Shqipëria falë ndryshimeve të pësuara në këto vite, ka tashmë shanset më të mëdha për integrimin në Bashkimin Europian.
Kështu u shpreh Nënkryetari i Bundestagut gjerman Johannes Singhammer, i cili ishte i pranishëm në pritjen e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë me rastin e 30 vjetorit të vizitës në Tiranë të ish-Kryetarit të Bavarisë Franz Jozef Shtraus. Singhammer tha se marrja e statusit kandidat është një provë e qartë e progresit që po bën vendi ynë.
Nënkryetari i Bundestagut, nënvizoi se Shqipëria është tashmë, siç e cilësoi ai, një spirancë e stabilitetit në rajon.
“Ne ndodhemi sot këtu nisur nga një shtysë e veçantë se si Franz Jozef Straus vizitoi Shqipërinë 30 vjet më parë duke krijuar urën lidhëse mes dy vendeve. Kjo vizitë ka qenë një shembull për të treguar se si mes bisedave e takimeve mund të kapërcehet izolimi. Franz Jozef Straus ka thënë në atë vizitë, dhe këtu kemi një dëshmitar që është i biri i tij, dhe ka thënë se ndodhemi prej 1 ore në Shqipëri por kam besim tek shqiptarët. Dhe ne gjatë vizitës së sotme patëm mundësinë të ndeshnim një ndjenjë mikpritje, një zemërgjerësi, që konfirmon çfarë tha Straus.
Është një kënaqësi që Shqipëria mori statusin kandidat, ky është një kthesë e rëndësishme për Shqipërinë. Vendi juaj tashmë është një spirancë stabiliteti në rajon dhe kjo është diçka në rritje dhe duhet të ndodhë kështu. Në rastin e vizitës së Franz Jozef Straus ka qenë gjithnjë pyetja e shanseve të humbura. Unë erdha në Shqipëri nga Hungaria kur ishte rasti të festohej 25 vjetori i krisjes së parë të perdes që ndante Europën. Shtrauss e dinte që në atë kohë që kjo do të ndodhte. Mendoj që shanset e tanishme për Europën për Shqipërinë janë si kurrë më parë dhe duhen shfrytëzuar edhe në aspektin ekonomik”, theksoi nënkryetari i Bundestagut gjerman.
Singhammer vlerësoi gjithashtu edhe vendin tonë sa i përket edhe tolerancës dhe bashkë ekzistencës fetare, si një shembull për t’u ndjekur.
“Dhe sigurisht që dëgjoj me kënaqësi që Gjermania vijon të mbetet shembull për tu ndjekur nga Shqipëria. Më lejoni të jua kthej komplimentin që edhe Shqipëria është një shembull sa i përket bashkëjetesës fetare dhe për këtë duhet të ndiheni krenarë”, tha Singhammer.
“Vizita e Strauss ka qenë shembull për të treguar se si nëpërmjet bisedave, dialogjeve ka qenë e mundur të kaloheshin barrierat, prandaj jam i lumtur që ky kujtim është ende i gjallë për Shqipërinë”, tha Singhammer, ndërsa shtoi “Franc Josef Shtraus, ka thënë gjatë asaj vizite se ndodhem vetëm prej një ore këtu por, ndjej se kam besim prej kohësh tek shqiptarët. Sot kam mundësinë të ndjej një mikpritje që konfirmon atë që ka thënë z. Shtraus”.
Ambasadori Hoffman
Ambasadori gjerman në Tiranë Helmut Hoffmann theksoi se Gjermania mbetet një nga donatoret më të rendësishme dhe me potencial të Shqipërisë,
“Është kënaqësi e veçantë që përveç nënkryetarit të Bunderstagut, në këtë delegacion vinë dhe familjarë të Frank Shtrausit. Ajo çka më ka rënë në sy këtu është se vizita e Shtraus është e gjallë tek njerëzit, aq më tepër e atyre që merren me politikë. Kam edhe kujtimet e mija personale në këtë periudhë. Në atë kohë po hidheshin gurët e themelit për marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani. Sot Gjermania është një donatore e rëndësishme e Shqipërisë në shumë sektore, siç është ajo e kanalizimeve dhe ujit”, tha Hoffmann.
Duke u ndalur tek statusi kandidat i Shqipërisë për në Bashkimin Europian, Hoffman theksoi se Shqipërinë e presin ende shumë sfida përpara.
“Gjermania gëzon simpatinë e shqiptarëve. Në 15 vitet e fundit në Shqipëri janë shënuar zhvillime të rëndësishme, ndaj kjo është një arsye se pse ajo mori statusin kandidat. Por mbeten ende sfida përpara për të plotësuar Shqipëria. Konferenca e javës së ardhme mbahet javën e ardhshme dhe ndaj në kontekstin e politikave rajonale, Shqipëria jep kontributin e saj për stabilitetin rajonal”, tha ambasadori Hoffmann.
Kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama ka ftuar investitorët gjermanë të investojnë në Shqipëri, ndërsa vuri theksin në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes vendit tonë dhe Gjermanisë.
“Qëllimi i Shqipërisë është ë bëjmë gjermanët të bien në sevda me ne”, tha Rama gjatë pritjes në kryesinë e Kuvendit në kuadër të 30 vjetorit të vizitës në Tiranë të ish-Kryetarit të Bavarisë Franz Jozef Shtraus, ku gjithashtu ishte i pranishëm edhe Nënkryetari i Bundestag-ut, Johannes Singhammer.
“Ky kremtim bëhet për të shprehur dëshirën tonë të madhe për të forcuar marrëdheniet me Gjermaninë dhe me Landin e Bavarisë. Maksi më ka treguar se i ati ka rënë në sefda me Shqipërinë në atë kohë dhe tani Shqipëria është një vend që bavarezët dhe gjermanët mund të bien në sevda. Ky është qëllimi ynë, që sa më shumë gjermanë të bienë në sevda me Shqipërinë. Ju e dini se ketu rrini si në shtëpinë tuaj, tani t’ua u mësojmë dhe të tjerëve”, tha Rama.
“Franz Josef Shtraus bëri përpjekje reale për të krijuar një marrëdhënie me Shipërinë, por u desh të shembej Muri i Berlinit që ne të bëheshim pjesë e kësj bote të lirë që Shtraus na i ofroi para 30 vitesh”, theksoi Kreu i Qeverisë.
Sipas Ramës, Strauss e afroi Shqipërinë parakohe me BE-në.
“Është një moment i veçantë. Nisur nga ajo që tha ambasadori Hofmman se 30 vjet më parë s’do e imagjinonte kurrë që do ishte ambasador i Gjermanisë në Shqipëri. Unë besoj që nga të gjithë ne i vetmi njeri që mund ta imagjinonte te ishte këtu pas 30 vitesh është Maksi. Asnjërit nga ne të tjerët nuk i ka shkuar mendja në vitin 1984 që në 2014 mund të ishim në këtë sallë. Po të ishte paraardhësi im këtu do thoshte “This is a miracles of freedom”. Unë them që pa as më të voglin dyshim në vitin ‘84 kur kryeministri i Bavarisë Strauss u shfaq në Shqipëri, u krijuar një legjendë e madhe urbane se ishte një nga liderët evropianë që Enver Hoxha e kishte sulmuar personalisht dhe në mënyrë të përsëritur. Vizita e parë ishte një vizitë turistike për të kaluar në Hanin e Hotit dhe për të parë Shqipërinë. E vërteta është që më pas Franz Strauss bëri përpjekje reale për të krijuar një marrëdhënie konkrete me regjimin atëhershëm por u desh rrëzimi i murit të Berlinit që të fillonte transformimi.”, u shpreh Rama.
Më tej ai theksoi se Staruss ra në “sevda” me Shqipërinë dhe se vendi ynë ofron shumë vlera që edhe gjermanë të tjerë të bien në “sevda” me të .
“Unë besoj që edhe ky kremtim që ne i bëjmë atij momenti është shprehje e një vullneti jo thjesht për të kujtuar një njeri që u bë mik i shqiptarëve por edhe për të shprehur dëshirën tonë të madhe që të forcojmë marrëdhëniet me Gjermaninë dhe pse jo me Landin e Bavarisë. Maksi më ka treguar që i ati ra në sevda me Shqipërinë në atë kohë. në shumë aspekte Shqipëria është një vend me të cilin gjermanët dhe bavarezët mund të bien lehtë në sevda nëse vijnë në Shqipëri. Ky është edhe qëllimi ynë, se sa do ja arrijmë nuk e dimë, po do bëjmë çmos që sa më shumë gjermanë të bien në sevda me Shqipërinë. Mirë se keni ardhur ju e dini më mirë se shumë gjermanë të tjerë që këtu jeni si në shtëpinë tuaj”, u shpreh Rama.
Ilir Meta
“Sikur zyrtarët e djeshëm të kishin lexuar ndryshe mesazhet e Franz Jozef Straus Shqipëria do të do të ishte tashmë pjesë e BE.” Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë pritjes së organizuar në kuadër të 30 vjetorit të vizitës në Tiranë të ish-Kryetarit të Bavarisë Franz Jozef Straus, ku ishte i pranishëm edhe Nënkryetari i Bundestagut, Johannes Singhammer,
Meta shprehu rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë, duke ju referuar edhe vizitës së ish-Kryetarit të Bavarisë, Straus. Ai tha se Gjermania është një mbështetëse e reformës në drejtësi, si një partnere dhe frymëzim për rrugëtimin në Bashkimin Europian.
“Vizita e zotit Straus ne atë kohë paralajmëroi rënien e mureve dhe krijimin e urave. Sepse zoti Straus ishte një ideator i Europës së bashkuar dhe besonte se ajo nuk mund të ishte e plotë e pa urat e saj. Rrallë ka ndodhur në historinë diplomatike mes dy vendeve të ketë krijuar kaq legjenda urbane që nisin me sikur. Sikur zyrtarët e djeshëm të kishin lexuar ndryshe mesazhet e Straus dhe Shqipëria të kishte hyrë më herët në rrugën e ndryshimit. Vetëm një sikur është e sigurt se po të ishin dëgjuar mesazhet e Straus 30 vjet më parë, Shqipëria do të ishte pjesë e BE. Shqipëria e vlerëson Gjermaninë si partner mjaft të rëndësishëm për të ardhmen Europiane. Ne çmojmë ndërhyrjen gjermane në përpjekjen tonë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, veçanërisht në reformën në drejtësi. Gjermania vijon të jetë një model nxitje e frymëzimi për integrimin Evropian”, theksoi Meta.
Në vijim ai shprehu bindjen se Shqipëria ka ndryshuar në këto 30 vite, por shtoi se mbetet akoma punër për të bërë. Ai tha se Straus duhet të ndjehet krenar, që endrra e tij për një Europë të Bashkuar është tashmë realitet.
“Tre dekada janë të mjaftueshme për të treguar se çfarë ndryshimesh mund të pësojë një vend. Tre dekada janë gjithashtu edhe një stacion se çfarë duhet të bëjmë ndryshe në vend dhe në rajon. Jam i sigurt se nëse zoti Straus do të ishte këtu do të ndjehej krenar në ato vende të Europës që e shihte Berlinin pa mure ndarëse. Do të ndjehej padyshim krenar në kontributin që dha si arkitekt i krijimt të urave të bashkëpunimit mes vendeve që janë edhe sot”, tha Meta
Qeveria Rama dhe Meta po i sherbejne shqiptareve derin tani, shqiptaret jane teper te kenaqur me qeverisjen e Rames, shqiptaret nuk kane pasur kurre nje kryeminister si ky qe po na qeverise, pra teper me nota pozitive per te ardhmen e c’do shqiptarit.
IF… THEN..
Eshte nje komande nder me te rendesishmet ne programimet kompjuterike software. Natyrisht Ilir Meta nuk e di. Aq me teper shkarravinuesi “çun qurravec tirone” pjesemarres ne mbledhjen me Foto Çamin as qe behet fjale, sepse nder te tjera ti flasesh perfaqesuesit te bundeshtagut gjerman per Foto Çamin ishte e nje rendesie jetike.
If..then – sikur ari ne depot e Krrabes te ishte me i shumte, Ilir Meta nuk do linte as edhe nje monedhe te binte ne toke, kishte Canin (ju kujtohet Cani i patateve ne Kuvend) qe mblidhte humbjet gjate shtegnajave nen driten e henes.
If..then – sikur Ilir Meta te jetonte ne Gjermani dhe te filmohej gjate nje akti korruptiv me 700 mije euro sigurisht do kalbej ne burgjet e Mathahauzenit te riperteritura.
If ..then – sikur Ilir Meta te mos aprovonte ligjin nr. 588 te 2000-jtes nuk do ishte mbushur Shqiperia me Saimir Tahire, Ndoke, Veliaj, Kokedhjere, Nerenxiote, Lindita Nikolle, drejtore e drejtoresha ne te kater cepat, Engjel Agaçe, Endrina Fugiste e gjithe dhjetra mijera istet e tjere, te plep-dipllomuar me veze, fasule, domate, lope dru zjarri e bojra e kalema piktoresh kryeministrore.
If.. then – sikur te mos ishin te implikuar ne transferimin e parave te vjedhura nepermjet bankave te nivelit te dyte nen rregjine e Fullanit, Ilir Meta me fullanet do shijonin me kohe betonin e ftohte te Spaçeve shqiptare.
If.. then – edhe ne se do vazhdosh Ilir Meta te uzurposh nje pozite te larte ne shoqerine shqiptare, fundi yt e i soj sorollopit tend eshte i mireshkruar ne nenet e kodeve te penale te ketij vendi qe te ka toleruar e duruar tejskamerisht.
Zoti Rama dhe Zoti Meta cfare eshte bere nuk c’behet por fitohet nje pervoje, tashme pervojen e keni, mundesia po ju jepet eshte ne doren tuaj dhe te menaxhoni mire mundesite qe ju jepen si ne rrafshin ekonomik dhe ne rrafshin politik duke bere te mundur qe rajoni ne teresi te bashkepunoje dhe te zhvillohet ne dobi te gjithe ballkanit perendimor duke u larguar nga ndasite dhe konfliktet alla ballkanike se mjafte jemi te zhgenjyer dhe nuk mund te mbajme mbi supet tona te varfra dhe te dobesuara nga zhgenjimet, zhgenjime te tjera. Ju uroj pune te mbare dhe mos humbisni as kohe dhe as nje mundesi per te kompensuar kohen e humbur dhe ju lutem na ktheni shpresen se mund te jetohet dhe se mund te behet ky vend.
e rendesishme eshte te vijne mo
http://bit.do/keni-shansin-si-kurre-me-pare-per-be
Me Edi Ramen ne krye ,Europa do ta fuse Shqiperine ne gjirin e saj ,aq shpejt dhe pa zhurme ,sa te gjithe do te ferkojne syte !
Futja kot edhe ky se shqiptare jane keta: Nga njera ane ndaluan zgjerimin per pese vjet Nga ana tjeter keni rastin te futeni.
Va…i leshte fryjne b….n te tere.
Dashuria e tyre vjen se e futen edhe nje shtet nen cizmen e fondit monetar.
Tani duhet te pergatitemi per me shume taksa dhe varferi
Puno ti o kryeminister puno po janekto pseudo shqiptaret qe kane axhend te kundert me ty, ti i fton ato i perzejn, saliu me shoke jane.
Shume mire ben zoti kryeminister dhe te lutem vazhdo beje dhe jo vetem me gjermanet. beje me kedo kete, me cdo shtet, duhet te zhvillohet kjo shqiperi, nuk mund te vazhdoje keshtu. Mjaft e shkaterruan hajdutet e PD.
Pale si do jet bere sali qeni kur degjon kshu ftesash, imagjino si behet kur pranojn se aiplaku ke nuk ftoi e se rruajti kush ti vinte kurse ty dhe papa tu pergjigj.
Bla blabla bla 30 vjet .croazia hapa gjigand ne 30 vjet ne 30 vjet bla bla bla .
Largo 2K-te, se vijne vete Gjermanet!
Rama le t i therras gjermanet te vijne ne Shqiperi, po nese qeveria e tij heq nga puna te rinjte shqiptar te shkolluar shkelqyeshem ne Europe, duke i zevendesuar me te paafte, jasht profilit dhe me diploma te dyshimta, ka bere nje vrime ne uje si paraardhesit e tij qe i zevendesuan me injorant si Pali, Lenka, Hekurani, Simoni etj etj.Historia perseritet qesharake kete here.Por kete here ai qe e peson eshte vendi.Perpara Rama Meta dhe Berisha per fitorje te reja.
Pritje ne Kuvendin e Shqiperise me rastin e 30 vjetorit te vizites se Schtrauß-it????
Nuk ka me gjest qesharak.
Qe kur filluan te perkujtojne vizita politikanesh keta?
Vjen burri i botes per te kaluar pushime ne Greqi dhe kalon per ne Shqiperi 30 vjet me pare dhe keta fillojne dhe organizojne pritje!
Kur do te bejne nje pritje edhe per viziten e Genscherit, te Bejkerit se edhe atyre do t ngelet hatri?
Nuk la vend komunist dhe fashist pa vizituar Schtrauß ne ato kohera keta kujtojne se i mbeti mendja Schtrauß-it tek Shqiperia!
Mire qe partia e Schtraußit parti e birres dhe e korupsionit eshte, po ky ambasador c`ka dashur ne ate eveniment qesharak?
Eshte me te vertete per t`ja derguar shtypit gjerman kete mesele humori, se pervec gallates ne gallatoren me emrin Shqiperi gje tjeter nuk do te kete.
Nderim dhe Respekt per Autoritetin e Madh Gjerman zoti Strauß !
Strausi ishte politikani i pare perendimor qe me Logiken e Tij te hekurt e theu udheheqen Kommuniste te Tiranes!
Ja disa nga pyetjet e shtruara prej Tij:
– Akoma me kooperativat bujqesore do ndryshoni vendin?…..
– Pse nuk mbani mardhenie me SHBA?…. Japonis Amerika i futi dy bomba atomike dhe ja, ja mardhenie te shkelqyera me te!…
-Akoma me luften e klasave do merrni, duke perçar popullin?!…
e te tjera e te tjera…
Respekt per Ish kryeministrin bavarez, kete MIK TE MADH TE SHQIPTAREVE!
Ne respekt te Tij nje rruge, apo nje objekti ne Shqiperi, mund ti jepet emri i ketij Personaliteti te shquar!
Bllokun a e kishte marre kokelopa me vete???
Mbajeni mend,te nderuar lexues.Mbas kesaj vizite nuk do te ndigjoni me per Gjin Gjonin,dhenderrin e z.Shpetim Caushi,ish ambasadori jone ne Bon,R.F.Gj,perpara renies Murit te Berlinit.zShpetim kishte Leje nga Ramiz Alia qe te vizitonte familjen e z.Shtraus dhe kishte krijuar marredhenie te mira me femijet e tij.Besoj se tani i ka takuar ato.Hopla!
Do te jete nje fat i madh sikur te vijne investitore gjerman, per te investuar ne Shqiperi.
Nderim dhe mirenjohje per te pa haruarin mikun e madh te Shqiperise por te pa vleresuar nga politikanet e viteve `80,zotin SHTRAUS.Jam shume i gezuar
qe lideret e popullit korrekt Gjerman,po perkrahin edhe kete here Shqiperine,uroj qe politikanet tane te kene mesuar nga gabimet e se shkuares
dhe te mos i perserisin me kurre.Gjermanet na kane ndihmuar historikisht,ata e dine shume mire qe nje perqindje e konsiderueshme e popullsise shqiptare eshte me origjne gjermane,duke filluar qe nga mali i OSTROVICES (me popullate ostrogote)dhe pjesa me e madhe e KOLONJES.Historianet e formuar shkencerisht duhet ta shpallin kete te vertete pa komplekse.RROFTE POPULLI GJERMAN.
*******************************************************************************
Brovo Z.Rama,
-Vetem Gjermania mund te hape biznese serioze me perspektive ne Shqiperi.
-Tani le t’a provoje krimineli Sali Bisha t’e provokoje apo preke bizneset Gjermanise dhe do shohe kur t’e perfundoje brenda ores ne arrest.
*******************************************************************************
Ju flisni si militant apo si duhet folur????
Cfare i keni keto jo do vine investitoret jo do behet deti kos.
Qe te niset dikush per investim me perpara ben nje studim per tregun vendas per korupsionin etj
Ngado qe ta marim jemi minus
Tregu jone eshte zero pa fuqi blerese ( po te kishim pak do vinin te gjitha firmat e njohura )dhe ndonje firme e madhe qe vendosi te vij iku( shiko praktiker etj)
Korupsioni ne shkallen me te larte ( vjedhin banken dhe nuk jep asnje dorheqen)
Qetesia eshte histori tjeter
Infrastruktura lere mos e pyet (pervec Saliut qe i pelqente)
Sistemi energjitik me keq akoma me cmime me te larta se ne Gjermani dhe me nderprerje ( do punojne me gjeneratore)
Uji me orar dhe presioni lere fare (Apo do vene depozita ne tarace)
Nafta ne stratosfere dhe me cilesi te keqe
Dhe me e mira ne fund ; krahu i punes ( kur tu teket dhe pertojne nuk vene ne pune)
Nuk po shkruaj me gjate se gjithe diten mund te shkruaj
Zgjithja e vetme turizmi dhe kryesisht ai malor se detarin po e mer deti me ato pallate ne dures etj
O Sal Ulerima,
provo dhe ngacmo biznesin Gjerman se do t’a shohesh ku do perfundosh.
Ehhhhhhhhhh per ju qan nena mor bir,po ku tju gjejm..se keta e kishin mendjen per ne konferencen islamute…
==================================================================
Sal Rom Bisha, ku eshte sekserja shtetit Argita faqe-njolla ?
Nxirre te firmosi bizneset Gjermane dhe t’a ule doren e takses, ne te kundert Gjermania do na iki …. ha,ha,ha,ha,ha
Shtatori erdhi, behu gati per arrest me burgu se ke shume borxhe Shqiptarve.
===================================================================
Problemi eshte ti Like e more sestemin demokratik si mundesi per te vjedhur pasurine kombetare. Ne nje sistem si ai i Shtarusit do ti kishinvarur koqet ne bige.
tallje o edvin europa seshte gjetjeter vetem nje plake kurv mashtruse ethekur
Jane kombi me magjepes ne bote. Vital dhe punetore si ata,nuk gjen kund.
Kete e tregon dhe zhvillimi i tyre pas luftes se dyte boterore ku i futi nje i cmendur.
Dolen totalisht te shkateruar dhe ja ku jane tani:-ne krye te ekonomise boterore.
Per mua,te beheshim nje vend i varur totalisht nga gjermania,do te ishte gjeja me e perkryer.
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
O Sali Shpellari,
O Presidenti PD-se,
O Kryeprokurori,
O KLD-ja,
O SHISH-i,
O Kushtetusja,
O Gjykatat ….
Gjermania po vjen.
Dilni dhe i zini rrugen me cuba dhe protestusa pa dhembe, pa lare se Gjermania na ka vjedhur Shqiperine, Banken, jane te inkrininuar me Piramidat, Gerdecin, 21 Janarin … etj etj.
O Sali Shpellari-shpetimtari na shpeto, na jep armet e 96-tes, tritol, droge qe te behemi trima ….
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
O Sali Shpellari i PD-se,
O Presidenti PD-se,
O Kryeprokurori PD-se,
O KLD-ja PD-se,
O SHISH-i PD-se,
O Kushtetusja PD-se,
O Gjykatat e PD-se ….
Gjermania po vjen.
Dilni dhe i zini rrugen me cuba dhe protestusa pa dhembe, te pa lare se Gjermania na ka vjedhur Shqiperine, Banken, jane te inkrininuar me Piramidat, Gerdecin, 21 Janarin … etj etj.
O Sali Shpellari-shpetimtari na shpeto, na jep armet e 96-tes, tritol, droge qe te behemi trima ….
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Gjermania po vjen.
O sal Krimineli dilni dhe i zini rrugen me cuba dhe protestusa pa dhembe, te pa lare se Gjermania na ka vjedhur Shqiperine, Banken, jane te inkrininuar me Piramidat, Gerdecin, 21 Janarin … etj etj.
O Sali Shpellari-shpetimtari na shpeto, na jep armet e 96-tes, tritol, droge qe te behemi trima ….
Gjermania eshte partner Strategjik ,…jo Greku qe don te pij gjak Shqiptari.
Rama e ka kuptuar si vone punen e sefdase,…thjesht beju njeri i ndershem dhe puntor dhe te gjithe te duan dhe vet Gjermania nuk eshte cudi.
Fundja e kemi pasur partner ne luften e dyt botrore.
Shqiptaret gjithmon e kane dashur popullin Gjerman
Ububu, urat qenkan hedhur qe 30 vjet me pare kur Enveri ishte gjalle. Po, po po ky do na sjelle prap socializmin. E mor Ed c’na bere qe u befsh lemsh!
Edi Rama eshte njeri i mrekullueshem,
Fati i mire i Shqiperise,pas atij fati te Zi qe pati me Familjen Kuceder Berisha,qe Shqiperia po Udhehiqet nga Edi Qytetar ,por dhe Atdhedashesi me i Flakte nder Shqiptare,Edi eshte si Ne,qe derdhim lot sa here degjojme fjale te mira per Vendin Tone,Faleminderit Edi
Ah more shoku Edi,dhe shoku Ilir, cju rren mendja ma keq se ay plaku Mere qe e quan ti, qe nuk la investitor pa lutur gjate gjithe kohes.Por duket qe te gjithe sa marin ate te shkrete karrige behen Plaku Mere. Rregulloni gjygjsorin, regulloni presidentin,Fullhanin,prokurorin,Gjon Gjoni u haru, pastaj kushedi.
Ka plot Shqiptar qe jetojn jashte shtetit qe presin e presin e presin
po ku te investojn apo qe ti vidhni JU mundin dhe sakrificat qe kane bere.
pse po pret akoma komenti im z.Mero?
Danke dich ed rama kemi jo vetem gjerman qe bien ne sevda me shqiperine por edhe gjermane,sic eshte rasti i kancelares Angela Merkel qe ka rene ne sevda jo vetem me shqiperine por edhe me kryeministrin tone ed ramen,kjo eshte nje gje e mire per gjithe shqipetaret,sepse po te bindim Angelen dhe gjermanet ruga per ne be do te jete shume e shkurter.noch eine mal danke schen herr ed rama fur dass schanze.
Krenar per Kryeministrin Rama!
Per Pavaresine e Shqiperise me 28 nentor 1912, na ndihmoj me te gjitha mjetet Perandoria qe jepte vetem zhvillim dhe begati AUSTRO – HUNGARIA, me vone kur e pane qe ne nuk dime te bejme shtet GJERMANET sollen Princ VIDIN, te cilin e mirepriten SHKODRA dhe VLORA, kurse Shqiperia e Mesme, me Tiranen ne krye me Esat Pashe Toptanin dhe Hazhi Qamilin donin dhe bertisnin me intriga, dallavere dhe presione DUAM akoma TURQINE, DUAM Baba SULLTANIN, nje Perandori e prambetur dhe arkaike Osmano-Turke. Bile keto u tallnin me flamurin kombetar shqiptar se thonin per shqiponjen dy krenore, eshte sorra=laraska e zeze dy krenore.
Gjate fundit te sistemit komunist na erdhi, kur ishte gjalle Enver Hoxha, Kamcelari i Bavarise se Gjermanise HANS JOZEF SHTRAUS, me propozime konkrete, ne perseri jo.
Deri tani nuk jemi treguar popull i zgjuar dhe i shkathet si kemi qejf te na thone sepse anet negative, perversitetet, po i kthejme ne virtyte.
Tani, perseri me sa po thuhet dhe po shkruhet e shihet neper media, perseri GJERMANIA po na jep doren ketij fare shteti dhe qeverie shkerdhate. Te shohim sa do jemi ne gjendje kesaj here te shkojme ne drejtimin e drejte dhe te duhur. Per GJERMANINE nuk eshte ndonje problem i madh te ndihmoje dhe te zhvilloje SHQIPERINE. Perseri ZOTI, po bjen FATIN ne dore tone.
Ne si individ, si shoqeri dhe popull shqiptar gjithenje kemi zgjedhur armikun per te na rregulluar dhe mikun qe na ka ndihmuar jemi mos perfilles dhe mos mirenjohes si rasti qe u prishem edhe me KINEN. Qe po te mos kishte qene ndihma e madhe e KINES, ne me forcat tona, do te kishim ngordhur per buke dhe nuk do te kishim breke ne bithe.
TE SHOHIM SA TE ZGJUAR DO TE TREGOHEMI??!! Tung.
A M I N !!!!!!!!!!!!
PO TE KISHIM DEGJUAR ANGLEZET NE 1943 NE MUKJE SHQYPNIA SOT DO TE ISHTE NJE ZVICER ME DET NE MES TE EVROPES.
por Enver Hoxha ja kishte shitur BYTHEN Stalinit dhe Titos per pushtetin e vet te pakufizuar mbi Shqypnine dhe shqyptaret dhe e grisi si leter higjenike oferten angleze ne Mukje ne vitin fatal 1943 duke implementuar MURTAJEN bolshevike kudo ne trojet tona.
Sot pinjollet e Enver Hoxhes dhe te Partise se Punes qe qeverisin vendin ibret per 25 vjet me radhe pas renies se Murit te Berlinit e kane nderruar pllaken dhe e kane kthyer mesallen e tyre komuniste ne anen qe i leverdis duke j’u servilosur gjermaneve te Kohes se Qepes dhe BE-se antikomuniste, por asnjehere nuk harrojne mesimet e Partise se Punes dhe shkojne rregllisht tek lapidare komuniste me grushtin bolshevik lart mbi koke dhe me fotografine e Enverit ne dore. Ne kete situate shqyptaret jane corroditur si miza pa koke dhe pyesin veten:
PER KE TE VOTOJME DHE KE DUHET TE NDESHKOJME? EDI ARTISTIN APO SALI DOKTORIN? THIS IS A QUESTION!
Njesoj si Hamleti ne Danimarken e mocme qe nuk dinte se ke ke te ndeshkonte: Nenen e tij te pabese dhe tradhetare apo njerkun dhe vrastarin e babait te tij.
Edi Rama i fton gjermanet per te rene ne sevda me shqyptaret, por Edi Rama harron se para do kohe deklaroi zyrtarisht se do te festoje me buje dhe harre mbarepopullore 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet shqyptare dhe implementoi regjimin me gjakatar ne Evropen Lindore. Edi Rama harron se cdo 5 maj ai bbashke me ministrat e kabinetit te tij rilindas, shkon dhe ben homazhe tek varrezat e “deshmoreve” imagjinare te Enver Hoxhes qe ishin xhelatet e tij te Makines Vrastare te regjimit komunist me grushtin bolshevik lart mbi koke dhe me fotografine e enverit ne dore. Edi Rama nga njera ane kerkon te antarsohet ne BE-ne antikomuniste dhe i fton gjermanet te bien ne sevda me enveristet shqyptare, nga ana tjeter vajton si kukumjacke pylli LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe vrau ushtaret angleze ne kanalin e Korfuzit. Prandaj edhe nastradini pyet papushim:
KUJT I DUHET KJO KOMEDI GROTESKE DHE PSE KAQ HIPOKRIZI?
Shikojini o milet Ilir Meta Ryshfeti apo Ilir Meta Floriri i Saliut me pare dhe tani i Edvinit si e ka kthyer pllaken dhe ka nderruar mesallen me dy faqe:
Sikur te mos ishte Ilir Meta Enveristi qe nderon me grushtin lart dhe me fotografine e Enver Hoxhes ne dore cdo 5 maj “deshmoret” komuniste e xhelate gjakatare qe mbushen lumenj me gjak njeriu ne vendin tone.
Sikur te mos ishte Ilir Meta Kryetari i Kuvendit qe kerkon te festoje me buje dhe me LEKA borxh nga BE-ja antikomuniste pikerisht 29 nenetorin e ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet shqyptare, epidemi qe po e vuajne deri me sot shqyptaret.
Sikur te mos ishte Ilir Meta Politikani i korruptuar deri ne palcen e kurrizit qe i shpetoi drejtesise me finte komunistesh qe nga njera vajton si kukumjacke pylli per LANC-in kriminal te Enver Hoxhes i cili vrau ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit me minat jugosllave me urdher nga Moska dhe Beogradi dhe nga ana tjeter kerkon te bashkohet me vendet Demokratike te BE-se duke i thurrur hymne Shtrausit Fashist te Gjermanise.
MEDET!
A do na i pranojne “miqte” tane kete investim qe po bene Rama!Disa e quajne Europen kurve plake po do te doja ti thonja ketyre mioperve se me mire te shkosh me nje kurve plake se sa te perdori nje kurvar si vegel e tij!Nuk e di si ndjehet Arvua me kete levizje ,apo eshte ne gjetje te ndonje Ramizi tjeter per ti minuar keto mardhenie!Injoranca jone bene te mundur qe pas 24 vjetesh Ne ti shkrijme doren nje vendi si Gjermania e te mos harrojme qe behet ne situata tejet te veshtira pasi ne qysh kahera(1990) jemi shpallur koloni e “miqeve pertej atlantikut”,aresye kjo qe te tera vendet Europiane nuk merrnin pjese e te prononcoheshin direkt per kete vend !A thua ta kemi kete shans?Une jam pesimist se eshte me kollaj te rrezojne Ramen se sa te lidhemi me Gjermanine.Tajvani dikur ishte shitur per 100 vjete,nuk e di se per sa kohe jemi shitur apo falur Ne!
Kemi degjuar se qeveria do mari perseri ne pune hajdutin Bedri Bllomi ,dhe ta caktoj Drejtor te zhvarrimeve per te pushkatuarit politik.Në nje kohe qe largimi i tij ishte se bere me perpara nga auditi per vjedhje qe e kalonin shumen 10 mij Euro.
Rama ka bere gabim qe nuk ka marre perkrah per siguri te gjermaneve edhe Z. Fullani. Me Fullanin ne krye te bankes se shqipraeve, gjermanet do ngazelleheshin dhe do nisnin menjehere te sillnin me shumice paret e kursimet e tyre per ti ruajtur te sigurta te Fullani.Prandaj Z. Rama duhet te ushtroje ndikimin e tij qe te lirohen sa me pare edhe ata te arrestuarit se i eshte prishur qejfi Fullanit.
Si duket politikanet tone sa hipin ne karuiken e qeverritarit fillojne e fluturojne ne hapsirat pertej planetit toke. Prandaj edhe Edi Rames i eshte zene gjuha dhe nuk ka asnje koment per kryehajdutin e shqiperise. Bravo Z. Rama. Me keto qendrime po e nderon PS, po nderon “pertej se majtes dhe te djathtes” pra ne infinit, po nderon popullin qe te besoje. Bravo. Te na rrosh se bashku me Noc Rrokun.