Pezullimi i lejeve të ndërtimit/ Lame: Fund dalldisë së fund-mandatit

25 Gusht 2014, 14:53Politika TEMA

Pezullimi i lejeve të ndërtimit është një masë për të ndalur shkatërrimin e territorit.

Është ky vlerësimi që i bënë vendimit të KKT-së, Drejtori i Përgjthshëm i ALUIZNI-t  Artan Lame, Këshilltari i Kryeministrit Artan Shkreli dhe Drejtoresha e Planifikimit të Territorit Adelina Greca.

Në konferencën e përbashkët për mediat Lame deklaroi se vendimi për pezullimin e lejeve vendore deri pas zgjedhjeve vendore të planifikuara në 2015-ën nuk ka lidhje me politikën, por u mor për shkak të lejeve abuzive që janë dhënë nga njësitë vendore. Lame i emërtoi ndërtimet pa leje të periudhës së fundit ‘një dalldi të fund-mandatit’.

“Miratimi i ndarjes së re administratieve të vendit, e cila parashikon ndryshim të strukturës administrative territoriale bën të domosdoshme përshtatjen e interesit publik, i cili ka dalë në radhë të fundit sa herë bëhet fjalë për planifikim në territor dhe sa herë bëhet fjalë për atë çka ka mbetur publike në vend”, tha Lame.

Duke e konsideruar të rëndësishëm zhvillimin e territorit me këtë periudhe tranzitore, Lame tha se vendimi për pezullimin e lejeve vendore bëhet me qëllim për të harmonizuar planifikimin e territorit dhe gjithë legjislacionin e planifikimit me ligjin e ri të territorit të miratuar.

Sipas tij, ky vendim parashikon fillimin e procedurave për rishikimin e instrumentave vendorë në planifikimin e territorit, në këtë kuadër të ndryshimeve dhe pezullimin e vendimmarrjave të njësive vendore deri në konstituimin e njësive të reja, pas zgjjedhjeve që do dalin në vitin 2015.

“Vetë fakti që është gjithpërfshirës dhe transferon vendimmarrjen pas zgjedhjeve të vitit tjetër tregon që duhet lënë mënjanë çdo lloj spekulimi për ta lidhur me elementë politikë këtë vendim. Pritja e publikut të gjerë për këtë vendim ka qënë pozitive pasi situata po degradonte. Të gjitha institucionet e shtetit NUK, Policia e Shtetit Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe gjithë inspektoriatet do të mobilizohen për të frenuar këtë dalldi fund-mandati që po gërryen gjithçka ka mbetur hapësirë publike në qytetet tona”, u shpreh Lame.

Në vijim ai shtoi se  mbetemi të hapur për çdo lloj diskutimi dhe debati publik me qytetarë apo opozitën, e cila e anatemoi këtë vendim sikur do tu heq kafshatën e gojës punëtorëve të ndëtimit.

Sipas tij, nuk sigurohet kafshata e gojës duke zënë me pallate, parqe e lulishte, por duke iu drejtuar zhvillimit të qëndrueshëm.

“Ftoj opozitën të mos përqiqet të sigurojë kapital politik me një çështje ku qytetarët janë shumë më të ndërgjegjësuar se sa e gjithë opozita së bashku. Mjafton të bëjmë një panoramik të lejeve të dhëna në Bashkinë e Tiranës apo me gjerë, për këtë vit, për të parë se sa i qan hallin kafshatës së gojës opozita e sotme”, tha Lame.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare e Planifikimt të Territorit, Adelina Greca tha se ndarja e re administrative territoriale sjell një realitet të ri në adminsitrimin e territorit.

 “Në dallim nga gjendja e deritanishme ku territori administrohej nga 375 administrata lokale pas miratimit të ndarjes së re territoriale, administrimi i territorit do të bëhet nga 61 njësitë vendore”, tha Greca.

Sipas saj, ligji i planifikimit të territorit i miratuar në 2009 dhe hyrë në fuqi në 2011 parashikon detyrimin për miratimin e planit të përgjithshëm kombëtar brenda shtatorit 2013 si dhe detyron njësitë vendore të miratonin planet e tyre vendore dhe do të fillonin zbatimin e tyre po në shtator 2013, por plani nuk u hartua ndërsa 85 % e planeve vendore janë miratur në periudhën zgjedhore dhe paszgjedhore.

“Shumë prej këtyre planeve të njësive vendore të kurorës së Tiranës dhe bregdetit janë miratuar, pas 23 qershorit. Pas kontrollit të kryer nga AKPT-ja rezulton se planet kanë cënuar rëndë resurset natyrore dhe sidomos tokën bujqësore, vijën bregdetare, duke u bërë shkas për ndërtime me rrezikshmëri të lartë. Bashikia e Tiranës në 48 % të rasteve që ka dhënë leje për ndërtimet ka shkelur numrin e kateve të diktuar nga plani vendor që po kjo bashki ka ndërtuar vet dhe në 100 % të rasteve të miratimit të studimeve urbane mjedisore ka shkelur përcaktimet e ligjit të planifikimit të territorit për përfshirjen e publikur në hartimin e tyre dhe për sigurimin e transparencës për banortë”, tha Greca.

Nevojitet, vjoi Greca, hartimi i kuadrit rregullator i mirëpeshuar dhe harmonizuar sipas udhëzimeve të venditit të datës 22 gusht. Ajo informoi se ka nisur procesi i hartimit të planit të përgjithshëm kombëtar dhe disa planeve ndërsektoriale kombëtare që do të shërbeë si udhërrëfyes për planet vendore.

Artan Shkreli, këshilltar i Kryeministrit tha se mjafton të shikosh vijën bregdetare të liqenit të Pogradecit për të kuptuar se çfarë i kanë bërë vendorët këtij vendi, po akset autostaadale për të parë se në çfarë batërdie urbane ndodhet Shqipëria.

“Është vërejtur se problemi më i madh nuk vjen nga ndërtimet pa leje por nga planifikimet urbane joprofesionle dhe nga lejet zhvillimore absurde që pushteti vendor po jep me papërgjegjshmërinë se si ndikojnë ato në ekonominë e vendit dhe jetën e qytetarëve. Kjo pasi ky zhvillim nuk vjen mbi bazën e një dokumenti unitar kombëtar, por mbi nevojat e ditës dhe interesat e ngushta klienteliste”, tha Shkreli.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për vendimin për pezullimin e lejeve vendore, Shkreli tha se kjo masë krijon bazë për zhvillim të qëndrueshëm dhe rrit ndër të tjera sigurinë juridike në vend duke sjellë për rrjedhojë një nivel më të lartë invstimesh serioze që çojnë në një punësim më të madh në të gjithë sektorët që preken nga ky vendim.

 

19 komente në “Pezullimi i lejeve të ndërtimit/ Lame: Fund dalldisë së fund-mandatit”

  1. blero says:

    Kendon me vibrator brenda…
    e cuditshme cben kengetarja
    http://dielli.al/lajme.php?id=76273&k=577

  2. Mamurrsi trim says:

    Nuk kane marre mendimin e publikut per studimet dhe per kete pezullohen lejet e ndertimit?
    Pra, me ndarjen e re territoriale, meqe Tirana do bashkohet me Shengjergjin, do pyeten katunaret e Shengjergjit se si do zhvillohet zona te Kopshti botanik. ?

    Keta behen qesharake me dashje.

  3. Trendi007 says:

    Ngelet duke bere plane. Po Rama vete ka qene kryebashkiak dhe e ka bere tiranen kete qe eshte sot.
    Ndalimi i lejeve te ndertimit eshte vendim mafioz per te bere qe ndertuesve te Rames tu mbivleresohen Apartamentet e ngelura Stok.

    Nuk mund te ndalosh ndertimin e shtepive te popullit edhe ne rast lufte.
    Tirana ka nevoje per banesa me cmime me te lira edhe kjo eshte aq e rendesishme sa edhe krijimi i vendeve te reja punes.

    Ndertimtaria eshte motori i zhvillimit te nje vendi. Nuk mund ta ndalosh se te kthehet si bumerang ne polarizim te shoqerise.
    Duhet ta displinosh por jo ta ndalosh, keta nuk jane te afte per asgje mesa duket.

  4. The Tiranasi says:

    Keni harruar nje detaj “te vogel” shoke bolshevikë :

    Qe te beheni te besueshem per popullin, beni gati dosjet dhe çojini ne Prokurori te gjithe abuzuesit me lejet.

    Pa kete, ato ç’ka thoni mbeten ne ere, dhe thjesht lufte politike dhe pse jo bien ere korrupsion nga ana juaj .

  5. i-- says:

    Menyra tipike diktatoriale, nuk i kontrolloj dot atehere i bllokoj te gjitha. Zoteri ke polici dhe prokurori, kur te bej shkelje me lejet kryetari i njesis vendore palse brenda por ske sesi te paralizosh nje nga sektoret kryesore ekonomik te vendit se nuk ka bythe te plasesh lulin brenda

  6. Luto Nano says:

    Nuk kuptoj nje gje qe me duket e thjeshte ,qe ne jemi shoqeri e organizuar ne nje shtet pa ligje apo kemi imunitet nga shkelja e ligjit.??

  7. Likja says:

    Po ku ishit more “arkitekte” alamudha, qe u desh 24 vjet t’a shikoni se c’eshte bere?
    Po ku ishte ti more shoku Shkreili qe e keshillove Ramen 11 vjet ne bashkine e Tiranes dhe e betonuat Tiranen si asnje qytet ne glob? Ku ishte ti, apo tani e shikon se s’ka ku ndertohet me dhe don te prishesh ndertimet e kundershtareve politike?!
    Ky vend vazhdon te sundohet nga arkitektet komuniste dhe qe frymezohent nga Rusia. I tille eshte dhe shoku Shkreli, pa folur per kete Lamcen; ky i din te gjitha, por s’din asgje; thjesht eshte komunist ordiner.
    Kjo eshte rilindja e degradimit e rrenimit te vendit!

  8. Gjirokastriti says:

    Me nje fjale ndalohen ndertimet qe do te thote:
    1- Bizneset me matreale ndertimi pa pune per afro nje vit e gjysem. Sa vende pune do shkurtohen????
    2- Puntoret e ndertimit pa pune.
    3- Bizneset e aluminit pa pune
    4- Bizneset e zdruktarive pa pune
    6- Bizneset me matreale higjene si lavamane pllaka etj pa pune
    7- Bisneset e hidraulikeve pa pune
    Nuk po vazhdoj se jane pa fund. Diten qe pritet ndertimi ekonomia bie ne recesion.
    Nuk do kete me ardhje lekesh nga emigrantet etj
    Jo 300000 mije vende pune qe nuk do hapen po kam frike se do humbasim edhe nja 200000 mije te tjera
    NGA NJE MBESHTETES I PS
    nuk kane cti bejne gomarit e i bien samarit
    Cfare presin votat dhe kartonat ne parlament I kane vendosni drejtesine aty ku duhet dhe jo duke I rene popullit

    1. Gjirokastriti says:

      Edhe dicka nqs shanim ata para ketyre si te paafte keta keshilltare jane perfundimisht te afte?????

  9. Ledio says:

    Z.Lame – Pse nuk e thoni shkoqur e paster mendimin tuaj per nje nga zonat e vetme te Tiranes ku mund te ndertohen terrene sportive te hapura e te mbyllura, shkolla, kopshte, cerdhe, park lodrash per femije, ambjente rekreative pe rinine… E kam fjalen per zonen poshte diges se liqenit. Do ta lejoni shkaterrimin e kesaj zone?
    Nese nuk e ndaloni ndertimin e kullave i bie qe hani te gjithe ne nje tas keshtu qe ju lutem mos beni shume zhurme se njerezia i kuptojne gjerat si funksionojne.
    nuk ka me budallenj zoti Lam!

  10. mitro says:

    Ore ndaloni dhe makinat se ka aksidente nga shofere qe kane blere patentat.Nje lloj si Saliu qe ndaloi mjetet e lundrimit per shume vjet se kishte trafiqe te paligjshme dhe s’i kontrollonte dot kufijte.Hajde rilindje hajde!.Eshte fatkeqesi kur mendon se politikanet e rinj te ketij vendi jane shume te vjeter ne mendesi!

  11. keno kotoŕi says:

    o Lame!cfare je tuj fol.ndertimet mete shumta behen ne Durres Vlore Korce Fier Elbasan ku jeni ju si dhe Tirane e Shkoder te PD. nga ajo daĺdi qe po shpik ti ka kalu viti prandaj jeni duke demtuar shwiptaret. Thirrini mwndjes se pa investime publike e ndertim do deshtoni se GDP nuk do arrij as 1.7% E mos na kujto Golemin qe e shkerdheve ti me Xh Nanon

  12. VPTR says:

    Vendim shume i drejte dhe me se i domosdoshem. Per here te pare nje qeveri mendon dhe veperon me pergjegjesi per zhvillimin e vendit sipas disa standardeve te nevojshme.

  13. muzapopullore says:

    Mungon vetem Blendi Gonxhe ne fotografi.
    E zvendeson helicopter girlfrend Grec(x)a (me diplome bachelor akoma) por highly talented mouthgasm girl

  14. sokrat says:

    Vendime shume te drejta si ai per pezullimin e lejeve, per kalimin e INUK ne vartesi te MB dhe per ndalimin e ndertimeve pa leje nga barbaret e ketij vendi qe e kane kthyer Shqiperine ne vendin me te pajetueshem te Evropes. Kryeministri thote se as edhe nje tulle nuk duhet te vihet pa leje. Kjo eshte pak duhet theksuar se edhe nje gozhde nuk duhet te ngulet pa leje.

    Qytetaret denoncojne por nuk i degjon kush. Kjo i ka bere ata indiferente pasi edhe ata qe denoncojne pergjithesisht jane te pakte dhe kur marrin guximin vihen nen kercenimin e te forteve. Edhe nje ankese nga nje qytetar kur eshte e drejte duhet te merret menjehere parasysh dhe te sqarohet ne fund edhe qytetari qe e ka bere ate.

  15. Mashtruesi says:

    Lamja ben mire te dale njehere nga Golemi dhe te shohe se si e ka ktandisur bregdetin me ato lejet qe miratonte me Bashkim Finon kur ishin ne ministrine e turizmit. Sidoqofte sot nuk ka me budallenj,ketij Bashkim Ulajt Rama ja miratoi per 30 kate projektin. Basha zuri be rrufe se sa te ishte ai kryetar bashkie nuk do te ndertohej asnje kat. Sot zoteria ka marre lejen nga Basha dhe miratimin nga Rama per te shkaterruar ate pak gjelberim qe ka mbetur tek Liqeni. Nese keta horra (Basha,Rama,…….!Lame etj) mendojne se ne si popull jemi debila,hallall ja u befsha,por larg qofte ndryshojne gjerat dhe shqipetari zgjohet,te gjejne brime te futen.

  16. muzapopullore says:

    Keta jane simptoma qe u kthye ne sindrome-dalldia e lejeve te ndertimit mbi lulishte, monument, rruge e kudo. Ketyre qelbesirave qe krijuan betonarmimin e Tiranes do vazhdojme tju paguajme rrogen e tju besojme se do zgjidhin planifikimin “kombetar” te territorit? .
    Keta vetem te tymosin parate e perqindjeve te lejeve dhe projekteve se sjane per asgje tjeter.
    Ja vlen tju kujtosh ketyre paraziteve llapaqene qe mbijetojne ne pjesen e brendeshme te prapme te brekeve te Edit qe su votua 1 000 000 here per keta dinpake por kunder malokerise Berishiane
    God damn Edi Rama me keta pleshta qe te skuqin zverkun

  17. Olsi says:

    Te na rruaje rilindja!
    Keta kane filluar te lozin legenash me sa duket!?

  18. a says:

    Për shembull, kush mban përgjegjësi financiare dhe penale për prishjen e objekteve që ishin të rregullta dhe me hipotekë?

    Nga prishja e kundraligjshme e një prone në bregdet, gjykata ka vendosur që pronari të dëmshpërblehet me 15 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje