Lazarati i veriut/ Policia nis operacionin e madh në zonën e Dukagjinit, pritet me armë

21 Gusht 2014, 15:04Politika TEMA

Pas Lazaratit, Policia e Shtetit ka nisur një nga operacionet më të mëdha kundër kanabisit, këtë herë në veri të vendit.

Raportohet se shënjestër e operacionit është zona e thellë e Dukagjinit në Shkodër.

Njoftimi është dhënë nga vetë policia e qarkut të Shkodrës, e cila deklaron se “në zbatim të detyrave të Plan– Veprimit Kombëtar të Luftës Kundër Kultivimit të Lëndëve Narkotike, organizohet sot një operacion në shkallë të gjerë për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të mbjella me lëndë narkotike”.

Siç njofton policia, operacioni do të shtrihet kryesisht në komunat e zonës së Dukagjinit, Shllak, Shosh, Pult dhe Temal dhe do të vazhdojë deri në asgjësimin e të gjitha parcelave të mbjella me lëndë narkotike në territorin e qarkut Shkodër.

Operacioni do të zgjasë 3 ditë dhe në të janë angazhuar:

·140 forca policie të Drejtorisë së Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

·10 mjete të rënda për transport trupash.

·3 helikopterë.

Janë rreth 150 parcela të evidentuara paraprakisht si të mbjella me kanabis.

 

Qëllohet me armë zjarri kundër policisë

Aksioni i Policisë së Shtetit për asgjesimin e parcelave me kanabis në Qarkun e Shkodrës ka ndeshur në kundërshtimet me armë zjarri të personave ende të paidentifikuar nga policia.

Mbi uniformat blu të përfshira në operacionin anti-kanabis është qëlluar me armë zjarri në zonën e Dukagjinit, por nuk raportohen dëme në njerëz.

Rezistenca me armë ka detyruar Policinë të angazhojë në operacion forcat speciale RENEA.

 

Asgjësohen 30 mijë rrënjë narkotikësh

Rreth 30.000 rrënjë bimë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia në ditën e parë të operacionit në Qarkun e Shkodrës.

Policia bëri me dije se sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike u gjetën në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal.

“Strukturat e Policisë së Shtetit prej mëngjesit të ditës së sotme kanë ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike në komunat e zonës së Dukagjinit, përkatësisht Shllak, Shosh, Pult dhe Temal. 

Në këtë operacion janë përfshirë rreth 150 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, të Komisariatit Special RENEA, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe shërbime të tjera të specializuara. 

Në mbështetje të këtyre forcave janë vënë dhe tre helikopterë, nga të cilët 2 të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një i Policisë së Shtetit, që po kryejnë transportin e forcave policore, pasi terreni ku po zhvillohet operacioni është tepër i vështirë dhe shtrihet në një zonë të thellë malore. 

Në dispozicion të shërbimeve policore të përfshira në operacion janë vënë dhe rreth 35 mjete të llojeve të ndryshme, duke patur parasysh dhe vështirësitë që paraqet terreni”, bëhet me dije nga policia.

Më tej sqarohet se aktualisht strukturat e policisë, po veprojnë në 13 grupe në terren, duke asgjësuar sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike.

“Deri në këto momente shërbimet policore të përfshira në operacion kanë bërë të mundur asgjesimin e mbi 30.000 rrënjëve bimë narkotike kanabis sativa. 

Për çdo rast janë kryer veprimet procedurale dhe janë marrë mostrat përkatëse për ekzaminime të mëtejshme. 

Gjatë kohës që forcat e policisë po operonin në një zonë në Komunën Pult është dëgjuar një e shtënë arme. 

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Komisariatit Special RENEA, të cilat kanë shkuar në vendin e ngjarjes në mbështetje të grupeve që veprojnë në terren për të mundësuar kapjen e autorit”, theksohet në njoftimin e policisë.

16 komente në “Lazarati i veriut/ Policia nis operacionin e madh në zonën e Dukagjinit, pritet me armë”

  1. tani.deutschland says:

    Heu bre burre, ku ku nanen.
    Bash sa besen jen ba shtet or tej.

    1. Pilo Lala says:

      Kujdes Policia , se keta te vrasin mbas shpine, jane te pabese!

      1. Inspiron says:

        Oh Pilua po na tregon se c’eshte besa. E kujt pale, dukagjinasve! Ti shoku Pilo kur Dukagjini ka pase bese e nder ti ke qene servil i turkut ose i grekut. Pastaj erdhe me shoket tuaj patlixhane me ne krye Enver kermen edhe bete kerdine. Dukagjini i ka resistuar turkut e serbit per shekuj e nuk e ka humbur besen. Erdhet ju plehrat e Partise dhe i pushkatuat, i burgoset e i internuat ke ne Lushnje e ke ne Tepelene. Domosdo se kur te dhunosh nji krahine te tere i le pasojat e veta. Athere qe te merremi vesh:
        1. VEtem zotrote per bese mos fol se ti besen nuk e ke as per zakon as per gjak! Kur Dukagjini mbante bese e doke ti i sillje bythen here turkut here grekut (njeri me i pabese se tjetri!)
        2. Kush merret me droge eshte kriminel e t’i pergjigjet ligjit.
        3. Krimineli eshte kriminel e te flasesh per bese me te nuk ka kuptim.
        4. Pilo do t’kishte qene me e drejte qe fjaline ta kishe per-Piluar keshtu: “kujdes nga ky qe ju qelloi se ngaqe merret me droge eshte kriminel e i pa bese”.

        1. beth says:

          Verioret duke qene te pabese nxoren besen, por myzeqaret nuk e njohin pabesine prandaj nuk kane perse e permendin besen.

        2. une says:

          Eh mor inspirdhon ,juve turku ju nderroj fene tani del ti dhe thua qe i rezistuat turkut ,ju kthyet bythen dhe fene .
          Po e di ti kush e permend me shume vjedhjen hajduti edhe puna juaj qe zini besen me goje.
          Historia e 5 heronjve te vigut (e verteta) tregon pabesine e asaj zone.

      2. zhinzhoni says:

        heu bre xhit a kan krrejt kto pulic ma matarr

        cisha rebt…
        ? ? ?

    2. Xhikja says:

      Po te deshte tom doci e bente me 10 police…hajaahaha

  2. omar kajham says:

    EC PERPARA SHKULE TE KEQEN NGA SHQIPERIA EDO.

    MESOHUNI TE PUNONI ME PUNE TE NDERSHME, TE BEHEMI NJEREZ,SE NGELEM BABUINAT E EUROPES.

    1. mali says:

      Ku me I marr punet e mdershme ne albanistan

  3. Trebeshina says:

    Po ca ke o g(omar)karhamsi,ate pune e bene gjithe bota o pis!

  4. shqiperi e mjere says:

    Menyra si e kultivojne kete bime tek ne dhe qellimi si e shperndajne, policia ua ben shume mire qe i ndalon. Ne te njejten kohe do te thosha qe ka ardhur koha qe canabis te konsiderohet si nje bime mjeksore me veti kuruse dhe ndihmuese per pacientet qe vuajne nga semundje terminale. Per kete ka artikuj shkencore ne bote dhe mjeket tane do benin mire ti lexonin dhe te diskutonin per vendosjen e ligjeve dhe rregullave qe kjo bime me cilesite qe ka te perdoret vetem per qellim mjeksor. Vaji i kesaj bime eshte shume ndihmues ne semundjet terminale dhe epilepsine. Personalisht jam kunder tymosjes se canabis,vaji eshte shume me i mire.Ne vend qe ta rrisim ne menyre ilegale per perfitime te pa drejta e te vrasin jete njerezish duke e perdorur pa kontroll ,le te perdorim cilesite e mira te saj duke e vendosur legjislacionin e pershtatshem per perdorim mjeksor. Le te rritet e kontrolluar si bimet mjeksore me mundesi eksportimi dhe qeveria ta taksoje dhe te marre fitime nga kjo ,mbase po te bejme kete gjermania mund te bjere ne sevda me ne sic na thote kryeministri yne.O zoti kryeminister nuk te vjen kush per (sevda) fjala turke qe ju perdorni, fjala shqipe dashuri tingellon me mire. Ska nevoje gjermania te bjere ne sevda (dashuri) me ne. Eshte vendi yne perrallor do thosha per nga bukurite natyrore per daljen ne det per klimen aq te mire per prodhimet qe rriten per mineralet, naften qe ka dhe lista mund te vazhdoje e gjate . Ja pse ka rene ne dashuri gjermania ata shohin potenciale dhe mire bejne. Sa te zot do jemi ne ne kete bashkepunim koha do e tregoje.Se fundi shikojeni kete ceshtje me mendje te hapur dhe merreni ate qe eshte pozitive. Po e bete kete do shikoni rezultate shume te mira .

  5. xxx says:

    me ne fund era shtet

  6. Mazllëmi says:

    Këta, janë të gjithë “kushërinjtë” e Sali shpellarit…!

  7. Xhikja says:

    Jam dakord me parafosin eshte koha per nje ligj mbi Kete bim mjeksore ,dhe mbi te gjitha te mos arrestohen konsumatoret neper klube ,osé Kush mbjell 2 rrenje ne bace per konsum vetjak.

  8. Emigranti Bruksel says:

    Asha krishtin , ham drej qirin, kurr ç’ka ban policia ne dukagjin s’kae u ja vet shaljan e bile fort i mire e e nuku vet kanabisin e s”ka nevoje me ma nuk kush ne shpi teme a more vesht or taij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje