A duhen spiunuar miqtë? BND gjermane e ka mbikëqyrur gjerësisht Shqipërinë

23 Gusht 2014, 18:19Politika TEMA

Pak ditë më parë, revista e njohur gjermane Spiegel shkruante se shërbimi gjerman i inteligjencës, Bundesnachrichtendienst (BND) ka mbikëqyrur dhe përgjuar gjerësisht Turqinë.

Të shtunën, kryeartikulli i revistës online është se BND ka mbikëqyrur gjerësisht edhe Shqipërinë.

Madje në gjuhën e këtij shërbimi, Shqipëria ishte një zonë qendrore, që do të thotë se vendi është monitoruar intensivisht.

Sipas informacioneve të Spiegel, Shqipëria ka qenë një shënjestër e BND që përpara se vendi të bëhej anëtare e NATO-s.

Mbi të gjitha, shërbimi sekret është interesuar për krimin e organizuar në vend.

Informacioni është i sikletshëm për kancelaren gjermane, Angela Merkel, për shkak të problemeve të spiunazhit amerikan në Gjermani.

Merkel është shprehur se miqtë nuk duhen spiunuar.

Por tani mësohet se BND ka pasur në shënjestër dy vende të NATO-s.

29 komente në “A duhen spiunuar miqtë? BND gjermane e ka mbikëqyrur gjerësisht Shqipërinë”

  1. Marko Boçari says:

    ……… KUSHTRIM…………
    Ne te gjitha qytetet SHQIPTARE anemban neper ballkan, Shqiptaret duhet te vetorganizohen me makina personale, furgona, dhe autobuze te mbuluar me shkrime per mirseardhje per Papen dhe prezencen e tyre ne “Meshen e Madhe Historike” qe do mbahet ne Tirane.

    Qe te shpjegohem me mire po ju jap disa shembuj: “PRESHEVA I URON MIRSEARDHJEN PAPA FRANCESKUT”,…” MANASTIRI MIREPRET ATIN E SHENJTE”,…. emrat e qyteteve mund te jen te shumte dhe te miremenduar nga organizatoret e pritjes se Atit Te Shenjte psh, Ulqini, Kumanova, Bujanovci,Ohri,Mitrovica,Shkupi pse jo dhe qytetet e CAMERISE.

    Organizatoret duhet te bejne perpjekje per nje pjesmarje sa me masive Panshqiptare qe do trokiste zhurmshem ne mediat boterore qe do jen prezent por dhe do fshinte cdo lloj dyshimi mbi fondamentalizmat fetar te shqiptareve. Kjo meshe nuk ka mesazhe fetare me shume seç ke mesazhe gjeopolitike. Ne keto kohe luftrash ne SHQIPTARET duhet te rrjeshtohemi qartazi me perendiimin

    I HAVE THE DREAM…. Meqenese ne 4 shtator mbushen 10-vjet, do te doja ta shihja bulevardin plot si ATEHERE, nga sheshi Nene Tereza deri tek sheshin Skenderbej, pa asnje lloj frenimi fetar, krahinor apo politik. Njesoj si ne shtator te 2004 kur turperuam greqërit kampion te Europes 2-1.Qe ti themi edhe nje herë njeri-tjetrit “UNE ISHA ATE DITE”

    KUSHTRIMI TE JET–TE GJITH NE BULEVARD

    1. Kushtrimi i satom says:

      Ik or palle. E kujt i plasi se erdhi papa. Duke i kthyer krahet fese tregojme civilizim. Feja eshte opiumi i popujve.

    2. Paske qen gomar ti. Na plasi trapi se vjen Papa

    3. it is all about SEX says:

      ia ke fut pordhes….
      sa per spiunimin, po keta qenkan spiuna per vete dhe kur moren vesht qe i kishte pergjuar SHBA ju nglei hatri…
      http://bit.do/sexy-girls-around

  2. - homeri- says:

    .. shume mire kan bere .. ata nuk e kane me popullin , por me keta horrat tane te politikes, hajduteve politikan dhe krimineleve .. njihe mire mikun , vlersoje dhe pastaj gjykoje … eshte mik i mire , apo jo..

    1. plaku says:

      homeri,
      Para se gjithash te uroj ty dhe familjes gjithe te mirat. Une e kam ndjekur ne tv kete problemin e pergjimeve. Sipas specialisteve problemi eshte se,ne se teknologjia arrin te beje dicka te re ne kete fushe,te gjitha qeverite qe kane kushte financjare do ti shfrytezojne keto arritje te shkences.
      Kohet e fundit ka dale se edhe BND gjermane ka spiunur amarikanet dhe “miqte” e tjere te Natos. Ashtu si edhe Amerika ka pergjuar midis te tjerash edhe celularin e Merkeli. Zvicra ka tashme tre vjet qe kur qeveria ben mbledhje, para mbledhjes,sherbimi sekret ju merr celularet te gjithe ministrave dhe ju a jep perseri pas mbledhjes.
      Pra sherbimi sekret zvicerjan e dinte kete gje dhe nuk ndihej.
      Nuk e kishin keq komunistet kur thoshin : “Beso e kontrollo”.
      Jane shtete te fuqishme dhe te pasura dhe kuptohet qe Duan te kene informacjon per gjithshka. Gjermanet thone : “Wissen ist macht. Te dish ( kesh informacjon ) do te thote te kesh pushtet.

      Pershendetje

      1. xheJ eN Bi says:

        Plaku —-

        Me duket se ngatrojme shqipen . Ka tjeter kuptim fjala ” spiunoj ” dhe tjeter kuptim fjala “pergjoj ” .
        Kur thua : …edhe BND gjermane ka spiunuar amerikanet…. e ke par fjalen pergjuar amerikanet, apo vertet gjermanet pergjuan amerikanet dhe i spiunuan te dikush tjeter siç eshte kuptimi i fjales spiunoj.

        Po kete gabim besoj se e ka bere dhe gazetari ne lajmin qe ka shkruar.

        1. plaku says:

          xheJ eN Bi,
          Faleminderit per sqarimin. Ti ke te drejte.

          Pershendetje

      2. - homeri- says:

        – plaku – pershendetje edhe juve — pergjimet jane shume te nevojshme , per vendet e fuqishme qe kane nej stradegji te caktuar politike , por edhe per vendet sic eshte ghermania , me potencial shume te madh ekonomik .. le te analizojme samitin e berlinit per ballkanin perendimor …. gjermania ka shume kapitale te lira qe kerkon ti investoi diku … e ku ka me mire se ne ballkan , e keshtu gjermania ate qe ajo e beri me lufte 70 vjet me pare deshiron ta beje me kapitale … por qe te investosh , duhet ti njohesh mire edhe keto vende

  3. petro says:

    Ti bejne publike nje ore e me pare qe shume shqiptareve tu hapen syte. Sidomos ato te dates 21 janar dhe dites qe shpertheu Gerdeci.

  4. Niko says:

    Fakti qe e njohin mire gjendjen ne Shqiperi dhe Rama pritet ngrohte nga Merkel, ka domethenie te madhe cka perkon me mbeshtetjen qe edhe populli shqiptar i ka dhene pakursyer kesaj maxhorance.

    Bukur….Lajm i mire

  5. Lek dushi.. says:

    Të gjitha shtetet e forta,dhe me politika të qarta kombëtare e kanë spiunuar Shqipërinë.Ndërsa Shqipëria nga ana e saj,përjashtoj 45 vitet e diktaturës…nuk mund të bëjë dot asnjë lloj survejimi e jo më spiunazh profesional…në favor të strategjive të saj kombëtare.

    Përse…???

    Dinë gjë udhëheqësit shqiptarë,apo unë flas kot…?!

  6. Bardhi Tolabi says:

    Lidhur me keto ceshtje,populli yne ka perdorur dhe perdor nje shprehje:”Mut i ati,mut i biri,mut ai qe beri te atin”.

  7. A says:

    Nje lajm i shkelqyer qe organet kompetente gjermane paskan pergjuar ne te gjitha drejtimet e mundeshme Shqiperine. Nje lajm i gezuar per te gjithe shqiptaret me mend ne koke.
    I mirepresim me kenaqesine me te madhe gjithcka qe eshte mbi veprimtarine politike, ngaterrestare, intrigante, kriminale, mafioze, mashtruese ato qe quajne veten politikan te rendesishem, pushtetar te rendesishem, kuvendar te rendesishem dhe qeveritar te rendesishem. Nxirrjani ne shesh ketyre far horrash qe njeri eshte me maskara se tjetri veprimtarite dhe aktivitetet e tyre anti ligjore,kriminale, korruptive dhe mafioze prej gangsteresh dhe hajdutesh ordiner. PRESIM NJOFTIME, LAJME dhe INFORMACIONE nga GJERMANIA MIKE E MADHE POPULLIT SHQIPTAR. Tung.

  8. Alb-Germani says:

    Asnji e keqe si ka ardhun asnjiher Shqiperise nga politika Gjermane,ketu ben perjashtim ushtria gjermane ne luften e dyte botrore..

  9. Tomorri dr. says:

    Plast ai shtet qe nuk pergjone.
    po ata i kane spiunet nepr ambasada,legate ne klube e hotele neper gjith qytetet e shqiperise.Me diplomat,konsuj,turiste speciaste ,kshilltar etj etj
    tani ska nevoj i merr ne menyre elektronike.Sone informacion kombetar dine gjithshka cdo lloj informim qofte edhe takime private dhe per cfare takohen:

  10. aqifi says:

    Pse ben perjashtim apo degjon propaganden ruso sllavo komuniste?
    Ushtria Gjermane cliroi dhe I bashkoi Shqiperise krahinat e pushtuara te Kosoves e Camerise.

  11. Guri says:

    Nuk arrij te kuptoj se perse duhet pergjuar nje bordello siç pretendon ky artikull shkrues!Apo artikulli ne fjale eshte ne sinkron me qefmbetjen e “miqve”per lidhjen direkt me Gjermant pa dijenine e administratorit e filluan minimet !Leri keto idiotizma or majmuner nenshtrojuni evoluimit per te hequr bishtin njehere e pergjithmone me zhvillim e jo me vapora me pleh kimik por me mendje njerezore e pune!Hajde pra futjuni punes e shkeputuni njehere e pergjithmone nga ofiqet “burre shteti”,e “yje ne ngjitje”.

  12. kaposh says:

    e cna duhet papa ne ne na duhet qetesi dhe para papa nuk na i siguron keto dhe sikur te doje

  13. agostin says:

    Nuk eshte rastesi qe na kane pergjuar ne shqiptaret dhe “vellezerit” tane te nje gjaku, siq jane turqit.

  14. lili says:

    Dine gje per vjedhjet ne bank en edhe kontot e fullani apo familjes berisha? T’ju kerkojme ndihme per te vend os drejtesi!

  15. Amir says:

    Po Papa vjen ne Shqiperi mor koqevar, jo ne kosovo.
    Tutje serbo-turko-makedonas te felliqur se jeni te ndyre
    e te peshtire!

  16. era says:

    Si duket po merren me origjinen e majmunit

  17. SOKOL says:

    SHUME MIRE KANE BERE…JU LUMTE DORA
    RROFTE GJERMANIA DHE TE GJITHA ATO VENDE PERENDIMORE TE CILAT PO NA MBESHTESIN SI ASNJEHER…BRAVO BRAVO BRAVO…

    NJE DUARTROKITJE I SHKON EDI RAMES PER DIPLOMACIN QE PO NDJEK…

  18. Futja kot. says:

    Shqiperia vend i NATOS,ushtare me pantofla,pa avione e pa anije,ja kane filluar ta besojne shqipot,po nuk survejove nuk ke kontroll.Superfuqite smund te jene ata qe jane pa kontrolluar e survejuar cdo target te mundshem,ne futem FAZLLICIN ne komisionin e sigurise kombetare,po na vjen keq se na paskan survejuar Gjermanet.

  19. Blue Jasmine says:

    Ahhhhh miqte tane ariane , na kane pergju se na kane zili. Duan te dine se si behet lakrori dhe petaniku. Na kan dale borxhit , na kane pyt si behet , e ne s’ ia kemi treguar. Dhe ata na kane pergjuar..:P

  20. lali says:

    E gjith elektronika eshte e mbikqyrur prandaj llapa e llapa kepuc me taka?.Ka vend per te bere ruspie ne europ edhe per ne.

  21. Krist Maloki says:

    Shume mire kane bere qe na kane pergjuar.
    Do te ishte absurde te mos ta benin kete gje.
    Shtetet totalitare me kriminele ne krye si puna e Sali Berishesh,nuk mund te lihen te bejne si te duan. Dhe jane pergjuar,(jo vetem nga gjermanet) per te miren tone, per lirine dhe demokracine. Perveç kesaj, Gjermania ka te drejte ta beje kete sepse ka qene dhe mbetet e kercenur nga krimi dhe mafia shqiptaro-kosovare.

  22. Krist Maloki says:

    Persa i perket vizites de Papes,ajo eshte historike per Shqiperine,por jo per Kosoven e cila po devijon fort,drejt islamit radikal. Injoranca e ketij populli (Kosoves) po behet nje kercenim per Europen dhe vizita e Papes eshte nje thirrje per vigjilence.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje