Interneti/ Berisha: Kompania e Koço Kokëdhimës furnizon 176 institucione në shkelje të Kushtetutës

26 Gusht 2014, 14:21Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një listë me institucionet zyrtare që sipas tij furnizohen me internet nga ‘Abissnet’, kompania e deputetit socialist Koço Kokëdhima. 

Sipas Berishës, ‘Abissnet’ iu jep internet 176 institucioneve, ndërsa e quan këtë shkelje flagrante të Kushtetutës 

“Të dashur miq, dokumenta autentike të botuara në mediat e shkruara dhe ato sociale (më poshtë linku ku mund të gjeni të gjitha kontratat) faktojne se, në dhunim flagrant të Kushtetutes dhe ligjeve të vendit, Rama dhe sivllau i tij Kokëdhima, po mbushin bashkarisht xhepat me paratë e shtetit me tendera që, me urdhër të Ramës, i jepen sivllaut Koço.

Këto dokumenta faktojnë se kompania e sivllaut Koço, Abissnet, ka marrë ekskluzivitetin, me urdhër të Ramës, për furnizimin me internet të mbi 176 institucioneve zyrtare qendrore dhe lokale.

Kjo është një shkelje flagrante e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila u ndalon kategorikisht deputeteve të përfitojnë nga pasuritë e shtetit apo pushtetit vendor dhe i dënon ata me heqje mandati në rast se nuk respektojnë këtë kërkesë.

Kështu, Kushtetuta në nenin 70 pika 3 përcakton se: “Deputeti nuk mund të kryejë asnjë veprimtari fitimprurese që buron nga pasuria e shtetit apo pushtetit vendor dhe as të fitoj pasuri të këtyre”.

Kurse në pikën 4 ky nen i Kushtetutës përcakton heqjen e mandatit të deputetit në rast se shkelet pika 3 e tij, siç ju hoq Ilir Beqes, që duke qenë deputet fitonte së bashku me baxhanakun e Ramës, Frankun, tenderat nga bashkia e Tiranës dhe Durrësit”, shkruan Berisha në Facebook. 

Sipas tij, “ky nen i Kushtetutës ka si qëllim kryesor të mbrojë pasuritë publike nga pushtetarët dhe nga abuzimi i pushtetit me to. Por tani, neo-bllokmenet nuk pyesin për Kushtetutën. Për ta, ajo është një letër pa vlerë që duhet ta zbatojnë vetëm të tjerët”.

26 komente në “Interneti/ Berisha: Kompania e Koço Kokëdhimës furnizon 176 institucione në shkelje të Kushtetutës”

    1. lani says:

      Po argita me shkelzenin si fitonin mo aman???

      1. hernia says:

        Po te ishte se fliste ndonje tjeter hajd mo po kur thua ti qe i ke marre pasurit e ketij vendi si me hir e me pahir ca ngelet, ti gruaja, vajza jote, djali yt etj etj prane teje apo njerezve te tu te afert.

        1. roben says:

          Kjo eshte e kot qe diskutohet se kaq kompani kemi qe merren me kte sherbim, dhe abisnet eshte nje nder me seriozet dhe me te vjetrat ne treg kshuqe dhe aq i ka pak se gjysma shqipetareve e kane linjen me abisnetin.

          1. ledio says:

            Po ca ka ktu o gjyshi i keq?? ai eshte biznes dhe ka hyre ne politike pasi ishte biznesmen i suksesshem, un se di pse po jam shume i sigurt se ne qeverisjen tuaj ka pas furnizuar shume me shume institucione dhe kjo nuk ka lidhje fare ndaj te lutem mos coriento popullin me kto gomarrleqe qe flet.

            1. gimi says:

              Po kur akuzon saliu eshte me te vertet kulmi, pale kur akuzon saliu per shkeljen e ligjit apo te vjedhjes, nje njeri qe ka vjedhur cte mund nga ky popull e nga ky shtet e qe e ka krimbur me themel.

              1. ridik says:

                Pa trego njehere se sa ke perfituar ti e pastaj fol per te tjeret, pa trego njehere sa ka marre gruaja juaj me fondacionin trego njehere sa ka marre jot bije me konsulenca, trego njehere se sa kane perfituar bizneset afer teje nga fondet publike, klan RD etj etj, fol njehere per kto.

                1. lejla says:

                  Po mesa di un eshte aksioner dhe jo pronar ndaj nuk varet nga ai drejtimi i firmes, ndryshe nga shkelzeni dhe argita me bizneset e tyre qe perfitonin drejt per drejt nga shteti, po sa te kesh prokuror dhe gjykata te tuat mos e vrit mendjen se i paster do jesh po nuk vonon shum jo.

                  1. lola says:

                    Po ca ka mire plaku mere se ska asgje mire, hapni qkr dhe do shikoni qe koco kokedhima nuk ka as aksione ne abissnet e jo me te jete e tija si kompani, kjo eshte vetem nje shpifje e rradhes e saliut per te hequr vemendjen nga suksesis i qeverise ne konferencen ballkanike.

                    1. gesti says:

                      Kjo eshte deklarat e deshperuar e saliut per te hequr vemendjen nga suksesi i qeverise rama dhe nga konferenca ballkanike me kete lajme te rreme e me kete shpifje ku ska asgje te vertet, ky plak duhet ti drejtohet gjykatave kur ka ndonje problem me shkeljen e kushtetutes dhe jo mediave, turp.

          2. elio says:

            E vertete ky qelbesira nuk ka goje te flase, por edhe Koco nuk duhet te abuzoje me miqesine e Rames…

          3. Tarrasi says:

            2k ta shkruajti kte komentin qe ke postuar?

          4. XUME PROTOPAPA says:

            SHERBIMI SEKRET I KOKEDHJERIT TE HIMARES

            Ne dukje te pare lajmi eshte shqetesues jo pse e publikon nje qelbesire serbo-malazeze si i biri i Shiqere Berishes, ne te cilen pa menduar cili hajdut i pasurive tona e ngre problemin, ka te drejte.
            Shkelja e neneve te Kushtetutes eshte e mirepare, konflikt interesi i piste e neverites.
            Po le ti hedhim nje sy organizmave shteterore qe ABISSNET ne pronesi te Kokedhjerit te Himares e protetorit te pedofilise ne Sarande ofron si sherbim. Perveç dhjetra bashkive e komunave ku me siguri ka interesat e tija, sherbimin ja ofron edhe Shoqatave sportive te Karatese, peshengritjes, mundjes … qe i sherbejne si trupa speciale ne hakmarrjen ndaj kujto ndonje dite te thate vere.

            Shqetesuese, pas ngjarjeve te shemtuara te korrupsionit me sherbim pedofilie ne Sarande, eshte Shtepia e Foshnjes ne Fier (befotrofi i jetimeve) dhe ajo e te moshuarve. Femijet jetime e pame per se i sherbejne, mbase me keta ne moshe te vogel mund tu gjeje edhe nje merkato shume fitimprurese, klandestine natyrisht, ndersa ajo e te moshuarve per te rjepur ata qe kane pasuri para dhe pas te shkuarit ne boten tjeter.

            Keto organizma shteterore jane pre kryesisht e mafies italiane ne shume vende perendimore, per vete profilin e larte te perfitimit kriminal qe afrojne.

            Skandaloze eshte sherbimi qe mbulon internetin e Prokurorise se Pergjitheshme te Llalles, ate te Prokurorise se Fierit dhe te Gjirokastres, ashtu si Gjykaten e Apelit te Korçes, Gjykaten e Tirones dhe Gjykaten Kushtetuese !
            Çdo shkembim @-mailesh dhe çdo telefonate ne hyrje dhe dalje kalon neper filtrat e Kokedhjerit te Himares.
            Teknika quhet ne gjuhen e IT-se “men in the middle” apo MiM, ku me ane te nje serveri regjistrohet çdo bit qe kalon mes dy objekteve komunikues!

            Andaj eshte gjithnje i azhornuar ne kohe reale Kokedhjeri i Himares, aq me teper kur kercenon TEMA-n dhe DITA-n qe do i studjoje me qetesi postimet kunder sjelljeve te ndyra te tij dhe pedofileve qe puneson.

            Kontrollon edhe Doganen e Tirones, ate te Pogradecit, Arkivat e Shtetit, Minibashkine nr.6 te Tirones, Spitalin e Kavajes (kujdes ju pushuesit e Golemit e Gjiut te Lalezit e plazheve te tjera rreth tyre – mos rrezikoni jeten duke u vizituar ne Spitalin e Kokedhjerit ne Kavaje), Avokatin e Popullit (Iglin qe bredh me parate tona edhe ne Jordani), Universitetin e Gjirokastres, dhe dy organizma qe I interesojne jashte mase: Komitetin Shteteror te Kulteve (wow) dhe Inspektoratin Qendror te Punes.

            Kokedhjeri ka ngritur nje sherbim sekret personal tejet konkurues edhe me Policine e Shtetit, Visho serbo-boshnjakun e Sherbimin e Sigurise se Mrike Vata-Kodhelit.

            Dhe se fundmi nje gje duhet thene, te gjitha keto kontrata datojne qe ne kohen e pushtit Sali Rame Shiqere Berisha.

  1. agron says:

    PO MIRE MOOO SALIII QE PO NA BEN SI I VIRGJER! NA THUAJ KA HEQUR DORE NGA AKSIONET KY KOKEDHIMA?
    SE BESOJ DO TA KETE BERE PER TE QENE LIGJERISHT NE RREGULL! PA PASTAJ E DIME QE HAJDUT ESHTE! SIC ESHTE DHE ASTRIT VELIAJ I UFOS QE BEN SIKUR E KA SHITUR UNIVERSITETIN DHE KLINIKEN!
    PASTAJ KUSH PO FLET, TI QE SHKELZENI YT PERFSHOHEJ NE GERDEC, NE TREGETI ARMESH ME LEJEN TENDE DHE ME NDIHMEN E MINISTRISE SE MBROJTJES! APO QE ARGITA NEPERMJET ZYRES SE SAJ KONTROLLONTE GJITHE INVESTIMET E HUAJA NE SHQIPERI!
    PO IK AMAN SE TI E KE BURGUN PAK

  2. reformer says:

    nje nga rastet e pakta kur Berisha ka te drejte.

  3. Populli says:

    Ik ere horr, kriminel, vrases! Po na tregon kushtetuten kafsha qe nuk e ka respektuar asnjehere. Po te ishte per kushtetuten, si ty ashtu edhe klyshet e tu duhet te kishin rrasur brenda me kohe.
    Ti shkel kushtetuten sa here qe hap gojen.
    Ke marre zanatin e pergjimit te te tjereve qysh ne kohen e komunizmit more klysh kucedre.

  4. Dino says:

    Saliu gjithmone shpif dhe nuk merret seriozisht kur ka te veteta brenda> Ne kete rast mbetet thenie Sales dhe sgje me shume i pabesushem.

  5. BERISHA LARGOHU. says:

    Pse nuk flet per shkeljet e shumta te kushtetutes ky lloj krimineli kur ishte ne pushtet, qe mendon per te mashtruar shqiptaret again?

  6. elidon says:

    Edhe nisateli i Sadrit Danajt grabitesit e skafistit injorant e ortakut te tij qe Koqua e beri kryatr qarku. Ne vlore e qe me pas do qe ta bej kryetar bbashkie eshte i Koqos. Po ca prisnit ju? Vidhte pd e tani eshte rradha te vjedhe ps. Thjesht u nderuan hajdutet.

  7. Po interneti qe shpendave ti ne shkolla mor plak matuf e hajdut.shkoni ne te gjithe shkollat e elbasanit ne asnjeren nuk pumon as interneti e as komp mor legen vicidoli e tani po del e po na han m..t.sikterisu mor kriminel.

  8. Dajti says:

    Te degjojme reagimin e pales tjeter. Cdo medalje ka dy ane . Nje pale foli te degjojme palen tjeter para se te bejme ndonje koment.

  9. Delli USA says:

    Ke mashtruar dhe genjyer sa te ka dash qejfi,ke vrare dhe prere shqiptar pa fund,tani ke kurajo na flet per shkelje kushtetute ti qe nuk njeh as ligj dhe as kushtetute.Bastard I ndyre.

  10. Trendi007 says:

    E vertete eshte. Koco ka per ta fundosur ramen

  11. al says:

    U plake or Berishe dhe vetem propagande ben,kur shumica jane genjeshtra.Denoncimi qe beni ju per deputetin Koco Kokedhima,eshte shume i drejte ,por mos ngeli vetem deklarativ,se popullit si pellcet se ju politikanet hanikokat me njeri tjetrin,por coje ceshtjen ne fjale dhe ne kuvendin e Shqiperise,dhe per padi penale.Nuk le njeri pa marrene goje dhe kur ishe ne pushtet ,dhe tani qe je ne opozite dhe nuk dergove asnje socialist para drejtesise, kur te gjitha organet ,si gjykatat dhe prokurorine ,e kishe ne hyqmin tend,prandaj populli tallet me ty dhe qesh ,dhe kur thua ndonje te vertete.

  12. dori says:

    Kokedhima nuk eshte aksioner tek abissnet.
    Eshte e thjeshte, hap qkr online dhe shikoje.

  13. Skenari grek,s’na beri gje.
    Skenari Bullgar ,me per dreq.
    Sketari me avion droge,jo vetm se nuk na bei prokopi ,por na u kthye nga vetja jone.
    Skenari I krimit ne parlament….. he-he ,fole fol ,po s’fituam gje! Skenari I Sarandes qe patem shume besim,edhe ky deshtoi ,pai shoku I Kocos u arrestua. Gazetari I avioneve dhe seksit nuk dhane rezultat. Tani kemi hedhur skenarin e Internetit,po edhe ky si te yjeret do dali zbuluar,pasi Kocua e ka patur edhe ne Kohen time,po une e kasha vendim politik ,ashtu si Lazaratin.
    JO mor vella,nuk thash gje per bankrn une ! Pse thash gje une,o Silvi,per banken? Atje kemi shoket me te mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje