Doktrina Ngjela për reformën në drejtësi: Kriza morale në sistemin politik vjen si pasojë e krizës së pushtetit gjyqësor

24 Gusht 2014, 12:22Politika TEMA

Gjendja e drejtësisë shqiptare është në krizë. Në fakt në krizë është i gjithë sistemi legal në Shqipëri. Natyrisht që kjo ka arsyet e veta, por ajo që duhet të zhbëhet në mënyrë sa më të shpejtë është ristrukturimi i sistemit, ngritja profesionale në të gjitha aspektet e sistemit, dhe eliminimi real i korrupsionit, i cili, vjen kryesisht në funksion të kësaj krize, dhe ka inonduar të gjithë sistemin politik.

Kështu shprehet përmes një komenti të postuar në faqen e tij në Facebook Kryetari i PLD-së, avokat Spartak Ngjela, duke bërë të njohura disa nga pikat e doktrinës së tij për reformës në drejtësi.

“Sistemi legal shqiptar, me pjesën e tij me të rëndësishme, pushtetin gjyqësor, nuk jep drejtësi. Çeshtja e drejtësisë shoqërore në Shqipëri, sot është çeshtja më kryesore e zhvillimit kombëtar në përgjithësi dhe e demokracisë në vecanti.

E gjithë kriza morale që po kalon shoqëria shqiptare në sistemin politik të saj, vjen drejtpërdrejt nga kriza në pushtetin gjyqësor dhe në të gjithë sistemin legal. Në një aspekt të përgjithshëm, Shqipëria sot ka hyrë në një kohë që për ekzistencën e saj demokratike, i duhet të kryejë pa mëdyshje reformë të thellë në të gjithë sistemin legal. Në një pikë të fundme, moraliteti i një shoqërie apo i një kombi, s’është gjë tjetër vecse drejtësia shoqërore. Kjo është mungesa kryesore e shoqërisë shqiptare: drejtësia shoqërore. Në të vërtetë kjo është një sëmundje njëqindvjecare e shtetit shqiptar, por sot koha e ka sjellë që t’i jepet fund këtij pështjellimi moral për të krijuar më në fund hapësirën moderne të një shteti të drejtë dhe të një shoqërie që di t’i zgjidhë të gjitha konfliktet e saj të brendshme me drejtësi”, komenton Ngjela në rrjetin social.

Në vijim ai thekson se në funksion të këtij ndryshimi që quhet reformim, duhet të pranojmë se sistemi legal shqiptar nuk është një sistem specifik që ka ardhur si pasojë i një evolucioni të brendshëm të zhvillimit të konceptit të drejtësisë shoqërore në Shqipëri.

“Sistemi legal shqiptar ekzistues është i huazuar nga të dyja krahët historikë të shtetit modern: ai është një hibrid që ka në ndërtimin e vet edhe kolonat e sistemit legal të vendëve demokratikë, por edhe kolona të caktuara të sistemeve legalë diktatorialë. Në sistemin legal aktual shqiptar janë të implementuara të dyja format e sistemeve, sepse shoqëria shqiptare dihet se ka vetem 20 vjet që ka dalë nga diktatura komuniste.

Shqipëria, si shtet dhe si sistem politik, kaloi në konstitucionalizëm dhe parlamentarizëm që në vitin 1992, por asnjëhërë si shtet nuk u nda dot nga praktikat totalitare që e kishin sunduar pesëdhjetë vjet. Kriza morale e sotme e sistemit politik, nuk është tjetër vecse një mbetje totalitare e sistemit të vjetër legal, në sistemin aktual.

Reformim i sistemit legal do të thotë shrrënjosja përfundimtare e totalitarizmit në përmbajtjen dhe në praktikën e sistemit legal shqiptar, që do të jetë edhe fillimi për të dalë nga kriza morale e vetë sistemit politik”, mbyll komentin e tij në rrjetin social Ngjela.

25 komente në “Doktrina Ngjela për reformën në drejtësi: Kriza morale në sistemin politik vjen si pasojë e krizës së pushtetit gjyqësor”

  1. loni says:

    e ke thene kete o ngjela,prap po e perserit po te njejtin muhabet,un per vetem time e kam lexuar nja 10 here,shruaj dicka te re se keto i dime pa na i then ti o ngjela me partine tende drejtesi dhe ne 2005 i beje fresk saliut qe te merrte qeverine tani po na shpjegon sesi dohet bere reforma,me te verteteeeeeeeeee o ngjelaaaaaaaa.

  2. Egi says:

    Big LIke… po si per FB…

  3. Laver Stroka says:

    O Taku? C’jane keto perralla qe na tregon! Kesaj i thone edhe babua edhe dadja ka faj!
    Sistemi eshte i tille! A nuk denohen te pafajshem ne modelet(nenkupto monstrat) e “demokracise” ne perendim, dhe lerohen te fajshmit qe kane para? Ketu vulgariteti dominon! Atje finesa!
    Po nuk u shporr ky sistem ne leme do t’i shoh teoricienet ala Taku por duke shire kashte dhe jo bereqet per popullin. Ai vetem do ta vuaje!

  4. tarrasi says:

    njeriu qe eshte mekot nekete bote enveri skaqen ipa afte qe keta tipa ika kalb ne burgje hala doishte ngjela ne spac duke nxjerr krom fajn eka salihu qeipruri lirin ngjeles dhe tufes qe tani kangel si muti ne shi

    1. Habibi says:

      Perse keto gazeta u hapin porten e shkrimit ju injoranteve?! Gjykoni shkrimet ju! O Zot!

    2. Zef Kallami says:

      O tarras more tarras
      der ne rreze kush ta ka rras
      Nuk u bere njeri kurr
      Enver Hoxha te ka pshurr
      Te ka lidh trurin me oshkur

  5. andromeda says:

    Duket një çikë si sofizëm kjo teori e Ngjelës, por e vërteta është se të gjithë vektorët e problematikës së këtij tranzicioni të stërzgjatur nisin dhe mbarojnë në kryereformën në drejtësi. Është emergjencë që duhet të kish ndodhur qysh në krye të herës por që mjerisht u stërzgjat tash e 20 vite të gjatë, të lodhëshëm e të mundimshëm ku mbizotëroi kaosi, imoraliteti dhe hainia e ardhur nga ‘bjeshkët e namuna’. Uka plak i bjeshkëve të namuna e sakatoi dhe e gjymtoi këtë vend nga çdo pikpamje por më kryesorja- nuk bëri kurrë një shtet të së drejtës. Dhe vazhdon të ndikojë me politikën e tij të mbrapshtë gjoja në emër të lirive dhe të drejtave të individit në shoqërinë kapitaliste. Ndaj ‘Uka’ është fatkeqësia më e madhe që na ka ndodhur ne si komb.

  6. jon says:

    Une kam shume respekt per juve, per profesionalizmin e juej por edhe si NJERI. Ama duhet prit edhe nji kohe sespe ne Shqipni ka shume probleme qe kan zan ranje te thella.Rama keto nuk i eliminon me shkop magjik. Ju do te jeni me keshilla te jueja si ekspert me pervoje njeni prej atyne qe Shqipnis ia doni te miren,e fillimi i te mirave ne shqipni do te reflektohet edhe te na ne Kosove.Pershendetje avakat!

  7. Pompey qytet Greke para se te pushtohej nga barbaret Romake says:

    E lava se lava.
    Pula veze dhe veza pule.
    E lagu se lagu.
    Kriza e pushtetit gjyqesor vje nga nga kriza morale ose kriza morale vjen nga kriza e pusht-tetit gjyqesor.

  8. nahyp tamam erdogani says:

    nuk eshte serioze te quash DOKTRINE cdo fjale qe nxjerr nga goja ky megalloman karagjoz dhe femije i llastuar i ish Bllokut.Burgun e ka bere thjesht per ca shfaqje te huaja.

    Per sa i perket faktit qe shqipetaret nuk mund te ndertojne shtetin ligjor ,kete e dine edhe shoferet e furgonave te linjes Tirane -Durres

    1. Kara-xhozi says:

      Doktrina e leshit, thua ky eshte vete Napoleoni qe hartoi kodin penal. Llafollog i papare por pa asnje komponente mendimi qe te tregoje se ku e si duhet ndryshuar sistemi. Se qe ligjin ne Shqiperi e ben Maliqi, kete e thoshte edhe gjyshja e gjyshes se Tak llapaqenit.

  9. xheJ eN Bi says:

    Eshte logjike qe kriza ne te gjithe sistemin do zgjate shume ,se nuk mund te ndrohet nje sistem me po ata qe ishin ne sistemin e pare ,se nuk mund te ndroje mentalitet njeriu brenda nates.

    Sistemi ndrohej me ata qe e nisen levizjen , jo me Berishera , Gjinushera , Godora, Nanora, Milora e mbushur partite me te tille njerez.

    Ne se do ta kishin marre pushtetin te rinjte mund te kishin bere edhe gabime,por nga mos eksperienca , kurse kjo lukuni ç’do gje e beri me paramendim , sa po e vuajme akoma dhe siç shihet po nuk u pastrua kjo “fara ” prap ” frutet” e keqia te kesaj fare do pertypim per nje kohe te gjate akoma.

  10. KA QI says:

    ME TEPER SE IDJOT-THOTE TE KUNDERTEN!

  11. perkthyesi says:

    DREJTESIA E KORRUPTUAR SHQYPTARE ESHTE PASOJE DHE JO SHKAK I KRIZES QE KA PRODHUAR KLASA POLITIKE SHQYPTARE.

    Qe te flitet per Drejtesi ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes do te ishte nje teze mjaft qesharkae dhe aspak serioze. Por qe te deklarosh se ne vendin tone nuk ka pasur ASNJEHERE Drejtesi te Vertete per 100 vjetet e fundit edhe kjo eshte mjaft e tepruar dhe tregon se zoti Ngjela vuan mjaft nga indoktrinizmi enverist qe eshte e kuptueshme per shtresen shoqerore te komunisteve te bindur staliniste qe ka kaluar ne rinine e tij. Qe te dalim ne Teme:

    DREJTESIA SOT ESHTE E KORRUPTUAR SEPSE KESHTU E BERI SALI BERISHA.

    Askush nga politika shqyptare nuk hapi gojen kur Saliu i filloi zullumet me minahedheset bullgare qe perfunduan ne Serbi dhe kur Interpoli e shpalli te ndjerin Zhulali WANTED si nje kriminel ordiner te trafikut te armeve ne kohe embargoje. Mire Saliu po media shqyptare qe nuk guxoi te shkruante asnje resht per kete REZIL te ministrit albanez te Saliut?

    Askush nga politka shqyptare nuk e hapi gojen kur Saliu likuidoi si nje mafioz sicilian Remzi Hoxhen me xhelatet e tij, vetem disa njoftime ne median servile qe e cilesuan Remzi Hoxhen si agjent te serbit dhe per kete arsye i dhane te drejte indirekte Saliut per te vrare dhe masakruar pa gjyq dhe pa denim nga nje Gjykate e Pavarur. Edhe deri me sot PS-ja nuk ka hapur asnjere gojen per kete vrasje monstruze te nje shtetasi te huaj nga pushteti mafioz, njesoj si ne kohen e Enver Hoxhes.

    Askush nga politka shqyptare nuk i ka kerkuar Kryeprokurores Ina Rama pse fallsifikoi aktin e vdekjes te deshmitarit te vetem okular te Gerdecit, Kosta Trebicka dhe e mbylli dosjen e vrasjes se radhes mafioze si nje aksident ordiner ne mes te fushes dhe ne mes te dites.

    Askush nga politka shqyptare nuk denoi ne fillim menxyren e Gerdecit qe ndodhi per shkak te lakmise se familjes Berisha per t’u pasuruar me pasurine publike. Presidenti Bamir Topi luajti rolin e budallait dhe deklaroi se nuk e kishte degjuar se ku binte Gerdeci ne harten e Shqypnise megjithese firma private Saliu&Son po i vidhte Armatimin e Ushtrise se tij si magjype hindie. Te njejten gje deklaroi edhe SHIK-u i tij. Edi Rama e ngushelloi Saliun dhe i tha: “Te roni vete!” megjithese Saliu kishte deklaruar se nuk e njihte kunatin e tij anglez qe la kockat ne gropen e Gerdecit te gaditur nga injoranca e Shkelzenit te Saliut dhe bandes se tij. Nga ana tjeter te korruptar deri ne palce ASKUSH nga klasa jone politike nuk guxoi t’i kerkonte qeverise se SHBA dhe Pentagonit demshperblime te majme per Gerdecin qe u be i mundur ne saje te financimit bujar te tyre me 300 milione USD, sic ka ndodhur shpesh ne raste te ngjashme ne Bote dhe SHBA nuk e kane diskutuar pagesen urgjente per te demtuarit. Aq me shume se sipas vete sekretarit te ambasades u be e qarte se zyrtare te larte te kesaj ambasade ne Tirane ishin te implikuar ne aferen e Gerdecit bashke me Saliun. Pse heshti atehere politika jone kombetare si servile pa llogjike, krejt debile dhe dallkauke?

    Askush nga politika jone kombetare nuk po flet me per 21 janarin, per rrugen e Hajnise Durres-Kukes qe te dalim tek megaskandali i vjedhjes se Thesarit te Bankes se Shtetit nga vete Guvenratori apo dhenderi i tij perkundrazi Saliu, Likja dhe ne fund Edvini i kane dale ne mbrojtje Fullanit sikur te ishin avokatet e tij personale me argumenta qesharake qe mund te degjohen vetem ne Shqypnin enveriste per Pavaresine e Bankes Kombetare ne nje kohe qe as Presidenti dhe as Kryeministri nuk dine akoma sa LEKA ne te vertete ka vjedhur Fullani.

    Pra per ta mbyllur Fullanin nuk e krijoi Drejtesia e korruptuar, por Fullani sajoi Drejtesine e korruptuar dhe shpetoi Ilir Meten nga prangosja kur u pa e qarte me ze dhe figure qe ndante LEKAT e ryshfetit si byreku ne tepsi, qe tani po ky Fullan Kusari t’i tregoje gishtin e mesit te gjithe shoqerise shqyptare qe po kerkon te pakten largimin e tij nga posti i Guvernatorit ne menyre qe te mos ndikoje tek deshmitaret me autoritetin e tij te BOSIT te pamposhtur. Prandaj o avokati Ngjela zanafilla e te KEQES qe ka kapluar Shqypnine nuk eshte Drejtesia e Korruptuar, por

    MURTAJA BOLSHEVIKE QE MBOLLI ENVER HOXHA SHUME VITE ME PARE

    qe kur jep kushtrimin nga vorri ne Sharre ngre zgupthi politikane dhe pushtetare te shkojne me vrap tek lapidaret komuniste me grushtin komunist lart mbi koke me fotografine e Komandantit ne dore si nje komedi qe nuk mund ta shikosh ASGJEKUNDI ne Boten e Civilizuar.

  12. - homeri- says:

    — muhabet kafenesh … po dhe ato te merzisin kur i degjon gjithmon
    —–NASTRADINI — sipas kendeveshtrimit te tij …. dhe CLUAUSI me filozofin e tij do ta trajtonin shume me mire kete problemin e drejtesise ne sistemin e shkerdhyer demokratik nga drejtesia demokratike e tipit Berluskonian

  13. Kendveshtrim tjeter says:

    Hajdute ordiner,morren pushtetin,gjeten “Ameriken” ne Shqiperi!
    Asnje kryetar partie ne baze,po ti dale llotaria amerikane,megjithse ka aplikuar,nuk shkon ne SHBA !!!!
    Sigurisht behet fjale per ata qe jane ne pushtet,me gjini qofte dhe nje rast te vetem.
    Keta jane “peshqit e vegjel”,te tjeret nuk mund te imagjinohen te emerojne dike per “merita” konkurimi.
    Gjyqtare e Prokurore kane vene pasuri prallore,askush nuk eshte ne gjendje ti denancoj,mekanizmat e “kontrollit” te pasurise,nuk kane mundur te zbulojne nje rast te vetem.
    Taku,deri tani ke me vete vetem Braçen,te pakten u bet dy…..!

    1. salah says:

      Amerika ka rënë kudo vetëm kriminelët primitive qeveritë: Shqipërisë, Kosovës, Siria, Libia, Afrikë, Afganistan, Irak. Gjithmonë me kriminelët për transaksionet e privatizimit: SHBA kriminelëve më të mëdha në Shqipëri: Michael Grannof AAEF-USAID, Frank Wisner, Josef Limpreht

  14. Hemi says:

    Ngjela, nuk eshte i vetmi qe e ka kuptuar qe drejtesia eshte kollona qendrore qe mban ne kembe demokracine, por eshte nje te rrallet njerez ne kete vend qe kane kurajon ta shprehin dhe ta sjellin kete ne debatet shoqerore.
    Edi Rama, qe nuk eshte budalla, nga frika se mos reformoj(me gjithe mend) sistemin e drejtesise, e la ne buze te ruges. I pari qe nuk eshte i intresuar per réformin e drejtesise eshte Rama dhe sigurisht aletet e tij, à duhet me e thene qe drejtesine ne kete vend e manaxhon nje nga aleatet me te korruptuar(LSI)!
    Nese PS-se i interesonte reforma ne drejtesi mund t’ja kishe besuar Ngjeles ose te pakten ndonjerit nga rrallet e veta p.sh si Braçe.
    Te keqen e reformimit ata e shohin diten kur te dalin ne oposite dhe jo tani qe jane ne qeveri, po ti hedhim nje veshtrim me qetesi situates shihet qarte qe asnje ekspontent i opposites(per te mos folur per lideret) nuk eshte i shqetesuar nga drejtesia ne kete vend.
    Athere, mund ta themi me plot gojen qe ka nje pakt pozite opozite per mos réformin e drejtesise…
    Nje miku im politikan i majt me tha; nese e bejme kete ne do te jemi viktimat e para te kesaj réforme, athere ne nuk po bejme gje tjeter veç po e vonojme…

  15. jimi says:

    Shtetin ligjor e kishim por nuk na pelqente dhe e shkateruan politikanet per te vjedhur.Ata qe e mbajten por nuk e shkateruan,kane 20 vjet qe kane hyre ne Europe.Shume te fala,xhaxhi!

  16. legali says:

    a mund te bejne drejtesi me shpellaret ne krye e te shperndare gjithandej – kur drejtesine e bejne me mire femijet cfare p…plake duan te rriturit qe nuk e japin – Ne Albani jepet PADREJTESI ne kembim te shukave me para.

    Shikoni cfare figure ne krye te Shtrembesise Shqiptare – nje gjysmak dikur kapterr sot nuk po e them se eshte turp.

  17. lili says:

    Nuk do keni Drejtesi pa ndryshim te njerezeve qe keni ne politiken shqiptare,ishkomunistet tash e 23 vjete. Te gjithe Jane bashkesi te pdse si te PS.se edhe mbajn kete popull ne mjerim… Vente shpenzojne e pasurohen sikur me qene milliardera…populli vuan per Buke e per uje!
    Faj eshte tek sistemi politik ,qe nuk lejon zgedhe e perfasim te forcave te reja!

  18. lisi says:

    Ti je per kete ministri o zoti Spartak,po c’ti besh qe u tremb Likja dhe Salushi nga ti.Po ne fakt edhe ti s’e mban fjalen.
    Kur te caktuan Kryetar i grupit hetimor per ngjarjet e 1997,ti nuk e cove ne fund ate qe duhej bere,por the:”epo Saliu me nxori nga burgu mua”.
    Po qe akoma me kete mendje,mer nje pale tespije dhe nje pale domino dhe dil te lulishtja me pleqte.

  19. Zamiri says:

    O zoti Avokat, me gjithe respektin ju keni rrjedhur tani, keni jo pak vite mbi supe. Une do ju keshilloja te qetesoheshi duke kaluar sa me shume kohe prane sekretares dhe per te cilen ia vlen te mburresh, sa per drejtesine i humbet gjithe shanset.
    Pleqeri te mbare avokat!

  20. Meleku says:

    Mos u lodh kot z.”avokat” i diplomuar ne sistemin monist! Shqiperine e katandisen ne kete dite eterit tuaj dhe po e fundosni perdite e me teper ju pasardhesit e tyre.

    Siç duket vetem nje fuqi kolonialiste (BE) mund te na detyroje qe te kapim kohen, perndryshe do te ngelim nje gozhde e ngulur ne tru te njerezise!

    Uroj qe shqiptaret te behen sa me pare nje shtet i kolonizuar nga BE dhe qe ne krye te ketij shteti te kemi nje guvernator te emeruar nga BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje