Marrëveshja Qeveri-CEZ/Bumçi: Në dimër situatë e vështirë energjitike, shqiptarët do të paguajnë faturimet aforfe

20 Gusht 2014, 15:16Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi paralajmëron një situatë të vështirë energjitike në vend gjatë muajve të dimrit, si dhe pagimin e faturave të larta të energjisë apo faturave aforfe, edhe pse konsumi mund të mos jetë ai që realisht regjistrohet në matësit elektrikë.

Bumçi iu referua burimeve serioze brenda kompanisë CEZ në lidhje me këtë paralajmërim, ndërsa shtoi se kjo është direktivë e Qeverisë.

Në deklaratën e tij për shtyp, deputeti Bumçi, zbardhi dhe një sër “manovrash dhe urdhrash politik që, sipas tij, punonjësit e OSHEE do të zbatojnë në faturimin e pa drejtë ndaj qytetarëve dhe biznesit shqiptar. Dhe në rast ankimi nga këta të fundit, urdhri qeveritar, gjithmonë sipas Bumçit, për punonjësit është “sorollatja”.

“Marrëveshja e maxhorancës me kompaninë CEZ iu servir opinionit publik si kamerdarja e shpëtimit të sistemit elektroenergjetik.

Kryeministri dhe ministrat e tij bënë “be dhe rrufe” se kjo marrëveshje bënte që sot e tutje, punët në sektorin strategjik të energjisë të ecnin si mos më mirë.

 E vërteta është krejt ndryshe.

Burime serioze nga kompania lajmërojnë se shqiptarët do të duhen të përgatiten për një dimër shumë të vështirë, do të paguajnë fatura më të larta dhe aforfe të energjisë elektrike, do të paguajnë për konsum më të lartë të energjisë, edhe pse nuk kanë konsumuar atë dhe do të jetë shumë e vështirë të ankimohen, edhe pse mund të kenë të drejtë të apelojnë. Kjo është direktiva e qeverisë”, theksoi Bumçi.

Në vijim, ai shtoi se punonjësit e CEZ, sot me emrin OSHEE, kanë marrë urdhra politikë nga lart që të mos faturojnë më pak se 200 kë/orë në fshat, edhe pse banorët e fshatit përgjithësisht shpenzojnë mjaft më pak, të mos faturojnë më pak se 200 KË/orë në ato banesa, në fshat edhe në qytet, ku nuk banon njeri, dhe ku sipas tarifave të miratuara nga ERE, duhet paguar vetëm 340 leke/muaj.

“Për biznesmenët e vegjël vijnë “surpriza” të tjera. Pavarësisht llojit të biznesit, mikro apo të vogël, sezonal apo jo, biznesi nuk do të paguajë më pak se 500 kë/orë, pavarësisht sa i lexon matësi.

 Për të gjithë ju qytetarë që doni të ankoheni, përgatituni të mos ju dëgjojë askush në sportelet e kompanisë, sepse urdhri është që t’ju sorollatin, mos t’ju lënë të bëni asnjë ankimim, edhe pse jeni plotësisht në të drejtën tuaj. Por ajo që i vë damkën menaxhimit rilindësit ish-CEZ, është fakti se nëse vula e matësit tuaj dëmtohet, qoftë edhe pa dijeninë tuaj, familjarët do të faturohen me 800 KË/orë, dhe bizneset me 1500KË/orë. Një abuzim i turpshëm ky!

 Me pak fjalë, OSHEE e sotme të kujton plotësisht CEZ-in e djeshëm!

 Këto udhëzime politike janë dhënë pikërisht nga ata që dhanë urdhër të nënshkruhet marrëveshja me CEZ, edhe pse pa transparencë, fshehtazi dhe në dëm të interesave të shqiptareve. Jo vetëm që s’kanë ndryshuar asgjë me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, por për të mbajtur në këmbë kompaninë e OSHEE, ish-CEZ-in, të gjithë ne do të duhet të paguajmë për kokë 1.1 milionë lekë”, theksoi deputeti i PD-së.

Duke iu rikthyer edhe njëherë marrëveshjes mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë CEZ, Bumçi u shpreh se jemi i vetmi vend që kemi falur 500 milionë euro fatura të pranuara dhe të papaguara, dëme deri në 3 miliardë usd, dhe sikur të gjitha këto mos ishin mjaftueshëm, do të paguajmë edhe 95 milionë euro të tjera, atyre që vodhën dhe masakruan sistemin e energjisë elektrike.

“E pra, kjo marrëveshje ka krijuar një grope kaq të frikshme sa që rilindësit e ish-CEZ, sot OSHEE, do të ngarkojnë në kurrizin e çdo qytetari, të të gjithë konsumatorëve të energjisë, fatura aforfe, fatura më të larta, energji më të lartë dhe shërbim gjithmonë e më të mangët.

Kjo është e vërteta e marrëveshjes së kësaj qeverie, e cila e ka zgjedhur të kënaqë kompaninë që dje vodhi Shqipërinë dhe shqiptarët në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, theksoi ai.

3 komente në “Marrëveshja Qeveri-CEZ/Bumçi: Në dimër situatë e vështirë energjitike, shqiptarët do të paguajnë faturimet aforfe”

  1. lulash says:

    Po do paguajme cte bejme .po dhe ti do paguash ti sje shqiptar ti?apo ti e le xhepin te gjere.

  2. Mazllëmi says:

    Ky Bumçi është fare budalla, sepse e pranon hapur që Kompania CEZ vodhi Shqipërinë e shqiptarët dje, kur qeveriste Saliu…(??!!!)

  3. andrea says:

    Mendoj se per te permiresuar sistemin energjitik duhet thirrurr ne ndihme ai durrsaku qe permireson cilesine e diellit…ju e kini si shkencetar-jepini nje mundesi zotit Xhaferri te vere ne jete shpikjen tuaj!!!me kete rast ju tepron dhe kohe per tu marre me organizim mitingjesh erotiko komike!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje