Partnerja në kompaninë Fairhaven Capital, Rudina Seseri tha sot në një intervistë për Zërin e Amerikës nga Bostoni i Masaçusetsit se Bordi Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dështuar në përgjegjësinë e vet të mbrojtjes së interesave të publikut, “si në nivelin e zbatimit të ligjit, si në nivelin e ndjekjes, monitorimit dhe auditimit të rregullave dhe zbatimit të tyre dhe në aspektin etik”.
Zonja Seseri i referohej rastit të vjedhjes së rreth 7 milionë dollarëve në Bankën e Shqipërisë dhe përgjegjësive që dalin prej kësaj vjedhjeje.
Në intervistën që i dha koleges Keida Kostreci, zonja Seseri tha se Guvernatori Ardian Fullani ka dështuar dyfish, si kryetar i këtij bordi dhe si drejtuesi i anës zbatuese të Bankës së Shqipërisë.
Duke sjellë shembuj nga Shtetet e Bashkuara, zonja Seseri e hodhi poshtë qëndrimin e zotit Fullani, se stabiliteti i Bankës është i lidhur me personin e tij.
Zonja Seseri tha se shqetësimi i saj është sesi funksionon një institucion i pavarur kur nuk ka kontroll dhe balancë dhe kur ka rregulla të pashkruara, kur rregullat e shkruara dhe proceset nuk zbatohen, kur nuk ka auditime për vite dhe qe edhe kur bëhen janë të brendshme.
Ekspertja e financave thotë se fakti që dështoi procesi i mbrojtjes së parave të Bankës dhe që një individ i vetëm kishte qasje në gjëra madhore në bankë, tregon se kemi të bëjmë me një problem sistematik.
Pse nuk e shkarkojne Fullan inkopetentin dhe te emerojne nje njeri te suksesshem nderkombetarisht dhe me integritet si Rudina Seseri?
Apo gjithmone duhet qe institucionet e shtetit shqiptar te drejtohen nga legena?!
po tani na e thoni qe e kemi marre veshte vete ne http://bit.do/sexy-and-rich
EKZAKT, ZJ SESERI.
Me e pakta duhet te jape doreheqjen jo vetem FULLANI (e pamoralshme qe reziston akoma)por gjithe keshilli mbikqyres se kjo eshte tronditja me e madhe, eshte bombe ne sistemin bankar
Shumë dakord me zonjën, vetëm abuzimet me pagat e punonjësve, dietat, honoraret, e qokat e pafund, papërmendur asnjë nga abuzimet në menaxhim, e bëjnë këtë guvernator të neveritshëm para publikut shqiptar. Bëjnë të neveritshëm dhe të gjithë ato politikanë që i dalin në mbrojtje duke përfshi dhe Ramën. Kush e kapërdin faktin që fati i sigurisë së BSH u varka nga palo guvernator.
Fullani nuk duhet te personifikoj pozicioinin e tij si guvernator me ate cka mund te ndodh pas ikjes se tij; NUK NDODH ASGJE. Bile me mire di te jete se do rishikohen te gjithe humbjet apo vjedhjet apo honoraret pa sens qe ai me shoke ka marr, dhe keto npara do shkojne per investime publike. nuk do perseriten gabimet., Fullani te jap doreheqjen, qe te jete sadopak i nderuar, ndrysh do ta heqin dhe s’do jete i urryer.
Nuk e kuptoj pse Rama nuk e therret Rudina Seserin si eksperte te pavarur per te marre pjese ne kontrollin e Bankes ? Kjo vajze i ka te gjitha kualifikimet.
Adem, e harrove se kjo zonja ka qenë deputete e PS-së në qarkun e Durrësit deri në 2011, por e la vendin e deputetes.
Lajmi i atëhershëm:
http://www.gazetatema.net/web/2011/12/16/rudina-seseri-le-mandatin-kthehet-ne-amerike/
Megjithatë, ka vetëm rrallëherë rastësi në politikë dhe kjo intervistë zor të jetë rastësi.
Ndoshta kjo mund të bëjë diçka si specialiste, por nga politika nuk merrte vesh hiç fare!
Kjo ishte si Lemja tek al pazari
IMASHI I PS
Kjo megjithemend ishte nga kruja por me gjoksin e kishte me grope.
Per mua thjesht debile e dipllomuar.
Vertete shume respekt zj.Seseri. He mo te nderuar politikane, mos eshte ndonje mekat i madh qe ta ftoni kete zonje, e cila padyshim eshte jashte cdo konflikti interesi per te mbrojtur interesat e Bankes se shqiptareve? Mjaft te kujtojme doreheqjen e saj, kur mendoi se nuk kishte se cfare te jepte ose, me sakte, refuzoi te zhytej ne llumhanen e ketushme, ku zgjuarsi quhet si e si ti shmangesh ligjit, jo te frenohesh para tij. Nga pikepamja e interesit publik, te jeni te bindur se jeni ju qe keni nevoje per kete zonje, aspak ajo per ju. Sepse, edhe interesi publik ka me shume nevoje per njerez si ajo dhe jo si ju.
Hahaha “jashtë konflikti interesi”!!!
Po kjo ka qenë deputete e PS-së deri në 2011 mor i uruar!
Grabiten parate e bankes se Shqiperise, sepse keshilli mbikqyres nuk e ka mendjen vetem te banka ai eshte i punesuar ne 5 -6 vende te tjera ne 7 borde sic eshte dhori Kule pa le eshte dhe rektor Universitetit sic eshte Civici rektor e shume detyra ku vjelin para pambarim .Pse lejohen keta njerez e pse Rama hesht ndaj ketyre klaneve eshte kryetar i shumices se kuvendit ,te tjere duhet te heshtin ato qe e kane ndertuar kete rrjete merimangash pashpirte per te perfituar etj.
Larg vajtët për të na treguar se Banka funksionon edhe pa Fullanin !
Kshu e tha dhe Rama, kemi të bëjmë me problem “sistematik”, faji nuk është i Fullanit, është i sistemit që korruptoi Fullanin.
? ?
Bravo Fullan, vodhe gomarin dhe i ngeli faji gomarit!
R. Seseri çfaqet sa here qe ka ndonje thelë per te marre nga pushteti.
Kur nuk arrin te marre gje, thote se i dolen ca pune te tjera…
A nuk beri keshtu kur gjoja e zgjodhi pupulli si deputete?!
Eh moj Seseri, keta jane te gjithe fullhajna dhe ti prandaj ike, pasi i pe nga afer, me keta duhet te luftosh njelloj si ne siri, veçse ndryshimi eshte se kane kunder gjithe popullin! Nejse, bravo per prononcimin e sakte qe ke ber!
Zonja Seseri do t`i bente ndere Shqiperise vetem si ministre financash. Banken lereni ne dore te Sh. Canit.
Qendrim shume i drejte i zj.Seseri,nuk dote ishte keq te ftohesh edhe njehere nga z.Rama per te dhen kontributin e saj shume te kualifikuar ne fushen e financave.
Seseri e njef mire lonjen del ne skene kur i intereson..cfare kontributi ka dhe cfare kontributi ka dhene kjo specialiste..apo te dale nje here nga Tirana ..ndonje vend bosh.. mbasi .ndonje ndryshim te dale nje here ne skene ta kujtoj nje here E>Ramen….
qe te hiqet fullani duhet ye pyetet dhe NATO.Me kete situate qe eshte ne Irak ne do qendrojme factor paqeje ne bote.Mbylleni gojen dhe sikoni nje selfije te Edit dhe fullhajnit.Natyrisht ne mes do qendroje Floriri I parlamentit
Nuk eshte rastesi intervista e Seserit nga VOA.
Duhet te jete projektuar si Guvernatore e Bankes te Shqiperise. Natyrisht ” qe prej andej ” nga dha intervisten . Por sidoqofte kandidature e goditur ! Valle si do ta pres Angjeli kete ne se ndodh ?
situata me Fullanin dhe politiken shqiptare te kujton grafikat e piktorit Goya
kjo duhet e jete skulptura qe duhet te vehet ne qender te Tiranes.
me te mire nuk gjen dot.
qytetaret e thjeshte qe mbajne veshgjatet ne kuriz,
keshtu kemi katandisur te gjithe.
http://www.fineart-china.com/htmlimg/image-50709.html
http://www.fineart-china.com/upload1/file-admin/images/new18/Francisco%20Goya-438246.jpg