ka “grisur” atë vendim dhe po ndjek kursin e Sllobodan Millosheviçit, udhëheqësit serb. Putini mund të jetë fare mirë duke precipituar shpërbërjen e dhunshme të Federatës Ruse.

Ndryshimi i kufijve me forcë – dhe reagimi ndaj kësaj – ka pasoja më të gjera për rendin global në tërësi. Sado të justifikuar të jenë sanksionet ndaj Rusisë, kjo gjë ka tani efektin të styjë Rusinë drejt kinezëve – që e shohin “kthesën” amerikane drejt Azisë si një përpjekje për të frenuar ngjitjen e tyre – në një bllok anti Perëndim. A i druheni kësaj?

E shoh si një fenomen sipërfaqësor, pa rrënjë të thella. Qëllimet e shpalur të Putinit dhe presidentit kinez, Xi Jinping duket se tregojnë ndarjen në këta blloqe. Por nuk mendoj se është gjë e qëndrueshme në terma kohëgjatë. Së pari, rusët dhe kinezët janë të fiksuar pas atij që e shohin si “hegjemonizmi amerikan” dhe e mendojnë si rrezikun e madh. Nuk është ky rreziku. Rreziku për Rusinë dhe Kinën është një e ardhme ku ata vetëizolohen. Rusia dhe Kina janë raste shumë të ndryshëm dhe njësoj të komplikuar. Kina është thellësisht e integruar në ekonominë botërore dhe po përfiton nga e gjithë kjo. Ajo nuk do të vërë në rrezik këta përfitime. Eshtë diçka frenuese për Kinën kjo. Rusia nuk është e integruar në ekonominë globale, kryesisht sepse është shumë e varur nga nxjerrja dhe eksporti i produkteve të naftës. Nuk ka një ekonomi moderne të prodhimit apo shërbimeve. Kështu që Rusia dhe Kina nuk janë njësoj.

Së dyti, ka realitete gjeopolitikë dhe etnografikë që bien ndesh. Rusia ka shtetin më të madh territorial në planet, që ndan një kufi të gjatë me shtetin me popullsi më të madhe në planet, Kinën. Rusia ka shumë gjëra që Kina i do – lëndë të para. Kjo është një formulë për konkurrencë serioze, madje edhe konflikt.

Nëse tregohesh largpamës, gjë që Putini nuk po e bën, ai duhet të jetë shumë më i shqetësuar për qëndrueshmërinë e kontrollit rus mbi zona të gjera të pjesës lindore të vendit, me shumë burime që Kina i do dhe pak njerëz për t’i mbrojtur ata.

Me fjalë të tjera, Putini po sheh nga e kaluara, dhe jo nga e ardhmja.

Më keq, ai po sheh nga e kaluara për një model për të ardhmen. Eshtë gjë jo e mençur dhe ekstreme, për rusët – dhe për gjithë ne të tjerët. /Huffington Post/

PERSHTATUR NE SHQIP NGA BOTA.AL 

14 komente në “INTERVISTA/ Strobe Talbott: Rusia e ka pushtuar tashmë Ukrainën”

  1. e says:

    Shum shpejt do normalizohet bashkpunimi.

    1. it is all about SEX says:

      jooooooooooooooooo eshte shume larg akoma
      http://bit.do/parate-e-bashes

  2. Druni says:

    Kush o ky trap qe flet per rusin, ne vend qe te shofi ne ferguson se cfar bohet meret me rusin, ik mer se je bo si ato amerikont e vjeter qe thojn te zhdukim kominizmin, hahahaah ca idioti

  3. Claus says:

    Eshte nje problem i madh injoranca e shume politikaneve perendimore, perfshi ketu ata matane Atlantikut qe zor se arrijne IQ 80.

    Putini keta i sjell verdalle, per vete faktin se i njeh si tipa, i ka analizuar dhe i njeh dobesite e tyre. Sa per frike, megjithe kercenimet, nuk besoj se i ka shume. Me keto embargo qe EU ka vene me shume po demtojne veten se sa Rusine, te gjithe shtetet qe kane vendosur embargo fiiluan ti kerkojne reparacione Gjermanise dhe BE!.

    Vete firmat gjermane sidomos ato te automobilave dhe ndertimit te makinave kane filluar te ankohen, dhe perse jo, eksportet gjermane kane treguar kohet e fundit renie te ndjeshme.

    Nga ana historike nuk ka ekzistuar Ukraina.Nga shekulli i kaluar u ravijezua si etni, sa per kufij te rregullt as qe mund te behet fjale.

    I hyne symbullur rrezimit te Janukovic-it ca palo politikane ne EU, gjermanet derguan nje boksier per te bere politike, rruga beri ligjin dhe tani ja ku jemi. Ne nje kaos, ne nje lufte qe nuk besoj se do te kete fund te shpejte, per te mos thene per ndonje zgjerim te metejshem nese destabilizohen shtetet balltike me popullsi ruse qe i kane lene pa nenshtetesi.
    Po hajde bjeri ti biem, po se ku do te dilte me rrezimin e Janukovic-it askush nuk mendonte.
    E kush do te mendonte? John Kerry? Apo Frank-Walter Steinmeier?
    Tani vijne verdalle dhe nuk gjejne zgjidhje.
    Kujtonin se kishin te benin me Jelzinin.
    Naiviteti ne politike te merr ne qafe.

  4. elinor ' says:

    Kur Putani te kete mbaruar pune me federaten ruse do te kemi nja 15 shtete te reja, me i pasuri nder ta do te mund te krahasohet me Kongon ne Afrike.

  5. enter says:

    Po flasim amerikanet. Shkoni ore mbushuni. Lereni Rusine dhe Ukrahinen rehat.

  6. Akili says:

    Talbott mund te kete qene ekspert i ceshtjeve Ruse por sic duket jo dhe aq largpames pasi ben sikur s’kuton qe politika e Gllasnostit Gorbacovian dhe ajo e “dyerve te hapura” e Jelcinit me ardhjen ne pushtet te Putinit kane marre fund. 25 vjet dobesi,renim,anarki,korrupsion galopant,destabilitet i rajoneve ose republikave perberese moren fund. Rikthimi i pasurive shtererore dhe momopoleve nga duart e oligarkeve te kohes se Jelcinit ne ate te Shtetit Rus ishin tregues i rikthimit te forces dhe fuqise ekonomike Rusise se Putinit. Leshimeve territoriale dhe strategjike ndaj kundershtareve ose me mire rivaleve historike Putini jo vetem qe u vuri kufirin por ka filluar ta shtyje ate drejt zonave te saj me interes strategjik ku ben pjese edhe Ukraina. Qendrimet e rezervuara ne ceshtjen e Sirise dhe Egjiptit ne mbeshtetje te rregjimeve ne fuqi treguan se Rusia eshte me koherente dhe biles ka qene me ne dijeni se Perendimi ndaj rezikut islamik ne rajon. Nese Rusia do ishte treguar e pavendosur sot Siria do ishte pjese e te ashtequajturit Kalifat dhe Egjipti do kishte reshqitur ne fondamentalizem nga Vellazeria Muslimane. Sa i perket Kufijve lindore te Rusise sikur jane te “rrezikuar” nga Kina sipas Talbott me duket me shume nje sajese e deshperuar sesa e mundur per vete lidhjet qe ka Rusia me Kinen qe tensionet tensionet e fundit me Perendimin ne krizen Ukrainase i kane forcuar edhe me teper. Talbot thote qe Ukraina eshte pushtuar dhe e ka fjalen per Krimene. Krimeja eshte vetem preludi pasi sic duket rregjimi aktual Ukrainas duke pretenduar mbeshtetjen perendimore po gabon edhe me rende duke vazhduar ofensiven ndaj lindjes rusofone ne vend qe te kishte filluar tratativat per paqetim. Tashme kufijte e moskthimit jane tejkaluar dhe nuk eshte elarget dita qe Rusia me format e veta te kamufluar ta coje Ukrainen drejt shperberjes per te vendosur nje rregjim prorus ose edhe me keq akoma te nderhyje drejtperdrejt ushtarakisht por me nje kosto me te madhe.Besoj se do ndodhe dizintegrimi dhe Ukraina do ndahet aty ku do e coje Rusia kufirin. Do te kemi nje Ukraine Perndimore dhe nje Republike Popullore te Lindjes qe neser mund ti bashkohet me referendum Federates Ruse. Ariu Rus nuk i ka me kembet prej rere por eshte ai i verteti Siberian qe po rivendikon domenet e humbura. Pernedimi s’po ben gje tjeter vecse po e provokon per ti matur forcen se deri ku i shtrin kembet dhe sic duket Ukrainen e ka nen kembe.

  7. tjeter says:

    O tema po pyesni dhe ndonje ekspert rus here pas here, jo te gjithe ekspert amerikan, se kane vizione pak te ndryshme…ose kinez te pakten.ky eksperti thote mund te jene konkurrent se kane gjera te ndryshme. Ne fakt konkurrenca lind kur kane te njejtat prodhime ose lende te para dhe sherbime, kur i kane te ndryshme mund te bashkpunojne ose krijojne sinergji.

  8. qytetar says:

    Ehh mor Talbot, ti flet se keshtu ta kerkon politika e elites financjare por putini i di me mire se ty se si behet loja dhe sa te jet ai gjalle femijet e tij dhe populli ruse nuk do te behen skllever te kesaj elite ashtu si jemi kthyer ne sot apo banoret e te gjitha vendeve ku kjo pestie eshte perhapur. Na ka vajtur borxhi 5 mij dollar per fryme per te mos then qe ne vendet perndimore eshte edhe 30 mij euro per fryme. Te njejten gje e din edhe kinezet qe normal sduan ti neneshtrohen kesaj elite!

    1. hjkkhfg says:

      Rusia po sillet si nje femije i llastuar qe kur duan ta degjojne thyen gotat e shtepise se vet.
      As dinjitet, as force, as elegance – shkurt, pune spiunesh te KGB qe luajne presidentash.

  9. xhorxh says:

    Rusia e ka patur dhe do ta ket te pushtuar gjithmone Ukrahinen. Iku koha e Jelicnit qe me politikat e tij prej tradhtari pasuri 10 veta dhe leshoi pjese strategjike te Rusise!!! Rusia mund te demtohet realisht nga sanksionet por dihet nje gje shum e rendesishme qe dimri nuk esht me larg se 3-4 muaj! Atehere do shifet cdo te thot me te vertete sanksion!!! Putin esht burr shteti dhe si burr shteti do ti shkoje deri ne fund ketij “Muhabeti”!

  10. Mazllëmi says:

    @elinor (trap analfabet), pse shkon deri në Kongo, kur ke “më mirë”, Kosovën dhe Shqipërinë…(???!!!)

  11. xho says:

    Ju zoterinjte e me siperme jeni aq shume kompetente sa besoj jo se jo SHBA? por vet ruset do te ju lavderojne dhe do te perfitojne nga trajtimi shkencor qe i beni ketij problem te Ukraines dhe pushtuesit rus duke e lavderuar Presidentin Putin.? Me vjen shume keq qe nuk keni aftesi qe per keto qe thoni, sepse ato jane “mendime gjeniale”, te kishit mundesit ti zbatonit edhe per rastin e Shqiperise. Por kur je I dhjere ne vendin tend mundohuni mos te jepni kaq shume mend per ceshtje qe nuk ju takojne.Amerika ka qene eshte dhe do mbetet Amerike si udherefuese per perparim.Presidenti Amerikan po luan me kujdes ne arenen nderkombetare megjithese ka kundershtime te forta nga republikanet. Ne planin e mbrendshem politika e ndjekur nga ai e shpetoj meriken. Papunesia ka shkuar nen nivelin 6% nge 10 % kur u zgjodh President. Ekonomia eshte ne rruge te mbare. Obama care ka fituar popullaritet te madh etjere.Vendimet e fundit per goditjen nga ajri te Alqeda, ndihmat per popullin ne zonat e rethuara ne Irak I kane ritur vlerat e ketij Presidenti ne syte e populli amerkan dhe atij boteror. Vetem Shqiptaret me sa kam lexuar ne shtyp jane ofendues per punen e tij sepse nisen nga pikepamje raciste.

    1. frank says:

      o xha-xho laj pjatet dhe mos lepij shume bythen e zezakeve se nuk ke vlere as sa nje hispanik atje.ti qe shan te tjeret per mendimet e tyre,do qe te jesh ti veziri i mendimit,te pjerdhasha trute ty dhe amerikes kurve qe ku ka vajtur ka ikur me presh ne bythe.ka 50vite qe nuk fiton dot asnje lufte.thuaj obames te te marre ne shtepine e zeze per te shbllokuar vrimen e bythes se michelles se po fryhet shume.krahason rracen ruse me arxhinjte e amerikes qe ecin sipas muzikes cifute.ik ore xhaxhi ik se u mbush vendi me pjata ik laji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje