“Është koha që Shqipëria të shfrytëzojë shanset”.
Kështu u shpreh Nënkryetari i Parlamentit gjerman Johannes Singhammer, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ndërsa theksoi se “Shqipëria luan rolin e një spirance stabiliteti në rajon”.
Në këtë kuadër, ai i është referuar edhe vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri si një vlerësim për modelin e bashkëjetesës paqësore mes besimeve fetare dhe lirinë e ushtrimit të fesë në vend.
Ministri Bushati vlerësoi rëndësinë e vizitës së Singhammer dhe shprehu mirënjohjen për rolin mbështetës që Gjermania dhe institucionet e saj i kanë dhënë dhe po i japin Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, si dhe në fusha të tjera të bashkëpunimit dypalësh.
Ai vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë e Gjermanisë dhe rikonfirmoi vullnetin e palës shqiptare për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik të nivelit të lartë dhe bashkëpunimit Parlamentar.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me fokus të veçantë hapat dhe reformat që Qeveria shqiptare po ndërmerr pas marrjes se statusit të vendit kandidat drejt bisedimeve për anëtarësim në BE.
Një tjetër pikë që Bushati dhe Singhammer janë ndalur është edhe Konferenca Rajonale e Nivelit të Lartë që do të zhvillohet në Berlin nën drejtimin e Kancelares Angela Merkel më 28 gusht 2014, si shprehje e drejtpërdrejtë e angazhimit dhe mbështetjes së Gjermanisë për rajonin e Ballkanit dhe procesin e integrimit evropian.
Gjithashtu, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi situatën e sigurisë në kufijtë lindorë të BE dhe në Lindjen e Mesme.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Johannes Singhammer dhe delegacioni që e shoqëron kanë zhvilluar ditën e djeshme takime me drejtues të lartë të vendit, kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Meta.
Kryeministri Edi Rama gjatë pritjes në kryesinë e Kuvendit për nënkryetarin e Bundestag-ut, Johannes Singhammer, në kuadër të 30 vjetorit të vizitës në Tiranë të ish-Kryetarit të Bavarisë Franz Jozef Shtraus, tha se qëllimi i Shqipërisë është që sa më shumë gjermanë të bien në sevda me vendin tonë, duke ju referuar investimeve të huaja gjermane, si dhe mbështetjes së Gjermanisë drejt BE.
Ndërsa Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se nëse Shqipëria do ta kishte dëgjuar mesazhin e Shtraus 30 vjet më parë, atëherë vendi ynë do të ishte pjesë e Bashkimit Europian. Ndërkohë që shtoi se Gjermania është një mbështetëse e reformës në drejtësi, si një partnere dhe frymëzim për rrugëtimin në Bashkimin Europian.
Nga ana e tij nënkryetari i Bundestagut gjerman Johannes Singhammer theksoi se falë ndryshimeve të pësuara nga vendi ynë në këto vite, ka tashmë shanset më të mëdha për integrimin në Bashkimin Eurpoian. Nënkryetari i Bundestagut, nënvizoi se Shqipëria është tashmë, siç e cilësoi ai, një spirancë e stabilitetit në rajon.
Nuk mund te mohoj debulesen per turqit Rama.
Fton gjermanet te “sevdallosen” me Shqiperin.
Po t i ftonte “Ta lakmojn”, nuk do perbente sens per gjermanet.
Gjithsesi , eshte bere pakez qesharake trumbetimi i festave se ftuarjes se investimeve.Kujt do i behet qejfi me pare;;
Vella Erdoganit, partnerit strategjik Italis, mikut te shqiptareve Austris,Mama proktetora-tes etj etj..
Natyrisht presim edhe turkofagosin, AC/DC, Dardhen, drejtesine & Co te dalin me postime kunder vizites se nenkryetarit te Bundestagut ne Shqiperi, kunder konferences se Berlinit qe organizon Merkeli, kunder faktit qe pas perfundimit te asaj konference do te dale ne konferencen e shtypit vetem Edi Rama me Mekelin, kunder vizites se ardhshme te Merkelit ne Shqiperi.
Kur nervozohen dhe terbohen grekofilet ka arsye me se te mjaftueshme te gezohen shqiptaret atdhetare.
Nje lajm i gezuar per grekofilet eshte se Edi Rama do te ndermjetesoje qe Merkeli t’i fale nje pjese te borxhit te madh (me i madh se e gjithe Greqia) qe i ka Gjermanise Greqia.
Rrofshin (sa lule e kungullit) grekofilet e Shqiperise dhe pagatori i tyre Janullatos!