Viktimat e komunizmit/ PD: Rama-Meta-Kokëdhima, projekt për rehabilitimin e Enver Hoxhës

23 Gusht 2014, 15:35Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon mazhorancën qeverisëse se po i jep jetë projektit për rehabilitimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha. Koordinatori në PD Ervin Salianji, në ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të komunizmit, theksoi se Edi Rama, Ilir Meta e Koço Kokëdhima po i japin jetë projektit të tyre për rehabilitimin e figurës së diktatorit Hoxha.

“Partia Demokratike denoncon përpjekjet e vazhdueshme të oligarkisë Rama-Meta-Kokëdhima, që frymëzimin e tyre nga e shkuara më e errët e vendit dhe e shoqërisë tonë, po përpiqen ta kthejnë në normë, ta zyrtarizojnë”, theksoi Salianji nga fshati Kudhës.

Sipas tij, oligarkia në pushtet, po shpenzon miliona para të taksave të qytetarëve, për të ndërtuar një vepër në përkujtim të Enver Hoxhës. Kjo nismë ka irrituar edhe banorët vendas.

Jemi këtu për t’i qëndruar dhe ardhur në ndihmë banorëve të fshatit Kudhës të cilët të shqetësuar me të drejtë për një investim të bërë nga ana e qeverisë, autoriteteve lokale, ose me thënë të drejtën nga ana e partisë-shtet sepse ky investim bëhet nga kryeministri i jugut, siç njihet ndryshe deputeti i kësaj zone Koço Kokëdhima. 23 vite më parë shqiptarët, studentët, të rinjtë të lirë protestonin me këto pankarta në duar “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Poshtë komunizmi” dhe “Liri Demokraci”, pa e imagjinuar që 23 vite më pas në mes të Shqipërisë, në zonën elektorale të kryeministrit shoku Edi Rama dhe kryeministrit të jugut Koço Kokëdhima, me paratë e partisë-shtet, ka rehabilituar këto parrulla të vjetra, këto parrula që do t’i kishte zili edhe regjimi me mizor që ka njohur Europa e pas Luftës së Dytë Botërore.

Qytetarët dhe Partia Demokratike do të reagojnë dhe do të jenë në çdo cep të Shqipërisë për t’i bërë ballë kësaj marrëzie, këtij glorifikimi dhe purifikimi që po u bën Partia Socialiste dhe kryeministri Rama, ose shoku Rama, ish regjimit diktatorial, si nipër dhe bijtë e etërve të tyre.

I bëjmë thirrje autoriteteve lokale, Bashkisë së Himarës si autoriteti përgjegjës, ta ndalojë këtë ndërtim i cili është i paligjshëm ku nuk ka asnjë tabelë të tregojë se çpo bëhet këtu“, tha Salianji.

Në vijim, Partia Demokratike thekson se  Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit e Nazizmit, Edi Rama, Ilir Meta e Koço Kokëdhima provokojnë edhe një herë kujtimet më të këqia, dhe plagët më të mëdha, që sistemi më i egër komunist i Europës, la në një vend ku privoi qytetarët nga liritë dhe të drejtat me elementare dhe e çoi popullatën drejt gjendjes së urisë masive.

18 komente në “Viktimat e komunizmit/ PD: Rama-Meta-Kokëdhima, projekt për rehabilitimin e Enver Hoxhës”

  1. selam says:

    Epo kush ka goje e flet.. Lereni enverin atje ku eshte e shihni enverin e qe keni ne SHQUP, po ju merr frymen akoma

    1. Shehu says:

      Enverin e madh dhe te 2te e keni ne zyrat tuaja, mire thote @Selami me siper..

      Ku ka me pusht se saliu qe ka vrare me shume sec vrau enveri 50 vjet.. Njelloj jane si saliu juaj, si enveri qe ishte fatkeqesi kombtare

      1. EDEN says:

        hani Mune Rames, metes dhe kokedhimes.. O te mbaruar

        1. Eltoni says:

          Ska me te poshter ne kete vend se sali berisha Ska me mizor se ai. VEtem ai e doonte dhe e do enver hoxhen..

          1. dyshe says:

            eshte nje plere plak qe ka bere kerdine ne kete vend.. Ka medaljen njelloj si enveri, dhe ai eshte Sali BythBerisha

    2. Arber says:

      Hahahhaa na bete per te qeshur. Nuk ngopeni si genjyeri. Vazhdoni, vazhdoni hani … se ju ben mire. Asnje nuk ju beson. Jeni bere si Shaban Qosja dhe si ato ish jevgat e brakes dhe gabelet me goje te ndyre.

    3. Partizani says:

      PO KUR VUTE SHTATOREN E SATRAPIT,TRADHETARIT AhmetZogolli ne mes te Tiranes,cilet pyetet ju,o PLEHRA te Shqiperise???
      Zogolli e shiti Shqiperine tek FASHIZMI,VODHI FLORIRIN E BANKES KOMBETARE DHE E TRADHETOI POPULLIN DITEN E PUSHTIMIT FASHIST!!!
      Ai qe VRASESI I TE GJITHE DEMOKRATEVE ME TE MEDHENJ TE KOHES SI LUIGJ GURAKUQI,AVNI RUSTEMI,HASAN PRISHTINA,BAJRAM CURRI etj,etj!!
      Poeti i MADH Millosh Gjergj Nikolla-MIGJENI i ka bere RADIOSKOPINE E SAKTE REGJIMIT TE TIJ dhe kjo as qe ka nevoje per diskutim!!!
      Zogolli si TRADHETAR U TEABILITUA PA PYETUR POPULLIN,NDERSA PER ENVER HOXHEN DUAN KRYENGRITJE!!!
      BENI REFERENDUM PER TE GJITHE LIDERET E SHQIPERISE DHE DO TA SHIKONI SE KUSH E MERITON NDERIMIN DHE KUSH POSHTERIMIN!!!
      ENVER HOXHA DO MBETET NE JETE TE JETEVE SHQIPTARI ME I MADH I KOMBIT TONE NDER SHEKUJ,pas SKENDERBEUT!!!

  2. Tirana says:

    Pas 23 vjetesh ne 2014 vazhdojne me tezen e komunizmit keta ish komuniste…hani bajga hani…

  3. qytetari says:

    Perpjekjet maximale per rehabilitimin e shendetit te Enver Hoxhes i ka bere maloku bythelepires me emrin Sali BERISHA .
    Kur e pa qe nuk po ja zgjaste dot jeten diktatorit, per t ja nxire me tej jeten shqiptareve ,doktori i vuri vehtes detyre te behej me diktator se diktatori ,”pse jo” -tha maloku “background-in e kam ma t mire se t Enverit se une vij prej Vicidoli”dhe shtoi “ktij mileti ja kana kur ja hyp”.

  4. Gjirokastriti says:

    Po keta akoma me Enverin gjysma e popullsise nuk ka jetuar ne kohen e tij

  5. hysen tabaku says:

    Nuk besoj qe Edi Rama aprovon nji propozim per te ndertuar cfardoqofte per kujtim te Enver Hoxhes.lsh diktatori shqiptar s’duhet te ringjallet. Ato njerez qe kane ate nostalgji te reflektojne sa vuajte dhe mjerime ka kaluar populli shqiptar nen regjimin komunist. Ky eshte opinioni im

  6. N.VJOSA says:

    Me keta mediokrit dhe primitivet e PD-se, nuk ka per tu bere Shqiperia kurre.
    Keta duane Zogjin dhe Sali Kusarin!
    Drejtojuni Popullit me nje referendum per figurat kryesore politike te ketyre 100 vjetve , dhe as derrrrrrrciii e as mĕĕĕrrrrci…..!
    Njelloj si Zvicra, per problemet e diskutueshme vendos Sovrani.
    Dhe pikĕ.
    Te degjosh Saliun qe quan qelbesira Sumicen derrmuse te popullit se nuk votoi Salikriminelin, eshte kohe e humbur kot!
    Per Saliu historia sbqiptare ka nisur ,
    kur hoqi TanoKarridi shqiptar xhamadanin e kuq dhe veshi ate blu!….

  7. N.VJOSA says:

    Me keta mediokrit dhe primitivet e PD-se, nuk ka per tu bere Shqiperia kurre.
    Keta duane Zogjin dhe Sali Kusarin!
    Drejtojuni Popullit me nje referendum per figurat kryesore politike te ketyre 100 vjetve , dhe as derrrrrrrciii e as mĕĕĕrrrrci…..!
    Njelloj si Zvicra, per problemet e diskutueshme vendos Sovrani.
    Dhe pikĕ.
    Te degjosh Saliun qe quan qelbesira Shumicen derrmuse te popullit ,
    se nuk votoi Salikriminelin, eshte kohe e humbur kot!
    Per Saliu historia sbqiptare ka nisur ,
    kur hoqi TanoKarridi shqiptar xhamadanin e kuq dhe veshi ate blu!….

  8. perkthyesi says:

    Edi Rama duhet te distancohet nga ryshfetciu Ilir Meta dhe enveristi Koco Koedhima derisa perserit fjalet historike te kryeministrit legjendar demokrat dhe antikomunist Winston Churchill:

    AI POPULL QE HARRON TE KALUAREN ESHTE I DENUAR TA PERSERISE NE TE ARDHMEN!

    dhe t’i kundervihet revanshizmit enverist me festime te bjshme mbarepopullore te 29 nentorit te ZI qe mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe te ndaloje me ligj ministrat debile te kabinetit te tij te bejne homazhe tek lapidaret komuniste me grushtin lart dhe me fotografine e Enver Hoxhes ne dore.

    Edi Rama do te bente mire gjithashtu te fshinte nnga datat e shenuara kombetare 5 majin sepse kjo eshte data e tradhetise dhe pabesise, kur Enver Hoxha spiunoi tek fashistet Qemal Stafen sic bere me te gjithe te tjeret gjate jetes se tij gjakatare.

    Edi Rama do te bente mire gjithashtu te mos vajtonte si kukumjacke pylli LANC-in kriminal te Enver Hoxhes qe vrau ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit me urdher nga Moska dhe Beogradi.

    Edi Rama nese i permbahet moralit te BE-se dhe perserit Churchillin ne fjaline e tij historike per viktimat e fashizmit dhe te komunizmit ne Bote duhet t’i kerkoje falje shqyptareve per krimet e Partise NENE te Punes si Kryetar i Partise BIJE Socialiste qe trashegoi jo veem elektoratin enverist te kesaj partie, por edhe te gjitha krimet e regjimit me te egerr ne vendet e Evropes Lindore. Per ta mbyllur Edi Rama nese do e e duket serioz tek popujt Demokratike duhet urgjentisht te nderroje emerin e gazetes famekeqe te Enver Hoxhes Zeri i Popullit dhe te rafshoje nga faqja e dheut Piramiden e ANTIKRISHTIT pederast ne qender te Tiranes.

  9. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    LOJRAT E SALIUT ME LUL BASHEN ,,,I MBAJNE MILETIN SI TOLLOMBACET ME KETO PERRALLA ,,,,,DHE NGA ANA TJETER. VAZHDOJNE. TE FSHEHIN ATO QE KANE VJEDHUR GJITHE KETO VITE ,,,,,,

  10. Toni T says:

    More te lodhur, Enverit I merni te keqen more plackites anarkiste. E keni pare durresin, po myzeqene? I shkateruat si shumcka, harram

  11. DeAlfa says:

    Z. Ervin ! Sa deklarate vulgare qe as cilimijt i kopshtit nuk e besojne ! Cfare kujton banda mafioze e Sali
    Fasllic Milloshit se shqiptaret mund t’i mashtrojne kaq kollaj pas 24 vjetesh qe ju i keni bere gjemen ,
    duke e vjedhur ,duke e plackitur dhe duke e vrare ……. !!!!!

  12. alfred says:

    Askush nuk flet per Turkun 500 vjet sa ka vrare ne shqipri greku ne amen tjeter
    pushtimi i shqiprise nga italia fashiste ne 1939, gjermani ne anen tjeter Berisha per keto krime
    nuk flet, dhe krime qe ka bere ne 24 vite dhe sa do beje, ne qoftese e lene akoma te vazhdoj keshtu duke ofendu a nga Nena e motra gjeni nje filmim te tille te enver hoxhes ne parlament duke ofenduar nga Nena apo motra , nje Mundte ndothe qe i eshte drejtuar kadri azbiut mut muti, Pra enver hoxha eshte ndertuesi i sshqiprise Mbas vitit 1939 qe nuk kishte asgje sot hedhin aroma balte mbi figuren e enver hoxhes sali Berishaka shkatrruar vetem aAto qe ka desht ai qe i ka interresuar atij uzinat e fabrikat qe kan nderruar populli sshqiptar me gjak dhe djerse anej kend shqiprise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje