Reforma Territoriale/ Shoqata e Komunave: PD të kthehet në Kuvend, të mbrojë variantin me 80 Bashki

25 Gusht 2014, 17:14Politika TEMA

Shoqata e Komunave i kërkon Partisë Demokratike që të jetë e pranishme në Kuvend gjatë diskutimit mbi reformën territoriale, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë mundësinë që u krijua për arritjen e një konsesusi, pas kthimit të ligjit nga Presidenti Bujar Nishani.

Drejtori Ekzekutiv Agron Haxhimali ka kërkuar që opozita me pjesëmarrjen e saj në sallën e Kuvendit të mbrojë variantinqë nga 61 njësi vendore të shkohet në 80 deri në 100, projekt i dorëzuar zyrtarisht në muajn korrik në Parlament.

“Partia Demokratike duhet të jetë prezente në Kuvend dhe të mbrojë variantin që ndarja e re territoriale të variojë mes 80-100 njësi vendore. Qoftë pozita dhe opozita duhet ta shfrytëzojnë këtë moment dhe ta shikojnë ndarjen e re territoriale me një vizion tjetër, ndryshe nga çfarë është parë deri më tani”, theksoi Haxhimiali.

Apeli për reflektim nga Shoqata e Komunave, vjen në një kohë kur jo vetëm është krijuar mundësia për të riparë dhe negociuar mbi ndarjen territorilale, por dhe kur forca e dytë më e madhe në qeverisjen e vendit, Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur e hapur për të gjetur konsensus mbi ndryshime të mundshmë në hartën e re.

Por Haxhimali, në kërkesat e tij shkon më tej, kur kërkon konsensus poltik që ndarja territoriale të kalojë në një nivel të dytë duke prekur dhe konceptin e qarkut. Por sipas tij kjo do të mund të realizohet vetëm me një vullnet të gjerë politik, pasi kërkon ndërhyrje në Kushtetutë, ndryshimi i të cilës kërkon minimalisht 94 vota.

Shoqata e Komunave kërkon nga institucionet në vend që paralelisht me rishikimin e reformës të kthyer në Kuvend , rishikim dhe ligjeve mbi kompetencat e pushtetit vendor.

4 komente në “Reforma Territoriale/ Shoqata e Komunave: PD të kthehet në Kuvend, të mbrojë variantin me 80 Bashki”

  1. lulash says:

    Po pse nuk kerkoni 800 komuna cdo fshat nga 1komune po vetem 80..

  2. Iremila says:

    Han m.t se ka kohe!

  3. Aljor says:

    Mire e thua more Haxhi,po ka kellqe Luli te anashkaloj plakun Mere?.Nuk i mjafton shkolla evropiane e Hollandes se e terheq inati baba dovletit.

  4. fisheku says:

    ketu ku jetoj jane gati 800 mije banore dhe qyteti eshte i ndare ne 7 komuna bejeni llogarine vete. uleni adminstraden se sa me shume barkderra qe ka aq me shume duan te hane nga taksapaguesit.kujt nuk i intereson le te reklamoje per ti mbajtur per cdo 10 banore nje barkderr ju befte mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje