Vijojnë akuzat/ Shkjau: Ndalimi i abuzimit me lejet e ndërtimit i jep fund fenomenit "Lul"

23 Gusht 2014, 15:24Politika TEMA

Partia Socialiste dhe Bashkia e Tiranës vijojnë akuzat dhe kundërakuzat në distancë në lidhje me projektin për ndërtimin e shumëkatësheve në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

E ndërsa Partia Socialiste ka përshëndetur vendimin e një ditë më parë të KKT për të ndaluar abuzimin me lejet e ndërtimit që jepen jashtë normave urbane, Bashkia e Tiranës akuzon kryeministrin Rama që gjatë kohës që ishte kryebashkiak i kryeqytetit ka betonizuar 65 mijë metra katrorë lulishte në zemër të Tiranës.

Deklarata e PS

Partia Socialiste  ka përshëndetur vendimin e qeverisë për të ndalur vazhdimin e abuzimeve me lejet e ndërtimit që jepen jashtë normave ligjore e urbane.

Deputetja socialiste Esmeralda Shkjau në një deklaratë për mediat tha se ky vendim do të ndalojë gjithë drejtuesit vendorë, si  Lulzim Basha, që kanë dhënë leje në kundërshtim të plotë  me interesin publik.

Duke kujtuar projektin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, i cili do të ndërtojë një kompleks pallatesh shumë katëshe tek diga e Liqenit Artificial,  deputetja e PS-së tha se vendimi i qeverisë së djeshme i jep fund fenomenit Lul.

 “Në vend të parkut sportiv kryebashkiaku i Tiranës ka dhënë lejen për të ndërtuar një mur gjigand betoni, me pesë kulla njëzetkatëshe vrojtimi, që ndan qytetin e qytetarët nga parku i mbetur i liqenit.

Po nuk është vetëm kaq dhe nuk mbaron vetëm tek kjo leje abuzive, shpërdorimi i detyrës dhe i besimit të qytetarëve nga kryebashkiaku Lulëzim Basha. Dhjetëra leje të tjera të dhëna në kundërshtim të plotë me interesin publik e qytetar, kanë marrë apo presin të marrin firmën e Lulëzim Bashës”, deklaroi deputetja socialiste.

Reagimi i Bashkisë

“Edi Rama, njeriu që betonizoi mbi 65 mijë metra katrorë lulishte në zemër të Tiranës vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryebashkiak hapi edhe sot gjirizin e shpifjeve dhe sulmeve kundër Bashkisë së Tiranës”, thuhet në një reagim të Bashkisë së Tiranës.

Në vijim të deklaratës, Bashkia thekson se “në vend të mashtrimeve që nuk i ha me askush, kryekarikatura e keqqeverisjes duhet t’i përgjigjet qytetarëve të Tiranës se pse ka bllokuar projektin e bulevardit të ri, ku përfshihen 7 parqe me mbi 300 mijë metra katrorë gjelbërim për kryeqytetasit dhe gjithë vizitorët e tij?”

“Pse ka bllokuar garancinë sovrane për ndërtimin e tramit, projekti i të cilit është gati? Pse bllokon projektin e stacionit multimodal të pasagjerëve i cili pakëson ndotjen e ajrit në Tiranë me 6 ton gaz karbonik më pak në ditë?

Të gjitha këto projekte u shërbejnë interesave të qytetarëve pa dallim, por Edi Rama i bllokon sepse para tyre ai ka vënë si përherë interesat e tij dhe sekserëve të tij.

Kjo është e vërteta që nuk fshihet dot nga sulmet dhe shpifjet e lodhura të njeriut që dje shkatërroi Tiranën dhe sot po rrënon Shqipërinë”, thekson Bashkia e Tiranës.

15 komente në “Vijojnë akuzat/ Shkjau: Ndalimi i abuzimit me lejet e ndërtimit i jep fund fenomenit “Lul””

  1. Qukapik says:

    Natyrisht qe Rama po perpiqet per veten dhe Koqedhjerin.

    1. andromeda says:

      Bravo Edi Rama që i thotë stop abuzimeve me ndërtimet në zonat e gjelbërta me firmën e Lul kaqolit. Vetëm çoje deri në fund dhe mos e lër thjesht deklaratë.

      1. Ladi says:

        Rama eshte nje diktator I lindur. Si ka mundesi qe bllokon gjithe Shqiperine ky njeri?

  2. hahahah sa e forte kush flet per ndertimet pa leje, ky qe e ka betonizuar tiranen kur ishte vete ne pushtet, Tirana eshte bere nje masaker urbane gjate kohes qe ky ishte kryetar bashkie http://bit.do/sexy-girls-around

    1. Epirioti II says:

      Po mor po, se ashtu ta ke qejfi ty.
      Kur ishte Rama kryetar bashkie ndertimet pa leje, me leje dhe sidomos ato me shkelje te renda neper leje i kontrollonte qeveria.
      Me 2011 Bersisha e nderroi ligjin, dhe u be qe tani ndertimet i kontrollon Bashkia. Eshte diference e madhe!
      90% e Tiranes e truallit te ndertimeve ne Tirane eshte zaptuar ose pa leje ose me lejet e Albert Brojkes.

      1. i-- says:

        Nje mos fil budalliqe, qeveria kontrollonte ato qe ishin mbi 4999 m2. Dil nje xhiro tek vesa center ne tirane dhe shih se ku i ka shkuar artur cani komeshinje me pallatin e tij me leje te edi rames. gjithsesi nuk qendron problemi se kush hyne tek punet e kujt. Bashkia ka te drejten e saj te jap leje brenda rregullave urbanistike. Nqs i shkel fute ne burg por jo ti ndalosh te gjitha se ske byth me fut lulin ne b8rg

  3. i-- says:

    Epo te besh vendime qe si ke te drejten ti besh dhe pastaj te dalesh te thuash si kerkpj dot fullanit doreheqjen se eshte i pavarur eshte hipokrizi e papare.

  4. petrit zela says:

    Abuzimi me pronat publike,dhe ato private nen emrin e -demokracise,si
    dikur nen emrin e -popullit,nuk bejne gje tjeter por kerkojn te nxisin konflikte,ndermjet shtresave te ndryshme te shqiptareve..Ky eshte misioni destruktiv i opozites se sotme..Varre,dhe vetem varre shum kateshe kane ndertuar, dhe deshirojn akoma te ndertojn dhe sot qe jane opozite..Shqiptaret ju a kane dhene paralajmerimin; Kujdes se si shum
    zhurm po na beni,tamam si ata pulat qe gjith diten kakarisin,dhe veze nuk bejne por ama naten flejn..Ndersa ju te PD-es dhe ne terr te nates
    nuk pushoni se llomotituri,tamam si gramafonat e prishur..

  5. aldo says:

    Bravo vetem nese rishihen te gjitha lejet ne Tirane perfshire dhe kullat tek fusha poshte diges se liqenit. tirana ka nevoje per hapesora te gjelbra. mjaft me me beton, moratorium. drejtoni parate e pista ne prodhim se na e shpifet! Cdo epoke e ka nje fund! shpresojme qe kjo te jete fundi i epokes se betonizimit!
    Rama ka rastin te provoje se eshte ndryshe!
    po e la kete ndertim, do te thote qe jane pale me Ulajn e te tjere si Ulaj.

  6. Analist Politolog-Llafollog Qim Hasimovic Nurellari says:

    mut njeri, kake tjetri.
    mjere populli.

  7. mitro says:

    Po ndertuesit c’do bejne ,kane vite qe pengohen te punojne ,dhe po vazhdoi keshtu gjate do fillojne prape ndertimet pa leje,pasi njerezit nuk do presin te ndertojne nje shtepi kur t’i teket Rames apo Berishes te beje ligjet dhe planet rregulluese.Nuk e di vepron ai ligji qe po cove projektin konform planit dhe nuk morre pergjigje brenda nje kohe(me duket nje muaj) mund te ndertosh dhe s’te denon njeri.

  8. ay qy says:

    Po mire moj zedhenese e PeDe-se, mqse Edi Rama ka betonizuar, keni te drejte te betonizoni dhe ju? Kur do hiqni dore nga keto sjellje shpellaresh? Se mos ju rruhet per Tiranen e Shqiperine ju, aq sa e rruajti dhe Rama vete…

  9. ritvan says:

    Shume bukur per te qene e besueshme zonje.

  10. Arben says:

    PO VETE KUR ISHE NE KRYE DHE LEJE ME OKE, ME VEND E PA VEND, APO HARROVE.

    LAMASH MUTI

  11. DRTN74 says:

    PRAKTIKA E SILVI BARDHIT ,ERLES DHE TE TJERAVE U KA SJELLE ZORRET NE FYT NJEREZVE.RILINDASIT DUHET TE HEQIN DORE NGA KJO LETYRE QE SERVIRET DITE PER DITE NGA EKRANET POPULLIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje