Presidenti Bujar Nishani mbështet nismën e Qeverisë për Reformën Territoriale duke e cilësuar atë një çështje të rëndësishme, por thekson se kryerja e saj duhet të jetë e mbështetur në Kushtetutë.
Gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të pushtetit vendor, presidenti Nishani tha se realizimi i reformës territoriale duhet të bëhet në përputhje me interesat kombëtare, pasi ka ndikim tek interesat dhe problemet e qytetarëve.
Sipas Kreut të Shtetit, për shkak të rëndësisë që paraqet, realizimi i kësaj reforme kërkon ekspertizë dhe profesionalizëm.
“Një çështje madhore kombëtare, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë, tek interesat dhe problemet e tyre, tek zhvillimi i territorit dhe ai ekonomik, tek infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit, e që është e lidhur gjithashtu edhe me sigurinë kombëtare”, u shpreh Presidenti Nishani.
Sipas Kreut të Shtetit ky takim me vendorët vjen pas kërkesave e ankesave që i kanë shkuar Nishanit, nga grupe të ndryshme interesi, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal, përpara se ai të shprehet me dekret.
Presidenti Nishani theksoi se “kryerja e kësaj reforme shumë të rëndësishme, e cila kërkon ekspertizë dhe profesionalizëm, i ngarkon me përgjegjësi historike të gjithë ata që qëlluan të jenë aktorë vendimmarrës në këtë moment të caktuar, duke shtuar se ka marrë me dhjetëra letra, peticione nga qytetarët ku shprehen ankesat, kërkesat dhe referimet e tyre lidhur me procesin që i parapriu hartimit të ligjit që pritet të shqyrtohet nga Kreu i Shtetit”.
Presidenti Nishani siguroi vendorët se “do të shërbejë si një zë i fuqishëm për të përcjellë interesat publike dhe problemet e qytetarëve duke theksuar nevojën e krijimit të një imazhi të konsoliduar të shtetit shqiptar”.
Pasi i dëgjoi me vëmendje mendimet, propozimet si dhe pikëpamjet e ndryshme të pranishmëve, vuri në dukje se reforma në fjalë në radhë të parë duhet të harmonizojë interesat jetike të qytetarëve shqiptarë me ato të shtetit.
Sipas një njoftimi nga Presidenca, të pranishmit pasi shprehën mirënjohjen e tyre për këtë takim konsultues me Kreun e Shtetit si dhe për mundësinë që po u jepej të përcillnin shqetësimet e qytetarëve që ata përfaqësojnë, u siguruan nga Presidenti Nishani se do të shërbejë si një zë i fuqishëm për të përcjellë interesat publike dhe problemet e qytetarëve duke theksuar nevojën e krijimit të një imazhi të konsoliduar të shtetit shqiptar.
Në takimin me Kreun e Shtetit rreth 23 Kryetarë komunash, kryesisht përfaqësues të Partisë Demokratike , kanë dorëzuar në tryezën e Presidentit shqetësimet e tyre për ndarjen administrative. Në takim ka marrë pjesë edhe kreu i komunës Lazarat Dasho Aliko.
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Komunave ka paralajmëruar rrëzimin e ligjit kur tha se nëse Parlamenti do ta rivotojë pas rrëzimit nga Nishani, ata do ti drejtohen kushtetueses si hapin tjetër ligjor.
“Akoma kam bindje se Parlamenti do ta marrë me seriozitet çdo kthim mbrapsht të këtij ligji dhe është në nderin e këtij parlamenti nëse do kthehet apo jo që ta rishqyrtojë dhe ta marrë në konsideratë edhe një herë, jo vetëm shoqatës së komunave por edhe opsioneve të tjera, nëse nuk do ndodhi dhe kjo ne do t’i drejtohemi gjykatës kushtetuese . Çështja e referendumeve është një çështje që e zgjedhin vet të zgjedhurit vendor të komuniteteve që ka të bëjë me mu si shoqatë e Komunave”, tha Agron Haxhimali.
Më tej ai shprehet se Parlamenti nuk mori parasysh kërkesën e tyre, por pranoi se gjatë procesit janë zhvilluar konsultime me ministrin Bledi Çuci si edhe me anëtarë të Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale.
“Për sa kohë parlamenti në momentin e fundit pranoj disa ndryshime të një loje politike midis PDIU dhe partisë së të drejtave të njeriut, pse ky parlament nuk mori në konsideratë një propozim tejet dinjitoz të komunave për 28 njësitë e reja të qeverisjes vendore”- u shpreh Haxhimali.
Presidenti Bujar Nishani ktheu vetëm pak ditë më parë tre ligje të miratuara nga Kuvendi si ligji për KLD, për Policinë e Shtetit si edhe ligjin për funksionimin dhe organizimin e Gjykatës Kushtetuese.
Harta e re territoriale e Shqipërisë që u bojkotua nga opozita u miratua nga Kuvendi më 31 korrik, në seancën e fundit të sesionit parlamentar. Ligji për hartën e re territoriale mori edhe votat e PDIU.
Nese edhe te zgjedhurit vendore te PS, kane munguar ne takimin me presidentin, do te thote se jane i njejti llum injorantesh si te zgjedhurit vendore te PD, te cilet bojkotuan takimet e qeverise.
Le te shkonin ne takim dhe te jepnin argumenta nese kishin, pro asaj qe u miratua ne parlament.
Histori mediokrish. Shqiperia po shkon dem.
Shko ore pirdhu antikapat .
Tani po na ben politike mo?!?!
Ste lejohet me kushtetute. Nuk njihen letrat por votat per ushtrimine pushtetit.
Dhe Rama sebashku me LSI i fituan zgjedhjet. Binden edhe parti te krahut te aleances se djathte dhe e bene ndryshimin. Ti mo palo president do refuzosh mbi bazen e disa konflikteve te interesit qe su vine per shtat kryekomunareve apo disa letrave dhe i barazon me votene pushtetit?
Kjo eshte per te te shkarkuar si president, pasi vete po e shkel me te dyja kembet.
Per nje gje te heq kapelen ty si njeri.
Pamvaresisht, vendimarrjes tende, gabim apo mire. Ska rendesi,
mbetesh nje QEN besnik i pronarit tend.
ILIRET qe i lire nuk je, qenke nje idiot i gjalle zotrote.
Z.President,a e more vesh se c’nivel kane kryetaret e komunave me rreth 4 klase fillore apo i vleresove nga barku,rrezik te kene ardhur me kanotjere se nuk iu ben as kemisha.Po te kishin patur ide, mendime dhe propozime te bazuara ne argumente e llogjike,do t’i kishin paraqitur ne kohen e vendin e duhur.Keto jane veprime qe marrin forme e ngjyrime politike,jashte interesave kombetare.
Pretendimet e komunareve dhe jo te banoreve.Keta kane hall karrigesh.
Pretendimet paraqiteshin komisionit e jo presidentit.Keto jane cfare ka thene Saliu e LUlezimi.
Kryeje porosine deri ne fund.
Pronocohu dhe per vjedhjen e shekullit apo nuk te ka thene gje Odeta.
====================================================================
O Nishon-Mustaqia PD-se,
Gjermania po vjen.
Merr Sal Bishe te dilni dhe t’i zini rrugen me cuba dhe protestusa pa dhembe, te pa lare se Gjermania na ka vjedhur Shqiperine, Banken, jane te inkrininuar me Piramidat, Gerdecin, 21 Janarin … etj etj.
O Sali Shpellari-shpetimtari na shpeto, na jep armet e 96-tes, tritol, droge qe te behemi trima ….
====================================================================
O hajvan qe edhe me te thene se merr vesh akoma se cpo i ben ketij vendi, mortja ishalla te hengert sa me pare. Shkojne e vdesin ca djem te rinj qe si kane bere keq askujt e rron ky sakat me Salen. O zot degjoi lutjet e shqiptareve!