Ndodh edhe kështu! Përplasen dy biçikleta në një fshat në Librazhd, një i vdekur

25 Gusht 2014, 18:26Politika TEMA

Jemi dëgjuar shpesh të dëgjojmë për viktimat nga aksidentet rrugore në Shqipëri.

Por ky aksident është i rrallë.

Përplasja e dy personave që lëviznin me biçikleta në orët e mbrëmjes në rrugët e fshatit Rrapun të Librazhdit ka rezultuar fatale për 39- vjeçarin Bashkim Shkurti, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi ka përplasur kokën në asfalt.

Shkurti ka qenë duke lëvizuar me biçikletë në fshatin e tij kur kur është përplasur me një tjetër person, që po ashtu lëvizte me biçikletë përballë tij, Edmond Brahjen, 23 vjeç nga fshati Dorez.

Ndërsa Shkurti ka vdekur, Brahja dhe pasagjeri i ulur pas tij, 27- vjeçari S.A. janë lënduar.

Komisariati i Policisë Librazhd, pasi konstatoi vdekjen e Shkurtit në vendngjarje, kreu arrestimin në flagrancë të 23-vjeçarit Brahja mbi të cilin tani rëndon akuza: “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

21 komente në “Ndodh edhe kështu! Përplasen dy biçikleta në një fshat në Librazhd, një i vdekur”

  1. adeci says:

    Hajde estrade hajde.

  2. elitex says:

    Shkelje e kujt??????? Ju marte lumi Republica Banana

    1. Blue Jasmine says:

      Ngushellime familjes per humbjen, por akuza eshte vertet qesharake, humor jugu.

      1. MERITONI says:

        BLU JASMIN

        i bashkangjitem ngushllimit tenede.

        me befasove me ndjeshmerin tende!!edhe ti paske ndjenja?!

        ky eshte nje raste i quditshem,por,karakteri im nuk me lejon te gezohem ne tragjedi familjare,sepse familjet vuajne.

        po te ndodhte ne kosove,do ta shihnim ne ter shtazerin tende ne veper,ashtu qysh bone me rastin e atij femijes se kidnapuar!

        per me ufendu dikend ne tragjedi,duhesh veten me qujt BLU JASMIN,ndryshe nuk ka mundesi.

    2. K. says:

      Sa me shume nuk di, aq me shume ben sikur di..

  3. BERTO says:

    MOS HABITENI!KUR TE DALE TAHIRI,DHE TE NDALOJE QARKULLIMIN ME BICIKLETA.

    1. B. says:

      Kot me kot! Po normal qe dhe per qarkullimin me bicikleta ka rregulla te qarkullimit rrugor! Ne vendet me te zhvilluara aksidentet me biciklete trajtohen ekzaktesisht njelloj si ato me makine, madje nqs drejtuesi i bicikletes ka patente makine, merren masa (ulen pike ne patente) njesoj sikur ta kishte kryer aksidentin me makine..

  4. AU says:

    Dy trena nga Librazhdi.

  5. albgentius says:

    Vini kapele apo helmeta qe te ruani koken kur del me biciklete. Ja pse bota i sugjeron apo i detyron venien e tyre.

  6. Arasanak says:

    Ne vendet e zhvilluara ku ligji eshte ligj dhe absolutisht i zbatueshem nga njerëzit dhe qe e perdorin shume bicikleten, te gjithe vendosin ne koke skafandra, femije e te rritur, e padiskutueshme. ARASANAKNe Shqiperi une i shoh qe edhe me motorr nuk e perdorin Skafandren.

  7. beni says:

    LEVIZIN pa drite prandaj perplasen,duhet nje ligj qe te gjithe bicikletat te levizin me drita ndezur.

  8. Makarov says:

    na ishte njehere Babilonia

  9. gertz says:

    bicikletet nuk i kap kodi rrugor,po mos mbajtja e helmetes dhe e sinjalistikes ne biciklet mund te quhet neglizhenc me pasoj vdekje,,,,jam i sigurt qe ne kodin penal ka nje nen

  10. elinor ' says:

    Nje bicim gazetar dhe nje tufe komentatoresh budallenj qe shfaqin pandjeshmerine e tyre duke e kthyer ne “estrade” kete fatkeqsi! Nje njeri normal do ndjente keqardhje; ketu s’ka asgje per humor!!
    Dhe po, eshte shkelje e rregullave te qarkullimit edhe kur je me biciklete. Pergjithesisht ia hedh kollaj… derisa te vdese dikush!

  11. roni says:

    Vrasje nga pakujdesia po ,po jo ky budallallek qe thot policia

  12. Jozi Kallamoqi says:

    Po sikur ata te kishin qene duke udhetuar hipur mbi kuaj apo gomere? Kush do ishte pergjegjes per aksidentin: kaloresi apo kali a gomari perkates? Keto jane gallata nga vendi i injoranteve ku spikat ai vicidolasi qe ndertoi shtetin e rrumpalles, se ashtu fitonte vete dhe birbot rreth tije me shume, pa i hyre gjemb ne kembe.

  13. një i rvoltuar nga Kosova says:

    Pse çuditeni,edhe kur je ne kembe edhe me makine e biçiklete sigurisht qe ka rregulla!!!
    Secili duhet te mbaje krahun e vet…! Eshte fare e thjesht: RESPEKTO RREGULLAT NE KOMUNIKACION!!! Kjo ska te bej vetem ne qytete ku qarkullojne mijera makina po edhe ne rruget e fshatrave me te largeta vlejnè te njejta rregulla!
    Ngushèllime familjes…

  14. pajtim says:

    ngjarja e ndodhur 2 net me pare ka trenditur te gjith Librazhdin, mos habiti per kete ndodhi te pa zakonte, kur ne rruget e Shqiperise nk ka ndricim,tabela sinjalistike, kjo eshte shqiperia kandidate per ne BE.

  15. Mazllëmi says:

    Çdo gjë “e pabesueshme” ndodh në këtë “rrumpallën” tonë që quhet Republika e Shqipërisë…(???!!!)

  16. xx says:

    Duhet te kishin pasur dritat e bicikletave ndezur. Keshtu qarkullojne naten jashte shtetit.

  17. xuxu says:

    shaku shpejtesia e madhe mos respektim te drejtes dhe pa skafander albanistan te gjykohet ng a fatmira hajkari se eshte e pregatitur del ne mbrojtje pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje