Misteri i 9 miliardë lekëve/ Prokuroria nis të pyesë drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, e para Elisabeta Gjonaj

24 Gusht 2014, 10:43Politika TEMA

Zyrtarë të lartë të Bankës së Shqipërisë pritet të paraqiten në Prokurori që prej ditës së hënë dhe në vazhdim të javës së ardhshme.

Sipas gazetës Panorama, prokuroria bën me dije se ditën e hënë do të dërgohet pranë Bankës Qendrore kërkesa për paraqitjen e zv.guvernatores Elisabeta Gjonaj.

Pyetja e zëvendëses së Guvernatorit Ardian Fullani pritet të bëhet nga organi i akuzës në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Prokuroria ka pohuar se pas dëshmisë së zv.guvernatores, do të kërkojë me radhë deklarimet e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, përfshi edhe Guvernatorin Ardian Fullani.

Këtyre personave pritet t’u kërkohen shpjegime për një sërë problematikash të dala nga hetimi në lidhje me vjedhjen e më shumë se 7.13 milionë lekëve nga arkat e thesarit. Hetimet e deritanishme të prokurorisë kanë evidentuar shkelje dhe mangësi serioze në menaxhimin e kartëmonedhave brenda bankës. Mungesa totale e kontrollit është konstatuar si për kartëmonedhat e reja që prodhoheshin jashtë dhe magazinoheshin në godinën e repartit X në Linzë për t’u hedhur në treg, ashtu edhe për paratë e vjetra në prag të nxjerrjes nga qarkullimi.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar një sërë dokumentesh në Bankën e Shqipërisë në lidhje me kartëmonedhat. Një prej këtyre dokumenteve bën fjalë për asgjësimin e 9 miliardë lekëve.

Fjala është për një urdhër të firmosur nga zv.guvernatorja e Bankës së Shqipërisë në muajin prill të këtij viti.

Mësohet se urdhri në fjalë kërkonte ngritjen e grupeve të punës për asgjësimin e një sasie kartëmonedhash të vjetruara me vlerë prej 9 milionë lekësh të rinj.

Kjo sasi kartëmonedhash që duheshin asgjësuar në një afat njëmujor mësohet se nuk është djegur, duke lënë kështu para në gjendje në arkën stok, ku përgjegjësi Ardian Bitraj ka vazhduar të vjedhë deri në datën 16 korrik 2014. Kjo procedurë, por edhe një sërë çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me shkeljen e rregullave të sigurisë dhe mungesën e kontrollit, mësohet se janë çështjet për të cilat do t’u kërkohen shpjegime zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë.

Prokuroria ka bërë me dije se hetimet për vjedhjen në Thesarin e Bankës kanë përparuar pas veprimeve të kryera gjatë gjithë muajit gusht. Pritet që në javët e ardhshme të merren persona të tjerë në hetim, ndërsa 10 të arrestuarve do t’u rëndohen akuzat.

28 komente në “Misteri i 9 miliardë lekëve/ Prokuroria nis të pyesë drejtuesit e Bankës së Shqipërisë, e para Elisabeta Gjonaj”

  1. Muter Albania says:

    Po pres me durim perfundimin.
    Nese do vazhdohet te luhet me nervat e ketij populli, do perpiqem me gjithe forcat qe me kane ngelur qe pasardhesit e mij te mos vazhdojne te jetojne ketu ne vendin e tyre.
    Ketu nuk behet gje tjeter vec vidhet ky popull, qe na buka, uji drita, shkollimi, pensioni,punet publike E GJITHCKA.KA MESUAR EDHE FSHATARI QE SHET DOMATE NE RRUGE TE VJEDHI NE KANDAR
    Politikanet tane rrugecer nuk dijne te bejne pune tjeter vec tja heqin nga goja buken ketij popull dhe ta vjedhin.I marrin gjerat qe ne dogane nepermjet TVSH, AKCIZERS etj pastaj e vjedhin.
    Bejini kontroll te sakte deputeteve dhe do cuditeni nga rezultatet.
    Bejin i kontroll te sakte bizneseve, te gjithe bejne evazion fiskal.
    Shqiperia eshte vendi ku nuk te jep njeri kupon tatimor dhe te ardhurat ne Tatime tejkalohen me 14 % ????????
    ME E PADURUESHMJA ESHTE QE DALIN NE TV DUKE “LARE VEHTEN” ME KOVE UJI ME AKULL PER TE NDIHMUAR TE SEMURET ME ALS (Skleroza Laterale Amiotrofike nje semundje qe prek trurin dhe palcen kurrizore)DUKE U LUTUR QE GJITHE POPULLI TE BEHET ME SKLEROZE PER TE HARRUAR BEMAT E TYRE

    1. ohoho pasha says:

      Plotesisht te drejte, e vetmja menyre per tu zgjidhur ky problem eshte tortura ktyre bythe pambukeve, dhe denimi me burg te perjetshem gjith aktoreve kryesore te bankes. Dhe sekuestrimi i gjithe pasurive.

  2. Filloj Cirku Majmuneve te Njerezimit !!!
    9 Miljard te zhdukura nga Banka e Shtetit ,
    vidhet Thesari Shtetit dhe Kryministri Shqiperise thot ;
    Nuk eshte problemi im ky ! – Eshte ceshtje private e Bankes !
    Banka eshte e Pavarur !- Eshte ceshtje e vet Mafies instaluar ne Shqiperi dhe vjedh poaret e shqiptareve duke i transferuar ne bankat e huaja ,jasht Shqiperise .
    Pra ne kte absurditet mundet te notoje vetem kryeministri shqiptare dhe qeverria e ktij shteti mafioz ,poltikanesh ordiner ,qe jane nen diktatin e mafies nderkombetare e cila ka pushtuar Shqiperine .
    Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu rrace qensh ,shkerdhateri shteterore .
    Poltikan qe duheni te viheni te gjithe paperjashtim para toges se bythkatimit

  3. mafiozet says:

    Talleni bythen mire me kete popull ,sic u tallen shume te tjere.

  4. Lek dushi.. says:

    Guvernatori A.Fullhani,dhe zv/guvernatorja E.Gjonaj,natyrisht në bashkëveprim me Këshillin Mbikqyrës…Kulen,Civicin,Meksin e compani…janë përgjegjësit e vetëm të gjithë kësaj mega-vjedhjeje…Të tjerat se hyri politika në mes,ose pëërrallat se duhet ruajtur besimi tek banka..etj..janë shashka që i hedhin në erë…po këta hajdutë…për të krijuar amulli…Prokuroria i ka të gjitha mundësitë të tregojë se me paratë dhe pasuritë e qytetarëve shqiptarë…nuk mund të luajë askush….Në shtator,presim të shikojmë se si vihen hekurat në duart e hajdutëve me pushtet,votë dhe besim…

    1. ela says:

      Keta te githe jane te perfshire ne vjedhje,fakti qe asnje nuk jep doreheqjen eshte nje domethenie e madhe . Zyrtari i paster ne nje rast te tille jep doreheqjen hedh celsat dhe i hap rruge kontrrollit te te gjithe aktivitetit te tij. Ketu asnje nuk e ben kete pra doreheqjen pasi duan me cdo kusht te fshehin se cfare ka ndodhur ne te vertete . Kane vjedhur aq shume dhe u eshte mbushur mendja se jane pronare dhe jo thjesht te punesuar SICK .

  5. KA QI says:

    MOS NA MERZISNI ME VJEDHJE.Na flisni per ndonje kurve tjeter se kjo gazetari te vetemin informacion qe e qan me lot e pa qurra.

  6. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    PO TE KISHTE SHTET DO ISHIN TE GJITHE NE BURG ,,DHE PARATE E VJEDHURA TE BANCES DO ZEVENDESOHESHIN ME PRONAT QE KANE GRABITUR KETA HAJDUTE ,,,,,
    FJALET E SHUMTA JANE FUKARALLEK ,,,,,ACOMA (DREJTESIA ) ME PERRALLA. VAZHDON ,,,,
    ASGJE SKA PER TE NDODHUR ,,,,,ASNJE DREJTUES NUK KA PER TU DENUAR ,,,,VJEDHJET DO VAZHDOJNE
    DHE POPULLI SI GJITHMONE BAGETI DHE BUJQESI ,,,,

  7. iksi says:

    E kujt po ia hidhini, gjejini, po nuk jua do b..juaj, por haka e ketij populli do te bjere, vidhen leket dhe nuk u hyn gjemb ne kembe, mos pafshin kurre hajer ata qe e cuan ne kete derexhe kete popull, qe nuk u numurohen pasurite mbi gjakun e ketij populli, ne ferr vafshi.

  8. ALbani says:

    Hajdutet e medhenj jane te mbrojtur nga ligji dhe ligjvensit-hajdute. Ky eshte nje rreth vicioz ku ka rene Shqiperia e mjere qe pretendon TE shkoje nga Anarkia ne Demokraci. Ndoshta do te duhen qindra vjet qe drejtesia e varur te behet e pavarur dhe ligjzbatuese. “Lum kush te rroje ta shohe zonje”.Sa breza do digjen deri atehere??????

  9. tani.deutschland says:

    Do i marrin ne pyetje…?

    Si quheni?
    A jeni mire?
    A keni ndonje nevoje per ndihme?

    Mireupafshim
    Tjetri ju lutem.

    Dhe teatri vazhdon….

  10. beci says:

    O Edi o koqe kandari zgjohu nga gjumi

    1. Populli says:

      cha thua ti more Ai eshte zgjuar nga gjumi
      Edi eshte Mashtrus Legen. Per ate ka rendesi
      Te rrije Kryeminister .

  11. Salamandra says:

    O nenat nuk kan lindur akoma ata burra te tallen me kombin shqipetar Fullan a me degjon

  12. LORA says:

    Sa me shume informohemi per gjemen fullhajne me parate e shqiptareve,aq me shume kuptoj mekanizmin e funksionimit,teresisht te shkaterruar,te ketij institucioni.
    Kjo pavaresi “ligjore” e funksionimit te BSh-se eshte nje krim i pashembullt i gjithe zinxhirit te hartimit te ligjeve dhe rregullave te funksionimit te saj,,,,pergjegjesi qe ngerthen parlamentin e 24-vjetve te fundit (te majte dhe te djathte) deri tek i famshmi burri i mbeses se fullhajnit,zoti collaku.U dhjefsha sojin te gjitheve,vafshin sa me shpejt ne ferr.
    “Prokuroria ben me dije se ka perparuar ne hetimin e vjedhjes se BSH-se”,-thote paragrafi i fundit i lajmit.
    Une nuk kuptoj,nga tere lajmet qe ndjek me shqetesim per kete ceshtje, se cfare perparimi ka bere deri tani llall-prokuroria.
    Qofte pamjaftueshmeri e imja!

  13. drita bashaj says:

    Edi nuk mund te zgjohet se ka marre doza te medha me kohe. Prandaj I urrejme dhe shenjtoret e kishen se na bejne karshillek, duke na sjelle ndermend se sa te poshter jemi. Ne vend t’u biem hajduteve denigrojme dhe shajme patriotet dhe shenjtoret me ane te “historianeve Xhufi, Pufi Mojko etj etj xhihadiste te kultures shqiptare. Mbase ky vullkan ligesie qe ka shperthyer ne kete vend idjeg ata qe e ndezen. Vente Zoti dore, pa sa per qeverine eRilindjes, kjo qeveri percudnon dhe emrin e bukur te patrioteve shqiptare. Vjedhin para, nafte, flori,vepra,kryevepra, dhe poshtersi te tjera te parrefyera me vrasje e zhdukje njerezish.

    1. Stela says:

      Keta e kane fjalen per Rilindjen e komunismit moj xhan . Mbaroi faza e vazhdimesise se famshe dhe tranzicionit tani kemi Rilindjen e fares se keq.

  14. amaneti i njerzve te mecur says:

    Shiu

    Bjer mor shi ti qofsh bekuar
    Zemren time sec ma njome
    thatesira e kish mbulur
    Lule shpirtit sec i nxorre

    Bjer o shi ti qofsh bekuar
    Bjer e lage vendin tim
    Zbuti zeniet e ngatrresat
    Silli njerzve lumturine

    Bjer ti shi i mirkuptimit
    Tolerances se njerzimit
    Bjer ti bjer e mos pusho
    Vendin tim mos e harro

    Shplaji horrat e kopuket
    Dhe hajdutet politikane
    Shplajua ti karakterin
    Qe ato gjetshin belane

    Lage ate toke me bekimin tim
    ku lulet e njerzit jane thare
    Kerkojne vetem uje e drite
    Dashurin e qetesin ne shpirt .

  15. bledi says:

    fullani nuk ka per tu denuar ndonjehere
    se ato qindra milion euro nuk i ka harxhuar vet,
    ja u ka shperndare personave te rendesishem.

    pas fullanit ne burg i bie vetem qe te futen
    edhe nja dhjete koka te tjera te medhaja.

    pastaj o popull kush do na vjedhe neve.

    1. Ate e di krietari Kufendit Shqipcare mo !

  16. bledi says:

    Fullani per momentin eshte simboli i korupsionit,
    emerimet ne institucion i ka bere si ka dashur vet,
    institucioni nuk ka patur azgje funksionale,

    ka vjedhur nga 200 milion euro ne vit nga tenderat dhe rrogat,
    tani del qe jane vjedhur qindra milion edhe nga leket e reja te shtypura dhe nga leket qe do digjeshin.

    ai vetem ka menduhar per sa me shume orgji ne banke brenda por dhe jashte

    njerezit po shohin si do luftohet korupsioni
    te fusin ne burg pastruesen e fullanit

    se fullanin se prekin dot.

  17. Eli-sa-beta Gjonaj keshilltarja ekonomike e Berishes nga 1993.

    1. ela says:

      Pse Suzana Guxholli cfare ishte????

  18. perkthyesi says:

    SA LEKA I KE VJEDHUR THESARIT TE BANKES SE SHTETIT O FULLAN GUVERANTORI?

    Kjo do te ishte pyetja me e mire jo vetem e prokurorise, por edhe e Kryeministrit dhe Presidentit tone si BOSA te Kombit. PO por JO sepse kryeministri me ne fund doli nga brima e miut ku ishte fshehur dhe deklaroi se nuk e shkarkon dot Fullanin si nje cun i mire Tirone, sepse Oh sa qesharake:

    SEPSE PREKET PAVARESIA E BANKES SE SHTETIT

    kur kete Pavaresi e kane prekur kusaret e Fullanit per vite me radhe.

    CILA ESHTE E VERTETA SE NUK PO MERRET VESH?

    Duke degjuar dhe shikuar deklaratat e hershme te Saliut dhe te Likes me banditet pas tyre eshte e qarte se Fullani e ka lyer dhe lubrifikuar mire me vaj RROTEN E KORRUPSIONIT jo vetem me emerime farefisesh nga te dy anet e politikes, por duke hapur THESIN e Thesarit te Bankes se shqyptareve dhe duke darovitur majtas-djathtas jo vetem per hotele te falimentuara, por edhe sic tregojne bathet ne formen me te thjeshte CASH dhe per kete pune ka caktuar edhe dhendurin e tij si Drejtor te Thesarit. Edi Rama ne vend qe ta shkarkonte Fullanin me autoritetin e Kryeministrit te zgjedhur me plebishit te gjere popullor per te ndeshkuar korrupsionin ne fillim i fsheh pas fustanit te Keshillit Mbikqyres dhe me pas kur pilafi nuk mbante me uje doli me deklarate tejet qesharake dhe allogjike per situaten ne mbrojtje te Fullanit me argumentin se ai eshte i paprekshem nga Pavaresia qe i garanton Ligji. Prandaj eshte vendi ketu t’i kujtojme Edi Rames qe kur vidhet Thesari i Bankes se Shtetit kjo perben nje situate te jashtezakonshme qe prek Sigurine Kombetare dhe Pavaresia e Bankes eshte prekur automatikisht nga kusaret me pushtet. Prandaj mbajtja e Fullanit ne postin e Guvernatorit me argumenta jo vetem qesharake por edhe antiligjore nuk garanton frikesimin e deshmitareve nga BOSI i paprekshem i Bankes se Shtetit qe eshte fajtori kryesor i kuserise shumevjecare.

    Ne nje shtet fqinj kur u vodh vetem nje pjese e parave te nje banke private ra menjehre qeveria socialiste e miqve te Edvinit, sepse Parlamenti e vleresoi vjedhjen si prekje te Sigurise Kombetare. Presidenti shkarkoi Kryeministrin dhe qeverine dhe emeroi nje qeveri te perkohshme dhe shpalli zgjedhjet e parakoheshme ne tetor. Keshtu ndodh ne Bote, por jo ne Shqypnine komuniste te enveristeve me pushtet qe e duan ta bejne Vatanin si nje CIFLIG per ta shtrydhur si limoni, njesoj sic beri per 50 vjet me radhe ANTIKRISHTI shqyptar Enver Hoxha.

  19. tomsojeri says:

    Shyqyr qe teknologjia na dha rastin qe te azhornohemi e te jemi ne korent te asaj cka ndodh ne Shqipri qe tashme esht ber turpi i Ballkanit e i Evropes ku po perpiqen te fusin bythen e qelbur e te palar kta prijsit e politikes shqiptare ! Mjer o Shqiperi cfar shqiptaresh po zgjedh mbi krye ktu e 27 vjet !!!Po si nuk doli nje burr i mir qe me i miri deri tani na esht ky cun Tirone ,qe ne tironsit u gzum me shum nga te gjith, se helbete ,kultur Tirone ,cun skulptori (qe kush ka pas rastin ta njoh ka qen burr i rall fisnik ei dashur ) ,piktor ,batutaxhi energjik ne fjalimet paraelektorale me premtime maremendeshe qe i hongrem ,sepse grushtat qe perplaste neper tavolin te shoqeruara me britma per ate cka po ndodh ne Shqiperi ,kujtuam se kur do merte fuqin nga ne ,kto grushta do ja plaste “doktorit”(ashtu sic i drejohej)ne kok ,e gjith te tjerve me radh !
    E morem per “AS’ pra, po spo na del as “PRAS” Qofsha i gabuar se do kem burnin ,ktu perseri, tju kerkoj falje e te them 100 fjal te mira qe tani shum rezervohem ti shpreh ! Thot nje fjal e urt “Dielli duket qe ne mengjes”,e mengjesi ka kaluar ,vec nese e ka len per ne dark te bej mrekullin ,gje qe nuk e shof, sepse kto qe lexojm e kjo heshtje burracaku ,ky shgenjim qe po ham ska per ti len rast “sprintit ne sek e fundit” !Haleancat qe beri per tu numuruar si kryeminister i Shqiperis ne historin e saj, me mir te mos i kish ber, nese jan ato shkaku i ktij qendrimi pasiv e aq te shemtuar !Ky qendrim tregon ,o esht i zhytur ne “llucin”mafjoz te ksaj bande qe ka kapur shtetin ,ose i roft gjatesia e ska koqe per vendin qe populli i besoj dhe i mjafton “lavdia” per titullin qe mban e i dha rastin te takoj personalitete boterore e ti shkruaj ne “ditarin”e kujtimeve te tij ashtu sic do enderonte cdo cun i asaj Tirone te asaj kohe !
    Qofsha i gabuar …….

  20. al says:

    Prokuroria vonoi por me ne fund po merr ne pyetje kupolen e skandaleve te BSH ,e cila moralisht ,juridikisht,profesionalisht ka gisht ne te gjitha zullumet qe kane ndodhe ne BSH.Fullani nuk eshte as trim dhe as i afte ,por ka pasur te deleguarit e PD ne kete kupole qe i transmetonin urdherat per abuzimet ne banke.Perjashto Civicin qe ishte nje financier qe vinte nga akademia te tjeret ishin militante te partive politike,5 per pd me Gjonajn ne krye dhe Meksi nga PS.Por Gjonaj ka pergjegjesi absolute me Fullanin se ishin akredituar ,pra punonin ne BSH.Nuk ka meshire per ata qe shperdorojne pasurine e shqiptareve.

  21. shqip hesapi says:

    Fullani dhe fullhajnet,te gjithe ne burg,te gjithve t’i sekuestrohet pasuria,ndryshe ju Edi dhe rilindja e jone mos befshi hajer ne jeten tuaj.Ne poshte po vuajme per buken e gojes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje