Rama takon Singhammer: Rajoni të mos humbasë ëndrrën europian

21 Gusht 2014, 16:59Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama priti në një takim delegacionin e Bundestag-ut të Republikës Federale të Gjermanisë, të kryesuar nga Nënkryetari i tij, Johannes Singhammer.

Kryeministri Rama u shprehu bashkëbiseduesve mirënjohjen për çka Gjermania ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve për Shqipërinë.

Kryeministri theksoi se jetojmë në një kohë të re, kur 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, ky është viti i parë pa konflikte në rajon, çka kërkon edhe një moment të ri në bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet e përbashkëta për prosperitetin e rajonit, si të tërë.

Në këtë këndvështrim, Kryeministri e cilësoi frymëzuese, iniciativën e Kancelares gjermane Angela Merkel për takimin mbi Ballkanin, në Berlin.

“E rëndësishme është që rajoni të mos e humbë ëndrrën europiane dhe Gjermania, e cila gëzon respektin e të gjitha vendeve të rajonit, ka një rol të posaçëm. Për Kryeministrin Rama, kjo marrëdhënie e re lidhet edhe me nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe të shtimit të investimeve gjermane në rajon”, tha Rama.

Në takim u nënvizua, gjithashtu, vullneti i dyanshëm për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në fushën e dijes.

Singhammer i shprehu Kryeministrit, edhe vlerësimet për rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në stabilitetin dhe paqen në rajon.

6 komente në “Rama takon Singhammer: Rajoni të mos humbasë ëndrrën europian”

  1. Xeni says:

    Bravo bravo ? Krenar per ty , me ne fund kemi besimin e Gjermanise

    1. Rezi says:

      Kemi arrit qe te terheqim vemendjen e Gjermanise ne, shteti shqiptar, e kjo ndodhi sapo erdhi KM edi rama ? Skam fjale

      1. Hysni Dajaku says:

        Vazhdoni me endrren akoma edhe mbas 24 vjetesh!!!Rajoni dhe ju ne dore e jeni mos ta prishni enderren Vazhdoni flini gjume edhe aty eshte Endrra!!po mbaroi kjo enderr to fill one nje tjeter mjafton te mbash syt mbyllyr!!! Ai kafsha na Vicidoli kishte respektin e pakufishem te Berluskonit Edhe u ben si “ullinj”te dy !!!pervecse ca muhabete plehrash edhe muhabete mullinjesh me ere nuk Pam gje per 8 vite!!!tani nen udheheqien e Gjermanise cfare presim konkretisht!!ka ndonje gje vertet per te investuar ne shqiperii qe Gjermanet nuk e kan ditur me pare ,do ngene ndonje hidocentral!!!apo jemi me Merkelin tani!!se I shtyme 24 vite vetem duke bere tifozllek e duke nderruar “ekipet” e “traineret” e botes!!!

      2. Zllatan says:

        saliu pellcet… hahaha hallall Ed

  2. Claus says:

    100 vjet pas luftes se pare boterore, ky eshte viti i pare pa konflikte!!!
    C`jane keto brockulla qe nxjerr nga goja ky njeri?
    Si duket viruset qe paska lene Berisha ne ato zyra paskan efekte akoma.
    Pak i duket ketij qe nizame nga Kosova dhe Shqiperia u niskan per Siri dhe Irak?
    Pak i duken keti keto dasi fetare qe po perpijne rajonin shqipfoles?
    Lufta eshte me afer se kurre, ndersa ky thote, eshte viti i para pa konflikte!

    Sa paska ardhur ky ne qeveri rajoni qenka free nga konfliktet!
    As Berisha nuk do te fliste me keto atribute.

    Mire qe organizojne festime qesharake per 30 vjetorin e vizites turistike te Strauß-it, (risi e ri kjo ne diplomacine boterore ku festohen pervjetore vizitash) por tani sa po vjen dhe po shtohet doza e brockullave diplomatike.

    Kujtojne se keshtu mund ti genjehet mendja gjermaneve!
    I njohin pak gjermanet keta rilindas. Kujtojne se jane ne ndonje qebaptore plot tym ku ne fund behen be dhe rrufe me dollira per miqesi dhe vellazeri te papare ndonjehere.

  3. bisha bosi says:

    ore ne enderren nuk e humbasim po na e jepni noj dore edhe ju http://bit.do/kim-sigurohet-qe-te-gjithe-ti-kene-syte-tek-bythet-e-saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje