Reforma Territoriale/ Manjani: Nishani, jo garant i unitetit kombëtar

23 Gusht 2014, 16:56Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka humbur atributet e dhëna nga Kushtetuta si garant i unitetit kombëtar. Kështu u shpreh Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani në lidhje me dekretin e Presidentit që i ktheu Kuvendit për rishqyrtim ligjin për ndarjen e re territoriale.

 “Neni 86 i Kushtetutës ka një paragraf të parë dhe një pikë të parë që thotë: presidenti është kryetar i shtetit për unitetin e popullit.

Nëse këtë thënie e vendosim në sjelljet publike të Nishanit, atëherë mund të shohim se është difektoz. Nishani nuk është kryetar shteti, ka një shtet paralel që është shteti i PD. Nishani nuk përfaqëson dot unitetin e shtetit shqiptar.

Me sjelljen e tij ai përfaqëson përçarjen dhe tregon që ka qenë dhe është anëtar i kryesisë së PD”, thekson Manjani.

Nënkryetari i LSI-së komenton arsyet që qëndrojnë prapa refuzimeve en-block të Nishanit të çdo ligji të aprovuar në Parlament.

“Këtu nuk bëhet fjalë për dy apo tre dekrete, por qëndrimet e tij që janë kompromentuese. Kë president të besojmë, atë që thotë publikisht se gjyqtarët marrin zarfe, apo atë president që i mbron këta gjyqtarë. Kjo sjellje motivohet politikisht dhe nuk e bën zotin Nishani kryetar shteti”, thekson Manjani në një intervistë për TCH.

Pyetjes se, si e shpjegoni heshtjen e Nishanit përpallë superskandalit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, nënkryetari i LSI jep këtë përgjigje:

“Është i motivuar politikisht. Është e pakuptueshme që presidenti i Republikës, kur është fjala për ruajtjen e institucioneve të pavarura që i dekreton vetë, bëhet bishë. Dhe kur është fjala për t’u distancuar nga këto skandale me sjellje publike, presidenti hesht. S’ka kuptim që partitë politike të flasin për skandalin e bankës para se të falsë presidenti”, thotë Manjani.

4 komente në “Reforma Territoriale/ Manjani: Nishani, jo garant i unitetit kombëtar”

  1. Sokrati says:

    Kur flet ky apo me sakt sa here qe shof kete mut them qe LSI-ja beri mire qe iku se ky ishte i neveritshem sidomos kur mbronte Berishen.
    Besoj shume e kujtojne kete ne perballjen me Skender Gjinushin ne emisinin Opinion

  2. Treviso says:

    Bujar Nishani po te kishte tru do ishte larguar me 23 Qershor 2013. Nga ajo date ai nuk eshte me president. Me 23 Qershor populli votoi per te shembur regjimin famekeq Berishian. Ky regjim nuk eshte larguar akoma, duke drejtuar te gjitha institucionet e pamvarura, ku drejtues i ketyre institucioneve eshte kapterr Rrahmiu.
    Presidentit duhet ti pregatitet nje vizite jashte shtetit me date 21 Shtator, per te marre masat qe mos t’na fulliqi para Papa Françeskut.

  3. Uji i ftohte says:

    Vetem Manja-ku eshte unitet i manjakeve.

  4. Leko says:

    Po amani more te uruar. C u ka zene inati me kete njeri? Po rrini a derebardhe, shihni punet tuaja, c kini me Nishan mavrine? Atij i thane do behesh president. Mire tha ai i gjori, por tha se nuk e bente dot, ju me shihni tha se jam i semure, kudo shkoj me oturak, mezi eci, ka filluar te me merret edhe goja u tha. Deri ketu ai u tregua i ndedrshem. Ata i thane jo ore ti vetem ulu ne kolltuk, rri rehat, punen e bejme vete ne, ti lexo ato qe te themi ne. Mire tha mavria si te doni. Keshtu qe ai i shkreti vetem sa merr ate rroge. Ju te Rilindjes mos u beni kaq te liq, ju beni punen tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje