“Ndryshimi i mentalitetit është sfida më e vështirë e shoqërisë shqiptare dhe e shoqërive pastotalitare në përgjithësi. Mungesa e tolerancës dhe konsensusit dhe qëndrimi i dyfishtë me kërkesa për standarde të larta demokratike në opozitë dhe qëndrimet autoritare në pozitë, qëndrimi në pritje në vend të marrjes së nismave janë shfaqje e mentalitetit të shkuar, të cilat ngadalësojnë procesin e zhvillimit të demokracisë dhe të reformave”.
Kështu u shpreh Presidenti Bujar Nishani në fjalën e mbajtur në Forumin Europian Alpbach 2014.
Nishani theksoi se Shqipëria që nga hapja e saj, ka vuajtur shumë “hemorragjinë e trurit”.
“Jemi përpjekur ta balancojmë nëpërmjet zbatimit të Programit “Brain Gain” që ka synuar në rikthimin e trurit në vend dhe “Fondit të Ekselencës” që synon përgatitjen e të rinjve në universitetet më të mira perëndimore.
Format e mësipërme të stimuluara të thithjes së trurit dhe kthimi i të rinjve të arsimuar në Perëndim për shkak të ndryshimit, sjellin me vete jo vetëm eksperiencën e përparuar të fituar, por mbi të gjitha, një impakt në ndryshimin e mentalitetit. Ata sjellin me vete, gjithashtu, edhe një mentalitet të çliruar nga paragjykimet dhe stereotipat.
Presidentët, Kryeministrat, të gjithë politikanët punojmë për të hedhur themelet e së ardhmes, ndërsa u takon të rinjve ta marrin në dorë atë, të çojnë përpara zhvillimin e vendeve përkatëse, të forcojnë bashkëpunimin rajonal dhe të avancojnë integrimin evropian”, theksoi Nishani.
Ndërsa e konsideroi Austrinë si një aktor të rëndësishëm shumë aktiv në rajon, Nishani tha se edhe pse një anëtar relativisht i vonshëm i Bashkimit Evropian, Austria u shndërrua shpejt në një zëdhënëse të politikës së zgjerimit evropian dhe një avokat të integrimit evropian të Ballkanit.
“Investimet austriake shtrihen në fusha të ndryshme, nga: banka, hidrocentrale, prodhim turbinash, miniera, industri përpunuese, studio ligjore, hoteleri, etj dhe janë një faktor i rëndësishëm i zhvillimit të vendit. Për këtë dhe të gjithë mbështetjen e dhënë në procesin e transformimit politik dhe ekonomiko-social, ne i jemi mirënjohës Austrisë, mikut tonë historic”, theksoi Nishani.
Përsa i takon procesit të integrimit në BE, Presidenti theksoi se anëtarësimi më i afërt i fqinjit tonë Kroacisë, hapja e negociatave me Serbinë, marrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria dhe Procesi i Stabilizim-Asociimit me Kosovën hedhin poshtë teorinë e “lodhjes nga zgjerimi” të Bashkimit Evropian dhe përforcojnë bindjen se merita, bazuar në përmbushjen e standardeve, është kriteri me anë të cilit vlerësohen arritjet dhe “shpërblehet” afrimi institucional i çdonjërit dhe secilit prej vendeve tona me Bashkimin Evropian.
“Të gjitha vendet tona të Evropës Juglindore, të dala para dy dekada e gjysmë nga sistemi komunist, janë ndeshur me sfida të njëjta: konsolidimi i demokracisë funksionale dhe ndërtimi i shtetit ligjor, kalimi nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut të lirë konkurrues, si të inkurajojnë rritjen ekonomike, si të ulin nivelin e papunësisë dhe të ndalojnë “rrjedhjen e trurit”, si të tërheqin investitorët e huaj, të rrisin konkurrencën, etj.
Kriza ekonomike ka goditur rëndë edhe vendet e rajonit tonë. Dalja prej saj është e ngadaltë. Ndërkohë, rajone dhe vende të tjera po njohin rritje më të shpejtë ekonomike.
Një nga arsyet për rritjen më të shpejtë ekonomike dhe konkurrencën më të madhe është bashkëpunimi më i ngushtë dhe cilësor ndërmjet vendeve në këto rajone.
Vendet tona janë të vogla. Por, kur ata bëhen bashkë, ne jemi një treg tërheqës. Duke bashkuar potencialet dhe përpjekjet tona do të mund të zgjidhim problemet më lehtë dhe në mënyrë më efikase.
Objektivat tona janë plotësisht të arritshëm, por nuk janë ende shumë afër. Megjithatë, më duhet të them se Ballkani Perëndimor ka pësuar transformime si në pak rajone të tjera brenda më pak se një gjenerate. Ranë diktaturat, lindën demokracitë e reja dhe ekonomitë e centralizuara ia lanë vendin tregut të lire”, tha ai
Presidenti shtoi se rajoni ynë, dikur “ngatërrestar”, i etiketuar me epitete negative, po shndërrohet në “rajonin e mundësive të mëdha”, falë përpjekjeve tona për të mbyllur faqen historike të mërive dhe për të hapur faqen e pajtimit dhe bashkëpunimit.
“Ne kemi hedhur vështrimin drejt së ardhmes në paqe e stabilitet, me synim të kthjellët, integrimin në familjen euroatlantike. Po përdorim dialogun si mjet për zgjidhjen e problemeve dhe po rritet mirëbesimi te njëri-tjetri.
Ne po ecim përpara në këtë pjesë të Evropës nëpërmjet reformave transformuese brenda vendeve tona dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal, nëpërmjet forcimit të lidhjeve tregtare dhe duke negociuar marrëveshje ambicioze, që rrisin bashkëpunimin në fushën e energjisë, transportit, sigurisë, mbrojtjes, arsimit, shkencës, mjedisit turizmit, duke modernizuar aleancat dhe partneritetet tona nëpërmjet pjesëmarrjes së plotë në nismat dhe institucionet rajonale. Marrëveshja Kosovë-Serbi, nënshkruar nga Kryeministrat Thaçi dhe Daçiç në Bruksel, më 19 prill 2013, me lehtësimin e Baroneshës Ashton, ka shërbyer shumë për paqësimin e rajonit, ndërsa zbatimi i saj, me gjithë vështirësitë që has, ka filluar të japë rezultate në terren. Kjo marrëveshje ka ngjallur, me të drejtë, shpresat se edhe çështje të tjera, të mbetura pezull në rajon, do të marrin zgjidhje nëpërmjet bisedimeve”, tha Nishani.
Sipas tij, projekti TAP shënon jo vetëm një fazë të re për sigurinë dhe stabilitetin energjetik të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, por, pas zhvillimeve në Ukrainë, është shndërruar, gjithashtu, në domosdoshmëri si pasojë e nevojës urgjente për shumëllojshmërinë e burimeve dhe transportit të naftës dhe gazit.
“Vendet tona po punojnë së bashku me fqinjët në rajon dhe në Bashkimin Evropian për implementimin e Projektit të Korridorit Adriatiko-Jonian. Ky projekt do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, lidhjen e tij me Bashkimin Evropian dhe daljen e tij në tregje të tjera. Vendi im do të vazhdojë të luajë një rol aktiv, moderator dhe konstruktiv në rajon, duke e konsideruar bashkëpunimin rajonal si parakusht të integrimit evropian.
Strategjia jonë në rajon nuk duhet dhe nuk është vetëm për sigurinë dhe tregtinë. Ajo ka të bëjë më shumë me ndërtimin e lidhjeve ndërmjet popujve në rajon dhe popujve të Bashkimit Evropian.
Edukimi mbetet gur themeli në suksesin tonë. Paqja, toleranca, mirëkuptimi, duhet të hyjnë së pari, në mendjet dhe shpirtrat e njerëzve. Shkolla është laboratori që ju formëson ju, si protagonistë të së ardhmes, të aftë për sfidat e kohës. Shkarkimi nga tekstet i informacionit jo-objektiv dhe të papërshtatshëm, që mbjell mosbesim, deri urrejtje për të tjerët dhe pasurimi i kurikulave me dije të vërteta dhe civile duhet të jenë nga qëllimet parësore të institucioneve tona të arsimit.
Ndër të tjera, zbatimi i sistemeve të arsimit të integruar, si një nga vlerat evropiane bazë, do t`i kontribuonte komunikimit dhe kohezionit ndërmjet grupeve tuaja shumetnike në ndihmë të ndërtimit të shteteve civile dhe të ardhmes tuaj të përbashkët”, tha Nishani.
epo kur te jep mente ky qysmaku
E ke idene ti nje gjysmak tall menderen me 88 vota ,
Kjo eshte rilindja saliu me 73 vota mori gjykatat, presidencen, shish, e plot te tjera pa futur fullanin qe e kan te perbashket
? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ?
Rilindje pemesh
Cdo te thote “qysmak” se nuk e kuptoj?
e pse mutin e shani more, a e dini se eshte presidenti i Shqiperise a jo
http://bit.do/the-ass-of-Nicki-Minaj
nuk mund te tolerohet ISIS ne shqiperi o mustaqe mi
Edhe zgjedhja e Jarit ne kete detyre me 71 vota, eshte nje zgjedhje qellimkeqe e KUCEDRES se Shqiptareve. Me fatkeqesine fizike qe Jari ka, Kucedra kerkon te paraqese ne bote, se kjo eshte Shqiperia. Nuk u gjend njeri tjeter ne kete detyre, por vetem jari ?. Por Kucedra, si gjithmone vazhdon ti shkaktoje vec te keqija Shqipersie dhe Shqiptareve kudo ndodhen. Ndoshta Zoti mendon ndonje dite edhe per Shqiptaret dhe e largon nga kjo bote te ZEZEN e tyre…..
O turpi i Shqiperis, po te njohin dhe e din nga e ke prejardhjen o Jashteshqitja e Shqiperise.
O zot,ky flet sikur nuk jeton në shqipëri,sikur nuk ishte partia e tij që vrau persona të pafajshëm për kohën që qeverisi.
ky spo lë ligj e dekret pa kthyer mbrapsht dhe flet për tolerancë…
Mynyr, fjala Shqiperi fillon me germe te madhe. Gjithashtu cdo fjali fillon me germe te madhe.
…le që harrova,më falni;ky lexon ato që i shkruajnë pa i vën rëndësi fjalëve.
MJERAN.
Turp per ne shqiptaret per presidentin qe kemi
Turp,turp dhe vetem turp per gomarin qe perfaqson shtetin. Bujar Nishani nuk ka turperuar shqiptaret por ka turperuar vetveten dhe partine Demokratike. Me kete fjalim qe ka mbajtur ne ate forum i takon qe te kthehet ne atdhe si qytetar i thjeshte dhe jo si president. Partine Demokratike neper Bote po e ekspozon presidenti shtetit.Si jeton mbi toke ky langaraq qe hedh poshte popullin e tije. Nje vrejtije te forte kam per partine socialiste. Kjo parti me duket se po flene mbi dafina. Nuk po ndihet ne asnje sep te vendit qe egziston kjo Parti. Pse nuk organison simpatizantet ne protesta per te rresuar plehun qe perfaqson popullin. Kete pleh nuk e don asnje shqiptare, se nuk perfason
popullin, por vazhdon te perfaqsoje akoma mafjen dhe kriminelet.
Treviso, je per tu lavderuar per fjalet e kulturuara qe perdor si psh: “gomar”, “langaraq”, “pleh” etj.
Kapterr Nishani- ky vagabond politik, faqezi, sherbetor i ndyre i armikut te perbetuar te popullit tone, Sali Berisha. Prononcimet e tij jane nje turp i vertete i tij dhe kuzhines antishqiptare qe ia ka pergatitur ketij qyryku, mbi te gjitha ne tru. Me qyrykllek e hengri Saliu 23 vjet dhe na e la ne dere kete sakat te disafishte! Turp! Te ishte per mua do ta ngrija popullin ne kembe per ta qeruar nje ore e me pare. Jo faktor uniteti sic e kushtezon kushtetuta postin e larte te kryetarit te shtetit, po ky eshte kthyer ne nje RREZIK KOMBETAR SHUME SERIOZ, si brenda me opozicionin e hapur dhe ndaj gjithçkaje me magioirancen, po tani dhe ne forume nderkombetare. Kushedi se c’marrezira do nxjerre ne shugurimin si president te Erdoganit e me tej. Me ia pase friken ketij debili si brenda dhe jashte! Magioranca URGJENTISHT duhet te marre masa per ta shkulur kete çiban te “harruar” te pas 23 qershorit.
Zani T, jane disa fjale ne komentin tend qe une nuk i kuptoj si psh: qyryk, qyrykllek, sakat, debili, magioranca.
Per trurin e larguar, sigurisht e ka fjalen per trurin e tij qe i ka ikur ne drejtim te paditur.
Do te ishte mrekullija vete,sikur te ekzistonte tolerance ne kokat tuaja te mbushura me tallash..Pikrisht se tolerance nuk ka egzistuar
ne klanin e semure psikik te PD-es..Se ne te kundert,ju do te ishit
qytetare te denje shqiptar;???
=======================================================
-Poshte Presidenti Sakat ….
-President me nje ish-kryeminister malok kriminel qe nuk duan shtetin dhe popullin e tyre.
=======================================================
Sa shume abuzon nishanlliu me semundjen qe e ka zene , duket qe ka bere konsesus me antikapatllekun intelektual dhe nuk Toleron inteligjenzen.
Ketij i duhet dhene Kempi politik ,
Me ne fund Nishani e pohoi vet.Nuk jam president i Shqiperise por kryetar i nje dege te PD.
sa keq gjithe kete kohe pa president Shqiperia
O abrash i qelbur.. Ptuuuu ajo putan qe ju dha jete ptuuuu turp turp turp
Hahaha gomari…populli po numeron ditet qe i kane mbetur mandatit te ketij gomari dhe mezi pret te iki nga ai post i pamerituar te cilin e ktheu ne seksion te pd.