FOTOT/ Nis gjuetia për “The Beatles”, xhihadistët që tronditën botën

21 Gusht 2014, 10:56Politika TEMA
FOTOT/ Nis gjuetia për “The Beatles”, xhihadistët që

Pamjet e një gazetari amerikan, që ekzekutohej barbarisht nga një xhihadist islamik, kanë tronditur mbarë botën.

Por më shumë të tronditur duken britanikët, pasi personi që i preu kokën me thikë fliste një anglishte me theks britanik.

Mësohet se tani ka nisur një gjueti gjigande për të gjetur këtë xhihadist.

Disa media thonë se ai është pjesë e një grupi me xhihadistë britanikë, që njihem me emrin e ish- grupit legjendar “The Beatles”.

Një nga ish- pengjet e ISIS thotë se personi që kreu krimin tronditës është një maniak i Shtetit Islamik, me emrin John.

Ai është nga Londra.

Shërbimet e inteligjencës thonë se janë pranë identifikimit të tij, duke analizuar zërin në video.

Ai thuhet se është një operativ i lartë i Shtetit Islamik dhe është aq i besueshëm sa në fillim të këtij viti është marrë me negociata për shkëmbimin e disa pengjeve.

Të tjerë xhihadistë britanikë janë gëzuar me videon e publikuar nga ISIS.

Ata kanë festuar dhe kanë bërë shaka me vrasjen e gazetarit. Madje një vajzë ka dalë vullnetare që të jetë ajo që do të vrasë britanikun apo amerikanin e radhës.

Ekspertët thonë se britanikët janë mes fanatikëve më të dhunshëm të Shtetit Islamik.

Ata thonë se përzgjedhja e tyre është bërë për shkak të ndikimit global që ka akti i tyre.

Sekretari i Jashtëm britanik ka paralajmëruar se këta britanikë mund të kthehen për të vrarë në vendin e tyre.

Ka raportime se janë rreth 500 britanikë të bashkuar me ISIS.

Disa media thonë se 250 janë kthyer në Britani, ku po mbahen nën vazhdimin e shërbimeve të sigurisë.

23 komente në “FOTOT/ Nis gjuetia për “The Beatles”, xhihadistët që tronditën botën”

  1. QYLAFI DHE GJIZA says:

    I KANE FILMUAR AMERIKANET NE NJE EMISION SPECIAL.
    INTERESANTE.

    https://www.youtube.com/watch?v=AUjHb4C7b94

  2. Selimi says:

    mua me duket pak fallco kjo historia e ketij gazetarit. Duket shume High Definition dhe gazetari shume i qete. A thua se do e godasin me shpulle. Te jete njeriu para thikes i iken truri. Nuk rri kaq i qete.

    1. Sara says:

      Edhe une ket e mendoja, por i kam ndjekur amerikanet e denuar me vdekje qe para ekzekutimit jan shume te qete!?

      1. sit .__.back. and_ relaks says:

        jane nen efektin e drogave qetesuese.

  3. br8s says:

    O Selim!Prandaj jemi ketu ku jemi se ka Selime neper bote qe dhe faktet makabre i paraqesin si filma.

  4. ajaje says:

    Eshte i droguar me siguri.

  5. shp says:

    Selimi ka te drejt mos me e besu se asht shqiptar,sepse ata trimat shqiptar qe vrasin aty ku gjejn pa mbeshtetje,bo me i kap dikund vetem,shurren ne brek bajn prej fike.

  6. elinor ' says:

    Selimi Selim ngelet… por nejse!
    Shumica e botes jane ne nje nivel teper te larte te zhvillimit teknoligjik, intelektual, psikologjik, etj, kurse keto kafshe prehistorike presin koka njerezish. Nuk arrij ta kuptoj se si bota e civilizuar i lejon keto kafshe te marrin fryme?!

  7. sokol says:

    Anglia ka fut shume plehra brenda gjirit te saj tani duhet te paguaje cmimin

  8. i2 says:

    O br8s na e shpjego ty qe je kaq I zgjuar , duhet te jesh kopil grek ty se ju e mbani veten per gojora te zgjuar.

    1. mali says:

      Te gjith ata qe shajne selimuta ose muhamutat jan kopila grek, jo ore jan shqiptar, se na cat bythen me fen e dreqit, dhe ju jeni kopila turko magjype se kta emra si ka pas shqiptari.

  9. ajn says:

    Nuk kane pse te lodhen per ta gjetur, e kane cuar vete dhe duhet ta njohin mire. Si e ka patur titullin ai filmi, me duket “Bishti I qenit”,me Robert de niron dhe jams belushin? Ka patur nje shprehje te forte:”Po nuk pati terrorrizem, une edhe ti ngelem pa rroge”.

  10. fieraku4u says:

    NUK E KUPTOJ, PSE VENDE PERENDIMORE SI ANGLIA, LEJOJN NJEREZ TE TILLE TE FUTEN NE EVROPE OSE TE KTHEHEN NE TOKEN EVROPIANE.

    KUJT I BEHET VONE PSE KAN SHTETESI EVROPIANE.

    MERRINI SI FAMILJE APO FIS EDHE COJINI ANDEJ NGA KAN ARDHUR.

    1. enter says:

      Sepse keshtu u intereson. Duan te krijojne nje armik. Plako, Londra eshte kthyer ne nje qytet islamik. Eshte zaptuar.

      1. sit .__.back. and_ relaks says:

        mos i qaj hallin londres po shiko tiranen

    2. ARUSHA says:

      KUSH MERRE ME SHUME EMIGRANTE NGA NJE SHTET E BEN KOLONI TE VETIN ATE SHTET KY ESHTE RREGULLI I BOTES PERENDIMORE ! PER SHEMBULL ANGLIA KA 300 vite ne INDI DHE PAKISTAN DHE KESHTU PAKISTANEZET DHE INDIANET KANE MBUSHUR ANGLINE !

      PO KESHTU EDHE ME TROPOJANET QE JANE NE ANGLI DHE NJE PJESE TE ALPEVE TE SHQIPERISE I KA MORE INGLIZI!

  11. nardi says:

    Keta jane sadista!Amerika,Europa por edhe te gjthe myslymanet e vertete duhet te bashkohen per ta zhdukur kete fare te keqe qe po terorizon gjithe boten.

  12. sit .__.back. and_ relaks says:

    HAJT SE SHKOJNE METALLICA ME AC/DC TANI DHE JA TREGOJNE QEJFIN BEATLES

  13. omar kajham says:

    fieraku4u

    EDHE UNE I ATIJ MENDIMI JAM.

    TI NISIN EPER VENDET E TYRE ATA QE NUK JU PERKASIN VENDEVE EUROPJANE.

    SE QELBEN EUROPEN MORRAT.

  14. Bentirona says:

    1 mesazh per selimen dhe suren, kultura e ketyre gazetareve qe nisen ne vende te tilla pa marre parasysh risqet qe kane per jeten,vetem qe te japin lajmin e sakte sa me te qarte dhe ideal::::: jo si fevziu qe je mesuar te shohesh ti qen …pastaj te japin mundesine ty o idjot te besh komente te tilla,,,,nuk krahasohet as me ate te kryeministrit tend qe ekzekutoi protestues ne mes bulevardit,,,,,,, PLERE.

  15. fenomeni says:

    Pse kush eshte ky gazetari,si ai i A1 Report qe dhiu breke live nga lazarati tu qajt tu fol.

  16. qytetari shqiptar says:

    produkti i “pranveres arabe” .. ujku do mjegull .. çte mbjellesh do korresh ..

  17. qytetari shqiptar says:

    mos u kapni me njeri tjetrin njerez .. si katoliket si myslimanet njerez jane .. mos ngaterroni njerezit e mire me jashteqitjet e ketyre komuniteteve .. pastaj çdo gje e ka nje burim .. dhuna pjell dhune, ne e kemi provuar ne kurrizin tone dhe po vazhdojme ta provojme .. jemi ne mes te evropes nen mbikqyrjen e institucjoneve evropjane, nen “presjonet” e tyre, dhe perseri jetojme pasojat e nje shteti te dobet pa mundur ne 20 vjet te kapercejme tranzicjonin .. imagjonojini keto vende ku ndikimi i fese eshte i forte, te gjithe musliman por te ndare ne 100 sekte, sejcili ne lufte per te dominuar,vende qe munden te gjenin qetesi dhe te konsolidohen vetem nen rregjimet e kalura … çfare mund te perjetojne mbas “rrevolucjonit” perveçse asaj qe perjetuam ne ne 97 .. banda, vrasje per qef, vrasje per grabitje, dhunime e perdhunime .. pasojat i perjetojm edhe sot sepse ajo faze konsolidoi korrupsjonin dhe qeveri qe sigurisht vetem nga vota popullore nuk dalin, ndersa atje gjerat behen gjoja nen ndikimin e fese .. por per mua feja as qe ka te beje fare, ajo eshte vetem nje menyre per te shtuar rradhet me idjot, psikopat, injorant, njerez te pashprese qe skane jete, njerez te paafte per te bere diçka te mire ne jete, aventurjer rrugesh,hajdut e kriminele te çdo kalibri, njerez qe jan lindur djaj .. bota i zhyti keto vende ne kete situate tani ben sehir sepse i intereson ne çdo kuptim, ekonomik, politik, ideologjik, fetar, etj .. ata qe mbeshteten rrevolucjonet e ketyre njerzve pervers, ata jan me pervers se vet keta ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje