Partia Demokratike do të vendosë brenda pak ditësh në mbledhjen e grupit të saj parlamentar mbi qëndrimin që do të mbajë në raport me Kuvendin e Shqipërisë.
Prej rreth dy muajsh, deputetët demokratë vendosën të bojkotojnë punimet e Parlamentit me pretendimin e dhunës dhe kërcënimeve ndaj tyre nga mazhoranca.
Vendimi për të bojkotuar Kuvendin u morr pas një incidenti mes deputetit Genti Strazimiri dhe disa deputetëve socialist. Burime nga PD theksojnë për TemA se aktualisht janë dy variante që do të shtrohen për diskutim në mbledhjen e parë të grupit parlamentar demokrat, ai për të vijuar bojkotin e Kuvendit, përfshi këtu të çdo aktiviteti parlamentar dhe Komisioneve.
Ndërsa varianti tjetër është ai për të ndërprerë bojkotin, por deputetët e PD do të jenë në sallën e Parlamentit vetëm për të denoncuar atë që e konsiderojnë si paligjshmërinë e vendimeve të Qeverisë apo emërimet në institucionet shtetërore të personave me precedentë kriminalë apo me të kaluar të dyshimtë.
Burimet theksojnë se kreu demokrat Lulzim Basha mbështet rikthimin në Kuvend të deputetëve demokratë, por kjo kundërshtohet nga ajo pjesë e Grupit Parlamentar që konsiderohen si senatorët e PD-së. Mësohet se edhe ish-Kryeministri Berisha është kundër ndërprerjes së bojkotit apo vendosjes së një raporti tjetër mes ligjvënësve demokratë dhe parlamentit.
Po rrogat e majme do ti merrni përsëri apo do ti ndërprisni edhe ato…?!
Shqiptarët ju kanë zgjedhur për të qëndruar nëpër kafene apo të merrni pjesë në kuvend…?!Pyesni edhe elektoratin para se të merrni vendime të tilla..!
rroga per te tere ore nuk behet llaf http://goo.gl/XCPX4u
ju me mire te bojkotoni dhe shqiperine te bjere rahat ai popull i vuajtur kriminela
Po ci do ne parlament zagaret ata vetem per spektakel e per shpifje vijne. Asnje pun nuk bejne.
Vetem bojkot, nuk mund te shkoni ne ate palo parlament te uzurpuar nga pedofilet, pimpat e prostitutave, dhe kokpalaret e kuq, turp nese e merni kete vendim.
Tu pritet koka sali fashistit nishanit bashes qe te shpetoje shqiperia.