Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë shtypi para nisjes për në Berlin, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ballkanike.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se nuk do të diskutojë me kancelaren Angela Merkel për përgjimet.
Sipas tij, Shqipërisë s’mund t’i vijë asgjë e keqe nga Gjermania.
“Jo nuk do ta diskutoj. Besoj se askush nuk dyshon që Gjermania është një vend jo vetëm thellësisht demokratik por në mënyrë themelore një vend lider në Europë dhe me rëndësi të dorës së parë në NATO. Besoj se askush nuk e ka harruar që jemi pjesë e NATO-s dhe vendesh demokratike që bashkëpunojnë dhe luftojnë për më shumë siguri. Dhe, kur bëhet fjalë për siguri përpjekja për informacion dhe për veprim për të garantuar sigurinë nuk njeh kufij. Besoj se nuk na shkon aspak ta zmadhojmë një gjë të tillë, por sigurisht duke mos i hequr asnjë presje, asaj që tha Merkel. Ne në rrugët normale diplomatike do bëjmë shkëmbim të informacionit për të pasur qartësi mbi këtë çështje.
Por, e përsëris asnjë e keqe nuk i vjen Shqipërisë nese Gjermania apo vendet e tjera aleate në funksion të sigurisë në këtë fazë ku siguria kërcënohet nga ka faktorë afërsisht të lidhur me terrorizimin të bëjnë punën e tyre”, tha Rama.
Duke u ndalur tek deklaratat e Bujar Nishanit në Austri, kryeministri tha se ai flet si anëtar i PD-së dhe jo si presidenti i këtij vendi.
“E thënë nga një anëtar i vjetër i PD ka besueshmëri, referojuni PD në qeveri dhe asaj në opozitë për të kuptuar sa e vërtetë është kjo deklaratë”, komentoi Rama.
Duke u ndalur tek temat e diskutimit, Rama shpjegoi “do flas për një politikë të re që ka nisur në rajon, në shtysën e fortë të paqes dhe mbi faktin e thjeshtë se ky është viti i parë që rajoni jeton pa konflikte. Mbi këtë themel duhet ndërtuar një marrëdhënie e re, në funksion të rritjes së financimeve për rajonin. Kriza financiare e ka goditur rajonin”.
“Janë 4 zona ku do kalojë diskutimi, bazuar sipas nesh në një strukturë që duhet të shkojë nga infrastruktura rajonale, bllok ku përfshihet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja për të mbështetur projektin e madh të korridorit të Kaltër, i cili lidh jugun e Kroacisë me Shqipërinë. Unaza e turizmit, është një aks për shkëmbim intensiv të njerëzve dhe mallrave në funksion të një rritje të qëndrueshme.
Ky projekt është në një fazë të avancuar, së dyti infrastruktura hekurudhore rajonale, së treti qendra për parqet logjistike dhe portet multimodale si dhe së 4-ti një shtysë për të ngushtuar hendekun mes Europës në pikëpamjen e teknologjisë dixhitale dhe në eksesin e shoqërive të Ballkanit. Siguria energjetike është një temë tjetër që pritet të diskutohet.
Ne si rajon përfshihemi në TAP por mbetet për të insistuar që të nxisim investime, të ketë ndërlidhmëri brenda rajonit. BE dhe rajoni të jenë në një rrjet të integruar të energjisë.
Do argumentojmë domosdoshmërinë për të siguruar në afat të mesëm dhe të gjatë financime për të mbështetur sipërmarrjen. Për ne rëndësi ka mbështetja për rritjen e arsimit profesional bazuar mbi modelin gjerman.
Së fundi do diskutohet edhe turizmi, si një shtyllë e rëndësishme. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm për nga potenciali që kjo kohë ka, përbën një shtysë të fortë për t’ju afruar rajonit në një tentativë të re. Ta cojmë së bashku në një fazë të re ekonominë dhe jetën sociale të rajonit. Objektivi i integrimit të kundërbalancohet me një zhvillim të përbashkët rajonal”, sqaroi Rama pikat ku ndalet dokumenti.
“Një qasje e re ndaj rajonit bëhet e mundur në funksion të një marrëdhënie të re mes BE dhe Ballkanit. Kjo qasje e re nuk mund të jetë njëplanëshe, por disaplanëshe, e për këtë arsye ne kemi konceptuar dokumentin tonë të bazuar në ato shtylla të vendosura si bazë e diskutimit të konferencës. Ky është viti i parë që rajoni në historinë e vet jeton pa konflikte në kufijtë mes vendeve. Pa burime alternative të forta vështirë se mund të besohet në një rritje të qëndrueshme në vazhdim”, tha Rama në konferencën për mediat në prag të nisjes për në Berlin ku do tëshoqërohet nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duke ritheksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, u shpreh se fokusi i takimit është afrimi i vendeve të Ballkanit dhe afrimi fizik me vendet e BE.
“Për herë të parë BE i prezantohet një program për gjithë vendet e rajonit. Europa sot për sot ka dy kërcënime një që vjen nga lindja dhe nga kufiri jugor. Dhe ne mendojmë se Ballkani mund të transformohet në një histori suksesi, duke rritur bashkëpunimin me vendet e BE-së. Fokusi është tek rritja e bashkëpunimit rajonal.
Në 5 vitet e brendshme sipas komisionit të KE nuk do të ketë zgjerim, por synohet forcimi i bashkëpunimit me Ballkani Perëndimor. Kjo do t’i afronte vendet tona drejt një rajoni të vërtetë dhe të lidhur fizikisht edhe me BE. Nevoja për diversifikimin e burimeve energjetike ka rëndësi, dhe Shqipëria ka një pozitë strategjike në këtë pjesë, pasi në vendin tonë kalojnë dy projekte të rëndësishme strategjike”, tha ministri Bushati.
Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj u ndal tek bashkëpunimi ekonomik i vendeve, duke theksuar edhe rëndësinë që ka Shqipëria në rajon edhe duke iu referuar pozicionit strategjik.
“Tryeza e bisedimeve e ministrave të Ekonomisë do të fokusohet tek rritja e bashkëpunimit mes vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit. Me rëndësi është edhe bashkëpunimi në fushën e energjetikës, por edhe të infrastrukturës. Synohet edhe rritja e mbështetjes për sipërmarrjen, duke u fokusuar edhe tek aftësimi profesional sipas modelit gjerman.
Turizmi është pjesë e integruar e sektorëve të Mesdheut. Projektet e infrastrukturës dhe katër shtyllat e tjera do bëjnë që turizmi të jetë pjesë e rëndësishme e zhvillimit të ekonomive të Ballkanit. Ballkani shihet si treg i rëndësishëm i domosdoshëm, dhe Shqipëria brenda Ballkanit nuk shihet si element sigurie, por si promotor i zhvillimit dhe integrimit europian”, u shpreh ministri Ahmetaj.
Ka halle shume me te medha shqiperia se te merret me pergjimet, kur te zgjidhim ceshtjet e punesimit ok, pastja nje kryeminister qe nuk shkel asnje ligj ska frik nga keto.
Edi Rama, kryeminister i BALLKANIT.. Bravooooooooooooooooooooooo
Ka kanale diplomatike qe diskotohen keto o njerez derra
Pergjigje dinjitoze dhe diplomatike dhe jo pergjigje e tipit “Aldo karagjozi”. Bravo Rama dhe keshilltaret e vet!
Fejzi. Ket epitet Rama munde ta kete vetem ne qofte se ka perkrahjen e 4 milion shqiptarve jashte shqiperis ne qofte s evazhdone me kete ritem rama do te ket perkrahjen e 4, milion shqiptarve jashte shqiperi por vetem me 3,5 milione sa ka brenda shqiperis nuk ka shanse te ket ket primat.
Edi Rama nuk arriti te mbaje familjen e tij e jo te kujdeset per Shqiperine.
Antishqiptaret jane mbeshtetesit me te medhenje te Edi Rames
Bravo, i madh je.
Sa qesharak!
Dhe pastaj flet per dinjitet!
Ju a thashe, keta e kane per nder dhe krenari te pergjohen.
Ashtu reagoi dhe Merkel kur u pergjua populli i thjeshte.
He mo, se per siguri na kane pegjuar, tha.
Nuk zgjati dy jave dhe ishte pergjuar dhe vete. Pastaj u hodhen te gjithe perpjete, bashke me Merkelin.
Kur nuk ia dolen me bisedime me USA per te ndaluar ate pisllek, filluan te pergjojne dhe vete.
Po ky c`mund te pergjoje?
Shume shume celularet e Mul Nokes.
Po te ishte aq e thjesht kjo ceshtje ti kujton se do ta toleronte me te vertet??? Kur gjermania mqs po e thua ti nuk ndaloi dot ameriken mendon se rama mund te ndaloj merkelin, ne nje kohe qe kjo po i jep nje dore ketij populli per tu ringritur e per te vene ne vend dinjitetin, per te mos u shkelur me nga ballkanasit???
Po si ka mundsi qe plerat e PD mundohen te nxine cdo gje?? Kemi nje Greqi mjaft te fuqishme qe po e rimerr veten vetem me ndihmen e merkelit e gjermanise dhe ne nje kohe qe ajo i zgjate doren shqiperise dhe shqipetareve nxjerrin cdo lloj bishte per ta zbehur apo dhe per ta larguar dhe e gjithe kjo per interesa politike, un them zoti rama sakrifioko per kete popull, je ne rrugen e duhur dhe ndihmoji sa me shume.
Te kishim patur Edin ne prej 20 vitesh, jo vetem ne Ballkan, por edhe ne Europe do ishim nder vendet me te zhvilluara…Fatkeqesi e madhe qe kemi qene ne duart e atij hundepinokut…
Edi je ai qe realisht i duhet Shqiperise; ndonese pak me vonese, shpresojme qe gjerat te ‘behen’ edhe ne se mjaft na morren vite nga jeta keta bastarde mafioze qe kane udhehequr vendin tone deri me sot..
capital,
Cfare Edi thua more njeri i mire. Edi kryeson nje qeveri ku nuk e merr vesh i pari te dytin. Sot ne Tema ke nje shkrim ne te cilin thuhet se ministri i jashtem, Bushati, do ta ndjeke ne RRUTE DIPLOMATIKE, problemin e pergjimeve gjermane dhe pos sot nga ana tjeter Edi thote nuk do flas me Merkel per pergjimet, sepse nga Gjermania nuk na vjen ndonje e keq. Pra te dy bejne pjese ne te njejten qeveri dhe njeri i bie patkoit dhe tjetri gozhdes. Keta nuk jane ne gjendje te sinkronizohen me njeri tjetrin dhe jo me te drejtojne shtet.
Hisstoria ka treguar se shqiptaret nuk jane ne gjendje te krijojne shtet. Ne jemi vetem “patriote pa pare”.
Plaku, nuk ka asnje mungese sinkronizimi midis Kryeministrit dhe ministrit te Jashtem te kesaj Qeverie, te pakten per rastin konkret te pergjimeve. Edi eshte shprehur tekstualisht: “Ne në rruget normale diplomatike do te bejme shkembime informacioni, per te patur qartesi mbi kete çeshtje”. E njejta gje qe ka shprehur Bushati, qe do ta ndjekim ne rruge diplomatike.
Qendrim shume i qarte, i ekuilibruar dhe pa mungese dinjiteti.
Sokrat po ti ku e fut vehten,ne perkrahesit apo kundershtaret.Persa i perket Rames deri tani puna e tij po vleresohet.nga shume faktore.
Po jo moj Juli nuk kam qene `plehre e PD-se”, po nejse me njerez te sojit tuaj nuk ja vlen te merresh.
Nje gje te keni parasysh, qe skandalin e pergjimeve e publikuan vete gjermanet, jo per gje, por vetem per faktin qe problemin e privatesise e kane vlere te pacmuar, si askush tjeter dhe kur behen vete “viktima” qofte edhe nga “miqte” matane Atlantikut e quajne problem dhe te rende e bile.
Edi nuk e kupton qe shkon me nje “hije” ne Berlin.Me hijen e pergjimeve. Dhe jam i sigurte qe ne konferencen e shtypit do te perballet me kete pyetje.
Nese reagon si ne prag-nisje per Berlin me nje “Jo” te prere atehere do te behet qesharak ne syte e medias, gje qe as Merkeli nuk e deshiron, se ka patur te beje me nje partner pa dinjitet.
Po nejse, po te kesh keshilltar Faten keto do te ndodhin.
Duhej te tregonte nje fije karakteri ne kete mes,
Perulja dhe perngjunja nuk te sjellin suksesin e duhur me gjermanin.
Jane pak te “komplikuar”, duhet ti njohesh mire. Kjo sa per muhabet.
Ju pershendes rilindas
Mund te jete edhe presion per ata (te pergjuarit) qe ne prag te konferences mundohen te vene shkopinj ne rrota.
Claus,
Me sa di une ky Fatja e ka marre Diplomen ne universitetin “Kristal”. Me sa kuptoj une ky Fatja ( e kam pare nje here ne panelin “Opinion” ) eshte piktor, fotograf dhe eseist, thuhet ne Google. Me sa di une si eseist nuk ka krijuar gje.
Claus, me gjithe respektin qe kam kur te lexoj, ne rastin konkret nuk jam dakort me ty. Pse, si thua ti, qe Edi te shkoj ne Berlin ne kete rast dhe t’i kerkoj Merkelit llogari i turfulluar per pergjimet!? E ka thene shume mire, qe une nuk do merrem me kete pune dhe nuk do them asnje fjale, por kjo do te trajtohet ne rruge diplomatike, “per te patur qartesi mbi kete çeshtje”, dhe me rruget diplomatike meret Ministria e Jashtme.
Pergjimi dhe zbulimi ndermjet shteteve ka funksionuar ne gjithe historine e njerezimit ,por ne rastin konkret eshte nje siguri per popullin shqiptar, nje aleat imadh si Gjermania eshte garanci per popullin e vendin tone,prandaj pergjigja e sinqerte e Edi Rames ne na larteson dhe krijon besushmeri.qe eshte aq e domosdoshme ne momentetet qe po kalojme.
Juliana. Ca ka te beje greqia me temen kujte i plasi ae mer apo jo veten greqia e falumentuar. Nga gjermani shqiptarve nuk ju vjen asnje e keqe mirpo pergjimi duhet te sqarohet ne kanale diplomatike pa zhurem dhe ne menyre miqsor.
Edhe une ashtu mendoj prandaj duhet dale ne protesta…prrrrr
ne moshen e Edit ca gjera qe s’i ndalon dot eshte mire te mos i permendesh.Ja,ta zeme se ia permendi,qysh do i behet halli?Besoj Merkelit do i bjere infarkt,ose s’do gjeje fjale sesi ti shfajesohet Rames.Pastaj nuk ben t’ia permendesh,sepse shyqyr qe Ballkani kete vit eshte ne Paqe,per here te pare qe nga zhdukja e dinosaureve.Sinqerisht,ku e di zoti kryeminister se çfare permbajtje kane pergjimet?Ku e di ai se çfare eshte pergjuar?Me shume gjasa kane pergjuar edhe ate vete?Ne baze te kujt ligji mbi maredheniet ndershteterore nje shtet demokratik pergjon jeten sociale te qytetareve te nje shteti tjeter?Ku e gjen ate te drejte? A eshte ky nje shembull demokracie dhe mirebesimi? Une kam bindjen se kjo loja e pergjimeve nga sherbimet sekrete ka dale nga kontrolli dhe gjithnje e me teper do kthehet ne burim konfliktesh te reja.Domosdo qe informacionet e rezervuara blihen nga ai qe ofron me shume para.Te flasesh per shtete miq qe pergjojne njeri-tjetrin dhe eshte normalitet(se nuk vjen asgje e keqe nga kjo!!!!),eshte me mire te heshtesh…Heshtja eshte flori – thote populli i shkrete.Dhe lere menjane rolin e Napoleon Bonapartit per Ballkanin,se nuk ke ushtri dhe gjenerale per ate pune. Edhe Merkel e ka kaluar cakun e pushtetit demokratik, ka te ngjare qe edhe per 20 vjet do mbetet kancelare me te gjitha akrobacite e mundshme. A thua se Gjermania, kombi i filozofeve nuk ka tjeter person qe ta udheheqe.Ca te tjere ketu filluan te ngrejne flamuret gjermane,sikur tu kete thene ndokush qe Gjermania çdo 10 vjet fal para per sadaka.
Parulla: “Faleminderit per debatin civil”.
Keshtu eshte kur je ne opozite me cdo pushtet.
“Paqe qe nga koha e zhdukjes se dinozaureve”!!!!
Ma doli caji per hundesh nga e qeshura.
Po dhe kete te qeshur po e ndal per nder te vdekjes se atij artisti qe ka luajtur rolin e laborantit tek “Jurassic Park” i cili vdiq dje.
Gjithe te mirat edhe per “plakun”.
beso,
Ja disa proverba ne lidhje me heshtjen :
Heshjta eshte nje nga argumentat me te veshtire per tu pergenjeshtruar.
Nuk eshte me te heshtim nese jemi te mencur, por ne se nuk jemi aq te mençur, atehere me mire te heshtim.
Mos prekni flautin gjersa daullet degjohen verdalle.
“Wovon man nicht sprechen kann, darüber muss man schweigen.” (angl. “Whereof one cannot speak, thereof one must be silent,”) Ne se nuk mund te flasesh, me mire te heshtesh.
M.gj.ate une jam me Clausin. Edin nuk e detyroi njeri qe te japi kete pergjitje prej servili. Ai nuk duhet te harroje per asnje çast, se ai para gazetareve nuk flet si Edi, burri i Lindes, por si kryeministri i Shqiperise. Eshte krejt tjeter gje kur je ne tavoline me miqte dhe koleget e ngushe.
Une mendoj se Edi duhet te beje nje kurs informimi ne menyre qe ai te thote dicka pa thene asgje. Kete gje e kam vene re, per shembull, tek Renzi i Italise. Eshte mjeshter i komunikimit. Shpesh flet shume pa thene asgje dhe ky eshte nje art i vertete qe fatkeqesisht kryeministri yne nuk e ka.
Pershendetje ty dhe Claus.
Eh mer “plaku” ku i gjen keto shprehje?!
Nje keshilltar si ti,ne vend te Fates nga Vranishti, besoj se di ti rriste me shume imazhin atij njeriu.
Ishte nje “Jo, nuk do ta diskutoj” plot dominance dhe vendosmeri, ndoshta komplet e panevojshme, por si duket “tradita” e vicidolianit, konference shtypi para ikjes, konference shtypi pas mberritjes, po vazhdon edhe me kete duke e nxjerre nga shinat.
Ka hapur dhe Mero nje penxhere ku del 2-3 here ne dite duke mbjelle peme dhe duke korrur grure dhe ja qe kjo “Public Relation” e shpifur ka marre nota bajate.
Do te jete ne qender te vemendjes. E fillon me qetesi muhabetin, por e mbaron me adrenaline te rritur.
Sllovenia e vogel nuk ju bashkua ketyre ne Dubrovnik, mos u gabofsha, si duket ka njefare moskenaqesie qe eshte futur ne klubin e Ballkanit qe e udheheq Rama.
Kete e qendrim e kuptoj shume mire.
Kam nje histori te vitit 1943 te zhvilluar ne Quartierin e Pergjithshem te Reich-ut te III. Ndoshta do ta gjeje keto dite dhe do ta sjell per ju, per lexim.
Ishte teper interesante. A do te jete dakort censura e Meros?
Te shohim.
Me kaq ne keto dite ku lengoj ne shtrat kam gjetur pak kohe per ca shkembime “thashethemesh” tek “Tema”.
Mbremje te mbare
Te shkuara dhe “Siderenios – Σιδερένιος” thone Greket !
Plaku,Claus,ju pershendes.Nese ruajme mendimin tone s’do te thote qe auromatikisht cojme uje ne mullirin è berishes.Duket qarte qe Edi po serviloset andej nga qendra e Evropes dhe jo per hater te vendit te varfer qe drejton,po per te cimentuar pozitat e tij politike.Do jete e veshtire qe te iki demokratikisht…Prej disa kohesh flet si magazinieri kryesor I paqes ne Ballkan,a ia kane ngarkuar si detyre apo e ben vete si kaloresi I Servantesit,kete nuk dua ta shtyj me shume.Le te sistemoje njehere Banken e Shqiperise qe do me pak sforco sesa ti detyroje Paqen Ballkanit,duke qene vendi i fundit ne renditje….Plaku,fjalet e urta edhe une I kam hob,por me shume poezine.Vendi yne I vuajtur e peson gjithmone si ne vargjet è Bertolt Brecht : ” U perlesha me elefantet, tigrat I munda; me hengren tartabiqet “.Plaku,ne kohen è sotme te flasesh shume per te mos thene asgje nuk te con larg,se njerezit nderrojne kanal…Rrofte telekomanda!Travaglio kishte nje artikull para ca ditesh me titullin “Il Riottamatore”,loje fjalesh mbi superemrin qe I ka vene vetes Renzi(hedhes ne kosh – jo ne basketboll termi)dhe mbiemrin e nje gazetari qe mbronte Renzin,(Gianni Riotta),qe do te thote se nje gazetar I rraces e ben artikullin vetem me titull.Ia kalofshi mire!
Sokrat dhe claus,dy emra te neveritshem qe shkruajne cdo dite dhe vetem shqiptare nuk jane.Nuk e kuptoj pse mereni me pergjimet qe bene Bota dhe shqiperia. Nuk e kuptoni se ju vete jene pergjuesit me te medhenj se cfar ndodh ne Bote dhe ne Shqiperi por jo per te mire, por vetem per te poshterur Edi Ramen I cili vepron shume drejte ne kete moment ku Shqiperia e cila eshte lene nga sorollopi I juaj ne mes te rruges, po punon qe ta veje ne binare te drejt. Jam I sigurte se do te ja arije kesaj
Jo po thuaji po ta mbajti…haha (thuaj me mire nuk ma mban t’i them)
… keqja na vjen nga shqiptaret…
Pastaj ne Gjermanit dime ti lepihemi si popull, por ama si gjermani nuk duam te behemi se s’na leverdis…parazite hesapi ne…
Hahahahaha LOVE AND HATE our relationship. Po me shume Loveeeee e kemi me vellezerit tane ariane.
Pastaj na pergjojne se duan ta dine sekretin se si e bejme lakrorin qe behet aq i mire…Gjermani si gjermani, kurioz i madh ;-).
Ju keni te drejte.Me pordhac si Sokrat, Claus, Plaku, Beso qe kane nivele te larte te trurit si antishqiptare , shqiperia nuk behet kurre. Fale fatit te mire qe po I afrohet Shqiperise nga largepamesia e Z. Edi Rama po I afrohemi sado pak Europes. Po te kete sukses kjo politike e re atehere Edi Rama te tjere do ta cojne me perpara shqiperine dhe nuk do te jete e larget dita qe ne ne moshen tone nuk do te jemi present dhe nuk do te shohim se ku do te arij Shqiperia nga viti 0. 2014.
Shume e drejte, asnje e keqe nuk i vjen shqiperise nga spiunimi i gjermaneve. Per reciprocitet, edhe gjermaneve nuk mund ti vije ndonje e keqe nga Shqiperia, prandaj le ti dergojme disa agjente (ose te angazhohen disa shqiptare inteligjente nga ata qe banojne ne gjermani). Atehere do shohim se cfare do thothe zonja Merkel.
Aldo Bumci ne versionin PS.
Hmmm. E paske shkruar para meje. Tani te presim cfare do te thote Mero per kete. A do te shkruaje ndonje editorial tjeter valle?
Ne e dime o zoti kryeminister qe ti Merkelit nuk ke ci ben. Ti rruash luginen e pushkatareve. Por minimumi qe mund te beje ishte te therrisje ambasadorin gjerman ne tirane e ti kerkoke shpjegime. Bushati te kerkomte nga ministria e jashteme e Gjermanise shpjegime e per sy e faqe te largonte nje staf nga ambasada Gjermane ne Tirane dmth personin pergjegjes per pergjimet. Te garantoj qe do te te trajtonin më me respekt se tani qe po sillesh krejt pa dinjitet.
Mustafa o mustafa qenke shume i zoti ,kot qe nuk je bere ti kryeminister,do na coje shume perpara e do na mbroje dnjitetin.
ik mer beqire ti nuk perfaqeson shqiptaret,se SHQIPERINE jo qe jo,pleher.
Sa nivel idotesk,ka shpesh ne reagimet dhe komentet,ketu te TEMA.
Do te njihesh me injorancen,kotesine dhe idiotesine e shume prej tyre?
Lexo komentet qe bejne neper forume….
Vetem budallenjte sdine te komentojne ose heshtin ti ku futesh?
O ti z Rama je k.. Nga koka nga tek kembet, mjer ky popull ke ka kryeminister
Me kete pergjigje qe ka dhene, qenka super kryebole.
jo jo, un do ti thosha se perse e ka pergjue sali kriminelin dhe familjen
Nuk kam byth thoj zoti kryeminister e jo nuk na vjen gje e keqe nga pergjimet gjermamne
pergjigje patetike, per te ardhur keq. edhe gjermani mik e ka amerikanin, por nuk ia la pa i thene dy llafe.
atehere cfare mut kuptimi kane termat: sekret shteteror, kofidenciale, etj etj. here tjeter cdo dokument shteteror, beja me cc Merkelit dhe te gjithe miqve qe nuk ia duan te keqen shqiperise. loqe burre!
P.S: juliana moj bibe, qe spaske as dy pare mend ne koke, une nuk jam i PD-se
i PD duket qe nuk je po qenke budalla.
Si e shikoje une boten e vitit 2014.
Shoh 7 miliard njerz ne Toke
shikoje disarmoni , kaos , korrupsion , shkaterim , pa drejtesi ………………….
shikoje popujt , e pa fajshem qe nuk jane te interesuar , mbi qellimin e egzistenzes , qe Tashme i eshte dorzuar mediokritetit.
shikoje kompleksin Ushtarak industrial qe po shkakton genocit ne bote
Shikoje te kaluaren Historike te shkruar vetem nga
Fituesit
si rezultat i projekteve te ndjekura nga loby di potere.
shikoje popuj qe jetojne ne funksion te materializmit dhe te lekut, dhe qe kane me shume se sa u nevojitet , duke humbur identitetin ……………………………………………………………………………………………….
Nuk ka asgje te re ne te gjitha keto pergjime.
Te tilla kane qene marredheniet midis shteteve per shekuj me radhe.
Funksioni numer nje i ambasadave te te gjithe vendeve, pa perjashtim eshte mbledhja e informacionit per vendet perkatese. Ne kete epoke elektronikes e kibernetikes ato kane ne dispozicion mjete me te fuqishme per mbledhje informacioni. Dihet mire se te gjitha fuqite e medha te pakten e shfrytezojne sot kete mundesi (SHBA, Gjermani, Britani e Madhe, Rusi, Kine, etj.) ndaj njeri tjetrit. Kina ben spiunezh elektronik mbi industrine amerikane dhe askush nuk e shtron kete ligjerisht sepse nuk ekziston asnje ligj nderkombetar qe ta denoje ne ndonje fare menyre kete veprimtari, sepse ky eshte mjet qe u hyn ne pune te gjitheve.
Edhe perpara ketij lajmi dihet se te gjitha ambasadat edhe ne Tirane kete funksion kane: te mbledhin informacion rreth Shqiperise per sigurine (ne kuptimin me te gjere) te vendit te tyre. Edhe ka pak njoftime ne shtyp e media ne pergjithesi, nuk eshte veshtire te mirret me mend se te gjithe vendet qe kane mundesi per spiunazh elektronik, sipas mundesive, e aplikojne kete edhe vendet me te cilat kane marredhenie normale. Kush ka me shume teknologji mbledh me shume informacion.
Ne kete kuptim, ne kuptimin e paevitueshmerise dhe te pandeshkueshmerise legale, ky nuk eshte problem qe duhet te ngrihet nga Rama.
Rama beri mire qe tha ate qe tha dhe vuri ministrin te thoshte se do ta ndjeke kete problem ne rruge diplomatike.
Le te mos harrojme se ky spiunazh elektronik nuk eshte aspak i ri, te pakten qysh para luftes se dyte boterore po aplikohet gjeresisht “nga te gjithe ndaj te gjitheve”.
po cfare pergjimesh,ne jemi lakuriq,ne sy te botes…te gjithe dine nga fazllici ne keshillin e sigurimit kombetar, p.d hane mut se pine shurre derri tani…
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Gjermania !
…. nese po, jane pergjuar levizjet dhe lidhjet e kriminelit Verior Sali Berisha me terroristet Islamike, shitjen e armeve terroristeve, levizjen e paras piset te droges, planet me krimin e organizuar.
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Z.Rama,
i vetmi kryeminister i modelit Europian i shkelqyer qe
po nderon dhe mbron autoritetin e Shqiperise ne rajon dhe bote.
xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
Nuk kam ndermend tja permend pergjimet thote vajmedet Kryeminister pallosh ti po shkon si partner atje apo po shkon ti dorezosh numrat e IMEIT
Bravo PIRRO @ ,
tI PO NA MESON , ti heqim breket pa e pa lumin.
Po shikasit tane per se e marrin rrogen ?
Apo i baguajme te luten , e te falen per shqiperine , duke thene ishalla nuk na ndodh gje…………..
Edhe po fole,ajo eshte e hapur.Te kishte dhe 5 cope Europa si ajo,mire do te ishte.
Gjermania tani duhet te dergoj princ Vidin se per ndryshe e krijuan Kalifatin te egrit.
Normal.
Te keqen e kemi brenda.
Kesaj i thone, ne bejme sikur nuk shikojme e ju beni sikur nuk degjoni.
Po nqs nuk respekton veten mos prit te respektojne te tjeret.
Turp turp turp edhe shtete si puna e Turqise reagojne, neve demek i bie meqe breket kane rene, ska problem se shikojne te tjeret se breket kane rene. Hajde llogjike gomari hajde.
Qe s’na vjen asgje e keqe neve nga gjermania kte s’eshte nevoja t’na i perseritesh zotrote , sepse kte e tregon qarte historia !!!
Problemi qendron ne ate ,qe nji kryminister i nji vendi ,tregon pak dinjite si Njeri ,e reagon (edhe sikur thjeshte Formalisht),
perball ksaj shkelje verbale ,ktij “Agresioni Iformacioni” ,
mbi jeten Private te Shqiptareve mbare .
Apo ne skemi qen kurr shtet prej 24-vjetesh !!!
Natyrishte qe s’do flasesh me Merkelin……. Edvin je snob b…lepires. Merkeli u cmend qe pergjohej nga Amerika, ndersa ti, si i dhjere qe je flet si debil.
Nuk duhet te jesh vrojtues i holle te kuptosh se si te gjithe ata qe dalin vazhdimisht me ide antishqiptare ne internet jane akuzuesit me te medhenj te Edi Ramesdhe ne perpjekjen e tij per afrimin e Shqiperise me Gjermanine.
Te jemi realiste, te gjithemeditesit e Janullatosit enter, krio safo ,claus etj. e shikojne kete afrim si nje kercenim per planet greke kunder Shqioerise.
Ne shqiparet duhet te shfrytezzojme kete interes te kahershem te politikes gjermane per zhvillimin ekonomik te Atdheut tone. Urrejtja e grekeve per Gjermanine dhe kolonizimin e tyre nga Gjermania nuk duhet te influencoje politiken e jashtme shqiptare.
Bazdia, komentin e xho (Joe Cocker-it)e mora me te qeshur, ndersa komentin tend e marr si komentin e nje njeriu te dale nga personazhet mesjetare te Ismail Kadarese.
Mbi te gjitha jam njeri qe e njoh Europen, ndoshta kam me shume miq europiane sa kam shqiptare.
Por kjo eshte fatkeqesia juaj, kur e shihni boten me syrin tuaj, ku akoma instiktet e dala nga kullat dhe hanet e erreta dhe plot myk levrijne ne trurin tuaj.
Ashtu jeni mesuar, te ndrydhur dhe te nenshtruar dhe ky nuk eshte faji im.