Deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi ka denoncuar premtimin e pambajtur të kryebashkiakut Lulzim Basha për ndërtimin e një parku të madh sportiv tek Liqeni Artificial, ndërsa ka miratuar ndërtimin e një pallati shumëkatësh.
Sipas Hysit, ky vendim i Bashës ka ardhur në momentet e fundit në karrigen që e ka marrë jo me zgjedhje por me vjedhje.
Deputetja socialiste ka kërkuar dorëheqjen e Bashës duke hedhur poshtë edhe pretendimet e Bashkisë se janë mbjellë 23 mijë pemë duke e krahasuar me deklaratat e ish-kryeministri Berisha kur thoshte se janë ndërtuar 10 mijë km rrugë.
“Ne jemi këtu se na ka sjellë Luli i Saliut, të cilin besoj të nderuar qytetar dhe ju përfaqësua të medies e keni dëgjuar kohë më parë se këtu do ndërtonte parkun sportiv më të madh në Ballkan. Dhe ja ku jemi sot për të parë që ai sikurse Saliu po jep gënjeshtrën më të madhe, ku jo vetëm nuk po ndërton parkun sportiv më të madh të Ballkanit por po e shkatërron atë.
Po e bën pikërisht në momentet kur po i vjen fundi në karrigen që po rri të cilën e ka marrë jo me zgjedhje por me vjedhje.
Dhe sikurse dhe zoti Sali po bën të njëjtën gjë, pas meje le të bëhet kiameti, dhe ka dhënë leje për të hapur gropa dhe për të ndërtuar pallate të cilat do t’i marrin frymën Tiranës, dhe qiellit të Tiranës. Ne i themi të largohet të japë dorëheqjen sepse nuk mbajti asnjë nga ato premtime që dha.
Ai thotë që jo, nuk e shkatërrova Tiranën por kam mbjellë 23 mijë pemë, ne i themi që largohu sepse nuk e ke mbajtur premtimin dhe ai thotë njësoj si Saliu që unë kam mbjellë 23 mijë pemë sikurse Saliu që thoshte kam bërë 10 mije km rrugë”, tha Hysi.
Ej po mo su tallni keshtu me miletin mo se nuk kam me budallenj. Juve cdo beni, se Luli e beri te veten. A ka mundesi te jeni te qarte sepse keshtu i bie qe do beni pak zhurme dhe e keni ndare pegjysme pjesen poshte diges se liqenit. Nuk eshte vetem ai rrethim. Eshte dhe nje tjeter qe eshte afer fushes se futbollit te kompleksit Dinamo. Kane filluar dhe dy ndertime te vogla ne ane te unazes.
Po na zhgenjeni fort dhe ju qe premtuat mbrojtjen e territorit. Duket sikur ka filluar tashme fushata per zgjedhjet lokale. E di cfare, do ishte mire qe njerezit mos te dilnin fare ne zgjedhje. Bojkot total derisa ti vini gishtin kokes te dyja palet. Mjaft me me betonizim.
Te largohet???
Ahahaah, prit gomar te mbije bar.
Boll se late nam me teatrin qe po beni ne media.
hhahahhah ashtu sic do largohet rama http://bit.do/Ice-bucket-challenge-gigi-hadid-wows-in-bikini-for-als-ice_
Ja ku na doli dhe kjo “rilindsja” e njesise 7 qe ka mbledhur gjithe kriminelet e lagjes dhe i ka si mbeshtetes neper fushata.
Eshte e turpshme se si nje deputete punonte ne fushate me gjithe hajduetet e kriminelet. Edhe tani eshte nje seksere ordinere ku merr para per vendet e punes ne cdo kategori.
Kjo eshte turpi i rilindjes, i them mos u duket me te njesia 7 se nuk te degjon me njeri, te ka dalur boja totalisht. Ti i ke krijuar kosto PS-se me bemat e pislleqet e tua. Turp te keni!
Ore po ne opozite jeni akoma ju te PS-se!!!se dire per dite del ndonje nga ju duke qare e uleritur mbi shkeli an e Lulit!!!vetem e miratoi lejen pa me keshillin tuaj????Po ai Zydi Fadromisti me Policine tuaj heroike I morin varroseni ata fshateret e Rromsit ne Mallakaster ,me gra e femije,me pleq e me plaka ne toke ne tyre Kishin ndertuar edhe nuk prishej projekti I ndonje “aeoroporti gjigand”!!!!ndaj I vini shkurt e drejt se jeni bere “qurravecer fodull”atje ku u do bytha nuk priteni!!atje ku su do bytha filloni te “qani”neper intervista bajate!per ti treguar miletit se ju nuk doni po nuk kemi cfare beni.boll me keto teatro te peshtire,,aty e jeni shtetin dhe fuqine po nuk u desh I bytha ndaloni I e mos e lini te ndertoje,Ashtu si I prishet ndertimin ne det Ashtu mos e lini ta ndertoje fare kete qe ka ndermend dhe pike!!kujt I wage I dhe ankoheni ju idiote qe trajtoni shqiptaret si copa mishi me dy sy!!!
Basha ja ndaloi projektin e mbikalimit ramushit dhe s’ pyti fare per Bashkine ndersa kta i kan duart e lidhura , beni qejf beni se keni gjet popull gomar aty.
Po shqiperia nuk behet shtet kurr ,
Duke parë prej dy ditësh, qëndrimet e Partisë Socialiste, që zgjeroheshin me kronika mbështetëse në lajmet e Klan-it, lidhur me ndërtimet që Lulzim Basha ka miratuar tek liqeni artificial, nisa natyrshëm të lundroj në web, me termin “betonizimi i liqenit”. Po e them në fillim: ishte ushtrimi më i pështirë për të rikthyer në kujtesë, një nga historitë e shëmtuara të politikës shqiptare, që fillon këtu e tetë vite më parë. Nuk po përdor epitete të tjera, sepse të gjitha do të ishin të pafuqishme, pamjaftueshmërisht të forta, për të sendërzuar atë që ka ndodhur.
Po e filloj nga kreu. Ka dy ditë që një grup socialistësh dalin tani në mes të vapës, tek diga e liqenit, për të denoncuar lejet e ndërtimit që kreu i bashkisë të Tiranës ka dhënë, këtë fillim gushti, në zonën e gjelbër përbri pishinave.
Pyetjet që ata ngrejnë janë disa: Po tani, kush e mori 20%-shin? Pse Basha nuk i mbajti premtimet që bëri gjatë fushatës së tij për këtë zonë? A është ai një kryebashkiak i korruptuar apo një kryebashkiak peng?
Natyrisht nuk ka dyshim, të gjithë e kuptojnë se bëhet fjalë për një leje ndërtimi, të dhënë në atë zonë, për të cilën në vitin 2010, Partia Demokratike e akuzoi Edi Ramën se kish marrë 20% të vlerës. (lajmi i plotë në rubrikën lajme të Lapsi.al) Që atëhere dhe për shumë muaj me radhë, Rama nuk thirrej me emrin e tij të vërtetë, por me “Mister 20%-shi” apo “Edi Lepri”.
Por ajo që gjeta në arkiva është shumë më e rëndë se kjo retorikë politike. Kur Edi Rama kish hedhur firmën e tij mbi këtë projekt, në vitin 2008, ashtu siç di të bëjë ai, i kishte vënë gjoksin. Ai e kish mbrojtur atë si një kryevepër të arkitekturës moderne, të projektuar nga studioja me famë botërore e Winny Maas. Ai thoshte atëhere se ky projekt nuk do të prishte, por përkundrazi, do të rikualifikonte mjediset ekzistuese duke i kthyer ato në hapësira publike të cilësisë më të lartë europiane.
Kërkova t’i krahasoj këto fjalë me argumentat që Lulzim Basha, tani kryetar bashkie, mbrohet nga sulmet që i bëjnë. Teksti i kryetarit të ri, ngjan si dy pika uji me mbrojtjen e paraaradhësit të tij. Sikur ta kish shkruar e njëjta dorë, sikur t’i ish bërë “copy paste”, nga arkivat e bashkisë së vjetër. “Ky projekt shfrytëzon vetëm 40 % të truallit privat dhe në përfundim të tij, qyteti do të përfitojë edhe 20 mijë metra katrorë hapësirë publike dhe gjelbërim”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.
A është i mundur ky përgjërim në emër të hapësirës publike? A mundet që mashtrimi, hipokrizia, mospërfillja ndaj publikut të shkojë deri këtu?
Por kjo lojë teatrale, ku akuza dhe mbrojtja janë të njëjta, vetëm se palët kanë ndërruar vende, është vetëm fillimi i kësaj historie. Ajo shkon shumë më larg.
Ajo daton në nëntor të vitit 2006 kur kryeministri Berisha, një një mbledhje të Këshillit të Rregullimit të Territorit e kaloi këtë zonë në shesh ndërtimi. Madje ai e akuzoi atëherë Edi Ramën se nuk liberalizon sheshet e ndërtimit për të pasur vetë përfitime më të mëdha (shikoni ironinë).
Gati një vit më pas, në verën e vitit 2008, Parlamenti miratoi edhe disa ndryshime në ligjin për sportin, me anë të të cilave i hapej rrugë shndërrimit të terreneve sportive në troje ndërtimi (lajmi i plotë në rubrikën lajme të Lapsi.al). Kuadri ligjor po bëhej gati. Ata që qëndronin pas kuintave me sa duket lëviznin gjithçka. Nuk zgjati shumë dhe një juri ndërkombëtare shpalli fituesin e një konkursi për zonën e ndërtimeve tek liqeni. Natyrisht për të arritur një mirëkuptim të tillë, për të ndërtuar në kryeqytet, duheshin dy palë: Edhe pushteti qendror edhe ai bashkiak. Zërat që gumëzhinin atëherë në Tiranë ishin se marrëveshja qe arritur pas një lobingu të fortë të një biznesmeni shumë pranë Berishës dhe të një tjetri shumë pranë Ramës. Këtë aferë parash e kish lehtësuar së tepërmi edhe klima çuditërisht e zbutur pas ngjarjes së Gërdecit. Menjëherë pas saj, Rama dhe Berisha, si dy dashnorë të vjetër, madje tani dhe me interesa të përbashkëta, ndryshuan brenda natës kushtetutën e vendit dhe ligjin elektoral. Nga këto ndryshime prekej përpos gjithë shqiptarëve edhe një forcë e vetme politike: LSI e Ilir Metës.
Çuditërisht, po çuditërisht, qe Ilir Meta, atëherë i ndarë nga dy të mëdhejtë, që do ta denonconte trafikun e ndyrë politiko- financiar që po tentonte të bëhej përbri liqenit artificial. Atëhere kreu i LSI-së u ngrit kundër projektit, duke akuzuar se aleanca mes Ramës dhe Berishës po prishte mjediset publike: “Kanë vendosur të shkatërrojnë përfundimisht gjithë komplekset e S.K Partizanit dhe të Dinamos, të zhdukin kopshtin botanik për të ndërtuar kulla 20 kate”, tha atëhere Meta.
Do duhej te kalonin dy vjet, kur marrëdhëniet mes Berishës dhe Ramës u përkeqësuan ndjeshëm, kur opozita braktisi parlamentin dhe doli në rrugë, që kreu i PD-së ta denonconte marrëveshjen për ndarjen e trojeve përbri liqenit. Atëherë, në verën e vitit 2010, për disa muaj me rradhë, nuk ngeli deputet i PD-së pa folur për mister 20%-shin dhe nuk la rast pa i prapangjitur Edi Ramës mbiemrin Lepri. Po në të njëjtën kohë opinioni publik ngriti disa pyetje: si mund të akuzonte PD-ja, kur ishte vetë e përfshirë në këtë allishverish? Si mund të fliste për 20%-ësh të Ramës, kur vetë Berisha kishte miratuar ligje dhe kish dhënë vota? Zgjedhjet po afronin, Rama duhej hequr me çdo kusht nga Bashkia dhe krerët demokratë e kishin gati përgjigjen për këtë.
I pari Berisha, që nisi fushatën kundër ndërtimeve tek liqeni, që e mbajti gjallë për muaj me radhë atë, jo vetëm e kritikoi projektin, por kërkoi dhe falje. I pyetur në prill 2011 në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ai deklaroi se kish gabuar me vendimin për kthimin e terreneve sportive në sheshe ndërtimi. Po ashtu edhe Basha u angazhua në pohimin e fortë (atë që sot po ia kujton çdo ditë TV Klan) se ai nuk kish projekt të ndërtonte tek liqeni. Por me t’u ngjitur në bashki, ai hartoi një plan rregullues që parashikonte ndërtimet që ai ka firmosur në këtë fillim gushti.
Dhe ironia nuk mbaron këtu. Ky plan rregullues, ka kaluar jo vetëm me votat e demokratëve, por edhe me bekimin e Ilir Metës, sepse në këshillin bashkiak nuk bëhej dot shumica pa votat e LSI-së. Kështu edhe Meta do të detyrohej të kapërdinte atë që kishte pështyrë, duke i dhënë edhe ai dritën jeshile ndërtimeve tek liqeni, që i kish anatemuar 6 vite më parë, atëhere kur sillej si opozitar.
Kjo është shkurtimisht historia e projekteve për ndërtim mbi hapësirat e gjelbërta përbri liqenit artificial. Pikërisht kjo, aq e pabesueshme, sa nëse ndonjë skenarist do ta kishte propozuar ta shndërronte në një film fiksion, me siguri askush nuk do ta pranonte, se aq shumë shkon në kufijtë e irreales. Por fatkeqësisht kjo ka ndodhur. Dhe ajo është një histori simbol, ndoshta nga më të spikaturat, për të treguar të gjithë klasën tonë politike:
Ku Edi Rama sot ka vënë njerëz të sulmojnë për atë që e kanë denoncuar dikur. Ku Lulzim Basha detyrohet të firmosë për atë që kish thënë se s’do ta bënte dhe për të cilën e kish akuzuar rivalin e tij si hajdut. Ku Ilir Meta herë duhet të mbyllë gojën duke aprovuar dhe herë duhet heshtë duke iu bashkëngjitur denoncimit (në të dyja rastet në pushtet), për të njëjtën gjë që e kish quajtur skandal, kur bënte si opozitar. Ku Sali Berisha duhet të ndjehet më keq se një klloun, pasi partia e tij po ndryshon për herë të tretë qëndrim. Ku Jozefina Topalli dhe Eduart Halimi, Albana Vokshi dhe Astrit Patozi, duhet të ulin kokën kur kujtojnë deklaratat plot pathos me 20 %-shin. Dhe ku të gjithë shqiptarët duhet në ndihen të dërrmuar nga pafuqia, kur shohin se si i vjedhin, e më keq madje, sesi i tallin teksa kryejnë këtë akt. (Lapsi.al)
Gjithcka perfekte deri tek rreshtat e fundit. Shqiptaret nuk jan te pafuqishem , Shqiptaret kan zgjedhur te jene te pafuqishem . Shembuj kan plot , si psh protestat e turqve kunder asaj qendre tregtare . Nese nuk protestojne do te thote qe nuk ju pelqen gjelbrimi por betonizimi.
Ne “lehaqente”, d.m.th. ne populli, vazhdojme avazin e vjeter te te lehurit, aftesi te cilen e kemi perfeksionuar ne nje nivel qe cdo vend i botes do te na e kishte zili, nderkohe qe karvani i politikaneve tane te tejmajmur qofshin majtas, djathtas apo ne qender vazhdon dhe shton shtresat e dhjamit me pasurite e ketij populli, duke e shkelur perdite me kembe.
Zhurma qe po ben Rama dhe te tijte, eshte thjesht demagogji, sepse kete copen e paprekur qe ka mbetur nga Tirana e dikurshme, e varfer por ne te cilen jetohej e merrej fryme, e te cilen na premtuan boterisht se do ishte ne sherbim te qytetareve, e kane shqyer ne marreveshje me dysh dhe i kane bere pazaret. Sot, KM Rama i tregoi ligjin qytetareve per kete ceshtje, ndersa ka bllokuar pavaresisht nje vendimi te gjykates se Strasburgut (e theksoj te Strasburgut, jo te gjykatave ilen jetohej e merrej fryme, e te cilen na premtuan boterisht se do ishte ne sherbim te qytetareve, e kane shqyer ne marreveshje me dysh dhe i kane bere pazaret. Sot, KM Rama i tregoi ligjin qytetareve per kete ceshtje, ndersa ka bllokuar pavaresisht nje vendimi te gjykates se Strasburgut (e theksoj te Strasburgut, jo te gjykatave tona te cilat jane vertete leter higjenike) nje shumekatesh ne zemer te Tiranes ne mes te tjerash dhe pse i ze pamjen shkrimtarit Kadare. Ne fakt, skam asgje me shkrimtarin e nderuar Kadare. Ajo gjeja aty nuk duhet te ndertohet sic nuk duhet prishur kjo hapesire, qe duhet te kthehet ne terrene sportive e zona kreative per gjithe kryeqytetin.
Te me kuptoni drejt, s’kam asgje me shkrimtarin e nderuar Kadare. Ajo gjeja perballe pallatit te tij nuk duhet te ndertohej sic nuk duhet prishur kjo hapesire, qe duhet te kthehet ne terrene sportive e zona kreative per gjithe kryeqytetin.
Ky eshte vetem fillimi…Gratacela te tjera do gelojne duke shkaktuar nje katastrofe ambjentale. Per ata qe akoma se kane pare, aty eshte rrethuar dhe nje pjese shume e madhe territori ngjitur me fushat e futbollit te kompleksit Dinamo. Do ta vleresoja nese do te me thoshte dikush e kujt eshte ajo pjese?
Thjeshtesisht nuk ka rruge per aq shume njerez. Dhe nje korridor ajri qe kishte Tirana e re dhe Komuna e parisit po ja vulosin. Dhe ajrin e kane per vete! Te babeziturit e ketij kombi paskan qene vertete te panginjur!
TURP per ne qe rrime duarkryq. Cfare duhet te ndodhe ne kete vend qe njerezit te reagojne. Qe shoqeria civile, gazetaret e intelektualet te marrin flamurin e protestes qytetare. Bushatit dhe te tjeret qe kane shkruar dhe e denoncojne kete akt te turpshem te perdhunimit te ambjentit, duhen falenderuar por, besoj dhe Bushati bie dakort me mua qe ka ardhur koha qe Bushati dhe shume opinion beres, bashke me shoqerine civile dhe intelektuale te ketij vendi duhet te mblidhen bashke dhe ti bejne thirrje cdo qytetari te ndergjegjshem qe te provojme qe ne jemi me shume se keto shushunjat qe po na pine gjakun perdite. Cojeni nje kauze deri ne fund! Te pakten te provojme qe nuk jemi te gjithe dele!
Nga titulli kuptoj se cdo gje ka perfunduar “ndertoi”!!!! Dhe, kjo zonje kerkon qe Lulushi te largohet per kete. Se di kush eshte me qesharak?!?!? Lulushi apo “opozitaret” socialiste qe kerkojne largimin e tij???
Populli shqiptar me keto qe kaperdin me mire te mbytet ne shurren e tij!
Kot thone turq kur duan te simbolozojne prapambetjen. Turqit e kthyen permbus Stambollin per disa peme te prera.
Shkodra i ka thene te gjitha. Keta cuba me vilat e tyre me peme e gjelberim ne te kater anet e Shqiperise, Tiranen e shohin si kantjer ku grabitet paraja.
Kishim degjuar se Rama do prishte edhe kopmleksin ne pishinave ku femijet e varfer te popullit me nje cope buke me vehte kalonin nje dite ne pishine, por kur nuk mund ta besonim dhe mendonim se ishin shpifjet e saliserbit.
Meta dergonte emisaret e vet duke thene se Rama do te prishe kopeshtin Botanik perseri nuk e besuam. Me kete qe po degjojme cdo gje qe mund te degjojm per kete klase politike duhet ti besojme dhe te bien sirenat e alrmit.
As GERDECI, AS VJEDHJA E RRUGES SE kOMBIT NUK ESHTE ME E ReNDE SE KJO QE PO NDODH : Mblidhet cubat dhe horrat e politikes dhe bejne mareveshje si ta shalojne me mire kete popull.
Nje pushtues nuk do bente kurre kete qe kane bere keta gjarperinj keto 24 vjet. Teater tragjikomik, bejne sikur shajne njeri-tjetrin dhe ne mbremje bejne pazaret dhe perqindjet e grabitjeve.
Ashtu si per armet kimike ku populli nuk u nda ne te majte dhe te djathte( sa shprehje qesharake)mushkerite dhe jeta e femijve nuk do tja dije as per serbin e shpellave as per Ram basketbollistin dhe as per Like floririn. Haku dhe gjynahet ndaj popullit te mos merziten se femijet e tyre do ti lajne.
Prandaj e mbushi Rama parlamentin me lulushe qe te recitojne me mire dhe me kollaj se cfare u thuhet?!
Ku jane burrat, ku eshte Besniku Bare qe fliste per demtimin e mjedisit, po Ylli Fidel qe do bente kompleksin sportiv, apo nuk i le ai labi i tepelenes qe ka bere pallatin e kuq tek diga. Po Artan Lamja ku eshte se nuk po i ndihet zeri fare.
Prandaj mos ju vije cudi qe kujtojme Enverin. Ai do ju grinte te gjitheve ne makine mishi dhe do ju varte nga koqet po te benit sikur edhe nje te mijten e ketyre qe keni bere. Mereni me mend ku e keni katandisur Shqiperine sa na beni te kujtojme nje diktator qe festuam dite te tera kur u largua nga kjo bote.
Saliu e dime mire qe do shkaterronte Shqiperine se ai ishte plani serb dhe kete e dine shumica e shqiptareve. Po ju qe votat i moret per te denuar ate qe beri ai gjarper dhe per te rregualluar aq sa mund te rregullohej cfare po beni? po vazhdoni punen e tij.
Kete populli nuk do ja u fale kurre.
Asnje ne votime, Shqiperia te behet protektorat dhe ta drejtojne bota se shqiptaret po ja hane melçine ketij vendi.
Moj z.daputete kujt i ankoheni ?Kush e drejton KKKKRRRRRHHSSSSSHHHHHH e Shqiperise?Turp per ju kur Lulushja nuk ju pyet,Saliu nuk ju pyet,Fullani,Dhalla,Ceffffaaa,Nishanlliu,Ajazet nuk ju pyesin.As Mezinjte,Imamet,Pordhet,Bodet dhe tere “Gjingjonizmi”nuk ju pyesin.Ju ju pyesim vetem ne fukarenjte per nje cope buke. Turp i madh per ju,na zhgenjyet dhe po na zhgenjeni me keq se sa Saliu.Te pakten per ate e dinim qe sillte vetem keq e shkatrrim.
Me fal, por me duket se e kjo ka harruar qe eshte ne pushtet e jo ne opozite…… Lexoni editorialin e Bushatit ketu tek “Tema”, do t’ju ndricoje teresisht rreth kesaj ceshtje dhe do te kuptoni qe gjithcka eshte nje demagogji e shpifur. Pastaj kjo femra dhe te tjeret si kjo qe dalin e recitojne nuk jane gje tjeter vecse ca marioneta te pushtetit.
Imagjinoni se ç’fare behet me aferat qe nuk shihen, me naften dhe me minierat, me HEC-et e me pyjet, ( ato çika qe kane mbetur) kur keta nuk permbajne veten dhe per gjera qe jane kaq hashiqare, te ndjeshme ne publik dhe kaq elemntare dhe jetesore.
Keta bejne jo hajdutin por grabitesin.Kudo perpiqen te vjedhin dhe te bejne korupsion aq sa mendojne se nuk merren vesh. Por te vjedhesh dhe grabitesh kaq hapur eshte nje arrogace prej cubi dhe TURPI nuk eshte i tyre por i popullit qe i mban mbi kurriz.
Shikoni pikturen e Francisko Gojas ku populli mban ne kurriz Gomarin dhe ky i thote popullit:” perdersia gje tjeter nuk di te besh mbame ne kuriz se hak e ke”