Strategjia e Sigurisë Kombëtare/Nishani konsultohet me shoqërinë civile

21 Gusht 2014, 15:58Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani zhvilloi një takim pune me përfaqësues të ndryshëm të Shoqërisë Civile, të ftuar nga Kreu i Shtetit për t’u konsultuar lidhur me Dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare.

Duke e konsideruar Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë një dokument të një rëndësie madhore dhe me dimension të gjerë kombëtar, Nishani theksoi se takimi konsultues me përfaqësues të Shoqërisë Civile, të cilët kanë një rol të rëndësishëm për sensibilizimin e opinionit publik dhe sjelljen institucionale të shoqërisë shqiptare, është shumë i vlefshëm në procesin e shqyrtimit të ketij Dokumenti.

Të pranishmit, pasi shprehën mirënjohjen e tyre për ftesën e Kreut të Shtetit, ofruan mendimet dhe argumentet e tyre profesionale si dhe u zotuan të përcjellin nevojën e rritjes së ndjeshmërisë shoqërore tek qytetarët.

Presidenti Nishani vlerësoi angazhimin, mendimet dhe propozimet e specializuara, efikase dhe kontribuese të të pranishmëve.

4 komente në “Strategjia e Sigurisë Kombëtare/Nishani konsultohet me shoqërinë civile”

  1. fllad says:

    Elsa Ballauri shoqeri civile? Letra higjenike e salshpellarit?

    Nje vemje qe vetem ne Shqiperi mund te mbijetonte 24 vjet duke rrjepur para projektesh dhe duke degraduar ate qe duhej te ishte realisht shoqeri civile. Nuk po permend asgje tjeter po ku ishte kjo vemje ne 21 Janar?

  2. durresi says:

    Skisha degjuar ndonjehere te diskutohet strategjia e sigurise kombetare me Shoqerine Civile. Gomarllek me brire. Kalojne ditet e gushtit se skane ca bejne.

  3. c'era una volta says:

    Lexojeni me kujdes,pershkrimi i takimit eshte teresisht i tipit te mbledhjeve te organizatave baze te Partise Punes Shqiperise, ne cilat nuk mungonin angazhimet, zotimet dhe vleresimet, por mungojne teresisht VEPRIMET, dhe pikerisht per kete ndihet me teper se kurre nevoja ne ditet e Sotme ne Shqiperi.

  4. Leonard Dingo says:

    Mire ben qe konsultohet,por kur mazhoranca do e votoj perseri pa ndryshime,e ka gabim qe ben pengesa te padobishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje