Rama: Me dorë të hekurt ndaj krimit mjedisor dhe ndërtimeve pa leje. INUK kalon në varësi të MB

25 Gusht 2014, 11:05Politika TEMA

Kjo qeveri duket e vendosur që të luftojë një nga plagët më të rënda të këtyre dekadave pas rënies së komunizmit.

Bëhet fjalë për barbarinë e ndërtimeve pa leje dhe krimin ndaj mjedisit.

Kryeministri Edi Rama tha se do ketë luftë me dorë të hekurt.

Si fillim, Rama tha se Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të shkrihet brenda një muaji dhe do kalojë në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Rama tha se do arrestohet çdo person që cenon pronën e përbashkët pa autorizimet e plota nga shteti.

“Një faktor nuk është marrë në konsideratë, që ka të bëjë me përpjekjen tonë si shoqëri dhe të policisë për mbrojtjen e vendit nga shëmtimi.

Pasuria jonë më e madhe e është bukuria shqiptare.

Synimi ynë është nga një zhvillim kaotik dhe rrënues i vendit të kalojmë në një zhvillim të qëndrueshëm, pasi kapitali ynë i dytë më i madh pas atij njerëzor, janë pasuritë që ky territor ofron.  Ne kemi ardhur në qeverisje për një qasje të re modeli të zhvillimi, si dhe të një modeli të ri të kontrollit të territorit.

Sot është dita për të hapur një kapitull të ri ndaj krimit të territorit.

Kjo ka qenë arsyeja që kemi jetësuar pikërisht kompetencën e patjetërsueshme të policisë për t’u marrë me këtë krim.

Deri tani arrin në 1 mijë numri i objekteve të kundërligjshme që janë goditur nga INUK.

Por është një numër sa mbresëlënës, aq edhe jo domethënës në raport me krimin që duhet të zgjidhim së bashku lidhur me krimin mjedisor.

Për këtë arsye do të kalohet nga një inspektorat që nuk na përgjigjet, në atë që ne presim në luftën ndaj krimit mjedisor, në një inspektorat për mbrojtjen e territorit të vendit tonë, që do të kalojë në varësinë e MB.

Jo vetëm kaq, por inspektorati do të shkrihet brenda 30 ditësh dhe ata do të transformohen rrënjësisht në funksion të punës së Policisë së Shtetit, në funksion të arrestimit të çdo krimineli që cenon edhe 1 metër katror pronë të përbashkët pa autorizim të shtetit”, tha Rama.

Për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj ndërtuesve pa leje nuk është marrë asnjë masë konkrete duke mos bërë asnjë ditë burg, pavarësisht punës së bërë nga ana e policisë për kallëzimin e tyre.

Ndërsa ka treguar se në çdo cep të vendit ndërtohet pa leje, ai shprehet se 1705 persona të shoqëruar nuk kanë bërë asnjë ditë burg.

Ata lihen të lirë dhe mund të gjobiten.

“Nuk ka km të Republikës ku nuk ndërtohet pa leje.

Kodi penal ka parashikuar qartë veprat penale. Ndërtimi pa leje në tokë private është vepër penale, ndërsa në pronë publike është edhe më e rëndë.

Është për këtë arsye që policia do të ndjekë me vëmendje ndërtimet pa leje.

Çdo tullë pa leje në zonën tuaj është përgjegjësi e juaja për ta nxjerrë autorin para drejtësisë.

Nuk duhet lejuar kurrsesi që ndërtimet pa leje të kthehen në mish të ndonjë prokurori.

Fatkeqësisht kjo ka ndodhur deri më tani.

1705 persona nuk kanë bërë asnjë ditë burg. Ata lihen të lirë dhe mund të gjobiten me ndonjë gjobë.

Kjo statistikë nuk është kurrë mjaftueshëm që policia të mos vazhdojë të bëjë detyrën me përpikmëri dhe më me vendosmëri. Kush lejon ndërtime pa leje, ka shkelur detyrën dhe duhet të mbajë përgjegjësi penale.

Në një kohë të shkurtër do të krijojmë mundësinë e denoncimit të këtyre rasteve online”, tha Tahiri.

24 komente në “Rama: Me dorë të hekurt ndaj krimit mjedisor dhe ndërtimeve pa leje. INUK kalon në varësi të MB”

  1. spirojanaqi says:

    Ne nje ishull te Greqise qe ra termet ,ndertimet me leje i rrezistuan terrmetit.ato pa leje u demtuan rrende ne shkalle te ndryshme.Pra ne largpamje kjo ndihmon edhe vete qytetaren per sigurine e objektit.

    1. skelari migrues says:

      Njerzit kanë NEVOJË të zhvillojnë pronat, apo të punojnë në sektorin e ndërtimit ku janë investuar e kualifikuar përgjatë jetës. Nëse mendohet se nuk duhet ndërtuar pa leje logjika ta do që investimet ti orientosh drejt procesit të lejes. Veprimet e fundit tregojnë të kundërtën (nëse largqoftë nuk mendohet që gjithë shqiptarët të punësohen dhe të blejnë tek Bashkimi, Fideli, Samiri etj)…
      Nuk e di se ku po shkohet me këtë idenë e apneas ndërtimore, por më duket ironike që synohet një kontroll absolut policor mbi punën informale ndërkohë që alternativa tjetër, e ligjshme – rruga e formalitetit kalon nëpër një administratë që ende ka trajtat e një çete ujqërish; kjo përmbajtje e administratës them se do vazhdojë jo pak po të kemi parasysh traditën e thellë, situatën ekonomike dhe përmbajtjen politike që kemi.
      Për arsyet e sigurisë teknike jam me komentin e mësipërm!

    2. Sokrati says:

      Ndertime pa leje ka kohe qe nuk behen po ti ke hallin ti besh bisht premtimeve elektorale ku midis shume mashtrimeve bere dhe se do legalizoje falas ndertimet pa leje.

      1. armando says:

        o sokrat more sakat

    3. Taqi says:

      Me kujtohet shprehja e kosovarve gjate bombardimeve te natos.NATO JUST DO IT. EDO JUST DO IT ,futi dinamitin se jan plot tunelet,te mesohen njerzit me ligj

    4. Bjeri Ramush se i bjen bukur,
      Po ca thua a tu mbyllte, e njef njefare Besim Hajdarmataj ti ? Eshte kryeprokuroro i Durresit. Dhe e di ca ben ai? Kur vijne denoncime nga Policia, kush ka ndertuar ndonje barake, procedohet dhe ndiqet penalisht, kush denoncohet per ndertime vilash dhe pallate i mbyllet dosja…. Dhe kuptohet pse ja mbyll dosjen Besimi, sepse jane falur tek Besimi o Ramush. Por a ke fuqi ti te heqesh Hajdarmatet prokurore te Shqiperise? Jooooo. Atehere ha nje mut, dhe bej gam gam si zagar kot.

  2. E verteta says:

    Une isha turist ne Sarade pas 10 vjetesh dhe pashe ndryshime te medha pozitive dhe negative, por dua te them se qyteti me shume eshte ne regres se sa ne progres.Nuk kishte rruge per te shkuar ne plazhe dhe ato qe ishin ngjanin si rruge dhish pasi ishin devijuar dhe ngushtur aq sa dhe me GPS nuk mund te orjetoheshe. Pallatet ishin pothuajse te pa lyera dhe ngjanin si te luftes dyte boterore. Ne sheshet para pallateve ishin ndertuar vilat e Gate Mahmutave dhe lagjes dukej sikur u ishte zene fryma fare. Lokalet prane detit ishin aq afer sa duhej te qendroje ne lokale brenda per te pire dhe jo per te bere plazhe. Te vetmit turist te jashtem ishin kosovaret.
    E vetmja gje e bukur ishte rruga me shkalle te gjera qe i jepte dicka karakteristike ketij qyteti.

  3. Drejtesi says:

    Ju po legalizoni krimin me legalizimet masive.Ne Kodin Penal te RSH eshte parashikuar shume qarte se ndertimi pa leje si ne toke shtetrore edhe ne ate private denohet me burg .Ju po ligjeroni keshtu antiligjishmerin e te gjithe pushtuesve te tokave.

  4. rrupaqe says:

    kodi penal e thote qarte kush nderton pa leje ben burge si ne toke te shtetit ashtu dhe ne private,rama vazhdon legalizimet………pirdhe te shfryhesh i thone kesaj zoti rama.

  5. The Tiranasi says:

    Kryetari nuk po jep shenja te mira.
    Duket i nervozuar dhe i pa vizion afatgjate.
    Keto jane shenjat e humbje se besimit se me drejtesi mund te beje diçka.
    Sa keq per qytetaret, se Kryetari eshte kaluar…

  6. qani abazi says:

    Eshte histori 20vjecare kjo.eshte deshtimi me spektakolar i shtetit ne keto vite qe i ka sjelle vendit me shume te keqia se nje lufte,sepse paosjat e luftes(materjale) dikur rikuperohen por krimi qe shte bere me betonbabezine nuk ka korigjim,do ngelet si monument i kesaj mungese shteti ne keta vjet.Qeveria,dhe eshte ne te drejtene saj te beje riorganizime te institucioneve per te menaxhuar teritorin nese kavertete vullnet kjo behet,behet.Por duhete te filloje nga njerzit e saj te paret,deputete,apo figura te tjera te cdo shkalle qe te jete bindese.Nese do prishem te parat ndertimete e beniamineve (qe dihen boterisht) ata te tjeret jane te dekurajuar teresisht dhe nuk ka nevoje te veje inuku fare . Dora e hekurt shteterore eshte kekkesa e mbare popullit,por duhet te behen ndryshime e rregullime te tilla ligjore e administrative qe te mos e mare frika qytetarin qe do te ndertoje me leket e tij por qe sorollatin e e sorollatin me cic mice sa e detyrojne te hihet ne paligjshmeri.lejet e nderimit duhet te behen me te shpejta, te jene te shkallezuara,sepse per nje verande, nje cati apo nje mur mbajtes duhet te te pelcase buza dhe e gjitha ka nje apo dy dite pune.

  7. duket piktori ne pikture,nga i vjen valle?mos i vjen nga mustaqeminjt n’kra

  8. Eagle says:

    Ja kshu ndodh kur nuk fut ne burg ata persona qe shkelin ligjin
    Por nxjerr ligj mbi ligj qe te kontrollosh ligjet qe jan ven nga ligjvenesit
    Nje corbe e madhe qe tregon ky shtet ska vizion
    Kasapi eshte tek bashkia dhe aty duhet te kete nje kontroll te rrepte para se te vendoset vula si objekt me leje
    Ose ka plas xhelozia midis politikes dhe duan kontroll te plote pas zgjedhjeve te ardhshme

    Vjedhjet e verteta fillojne pas 2015 , per momentin eshte thjesht nje stop I vjedhjeve qe po behet nga pd

  9. Banori i Pallatit says:

    Po mo zoti Rama. Ne mes te Bllokut, te Pizzeri Era, Eni i ” Shihemi ne Gjyq” e shkaterroi tere fasades e pallatit, i zuri frymen sheshepushimit te banoreve. Zyhdiu erdhi, beri sikur i vuri gjobe, tha qe do vij ta prish dhe u zhduk. Dhe ti kerkon qe ne ti marrim seroizisht nismat per
    INUK ? Mos e prishni ne se nuk doni, por te pakten me ne mos
    u tallni.

  10. drejtesia says:

    Kur lexoj keto komente me vjen shume keq qe e kundershtojne kete mase qe po mer kryeministri.Po pse akoma keshtu do te vazhdoje SHqiperia te zhvillohet ne anarki ku c do kush mund te ndertoje si ne prone te babait.Eshte bere vendi yne i dashur dhe i bukur me resurse te medha natyrore si mos me keq ndertojne me te fortit.kjo eshte nje nisme shume e mire kjo duhet te ishte bere shume kohe me pare por korupsioni i qeverive te meparshme nuk e donin kete,ashtu si kundershtojne dhe tani se vetem me ane te anarshise bejne para pa pyetur per vendin tone qe po i meret fryma edhe njehere me vjen shume keq per keta komentues.DHe ne mbyllje dua tu beje nje pyetje edoni vendin ju apo jo?

    1. per drejtesine e shtrember says:

      Po cfare nisme eshte kjo mor debil? Ku eshte pare qe INUK ti kaloje MB. As ne kohen e Enverit nuk ndodhte kjo. Po tiranen kush e shkerdheu me ndertime apo nuk ishte Rama kryetar bashkie? Ik o Popull injorant qe kenaqeni me 5 qofte rrugeve

  11. sokrat says:

    Prishini te gjithe ndertimet pa leje kudo ku jane, duke filluar nga qyteti i Tiranes qe eshte bere si Kandahari. Duhet kaluar ne veprim!

  12. Mentari says:

    Ore gomar nuk hiqet krimi ne shqiperi kuir 50% te fuqise punetore ne shqiperi eshte pa pune.Por cfar nuk kuptoni ore idiote kur dihet se kur nvjen puna per ekzistencen e jetes aty nuk ka respect apo hezitim te perdoresh krimin.Hap vende pune se pastaj krimi iken ose zhduket vetvetiu.

  13. Guxhua says:

    Mendoj se ka vend per prishje ndertimesh pa leje por kjo duhet te behet e menduar mire ku eshte emergjente pasi po krijon nje traume ne popull. Por ketu emergjente eshte infrastruktura qe eshte cope. Dhe kjo do doren e shtetit. Pastaj duhen detyruar njerezit qe ndertimet e bera te perfundojne e te mos lihen me vite gjysme te mbaruara. Duhet me nje studim pasi te behet seleksionimi te detyrohen njerezit te rregullojne fasadat jo thjesht ti bojatisin pasi ka nje te suvatuar nje ne tulle etj.

  14. dajti says:

    TE LUMTE EDI RAMA, KJO ISHTE AJO QE PRISNIM PREJ VITESH, ke mbeshtetjen e popullit per ti shpartalluar ndyresirat barbare vendore.

  15. rusi says:

    po i qendroi Rama kesaj qe tha sot me ne fund mund te themi se filloi te behet shteti.

  16. Olsi says:

    Per te bere kete qe thote shoku Rama, duhet et fuse ne burg kryetaret e bashkise Durres, Vlore, Elbasan, Berat, etj qe i kane kthyer ne geto keto qytete, pastaj te prishe ndertimet pa leje.
    Ne fakt cfare ka bere deri tani ka prishur ndertime me leje te kundershtareve politike me pretekstin qe kane qene me leje por leje nuk duhej te jepej?! Ne cilin vend te globbit ndodh kjo? As ne vendet afrikane.
    Ndaj qe te shtysh nje reforme, qe te mbash nje premtim, qe te besh nje ndryshim te tille duhet moralisht te jesh i drejte. Per me teper, me cfare morali kryeministri del perpara shqiptareve me keshilltare si Shkreli e Lamja qe s kane idene si arkitekte, per me teper jane te diskredituar me keshillimet/ndermjetesimet e tyre. Kujtojme thenien e turpshme per riparimet e zyrave te KM si kontribut vullnetar ?! A ka skandal me te shemtuar se ky? Ku jane keto vullnetare? Pse nuk bejne ca shtepi per te pastrehet atehere. Por, keta vullnetare jane miqte e Shkrelit, Lames e Kocos qe kane precedence ne pune publike, koncensione, etj.
    Ky popull nuk meriton te neperkembet, ju lutemi!

  17. Arben says:

    FILLOJE PUNEN ME TE MBROJTUR JETEN E NJEREZVE DHE TE DREJTAT E LIRITE E TYRE, PASI KRIMINELET QE JANE NE XHIRO BEJNE LIGJIN PER CDO GJE.

    SA PER TERRITORIN, AI ESHTE ATY PER TE NA SHERBYER NE DHE JO ANASJELLTAS.

  18. a says:

    Për shembull, kush mban përgjegjësi financiare dhe penale për prishjen e objekteve që ishin të rregullta dhe me hipotekë?

    Nga prishja e kundraligjshme e një prone në bregdet, gjykata ka vendosur që pronari të dëmshpërblehet me 15 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje