Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama se po con përpara inkriminimin e administratës.
Përmes një deklarate, PD thekson se inkriminimi i administratës, i zyrave të shtetit, i zyrave të Partisë Socialiste dhe i Parlamentit, është një politikë të cilën Edi Rama po e con përpara me vendosmëri.
“Pjesë e kësaj politike, është mosreagimi edhe kur denoncohen rastet me prova e me fakte, edhe kur mbarë publiku tronditet nga kapja e posteve kyce prej trafikantëve, e personave me të shkuar shumë te errët kriminale.
Vetëm 3 sekonda pas 42 ditëve heshtje, zgjati llogaridhënia e Edi Ramës për faktin se ai bëri deputet një të dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe për rrëmbim personi.
Kryeministri e mbylli këtë cështje duke thënë se atij i mjafton një fletushkë false penaliteti. Edi Rama mbylli syte para dosjes kriminale me fashikuj të tërë, për bëmat dhe dënimin me 7 vite burg nga Gjykata e Romës për deputetin e tij Ndoka”, theksohet në deklaratën e PD.
Në vijim theksohet se Rama sulmoi dje opozitën, kur u denoncua rasti më i fundit, i vendosjes në një pozicion aktiv në Drejtorinë e Lojërave të fatit të një personi të ndaluar në vitin 2009 në Turqi me 200 kg heroinë.
“Cdo ditë, por del në pah se trafikantët, rrëmbyesit e fëmijëve, tutorët e prostitutave kanë një mbrojtje dhe kanë një të ardhme të mirë me Edi Ramën. Nëse duan poste kyce në administratë, ua gjen Kryeministri. Nëse duan mandat dhe imunitet deputeti, ua gjen Kryeministri. Nëse duan Këshillin e Qarkut të Vlorës, sistemin e transportit të Sarandës, ujësjellësin e Patosit, shërbimet e Portit të Durrësit dhe të Prefekturës së Tiranës, Lojërat e Fatit, ua siguron Edi Rama.
Kur erdhi në pushtet, akti i parë që miratoi Edi Rama ishte kodi i etikës dhe në preambul u angazhua se përvec ligjeve do të ndiqet dhe morali e etika në qeverisje.
Që nga ajo ditë, Edi Rama ka bërë krejt të kundërtën, duke inkriminuar kudo e me kë të mundet, administratën dhe qeverijen e tij”, thuhet në deklaratën e PD.
po po pirdh pirdh se lirohesh http://bit.do/amsung-galaxy-s5-BEN-SFIDEN-E-ICE-BUCKET-CHALLANGE
Ne Vlore keni Sadritin kryetarin e qarkut qe Kocua do ta veje kryatr bashkie. Na tregoi deshmi penaliteti debili. Po hajt se kam une nje kushuri qe ka ber 3 vjet burg ne greqi e ka. Grabitur vila ne Itali para ca vitesh e tani deshmi penaliteti mori te paster dhe filloi pune ne Ksha e Vlores. Sadritin e njohin te gjithe ca llumi eshte.
Edi Rama po e kthen Shqiperine tone ne rruge te mbare ndryshe nga paraardhesit te cilet e fundosen shtetin shqipetar
Lerini keto gjepura,do shifemi ne zgjedhjet me te para,antishqiptare!
Po qe per ne Vlore ka prefekte Etionen nga Kucova qe eshte gruaja e xhepistit dhe hajdutit Erion dhe kunata e Pepo skafistit e kriminelit. Me te kompletuar se ne Vlore nuk ka rilindja e leshit.